LAJMI I AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE I CILI mbështet THËNJEN: Më mire vonë se sa kurrë !/
Shkruar nga : Mërgim Korça/
Një befasím i madh pozitiv dhe krejt’i papritur qé për mua leximi i lajmit të dhënë nga Agjencia Telegrafike Shqiptare me datën 9 Dhjetor 2016 titulluar : Studiuesit shkencor të ALS, Edor Kabashit, i jepet Çmimi Ndërkombëtar PG për Mjekësinë.E nga që e fillova me këtë përkufizim titullin e shkrimit rreth lajmit që përhapi ATSh-ja lidhur me dhënjen e këtij çmimi të lartë ndërkombëtar Dr.Edor Kabashi-t në Dublin, ku qé organizuar ceremonía në fjalë, me ç’rast shkencëtarit shqiptar iu dorëzua medalja e edicionit të VIII-të të këtij çmimi ndërkombëtar në kuadrin e zhvillimit të punimeve të Simpoziumit të XXVI-të ndërkombëtár mbi sëmundjen e emërtuar “Skleroza Anësore Amiotrofike” (ALS) duhet edhe të shtoj se çmimi në fjalë iu dorëzua shkencëtarit shqiptar Dr.Edor Kabashit mbasi punimi i tij, si edhe frut i punës së ekipit shkencor që drejtohet nga po ai vetë pranë Institutit të Neuroshkencës q’e zhvillon veprimtarín’e tij në Paris, u përzgjodh ndërmjet 15 punimeve shkencore të kësaj fushe të caktuar ku, materiali i paraqitur prej këtij shkencëtari paraqit një zbulim të rëndësishëm sa u takon trajtimeve të reja lidhur me ALS-në. Por gjthashtu nuk qëndrojmë dot pa ia theksuar lexuesit mirëdashës si edhe atdhetár shqiptár se, hapat e parë në këtë fushë skajshëm të koklavitur të gjenetikës nervore e kanë pikënisjen pikërisht tek zbulimi se keqformimi i tetë hallkave përbërëse të zinxhirit gjenetik nervor janë pikërisht shkaku i sëmundjes emërtuar Skleroza Anësore Amiotrofike (ALS) dhe ky zbulim i ka pasë qenë njohur pikërisht Dr.Edor Kabashit që në marsin e vitit 2008, (ku un’e kam pasë lexuar këtë informacion tek Revista Shkencore Neurologjike, natyre skajshëm autoritare, “Nature Genetics”).
Duhet theksuar se çmimi që iu dha shkencëtarit shqiptar në Dublin, nga Instituti Brazilian me emrin Gontijo Paulo, (P.G. Award), ësht’i njohur nga Komuniteti Shkencor Ndërkombëtar si edhe nga partnerët e tij Aleanca Ndërkombëtar e ALS-së, Motor Neurone Desease Association, (MNDA) si edhe nga Komuniteti Europian për Kërkime në fushën e ALS-së (ENCALS).
Përgjatë kësaj vazhde dhe për hírin e së vërtetës, njoftime rreth vlerësimeve që i janë bërë Dr.Edor Kabashit në fushën shkencore botërore, janë përhapur herë pas here si pasoj’e ndonjë informacioni dhënë nga A.T.Sh.-ja ose edhe ndonjë shkrimi botuar nga individë të prekur thellë se si ky shkencëtar shqiptár vlerësohej ndërkombëtarisht, (në një kohë që vëndi i tij Shqipëría heshtëte). Por e keqja e madhe qëndron në faktin se si institucioni i cili duhej që prej vitesh të shkuara të bëhej përçues i sukseseve të këtij shkencëtari me vlera botërore për të cilin dëndur e më dëndur kur shkruhet për të në shtypin shkencor cilësohet si “Shkencëtari Shqiptar, Dr. Edor Kabashi …”, pavarësisht në se vlerësimi i vinte fillimisht nga institucione shkencore kanadeze e në vazhdim nga të Sh.B.A.-ve e doemos pastaj edhe nga Europa si edhe më gjerë si shtrirje, AKADEMIA E SHKENCAVE SHQIPTARE ka heshtur e vazhdon e qëndron e heshtur ndaj informacionioneve rreth sukseseve të tij ! Këtë realitet, shumë të pakëndshëm sinqerisht që nuk di se si ta shpjegoj ! Dhe e keqja e madhe qëndron në faktin se Organizmat Shtetrore Ekzekutive Shqiptare, lidhur me fushën e shkencave në përgjithësí, burim zyrtár themelor informacioni nuk kanë se kë të kenë tjetër veç Akademisë së Shkencave Shqiptare ! Me që gjëndemi përpara kësaj gjëndjeje ku Akademia e Shkencave nuk pipëtin, detyrohemi të flasim né, thjeshtë simpatizantët e shkencëtarit shqiptar por ama, nga ana tjetër edhe të tejngopur përgjatë thuajse një gjysëm shekulli me … mendësínë skajshëm egoiste të sistemit diktatorial e cila vazhdon për plogëtí edhe sot të mos i vlerësojë vlerat madhore kombëtare ! Natyrshëm lind pyetja : PSE ? Sepse përgjatë periudhës diktatoriale vetëm diktatori si edhe partia e tij e kudogjëndur dhe e gjithëditur … kryesonin vlerat madhore kombëtare !
Përgjatë kësaj vazhde nuk mund të kalohet në heshtje fakti se si Institucionet Shkencore Ndërkombëtare nisur nga pikësynimi q’i kanë vënë vetes të shquajnë shkencëtarë deri 40-vjeçarë e që po arrijnë të kapin maja nga më të lartat arritjesh në kuadër botëror, ka vite që bashkatdhetarin tonë Dr.Edor Kabashin sa vjen e po e vlerësojnë lart e më lart ! Të shumtë në numur janë vlerësimet në fushën e ALS-së lidhur me gjetjet e ekipit shkencor hulumtues të kryesuar nga Dr.Edor Kabashi. Sa për një shëmbull, porse shumë kuptimplotë, është fakti se si ky shkencëtar si udhëheqës shkencor në krye të një ekipi kompleks profesorësh si edhe hulumtuesish në fushën e Neuro – Gjenetikës të Universiteteve të Montrealit si edhe Sorbonës të Parisit, kanë zbuluar se malformacioni i tetë geneve të zinxhirit gjenetik, janë shkaktarët e sëmundjes ALS (Amyotrophic Lateral Sclerosis), e quajtur në vazhdim edhe sëmundja Lou Gehrig, (i cili ka qenë bejsballist-i legjendar i Sh.B.A.-ve). Me këtë rast nuk mundemi të mos e theksojmë se Lou Gehrig ndërroi jetë pikërisht si pasoj’e sëmundjes ALS-së në moshën 38 vjeçare në vitin 1941 !
Shkencëtarit shqiptar i është akorduar nga Instituti Kanadez i Kërkimeve të Shëndetit në vitin 2009 e gjithashtu edhe më 2011, dy herë çmimi i lartë “ BRAIN STAR AWARD “, (titulli TRU YLL), sikurse Sh.B.A. i akorduan Dr. Edor Kabashi-t në vazhdim edhe njerin nga titujt më të shquar në fushë të shkencave mjekësore të emërtuar “ JERRY LEWIS AWARD “, (i cili për 40 vite radhazi ka qenë Kryetari i “Shoqatës Distrofísë Muskulare të Sh.B.A.-ve).
Nderim skajshëm i lartë si rezultat vlerësimi maksimal duhet të konsiderohet edhe fakti që me datën 24 Shtator të vitit 2010, kur në Paris u themelua Instituti Europian i Neuroshkencës, (të cilën ngjarje e nderoi vetë Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy me inaugurimin që i bëri këtij Instituti), ndërmjet 21 kandidatëve nga e gjithë bota, shkencëtari shqiptar Dr.Edor Kabashi u përzgjodh ta udhëheqë ekipin e shkencëtarëve që do t’i thellonte hulumtimet si edhe përkatësisht edhe zbulimet e ardhëshme eventuale rreth sëmundjes ALS e cila ka filluar e bëhet sa vjen edhe më problematike në shkallë botërore !
Përgjatë kësaj rrjédhe, do t’ia tregoj lexuesit edhe një ngjarje të përjetuar nga unë në vetë të parë. Me që Presidenti i Shqipërisë kishte ardhur ato ditë për një vizitë në Michigan, un’i përgatita një letër të përbërë vetëm prej një faqeje, ku shkurtimisht i përshkruaja arritjet e Dr. Edor Kabashit në fushë botërore lidhur me ALS-në dhe se si Qeverítë shqiptare heshtnin, dhe ia dorëzova Ambasadorit tonë të asaj kohe pranë Sh.B.A.-ve i cili, nga an’e tij ia dhá dorazi Presidentit. Do që të pasnesërmen, nga që Presidenti deshi të bënte një takim me shqiptarë në njerën nga qëndrat fetare shqiptare, edhe unë u takova me të. Kur ma zgjati dorën dhe unë, për t’u paraqitur ia shqiptova mbiemrin tim, Presidenti nuk ma lëshoi dorën dhe iu drejtua Ambasadorit duke e pyetur, (që të sigurohej), në se unë isha personi që ia kisha drejtuar letrën e mbasi ai ia pohoi, Presidenti më tha shprehimisht : Mos e kini fare merak Z. Korça, se mbasi e lexova dhe e mësova situatën, letrën tuaj në vënd që t’ia jepja sekretarit ia dhashë sime shoqeje ta fuste në çantën e saj e të ma japë sapo të arrijmë në Tiranë që ta kem parasysh ! Nga që nga ana shtetërore deri më sot kur kanë kaluar pak por mbi gjashtë vite dhe akoma nuk është marrë asnjë masë vlerësimi ndaj këtij shkencëtari i cili ka mbi dhjetë vite që po e nderon vëndin tonë në shkallë botërore, dy janë hipotezat që un’i konsideroj si më të mundëshmet :
- Ose Presidentin e kanë pasë bindur se informacioni i dhënë Atij nga ana e ime nuk ishte i saktë por me ekzagjerime e pra i pavlerë.
- Ose letra në fjalë u arkivua nga që Presidenti kishte probleme shumë më të rëndësishëm të çastit për të ndjekur ! (Ndonëse jam disí i befasuar se si deri më sot nuk i është dhënë rasti Presidentit në fuqí ta ketë marrë atë informacion nga punonjësit e arkivit presidencial !)
Mirëpo, sido që të jetë puna sa u takon personaliteteve zyrtare që nuk duhej ta kishin lënë në heshtje problemin e këtij TRURI YLL SHQIPTAR ky tru yll, nga ana e tij, nuk e ka lënë kohën t’i rrjedhë nëpër duar kot dhe krahas punës së tij si udhëheqës shkencor i ekipit të shkencëtarëve të Institutit Europian të Neuro – Shkencave të Paris-it, nga ana tjetër është shprehur : “ … Unë do të kisha shumë dëshirë të bashkëpunonim si dhe të shkëmbenim përvojat tona me shkencëtarët në Shqipëri dhe shpresoj që kjo të ndodhë në të ardhmen … Uroj gjithashtu që edhe politika e rikthimit të trurit në Atdhé të jetë e suksesëshme sepse jam i sigurtë se të dyja palët do të përfitonin.” Në këtë mes unë nuk kam se çfarë të shtoj veçse ta nënvizoj faktin se si Dr.Edor Kabashi nuk ka asgjë se ç’të kërkojë nga Atdhéu i tij. Ndërsa Shqipëria, vëndi i tij, do të nderohej në nivel botëror kur ai, krenar për prejardhjen e tij, e deklaron botërisht këtë fakt !
E doemos përgjatë kësaj vázhde kohore, ndërsa vëndi i tij hesht, shkencëtari shqiptar ka çelur shtigje të rinj ! Është pasoj’e punës së tij fakti që në punën shkencore lidhur me ALS-në, ai ka hequr dorë nga përdorimi i “kavieve”, (miushërve laboratorikë), dhe për gjetjet e tija ka filluar e përdor “ peshqit zebra “ tek të cilët në mënyrë shumë të përshpejtuar si edhe të afërt me symptomat tek njeriu, ka shkaktuar artificialisht neuro-degjenerimin që i shkakton njeriut sëmundja ALS e doemos, mbështetur në këto zbulime Dr. Edor Kabashi po qëmton edhe udhët eventuale të shërimit nga kjo sëmundjeje e cila ka filluar të marrë përmasa shqetësuese në rang botëror.
Do t’i mbyll këto radhë që i fillova duke marrë shkas nga ceremonía e zhvilluar në Dublin ku Dr.Edor Kabashit iu dha çmimi i parë si edhe dekorata respektive lidhur me veprimtarínë si edhe rezultatet e tij të derisotëm si shkencëtar në fushën e studimit të degjenerimeve të karakterit gjenetik neuro – motor të muskujve që shpijen në vdekjen e pacientit brënda një periudhe kohore prej një deri në pesë vite … ku ka dhjetramijëra pacientë an’e kënd botës q’e presin shpëtimin si pasoj’e sukseseve eventuale të këtij shkencëtari shqiptar !
Këto radhë do t’i mbyllim me nëntitullin :
SADO QË HULUMTUES’I SHQUAR, POR EDHE DR. EDOR KABASHI I KA NDJENJAT E TIJA … SI ÇDO NJERI NORMAL !
Kujt’i është drejtuar pyetja se si i kujtonte ai mësuesit e tij, në moshë tashmë të shtyrë, dhe personi i pyetur jo që i kujtonte mësuesit e tij më të shquar, (daç për mir’e gjithashtu edhe për keq), por … fluturimthi mundohej t’u bënte atyre edhe një përzgjedhje … dalluese.
Shtojmë tashti moshën akoma të ré të Dr. Edor Kabashit dhe, lidhur me të edhe nivelin e intensitetit të ndjenjave që do t’i ngjalleshin atij po t’i drejtohej në mënyrë hipotetike pyetja q’e shtruam më lart, e pra ta mësojë lexuesi i këtyre radhëve se si ky shkencëtar’i shquar shqiptar, u përfshí nga një vorbull ndjenjash niveli tejet të fuqishëm kur në Dublin hyri në sallën e mbushur me mbi 1000 shkencëtarë të fushës studimit ALS-së nga e gjithë bota e ku ai do të paraqiste studimin e tij si rezultat i punës së tij si udhëheqës i ekipit shkencor të Institutit Kërkimor pranë Universitetit të Sorbonës në Paris të vlerësuar me çmimin e parë të atij simpoziumi dhe … vështrimi q’i hedh sallës dallon në mes shkencëtarëve të tjerë, në rrjeshtin e parë edhe Profesorët nga Montreali i Kanadasë dhe ndër më të shquarit ndërkombëtarisht në fushën e Neuroshkencës, Dr. Heather Durham si edhe Dr. Pierre Drapeau. E para, ka qenë udhëheqësja shkencore e shkencëtarit Kabashi për gradën e “Doktoraturës” (2001-2006) pranë Universitetit McGill, kurse i dyti, udhëheqësi shkencor i tij gjatë studimeve “Post-Doktorature” pranë Universitetit të Montrealit, (2007-2011).
Në përfundim të paraqitjes nga Dr. Edor Kabashi, si edhe dorëzimit të çmimit dhe medaljes së artë nga Prof. Dr. Brian Dickie*, i gjithë auditori u ngrit në këmbë duke e duartrokitur dhe përgëzuar fituesin. U ngritën, doemos edhe shumë të prekur në ndjenjat e tyre, që të dy Profesorët e nderuar te tij. Ishte një çast i bukur për të gjithë pjesëmarrësit kur Dr. Edor Kabashi duke zbritur nga podiumi, në shënjë respekti të thellë u drejtua tek ata duke u përqafuar gjatë me secilin syresh!
Pikërisht ky çast i cili e shprehte respektin e ndërsjellë si edhe bashkëpunimin e sinqertë ndërmjet brezave të ndryshëm të shkencëtarëve moshash të ndryshëme, u përshëndet me duartrokitje si edhe ovacione të gjata nga të gjithë pjesëmarrësit e Simpoziumit Ndërkombëtar të Neuroshkencës !
Natyrshëm lind pyetja : A kishte mundësí që Shkencëtari ynë të mos prekej deri në përlotje nga ato ovacione ?!
*Në vazhdim po ia sjellim lexuesit përkthimin e fjalës mbajtur nga Prof.Dr. Brian Dickie me rastin kur ky ia dorëzoi Dr. Edor Kabashit çmimin vlerësues si edhe medaljen.
Çmimi IPG e njeh duke e vlerësuar
talentin e ri kërkimor
(Përkthyer nga anglishtja).
Mbajtur nga : Dr. Brian Dickie
Unë besoj se cilësía e hulumtimeve në fushë të shkencave është po aq e vyer sa janë vlerat e vetë shkencëtarit q’i kryen ato, kjo edhe arësyeja përse Bashkësíja e MND-së i jep shumë rëndësí faktit të krijojë kushte për të tërhequr, stërvisë si edhe t’i mbajë pranë vetes më të shkëlqyerit si edhe më të mirët e hulumtuesve në Britanín’e Madhe si edhe në Irlandë e t’i zhvillojnë karrierat e tyre në fushën e kërkimeve të MND-së. Kjo radhitje duke filluar që nga “niveli fillestar” i bursave të studentëve PhD e deri tek bashkësíja e suksesëshme e hulumtuesve klinicist, (të subvencionuar bashkërisht me MRC-në), si edhe programi ynë më i fundit i bashkësísë jo klinike, u hapin shtigje të pashkelur hulumtuesve posaçërisht të shquar në një llojshmërí të gjerë etapash karriere. Kjo edhe njëra nga arësyet pse “ Çmimi ndërkombëtar për mjekësinë Paulo Gontijo “ u paraqit në Hapjen e Simpoziumit, gjë e cila sipas meje është për një shquarje me ndriçim të posaçëm. Unë e kam patur privilegjin të shërbej në gjirin e Komitetit Ndërkombëtar të Vlerësimeve lidhur me dhënjen e çmimeve qëkur ky çmim qé i lidhur me Simpoziumin e vitit 2011, me pikësynim njohjen e punimeve me vlera të posaçme nga ana e hulumtuesve nën moshën dyzetvjeçare. Është një punë skajshëm e vështirë të përzgjedhësh fituesin, sepse cilësía e hulumtimeve jo vetëm që ësht’e standarteve të larta, por edhe vetë CV-të, (biografítë shkencore), të konkurrentëve janë pabesueshmërisht mbresëlënëse, ku shumë syresh janë edhe figura të njohura në fushë ndërkombëtare në botën e kërkimeve rreth MND-së.
Këtë vit çmimi iu dorëzua Dr. Edor Kabashi-t të Institutit ICM të Trurit edhe Kurrizit, të Paris-it, për hulumtimet e tija me zhvillime të reja modelesh laboratorike të MND me pikësynim identifikimin e mekanizmave të degjenerimit. Të kuptuarit e proceseve të ndërsjellë të cilët ndikojnë për keq sa i takon degjenerimit të neuroneve motorike, pavarësisht shkaqeve origjinale të sëmundshmërísë, do të krijojë mundësí të zhvillohen trajtime të tillë të cilët mundet të jenë të efektëshëm në të gjitha format e sëmundjes.
Për çdo vit fituesi i çmimit ftohet të bëjë një paraqitje lidhur me hulumtimet e kryer. Dr.Kabashi e ka përqëndruar punën e ekipit të tij sa i takon zhvillimit të kulturave qelizore si edhe modeleve të peshkut zebra të cilët përmbajnë gene njerëzore shkaktues të MND-së. Duke përdorur të tilla qásje, ai ka qenë në gjëndje të vërtetojë se si një prishje e unitetit të një procesi qelizor i njohur si autofagí, është një pasoj’e zakonëshme e sëmundshmërísë. Një rastësí të çuditëshme paraqit fakti se si çmimi i ndérit që iu dhá Dr.Kabashi-t përkoi në të njajtin vit sikurse Çmimi Nobél për mjekësínë që iu akordua Profesorit Yoshinori Ohsumi sa i takon punës së tij madhore lidhur me mekanizmin e autofagísë.
Dr.Kabashi dhe ekipi i tij gjithashtu kanë provuar se si arësye të ndryshëme si edhe faktorë risku lidhur me MND, mundet të bashkëveprojnë dhe të shkaktojnë një goditje të dyfishtë sa i takon procesit të autofagísë, duke u bërë shkak për dëmtime akoma më të theksuara.“ Është vërtet një ndér’i madh të të akordohet ky vlerësim “, tha Dr.Kabashi. “Këta modele përtëritës të peshqëve zebra që né po zhvillojmë në laborator, po ia japin mundësínë ekipit tim të shquajë mekanizmat pathogjenë ndër sëmundjet motore të neuroneve, me një potencial të madh shques terapeutik strategjive për t’i ndaluar proceset neurodegjenerative, me pikësynim trajtimin në mënyrë të drejtë të ALS/MND-ve.(Botoi se pari Minerva)