• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RUGOVASIT, KOKTEJL PER FESTA

December 29, 2013 by dgreca

*Me urimet e përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve për një vit të ri me shumë suksese, me gëzime, lumturi e gjithë të mirat Gezuar Viti i Ri 2014 – u mbyll ky koktel i Shoqatës Rugova në Bronx New York/

* Shoqata Rugova në Nju Jork, mbajti koktel me rastin e festave të fundvitit/

Nga BEQIR SINA, New York/

ARTHUR AVENUE – BRONX (NY) :  Dy ditë para vitit të ri rugovasit u takuan në lokalin e shoqatës ”Rugova” në Arthur Avenue në Bronx për të mabjtur një koktejl për anëtarët e shoqatës, rugovasit në zonën e Tri-Shtetshit dhe të ftuar nga komuniteti me rastin e mbylljes së këtij viti dhe ardhjes së Vitit të Ri 2014.  Kokteli i shtruar me rastin e krmetimit të festave të fundvitit, ishte një koktel i pasur, e i pregatitur mirë nga anëtarët e kryesisë së Shoqatës Rugova, me pije dhe specialitetet e ushqmit të njohur tradicional të kësaj krahine, si dhe me një preformancë të bukur të instrumentistëve popullor të Ansamblit Rugova me këngë krakteristike të kësaj krahine.

Me këtë rast kreu i i kësaj shoqate në New York, zoti Adem Muriqi shprehu mirenjohje për rugovasit dhe urojë Vitin e Ri. Ai veçoi me këtë rast disa nga ngjarjet më të rëndësishme të Shoqatës Rugova në këndvështrimin e kreut të kësaj shoqate.

Kështuqë, Muriqi duke e vlerësuar kontributin e tyre të suksesshëm, dhe mjaft të gjerë, gjatë vitit që lamë mbas, me një numër të madh aktivitetesh – arriti  të veçoi, festimin e Pavaërësisë së Kosovës, Piknikun Rugovas me rastin e 2 Korrikut, dhe festimin e krijimit të Shoqatës Rugova, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në shoqatë.

“Shfrytëzojë, rastin, që në emër të Shoqatës Rugova, tha kryetari i kësaj shoqate, zoti Adem Muriqi , kryesisë së saj dhe antëarsisë së gjërë, që ky vitë të jetë edhe më i suksesësshëm se viti që lam pas. Me më shumë begati dhe lumturi në familjet tona dhe të një afrimimi edhe më të tutjeshëm të shoqatës Rugova me shpresë, që ky vitë të jetë edhe më i begatë, për Rugovasit, se viti që po lëmë pas. Gjithashtu, përfitojë nga ky koktel – t’ju urojë bashkëkombasve tanë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë Gëzuar Vitin e Ri 2014!” tha ai

Ndërkohë, shtoi ai se kartolina e Shoqatës Rugova për vitin 2014-të, është shpresa jonë e madhe se këtë vit ne rugovasit do t’i realizojmë disa nga planet tona që kemi marrë – sidomos, atë për ndërtimin e një qendre kulturore për të gjithë shqiptarët në qytetin e Bronxit, pavarësisht se nga janë.

Kurse, Valon Nikqi anëtar i kryesisë së kësaj shoqate me këtë rast shpalli të hapur regjistrimin e rugovasve në Amerikë. Ai bëri thirrje që rugovasit në Amerikë të regjistrohen duke mbushur një formuluar që kjo shoqatë ka përgatitur për regjitrimin e kësaj popullate në SHBA.

“Qëllimi kryeaorë i këtij regjistrimi tha zoti Nikqi, është të regjistrohen të gjithë njerëzit nga krahina e Rugovës të cilët jetojnë aktualisht në SHBA, si ata të lindur në Kosovë dhe ata të lindur këtu në SHBA, por që janë natyrisht me prejardhje nga Rugova. Regjistrimi, sipas tij përpos shumë qëllimeve tjera, ndihmon edhe në mbajtjen e komunitetit tonë, sidomos në kontakt me rrjedhshmërinë në vendlindje tonë dhe na ndihmon që të përmbushim misionin tonë, tha Nikqi, duke shtuar se “misoni ynë është t’a ruajmë kulturën, traditën, dhe kultivimin e indetitetit kombëtar, ndër gjeneratat që kan lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjeneratat e ardhëshme”.

Ai duke shpërndar formularët sqaroi më tej se ky regjistrim – nuk është formular anëtarësimi, dhe nuk kërkon pagesë , pra është vetëm një obligim moral i yni si Rugovas në Amerikë. Gjithashtu, për më shumë informacion nënvizoi Nikqi, ju mund të drejtoheni edhe në e-mail adresën e shoqatës  : info@shoqatarugova.com ose në kutin postare 2322 Arthur Ave. Suite 202 – Bronx , NY 10458

Me urimet e përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve për një vit të ri me shumë suksese, me gëzime, lumturi e gjithë të mirat Gezuar Viti i Ri 2014 – u mbyll ky koktel i Shoqatës Rugova në Bronx New York, qe u ndoq nga gazetaret beqir Sina, Dalip Greca, Halil Mulaj.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: kotejl, per festat, Shoqata rugova

HARMONIA FETARE, MESAZHI I SHQIPTAREVE PER KOMBET E TJERA

December 22, 2012 by dgreca

Shqiptarët janë në komb i vogël, por shkëlqejnë shumë. Ata kanë një mesazh për të gjitha kombet e tjera, respektin absolut për besimin e njëri-tjetrit.”

Kryeministri Berisha dha  një pritje koktej me rastin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, me përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Në pritje ishin të pranishëm drejtuesit e bashkësive fetare në vend: Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastasi Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Pastor Fitor Muça, Zëvendskryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare nga Kosova dhe Mali i Zi.

Fjala e Kryeministrit Berisha në pritje.

“Është një rast i veçantë për mua të përulem me nderimin më të thellë para veprës së ndritur të këtyre burrave, të cilët me përkushtimin e tyre, me vetëmohimin e tyre, me besimin e tyre të pakufishëm tek Zoti dhe në shërbim të tij, kanë bërë që shqiptarët të festojnë sot, krenarë para Zotit, Krishtlindjet, një nga ngjarjet më të mëdha të njerëzimit të të gjitha kohërave, lindjen e burrit dhe Hyjit, i cili me mendimin, me trashëgiminë, por edhe me sakrificën e tij sublime në shërbim të Zotit dhe të njeriut, ndikoi aq fuqishëm në moralin njerëzor, në moralin e qytetërimit perëndimor.

Ndaj dhe urimin e parë e kam për ju, mirënjohjen më të thellë për veprën tuaj të ndritur, e kam për të gjithë besimtarët të krishterë shqiptarë dhe të gjithë besimtarët e Zotit në Shqipëri, besimtarët ortodoksë, katolikë, myslimanë dhe të gjithë ata që i luten Zotit dhe i besojnë atij, iu uroj Krishtlindjet gëzuar! Uroj nga zemra që t’i festojmë ato gjithnjë e më mirë.

Këto krishtlindje i festojmë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, i kremtojmë gjithashtu pas një rilindje të vërtetet të besimeve fetare, të cilat u rrënuan nga një ideologji çnjerëzorë. I kremtojmë të lirë dhe unë jam i bindur se ka shumë arsye që të besojmë që Krishtlindjet e tjera do të na gjejnë më mirë, më të bashkuar, më të begatë, më të sigurt dhe më përpara në projektin tonë të madh të bashkimit njëri me tjetrin, të bashkimit me Europën, të ndërtimit të Shqipërisë Europiane.

Një përshëndetje të përzemërt dua t’u jap ambasadorëve, duke filluar së pari me Nuncin Apostolik, përfaqësuesin e Selisë së Shenjtë dhe të Atit të Shenjtë në Shqipëri, këtij Aleati të përjetshëm të shqiptarëve, mbështetësit të vendosur të çështjeve të drejta të tyre. Ju uroj ju shkëlqesi ambasadorë, familjeve tuaja, kombeve tuaja, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Uroj prosperitet, paqe, stabilitet dhe të ardhme gjithnjë e më të ndritur për kombet tuaja të mëdha, mirëkuptim, paqe dhe harmoni për të gjithë.

Ky vit i lëshon vendin një viti tjetër të madh në historinë e njerëzimit, vitit të ediktit të Milanos, në të cilin dy perandorë, – rastësi apo jo, le ta gjykojnë historianët – dekretuan së bashku lirinë fetare. Edikti i Milanos është një nga aktet më të mëdha në historinë e njerëzimit, pas lindjes dhe ringjalljes së Krishtit. Ky akt i hapi rrugën paqes, mirëkuptimit, respektit reciprok, të njerëzve me besime të ndryshme dhe iu dha qytetarëve lirinë të përzgjedhin besimin që duan.

Shqiptarët në këtë horizont janë një komb i vogël, por shkëlqejnë shumë. Një komb, të cilit linja e Teodosit i ra në të gjithë gjatësinë e tij. Kisha u nda, por kombi mbeti unik. Më vonë sërish linja të tjera ranë mbi të, tani jo linja e Teodosit, por linjat e Huntingtonit, përsëri kombi mbetet unik. Ata kanë një mesazh për të gjitha kombet e tjera, respektin absolut për besimin e njëri-tjetrit.

Ndaj le të përpiqemi së bashku ta shndërrojmë 2013, në një vit harmonie, paqeje, mirëkuptimi me njëri-tjetrin, me fqinjët, me vende të tjera.

Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Ju falënderoj me mirënjohje që erdhët sot, këtu, dhe më dhatë mundësinë të uroj secilin prej jush. Gëzuar!”

…

Filed Under: Kronike Tagged With: Berisha, Harmonia Fetare, per festat, Pritje

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT