• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dokumentari “Dear Albania” (“E dashur Shqipëri”) e Eliza Dushkut shfaqet PBS TV

January 5, 2016 by dgreca

“Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar.Dushku : “E Dashur Shqipëri – Dear Albania” frymezimet jashtë të zakonshmes nga prindërit e mi -Një rrëfim plot sinqeritet dhe vërtetësi!”/
Nga Beqir SINA – New York/
NEW YORK CITY : Aktorja me prejardhje shqiptare që jeton në Amerikë, Eliza Dushku, solli këtë fillim viti të ri – 2016 dokumentarin e saj për Shqipërinë, të titulluar “Dear Albania” (E dashura Shqipëri).
Dokumentari është xhiruar nga Eliza dhe vëllai i saj Nate me ndihmën e fotografit të famshëm Fadil Berisha.
Dushku ka thënë se ata kanë vendosur ta bëjnë këtë dokumentar duke e parë se askush nuk di shumë për këtë shtet që ka qenë nën komunizëm dhe diktaturë për disa vjet. Tutje ajo ka shtuar se të gjithë e din ku është Greqia, apo Italia, por jo për Shqipërinë që është aty ngjitur me to.
“Dokumentari nuk është për të treguar se në jemi me të mirët, por për të treguar se ky vend ekziston. Për të treguar për njerëzit dhe për traditat e për gjuhën që është ndër më të vjetrat në Evropë. Atje ka shumë histori për të cilën duhet të tregohet”, thotë ndër të tjera Dushku.
“Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar.
Dokumentari është shfaqur deri tani në 69 kanale të ndryshme televizive në Amerikë.
Kurse, më, 4 janar 2016, dokumentari , “E dashur Shqipëri”, u transmetua në të gjithë SHBA-në kanalin më të madh publik amerikan me 217 milion shikues PBS WORLD,kështu të paktën shkruan në statusin e saj në facebook – aktoria e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku.
Ajo sqaronë se kjo është një marrëveshje shumë e madhe për mua dhe vëllain tim (drejtori dhe bashkë-producent i filmit dokumentar “E Dashur Shqipëri – Dear Albania”, familjen tonë, mbështetësve dhe miqtë, si dhe shqiptarëve kudo, në të gjithë globin.
“Ky vend i vogël i Europës Juglindore (Jo, ne nuk jemi Armenia .. ne jemi ALBANIA ..! shkruan ajo) ka qenë një mister për dekada të panumërta, i “fshehur” pas perdes së komunizmit dhe diktaturës së Enver Hoxhës” deri në 25 vjet të fundit të demokracisë”.
Ati ynë, Filip Dushku, i cili ka lindur në Boston, tregonë ajo, ne profilin e saj për këtë dokumentar, një brez nga të parët shqiptaro-amerikanë, në Amerikë, e ka përdorur gjuhen shqipe për të folur për ndjenjë të vogël, e të padukshme, që të ngacmon shumë herë, dhe në përgjithësi për rrënjët e tij shqiptare.
“Ai, nuk fliste anglisht në shtëpinë e tij, ai dhe familja e tij, luftuan si emigrantë të paktë në Bostonin e Jugut në vitet 1940 dhe 50-ta, kur erdhi në Amerikë, për një jetë më të mirë . Në një kohë, kur njerëzit kur vinë në Amerikë kanë tendencë t’i shmangen asaj që ata nuk e kuptojnë – ruajtjes së indetitetit të tyre – origjinës prej nga vinë”.
Me shfaqjen e këtij filmi dokumentar të cilin nëpërmjet ekranit e ndjekin mbi 70 përqind e shtëpive amerikane! “DearAlbania” dokumentar i vendorigjinës tonë, shkruan ajo në statusin e saj, ne i mbajmë kokat tona lartë dhe krenar, për të treguar sepse jemi në gen dhe të përjetshëm shqiptaro – amerikanë.
Dushku, thotë se ;”Në këtë film, i cili mori mbështetje të pafund nga të rinjë e të reja shqiptar, anemban SHBA, Shqipëria, Kosova dhe viste shqiptare, diaspora, kemi për të treguar botës, se kush janë shqiptarët – kulturën tonë, traditat tona dhe bukurinë e mahnitshme, që Shqiperia është në një vend i vogël, por i fuqishëm me traditë, kulturë dhe histori – Shqipëria, dhe trojet e saj përreth tokave shqiptare – Iliriane, të cilat përfshijnë, Kosovën, Maqedoninë, Luginën e Preshevës, Çamërinë dhe Malin e Zi.
Me këtë film dokumentar “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, shton ajo “Ne kemi zbuluar kaq shumë për veten dhe familjen tonë, karakteristikat tona shqiptare dhe historinë ..të cilat keni për ti besuar vetëm kur keni për të parë “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, keni për të besuar atë emocion të madh që do tju sjell Shqipëria”.
Ftesa që kemi bërë të parë këtë film dokumentar i cili është një udhëtim 1 orë me ne, në sajë të PBS & Televizioni Publik Amerikane, është me të vërtetë një nder dhe një ëndërr e vërtetë, shprehet ajo.
Në fund aktoria e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku, në statusin e saj në facebook, shkruan edhe dy fjalë shqip “Faleminderit – Faleminderit, shumë!, Ju lutemi të kënaqeni me këtë film dokumentar “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, dhe të ktheheni këtu në statusin tim në facebook dhe na tregoni se çfarë ju frymëzoi ose ju emocionoi më shumë !
Me mirënjohjen më të thellë! Dashuri dhe Mirënjohje Eliza Dushku & Nate, përfundon mesazhin e saj në profilin e saj në facebook.
Kështu pra, në më pak se 5 vite nga vizitat e saj e parë në Shqipëri – Eliza Dushku, tashmë është rikthyer me Shqipërinë dhe shqiptarët, në Televizionin Publik Amerikan PBS pikërisht me premierën e dokumentarit që aktorja hollivudiane me origjine shqiptare, realizoi në verën e vitit 2011 me qëllim promovimin e Shqipërisë, në SHBA.
Nën titullin “Dear Albania”, dokumentari sjell një udhëtim të aktores jo vetëm në vendet më turistike të Shqipërisë, por edhe në trojet shqiptare, tashmë jashtë kufijve zyrtarë, Kosovë,Mal i Zi, Maqedoni, Çamëri, Preshevë, Bujanovc, Medvegje dhe Diasporë.
Gjatë gjithë këtij rrugëtim Eliza shoqërohet nga vëllai i saj Nat.
“Ky dokumentar do të shfaqet në 217 milion ekrane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe unë jam e lumtur që do të mund të përcjellim një imazh tjetër të Shqipërisë. Dhe kur të gjithë ne të përmendim Shqipërinë, do të doja shumë që të mos mendonin se shqiptarët janë të gjithë trafikantë dhe rrëmbyes fëmijësh, ashtu siç përcjellin shumë filma hollivudianë. Pasi ne jemi edhe kështu si në dokumentarin tim, mikpritës dhe të besës. Jemi ende duke punuar që ky dokumentar të bëjë xhiron e botës, të transmetohet në Ballkan, Japoni, Kinë e kudo, për të përcjellë një imazh të mirë të Shqipërisë.” ka thënë Eliza Dushku.
Artistë të njohur edhe jashtë Shqipërisë si Inva Mula, Blerim Destani, Ermonela Jaho, lorik Cana apo Fadil Berisha, Toni Dovolani, i kanë dhënë një tjetër zë këtij dokumentari, duke bërë kështu që imazhi për një Shqipëri të bukur, mikpritëse dhe të qetë të mbërrijë edhe më i qartë.
E ndodhur në festimin e 28 Nëntorit në Nju Jork, mes vëllezërve dhe motrave të saj Eliza Dushku, dha sihariqin për shfaqjen në ekranin e madh të televizionit Amerikan PBS – të premieres së dokumentarit “Dear Albania” me regji te Nate Dushku, ku ajo rrëfehet përtej karaktereve të shumta që ajo ka luajtur në karrierën e saj kinematografike
Një Elizë që e ndan kohën mes xhirimeve studimeve për sociologji – thirrjen e gjakut shqiptar të cilit ajo bashkë me të vëllain Nate, i kushton këtë dokumentar të plotë “Dear Albania” si dhe frymezimet jashtë të zakonshmes nga nena e saj -Një rrëfim plot sinqeritet dhe vërtetësi!

Filed Under: Kulture Tagged With: Dear Albania, Eliza Dushku, PBS TV

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT