• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pak rrugë me asfalt

February 3, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Janë fjalët e një shqiptari nga fshati Debcë i Preshevës. Më bëri përshtypje në një nga ato kronikat televizive të gazetarit Idro Seferi. Shtëpi gjysmë të rrëzuara, bagëtia, balta dhe ajo më dëshpëruesja mbi 70% të pa punësuar gjëkundi. Të paktën na asfaltoni një copëz rrugë. Një nga fshatrat të skajit më verior të truallit shqiptar, pjesë e komunës së Preshevës e cila sot ndodhet jashtë territorit të Kosovës. Dhe që është pjesë e asaj të të ashqujturës marrëveshje për shkëmbim a korrigjim kufijsh midis Hashim Thaçit dhe Vuçiçit. Një nga ato marrëveshje që edhe pse nuk është bërë publike, na ka futur në debate pa krye.  Dhe krejt normale duke patur parasysh temperamentin tonë prej gjaknxehti, të cilin nuk e shtron dot as fati i atdheut. Kësisoj as nuk i afrohemi dot mundësisë që të bisedojmë me njëri-tjetrin. Përkundrazi, e bastardojmë me një arsenal pështymash e sharjesh nga gjirizet e stomakut të qenies shqiptare. Që qeveritë në Serbi ta lënë ashtu, në një mjerim total një fshat malor, për më tepër me shqiptarë, është më se normale. Varfëria sjell për së pari braktisjen, më pas rrënimin e shtëpive etj. Dhe asfalt afërmendësh nuk kanë përse të hedhin rrugicave të një katundi shqiptarësh. Për më tepër që egoja e qytetarit serb karshi nocionit shqiptar është e mbushur me tone përçmimi. Këtë e pohoi edhe presidenti aktual kur tha pak ditë më parë se tek ne është gati e pamundur të shtron një çështje shqiptarësh, askush nuk pranon të dëgjojë. Mirëpo çështja është se çfarë bëjmë ne? Çfarë bëjnë qeveritë tona për këta shqiptarë që jetojnë nën Serbinë dhe varret i kanë këtej. Si tha njëri prej tyre, me gjysëm zëri e tha. Jo prej frikës, por se nuk donte të fajësonte kënd matanë, a këtej nga ne. Nuk donte t’i bënte pis pasi për veshët e tij, për qenien e tij, boll i bërë pis është shqiptari nga i huaji. Të paktën qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës, të na shtrojnë një copë rrugë…, të shpëtojmë nga balta.

Ajo që është e trishtueshme në politikat rajonale si Shqipëria dhe Kosova e kanë vdekur plan buxhetin për pakicat kombëtare. Shqipëria në anën e saj demaskon vazhdimisht politikat e qeverisë greke përshembull, në investimet që bëjnë për minoritarët. Siç ishte rasti i vitit të kaluar (tetor 2018) kur nga një debat parlamentar në tokën helene, midis ministrave, atij të mbrojtjes dhe të jashtëm, plasi i ashtuquajturi skandali i fondit sekret me financimet. Greqia edhe pse në krizë jepte për interesat kombëtare. Pa dyshim që këtë e bën edhe Serbia, Maqedonia e Mali i Zi, kurse qeveritë tona, sidomos ajo e Tiranës, nxjerr përditë një zhigolo si kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, që bën lyerje muresh a fasadash të dala boje.

Çështja kombëtare tek ne është veç një rrahje gjoksi, jo mençuri e urtë, pa fjalë dhe shumë punë, shumë largëpamësi. Kosova sot edhe pse me një koalicion të brishtë, është totalisht e mbytur nga lufta për pushtet dhe korrupsioni. Politikat kombëtare dhe afatgjata janë propogandë e të të ashqujtura mbledhje të të dy qeverive sa këtu e sa aty. Ajo që është më e trishtueshmja, është pikërisht shpresa. Flitet për bashkim, bashkangjitje, shkëmbime. Nga ana tjetër çfarë do paguajnë shqiptarët, çfarë gjobe apo çfarë territori do të falin? Në një farë mënyre dhe tema e reportazhit duket si propogandë. Bashkimi ngjall shpresë. Një soj atmosfere e tillë që i shkon për shtat palës që po rreh gjoksin se do i bashkoj shqiptarët. Dhe po u bie në kokë atyre që nuk e duan Thaçin… Nuk gjë më të pështirë se të ngjallësh shpresën në dhomë plot mjerim. Megjithëse thonë, ëndrrat më të bukura shihen aty. Përpos kësaj, përpos të gjithave, do ishte më udhës që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës të bënin atë që tha ai burri i Karadakut, na shtroni një copë rrugë se na mbyti balta. Ta dini, strategji të tilla janë më të forta se çdo plan propodande, sepse nuk janë flluska, a kakofoni rutinë shqiptare, por realitet njerëzor. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Pak rrugë me asfalt

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT