• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“UNË TË PAGËZOJ…”

January 28, 2013 by dgreca

“Unte’ paghesone premenit Atit et birit et spertit senit”./“Unë të pagëzonj p’r emnit (t’)Atit e t’Birit e t’Shpertit Shejt”./ Kjo asht Formula e Pagëzimit, ose Dokumenti i Parë i Gjuhës Shqipe i nënshkruem nga Argjipeshkvi i Durrësit, Imzot Pal Engjëlli, me 8 Nandor 1462./  Deri sot ky asht dokumenti ma i vjetër i shkruem i Gjuhës Shqipe./

 NE FOTO: Pal Engjelli/

 Nga Fritz RADOVANI/

Tek libri “Shkrimtarët Shqiptarë” pjesa e parë 1462-1878, botue nga Ministria e Arësimit,  Tiranë, viti 1941, në faqën e parë shpjegohët se dokumenti ndodhej në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe u zbulue nga historiani rumun Nikolla Jorga (Nicolae Jorga, 1871-1940) në vitin 1915 e ka këtë shënim në katalog ku ruhet: “Ashburuham” 11, 1167.

Ky dokument u shkrue latinisht nga Argjipeshkvi i Durrësit Imzot Pal Engjëlli, në një qarkore (Constitutiones) që shperndau ndër meshtarë me datë 8 Nandor 1462, të nënshkrueme prej Tij në Kishën e së Shejtës Trini në Mat. Qellimi i kësaj qarkorje asht që meshtarët të mësojnë popullin me Pagëzue fëmijët e porsalindun në rast rreziku të jetës, kur ndodhën larg kishave e meshtarëve. Për këte arësye Formula e Pagëzimit u shkrue prej Imz. Palit edhe në Gjuhën Shqipe, që të kuptohej dhe të mësohej nga të gjithë besimtarët katolikë Shqiptarë.

Imzot Pal Engjëlli (1416 – 1470) i përket derës së Ejllorëve ase Radovanëve. Njoftimet historike e gjenealogjike të marruna prej librit të historianit Nikoll Mattia Rosi, botue në Bolonjë të Italisë në vitin 1787, kushtue Kontit Ndrek Ejllori ose Ndrek Radovani, që atë vit ishte Drejtor i Postës Spanjole në qytetin italian të Ankonës, mendoj janë dokumenti ma i saktë ku, përveç Stemës së Ejllorëve, shkruhet: “Kujtimet ma të sigurta e ma të imta për këte shtëpi janë ata të Shek. XV, në të cilin shkaku i të shkelunave e i luftave me të cilat kjenë rrahun këto krahina sëpari prej Sulltan Muratit II, e mandej prej Muhametit II, pat fushë të haptë me u nda në shenj edhe ma tepër virtyti e trimnia e Ndrekës dhe e Palit, birit të Tij që kje Argjipeshkëv i Durrësit.

Kur Venediku kerkoi nga Argjipeshkëvi me u lidhë me Skënderbeun, Ai u nis e shkoi menjëherë  me u takue me Skenderbeun, mbasi ishte e madhe kredia i tij para Skenderbeut, si dhe fjala nuk i thehej kurrë prej tij. Aq fort ia mbushi mendjen, sa menjëherë Skenderbeu, vendosi me thirrë e me mbledhë shumë princa e kryetarë të mendshëm ushtrijet dhe të gjithë së bashku me ia lëshue punën në dorë Argjipeshkvit tonë. Ky tue paraqitë disa veprime të reja të bame prej turqëve kundër Lidhjës, e sa vepra tjera, lidhi ndërmjet Skenderbeut e Venedikut një miqësi aq të fortë sa kurrma nuk u thye. Për këte u ba një kremtim i madh gjithkah. Kur e mori vesh Sulltani këte ngjarje u trondit aq shumë sa premtoi njëqindmijë dukat ari kush të muejte në ndonjëfarë mënyre me mbytë Argjipeshkvin, ndërsa dyqindmijë atij që ishte i zoti me ia çue të gjallë në dorën e tij”. Andrra e sulltanit nuk u realizue asnjëherë derisa plasi nga inati…

Por parët e sulltanit nuk e thyen besën e Shqiptarëve…E, ju lumtë!

Prof. Namik Ressuli (1908 – 1985), në kritikën e tij tek libri “Shkrimtarët Shqiptarë” Tiranë, 1941, shënon: “Padyshim ky prodhim verior është më i rëndësishmi i prodhimëve të pjesës se parë të leteraturës shqipe, si nga pikëpamja e sasisë dhe e gjerësisë si dhe nga pikëpamja e lendës dhe e mbrendisë. Këta shkrimtarë të vjetër të veriut nuk janë vetëm të parët që filluan njëfarë lëvizje kulturore në vendin tonë, nuk janë vetëm të parët që i dhanë shqipës një alfabet – alfabetin latin – po janë edhe të parët që mendojnë e punojnë për Atdhenë e gjuhën e tyre, për Shqipën e Shqipërinë. Madje, nga kjo pikëpamje kombëtare ky prodhim munt të lidhej drejtë për drejtë me atë që erdhi pas Lidhjës së Prizrenit, po t’ishte më e madhe vlera estetike e qellimi i përbashkësisë shqiptare.” (fq. 12).

***

Në vitin 1462 dhe deri me pushtimin e Kështjellave të Krujës, Drishtit, Lezhës dhe të gjithë Shqipnisë së Veriut, deri tek Kështjella e Shkodres në vitin 1479, perpjekjet e Shqiptarëve janë të mëdha per ruejtjen e Lirisë së Atdheut, Flamurit Gjergj Kastriotit, Gjuhës Shqipe e Shqipninë Europjane. Këto perpjekje nuk u shuen në gjithё Arbëninё për shekuj të shekujve…

Perpjekjet shekullore per ruejtjen e Shqipnisë së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Atij Flamuri të lamë me gjakun e Atdhetarëve Shqiptarë per sa shekuj me rradhë, Gjuhës së Atyne Atdhetarëve dhe Shqipnisë Europjane…marrin fund në vitin 1944, nga barbarët ma antishqiptarë që ka njoh historia, bolshevikët shovenistsllavë – otoman… Tiranë – Beograd – Moskë.

Klerikët Katolik Shqiptar i dhanë Gjuhës Shqipe Alfabetin latin…e rujtën traditën e asaj Formulë nder shekuj… E ndoshta, nder të paktit popuj të Botës provoi mbas vitit 1967 jo vetem me u burgosë apo me u torturue për Formulen e Imz. Pal Engjëllit, po ishte Martiri Shqiptar Don Shtjefen Kurti që edhe u pushkatue me datën 20 Tetor 1971 vetem pse Pagëzoi një fëmijë.

Po sa mija e mija Shqiptarë humbën jeten nder kampe shfarosje, interrnimi, burgje dhe hetuesi, nder vuejtje dhe torturat ma të mnershme të komunizmit anadollak vetem e vetem se ishin të Pagëzuem dhe nuk mohuene Atdheun e Fenë e vet?  Porositë e sulltan Mehmetit II, vazhdojnë me u trashigue në gjak nga qeveritarët tanë…

Melbourne, 2013.

Filed Under: Kulture Tagged With: Formula e Pagezimit, Fritz radovani, Pal Engjelli

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT