• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Keti BALLHYSA: Nuk kam arsye të pendohem për asgjë

April 28, 2016 by dgreca

Flet violinëçelistja dhe moderatorja Keti Bashhysa: Penduesit janë të tjerët/

Albert Z. ZHOLI/

Keti është jo vetëm një ndër instrumentistet më të mira në violonçel, por ajo në fillimet e para të jetës artistike ishte një ndër moderatoret më të mira të TVSH. Këtë radhë ajo vjen në qytetin e saj të Durrësit me një recital krejt ndryshe, një recital specifik të titulluar “Mëkatarja”. Për titullin, i është referuar pjesës me një akt të Dino Buzzati Jago. Duke qenë se Jago është simboli i së keqes dhe e keqja hyn tek mëkatet, ajo zgjodhi “Mëkataren”. Në këtë recital Keti alternoi muzikën me teatrin, duke përcjellë me plot finesë një risi muziko-teatrale për spektatorin durrsak.

Një recital me një titull bombastik “Mëkatarja”. Përse ky titull?

 Për titullin, i jam referuar pjesës me një akt nga Dino Buzzati Jago. Duke qenë se Jago është simboli i së keqes dhe e keqja hyn tek mëkatet, unë zgjodha “Mëkatarja”.

Ju vetë keni bërë mëkate dhe donit të faleshin me anë të këtij recitali?

Të gjithë jemi mëkatarë. Unë bëj mëkate çdo ditë. Edhe të shkelësh një milingonë është mëkat. Problemi qëndron, sepse njerëzit joshen nga mëkati. Kurse mua më josh ai momenti kur i lutem Zotit të më falë për mëkatet e mia.

Koncert recital, por dhe një pjesë të Buzzatit me babanë tuaj, pra muzikë dhe teatër, e kujt ishte kjo ide?

Ideja që të alternoj muzikën me teatrin, ka qenë e imja që në krye të herës. Ndjeja se mund ta bëja mirë, duke qenë se më pëlqen aq shumë teatri, duke qenë se babin tim e kam ndjekur që fëmijë dhe teatri më magjepste, mendova ta provoj. Ja shpreha babit këtë dëshirë, u çudit pak, por më përkrahu, si gjithmonë…  i miri babi. Aktrimin në skenë, e nisa me një monolog nga Dario Fo, për të ardhur tek Jago i Buzzatit. Gjithmonë duke punuar shumë me profesionistë dhe duke patur ndihmën e madhe të babit tim.

Mendonit se mund të dështonit si aktore?

Unë kur kam dëshirë të bëj diçka, e mendoj gjatë dhe në gjërat që i dua shumë, nuk e mendoj kurrë dështimin. Ku ka dashuri dhe punë nuk ka dështim. Unë nuk di të dështoj në gjërat që bëj.

Kush ishte regjisori i koncertit recital?

Kam bashkëpunuar me regjisorë të ndryshëm. Dikush e ka bërë punën me dashuri dhe pa kushte, dikush tjetër është penduar gjatë rrugës dhe si pasojë e kësaj, punën regjisoriale e ka vazhduar im atë. Edhe në Mëkatarja, përveç si aktor, babi punoi dhe për regjinë. Dua të ndalem pak këtu… . . të jesh artist, së pari duhet të jesh njeri, jo gjallesë, NJERI. Unë çdo ditë e më shumë shoh shumë gjallesa dhe pak njerëz… . dhe kaq pak artistë.

Ku ishte pjesa më e vështirë e koncertit-teatër dhe si e kaluat?

Momenti më i vështirë ishte aktrimi me aktorin Cen Bashhysa tek Jago. Të aktrosh me një aktor si Ceni është përgjegjësi e madhe. Pastaj, të aktrosh me babin është kaq emocionuese… teksa ndjen në çdo moment që ai përjeton emocione të forta për mua. E shihja në sytë e tij, e ndjeja në frymëmarrjen e tij. E gjithë ekzistenca e tij më thoshte: Jepi, ti je më e mira.

 Në këngë u interpretuan nga repertori i Etta James dhe poezi nga Bodler. Si erdhi ky kombinim. Kush ishte frymëzues në këtë drejtim?

Kënga e Etta James dhe poezia “Thesari Im” nga Baudelaire ishte një kombinim fantastik. Repertori është gjithmonë zgjedhja ime. Edhe kënga edhe poezia janë mesazhe të forta dashurie. Mua më pëlqen shumë ky mesazh. Dashuria. Kjo ndjenjë më frymëzon.

 A është e vështirë të bashkëpunosh me babanë në art? 

Të bashkëpunosh me babanë në art është e vështirë, e bukur, e brishtë, privilegj. Është një duo aktor-baba, që mëson shumë dhe këto mësime të falen me profesionalizëm dhe dashuri.

A u realizua objektivi juaj me këtë koncert recital?

Në çdo performancë timen, objektivi është të përçoj emocion tek publiku. Është ai emocioni i bukur që po i mungon çdo ditë e më shumë njerëzve në këtë realitet që jetojnë. Unë dhe bashkëpunëtorët e mi përçojmë emocion.

Si reagoi publiku dhe cila ishte pjesa ku ai duartrokiti më shumë?

Kësaj here, publiku më përloti. Duartrokitjet nuk ndaleshin dhe sytë e tyre plot admirim… . Të gjitha pjesët më janë duartrokitur. Loja në violonçel, kënga, poezia, aktrimi, të gjitha. Unë përjetova emocione të forta sepse unë dhashë emocione të forta.

Ku ishte e veçanta e këtij recitali, në dallim me recitalet e tjerë?

E veçanta e këtij eventi ishte aktrimi me babin në skenë. Unë po aktroja me një super aktor, i cili prej 45 vitesh ka dhënë shumë shpirt në atë skenë. Trio e fagotëve me solist të mirënjohurin Pirro Sota ishte një risi në eventet e mia. Kolazhi i luajtur me mjeshtëri prej tyre u pëlqye shumë. Veshjet e mia, stiluar dhe punuar nga kostumografja e talentuar Enkelejda Medolli, u pëlqyen shumë. Make up-i punuar me aq shumë dashuri nga qendra estetike Zoi, u pëlqye shumë. Shoqërimi në piano nga i talentuari Orges Mema ishte aq në sinkron me lojën time në cello. Pra, shfaqja u pëlqye në çdo moment. Kjo ndodh kur në bashkëpunim ka disiplinë dhe dashuri. I falënderoj.

Mendoni se një femër mund të arrijë në violonçel suksese, sa edhe një mashkull?

Qoftë mashkull apo femër në violonçel, nëse loja funksionon me ndjenjë, suksesi është i garantuar. Por më joshëse duket një femër në violonçel.

Cilat janë problemet e femrave sot?

Problemi i femrave sot mendoj se është sjellja e meshkujve. Duke qenë se meshkujt sa vjen dhe po bëhen aq të brishtë, ja kanë lënë burrninë femrave. Po has shpesh meshkuj-femra dhe femra- meshkuj. Keq…

Të jesh pedagoge sot, sa e vështirë është dhe pse?

T’i mësosh një instrument të vështirë si violonçeli, brezit të sotëm nuk është e lehtë. Cello do shumë punë, përpos dhuntive që duhet të kesh. Mirëpo këtë problemin e disiplinës në punë, duhet ta dinë mirë prindërit e fëmijëve, pastaj fëmijët.

 Jeni penduar që keni zgjedhur këtë profesion?

Unë nuk pendohem për asgjë që bëj. Edhe një mijë jetë të kisha, po artin do zgjidhja.

A i pret me dashamirësi publiku durrsak evente të tilla? 

Publiku Durrsak di të zgjedhë mes një koncerti profesional dhe atij mediokër. Unë jam e zgjedhura e publikut.

Cilin ose cilët falënderoni?

Përkrahësit e mi që unë i falënderoj pa fund, janë: Bashkim Hoxha, dramaturgu im i preferuar dhe drejtor i teatrit A. Moisiu dhe Hysen Bashhysa, aktori im më i dashur dhe babi im i mirë. Pa harruar publikun tim që më ndjek me shumë dashuri.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Z. Zholi, Keti Ballhysa, nuk pendohet, per asgje

Shume zhurme per asgje!!

October 28, 2013 by dgreca

Opinion nga Ervin SHKULAKU/Historian/

Pas vizites se kryeministrit Turk ne Kosove kam ndjekur me kujdes te gjitha lajmet, opinionet dhe komentet e lexueseve ne mediat shqiptare. Per çudi mu kujtua koha kur kam pergatitur temen e diplomes. Ne ate kohe bera kerkime ne gazetat shqiptare te viteve (1906-1912). Kjo periudhe perkon me luftrat Balkanike dhe me pavaresine e shtetit tone. E theksova “Çudi” sepse edhe sot shoh qe kane ndryshuar pak gjera ne opinionet dhe komentet e shqiptareve. Perseri fillojme me opinoine boshe duke akuzuar njeri tjetrin jo grek, serb, turk. Ne nje ane politikanet dhane mendimin e tyre pro ose kunder fjaleve te kryeministrit turk, ne nje ane bashkesia Islame nxorri gjoksin te mburret, ne nje ane partite e pakices turke u munduan te perfitojne nga vizita qe te mashtronje mysliamnet duke bere mitingje, ne nje ane kisha doli menjehere kundra deklaratave te kryeministrit, gjithashtu edhe reagimi i politikes Serbe duket se nuk e ka ndryshuar ideologjine e saj keto 100 vitet e fundit dhe u mundua te perfitoje nga ky moment.

Ateher ky eshte Ballkani!? Nje deklarate e nje kryeministri te Turqise ka aq shume fuqi qe te levizi te gjithe guret ne Ballkan!? Por me e çuditçme eshte se ne Turqi kjo ngjarje perfundoj vetem me viziten e kryeministrit Turk dhe nuk u trajtua pothuajse hiç ne mediat turke. Prandaj mendimi im eshte qe situata e sotme nuk eshte e njejte me ate te para 100 viteve. Luftrat e Ballkanit me Turqine kane mbaruar qe ne vitin 1914 dhe ato pothuajse jane harruar ne Turqi. Keto 100 vjet Turqia nuk ka patur pretendime territoriale sepse kane ndryshuar kohet. Sot shtetet e trysnojne influencen e tyre nepermjet ekonomise, prandaj edhe intelektualet edhe politikanet shqiptare duhet te analizojne çeshtjen se “PSE AEROPORTI I PRISHTINES NUK U RIKONSTRUTUA NGA NJE FIRME SHQIPTARE? ”  Pse ekonomia shqiptare eshte e dobet? Prandja une mendoje qe keto pyetje jane shume me te rendesishme ses a nje deklarate e nje kryeministri. Sot Turqia duke marre shembull perendimin eshte e fokusuar ne zhvillimin ekonomik dhe atje ku ka shtete te varfera atje do te investoje. Deri sa Greqia ishte nje shtet me ekonomia te forte investimet turke ishin te pakta por pasi ra ekonomia e Greqise investimet Turke menjehere u shumefishuan.

Gjitahshtu te shprehja “Kosova eshte Turqi dhe Turqia Kosove” mendoj qe nuk ka qene me qellim te keq. Para disa muajsh nje deputet Turk ka deklaruar se 50 deputete ne Parlamentin Turk jane me origjine shqiptare prandaj nuk eshte çudi nese fjalimi i Erdoganit te jete pergatitur nga nje ekspert me origjine shqiptare.

Gjithahstu keto lloj deklaratash te kryeministrit turk jane te shpeshta. Meqense partia e tij eshte parti me fryme Islamike, shpesh here i permend shtetet me popullesi myslimane si shtete te njejta me Turqine. Ne zgjedhjet me te fundit parlamentare ne Turqi ku fitoi partia e Erdoganit dhe ai shprehu se keto zgjedhje nuk i fituan vetem turqit por edhe palestina, Kosova, Malajzia, Iraku etj. Pra ketu theksoi perkatesine fetare te ketyre shteteve.

Natyrisht keto lloj fjalime jane jo-diplomatike dhe jane bere shkak shpeshhere te keqkuptimeve si ne rastin tone. Prandaj qe edhe influenca e Erdoganit ka pasuar renie ne Turqi muajt e fundit.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ervin Shkulaku, per asgje, Shkulaku, shume zhurme

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT