Nga Ilir Levonja/Pjesa e epërme e Shqipërisë. Ose një pjesëz nga dheu i arbrit, Dardania, feston sot 9 vjetorin e krijimit të saj si një nga shtetet më të reja të fundshekullit të kaluar. Me emrin Kosovë…, një prejardhje etimiollogjike nga një kodër kala a kështjellë, përmbi fusha etj. Thonë se është emër latin. Nga fortesat e kastriotëve a kastratëve etj. Por që çuditërisht edhe ato 2 milion shqiptarë që jetojnë aty. Dhe ata përmatanë asaj. Ashtu si edhe vëllezërit poshtë e anash këtij dheu. Çuditërisht pra, i thërrasin KOSOVO.
Madje me një krenari hajvani. Duke dashur të hiqen internacionale. Si pasojë e mendësisë së fortesave të diktaturave të proletariatit. Të cilat edhe pse i dasuan. Prapë ata u shërbyen me zell in e atij njeriut absurd. Atij qytetari që ndërton një Kështjellë, jo për tu mbrojtur nga i huaji, por nga vëllai.
Dhe të lumtur që dështojnë për dita, këtë internacionalizëm prej kosovosi. Jo kosovasi…, e gjen edhe tek ata që u shpjegojnë studentëve se në analet ndërkombëtare emrat shkruhen ashtu si i ka pagëzuar nëna. Dhe emrat e nënës Dardane, sidomos ato të gjinisë femërore mbarojnë me (a) kur cilësohen. Dhe me (ë) kur nuk është nevoja t’i cilësosh. Apo kur i gjegj goja në të përditshmen tonë internacionale.
Mirëpo të edukuar të bëjmë gam-gam këtyre vetive Dardane ua kemi bërë në kokë. Të na rroj sllavishtja me ato prapashtesat ov, ovo etj. Kështu edhe Kosova jonë. Sot është një shtet Kosovo të cilit do t’i duhen kohë të pavarsohet realisht. Thjesht edhe për shkak të këtyre grimcave që veçse ia mbajnë derën mbyllur mendësisë dardane.
Po çfarë realisht është sot Kosova?
Përkundër lëvizjes intelektuale të viteve 1980- 81. Lëvizje dhe grupime që sado të mburret Shqipëria. As nuk i ka e as nuk ka për t’i pasur. Pasi edhe ato të ndryshimeve 90 janë e gjitha një kastë aktuale. Aq më tepër kur shikon se si e sot kësaj dite në Kuvendin e Tiranës leh një kone si Erion Braçe etj. Përkundër rrugës dardane me besimin. Apo dhe indeksit të flamurit kuq e zi, mendjes dhe krahut. Që morën jetë në luftën e 1997, 98, 99… Aq ishin. Një grusht burrash. Ca me kollare e ca me uniforma kamuflazhi blerë në botikët e Europës. Por që detyruan një aleance dhe një botë kancelarësh të hidhnin sytë mbi shqiptarët. Përkundër plisit dhe trumpetës i janë nënshtruar tallavasë. Dhe radikalizmit islamik ku ta thonë me krenari, me ato çallma, apo fushata synetllëku, me shamizimin dhe iftaret, a syfyret etj. Se jo që nuk janë dardanë, por turq krenarë. Përkundër përpjekjes për të ndërtuar një shtet. Kanë sot një administratë burokratësh që ushqehen nga Europa.
Përkundër së kuqes së folklorit…, me të verdhën e huasë nga bota. Mbrohen me sytë nga qielli. Duke iu lutur arsenalit të Natos dhe falur xhamive të Dovletit. E gjitha një administratë që ashtu si në shtetin amë, kanë marrë peng shqiptarinë.
Megjithatë Kosovë, akoma nuk je çliruar. Dhe lufta për tu çliruar nga konëria. Eshtë prova më e madhe.