• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Stacioni estetik i fabulës së Lashovës

July 17, 2013 by dgreca

Fatmir Terziu/

Stacioni estetik i fabulës së Sotir Lashovës është një pikëtakim me teorinë e akademikut Christos A. Zafiropoulos. Ky autor i librit “Etika në fabulën e Ezopit” shprehet se fabula është ‘një formë e arsyeve etike”. Duke lexuar Lashovën në tërë krijimtarinë e tij të madhe në fabula ne gjejmë edhe atë që lidhet konkretisht me këtë pikasje teorike. Në këtë teori etika është një derivat (1998:157) dhe mesazhi i fabulës është një ‘kontrast me aestetikën” (po aty). Të dyja janë elemente të ndeshura ndjeshëm në fabulën e Lashovës. Të dyja piketojnë udhën dhe stacionin estetik të këtij autori. M. Xhaxho shkruan për krijimtarinë e Sotir Lashovës duke cituar se “ai vazhdon të zgjedhë fabulën si stacionin më të mirë estetik dhe artistik për të gjykuar realitetin. Me anë të fabulës ai gjurmon, zbulon dhe fshikullon gjithashtu të keqen”. E keqja e fshikulluar nga fabula e lashovës është pikërisht ajo që prodhon kontrastin. Një kontrast që duket në tërë ekstraktet e fabulës së tij. Ekstraktet e fabulës së krijuar nga Lashova e japin përshtypjen e kontrastit, edhe kur ata janë një kundërthënie, prej fillimit të fabulës, deri në fund. Autori zgjedh që në titull për të përdorur fjalën “Kacafytje”, e cila, tradicionalisht, është diçka e trilluar dhe gjithashtu i referohet zakonisht hesapeve që kanë mbirë në të kaluarën e jetuar, ndoshta jashtë praktikave personale, por nga praktika që kanë ndikuar personalen dhe kjo është ende një ndjesi sociale e shoqëruar me konfigurime të përditësisë si një nëntekst për agravim subjektiv në kaosin logjik ‘Nesër’. Kjo tregon se autori është në kërkim të vazhdueshëm dhe vlerat e tij të krijuara arrijnë të tregojnë arsye të qarta për çdo lexues që normalisht e kupton se edhe pse ajo i referohet situatës së motivuar, në të dytin ekstrakt mund të mos jetë e bazuar në fakte në tërësinë e vet, ose edhe fakti apo detaji i trilluar mund dhe nuk mund të jetë shumë më përpara asaj që ka ndodhur ose imagjinohet të ndodhë. Është pikërisht ajo që nga Xhaxho mësojmë se “dukuritë e shumëllojshme të realitetit tonë e sidomos dukuritë negative janë mbrujtur brenda qenies së tij e pastaj kanë gjetur shprehjen e nevojshme”. Gjithësesi argumenti mbetet, pra thjesht ai është. Është një Jovan që lindi shqiptar dhe vdiq grek. Është një Jovan, që hartën mund ta kishte larg e shumë larg aritmetikës specifike, duke mos synuar pikërisht shumësin e Jovanëve. Këtu, pikërisht këtu është e veçanta e Lashovës. Lashova përdor përshkrime fjalë-grafike të përcjellë idenë e harmonisë dhe paqes në temperamentin njeri, por artikulon fjalën që shigjeton kacafytjen për arsyen e treguar tek Jovani nga Himara. Autori përdor të gjitha senset për të ftuar lexuesin si në një ekspo-foto ku skena ndihet më gjallërisht. Lashova përdor gjuhën e tij tipike dhe sugjeron se ajo gjuhë e ka parë çështjen në disa raste dhe ajo gjuhë e di atë mirë, ajo gjuhë përshkruan dhe tregon se si skena nuk ndikohet nga ndryshimet, qofshin ato në pranverë apo në vjeshtë mes ‘dushkut ku edhe dhe panja me mështekën janë gati për të ngritur e shkrirë trupin njësh në flakët e ngjyrta dhe pastaj ne dimër janë veç një shërbim material për të tharë rroba zije duke paralajmëruar një vdekje që s’vjen nga njeriu, nga Zoti, nga koha apo vendi, por “nga germa greke nxine qivuri. Lashova, pikërisht këtu sjell tipiken e detajuar dhe laton fabulën e tij me ujë tëbekuar..
Titulli i fabulës tjetër ” Paradoks si në përrallë” jep përshtypjen e një lloji të ri fabulor, që në fakt është një regjistër i ngjarjeve dhe ndodhive në vitet e brishta e të qashtra të demokracisë ku thelbi i komshinjve gatuan atë se me çfarë mund të jetë në ardhmen një ‘komshi’, nëse ai është i pranishëm në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe praktikat e përdorimit të anekseve gramatikore të kësaj fjale u ngjizen atyre që janë në hapat e para, si fjalë që mburren se kanë vend në fjalorin shqiptar, ku veç emrit ‘demokraci’ zor se u lejohet të vazhdojnë ‘kacafytjen’, atë kacafytje që edhe komshiun po e kthen në rudiment, apo edhe atavizëm.
Hapja e fabulës “Minipartite pijanece” pikturon imazhin e një kompleksi politik që ka harruar shpirtin njerëzor dhe tenton të bëjë listë-votimin si një mushkë pjellore për vota. Lashova përshkruan elementet e situatën listore edhe për të shprehur rezervat e idilikën rrethuese të politikës partiake. Ai nuk synon të godasë pluralizmin, pikërisht e dashuron atë, por partitizmin politik e ‘kacafyt’ deri në dhimbje, pasi aty shikon arsyen penguese të ecjes dhe aty vizaton shpërfytyrimin njerëzor.
Gjuha e përdorur në fabulën “Në mërgim” përshkruan fushën e re të mbjellur me lotë emigracioni, ku njeriu është “i cili”, ku dyshja e imigruar është caktuar si shkak, dhe ku pasoja është një fabulë më vete. Kjo është ajo që paraqet pothuajse të përkryer dhe në një mënyrë idilike, pa harkuar dilemën se në ç’vend është dhe pa ndonjë arsye se duhet të dihet apo që të jetë në interes ky vend. Gjendja shpirtërore është e qetë dhe merr pamjen e lexuesit si të njohurin në një vend “ku të gjithëve u dukej jeta për të jetuar në harmoni”. Dy kafshët e mara me vete maçoku dhe qeni pasqyrojnë skenën dhe në këtë skenë fabula gatuan ‘trimoshët’, por edhe nxjerr në mejdan idenë e të qenit atje, pra në dhe të huaj ku ligjin e gatuajnë të tjerët, dhe dihet kur ata e bëjnë këtë se kush dhe cili je në vendin e tyre. Në dy fabulat e tjera “Rugaçëri” dhe “Poltikanët pluralistë” Lashova e përdor gjuhën për të frymëzuar një melodramë të këndshme dhe tepër therëse. Është pikërisht ajo që vjen nga logjika dhe mjeshtëria e tij. Është ajo që Dhimitër Shtëmbari e pikas “autori i drejtohet lexuesit me logjikë”. Kjo logjikë që vjen nga librat e tij, nga vëllimet e shumta të tijme fabula

Shkrimtari Sotir Lashova ka lindur në vitin 1931 në fshatin Lashovë të rrethit të Kolonjës.

Ndërroi jetë para disa ditësh.

Ishte autor i shumë librave si “Stinët e shqiptarëve”, “Melesini”, “Trimëresha”, “Kur kujtoj ato vite”, “Ballisti në gropën e gëlqeres”, Përmes luftës çlirimtare”, “Turtullesha dembele”, “Korbi i varrim zhvarrimeve”, “Gomari që desh të bëhet mbret”, “Dhelpra në grevë urie”, “Djalli hiqet si t’ish ëngjëll” “Dhelpra mike e luanit”, “Ariu ministër”, “Stafi i bishave”, ” Ringritja e shqiponjës”, “Flatra trimërore”, “Flakadan atdhedashurie”, “Kacafytja”, “Pellazgët, stërgjyshërit tan”. Por në tërë këtë krijimtari të shumtë dhe të begatë, Lashova njihet më i sukseshëm në fabulën e tij. Niko Logori shkruan qartë se “vend parësor në krijimtarinë e tij zënë fabulat”. Ekstraktet e analizuara nga ky autor janë marë pjesërisht nga libri i tij “Kacafytje”(Kortezi-Fjala e Lire)

Filed Under: Kulture Tagged With: Fatmir Terziu, per fabulistin, Sotir Lasova

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT