• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SI E VLERËSONTE ISMAIL QEMALI-NAIM FRASHERIN?

October 16, 2017 by dgreca

1 Ismail Qemali

ISMAIL QEMALI:NAIMI KA PUNUAR PËR TË MOS VDEKUR KURRE/

Zaim Brahimi e bënë prezent këtë fakt,njohjen më plakun e Vlorës, ka ngjarë në kohë vdekjen e poetit N.F.Përse kjo vjeshtë argjendore e 1900 tek shqiptarët e Stambollit ruante ngjyrën e zezë?Sqarimi,që mundohet të bëjë Zaimi është se pikërisht ato ditë përkujtohej 8 vjetori i vdekjes së Abdyl beut,vëllait të madh të Naimit,që ishte larguar në 1892. Ndërkohë vjeshta e vitit 1900,tregoi se një tjetër yllësi nga frashëllinjtë u shkëput. Kuptohet,që shuarja e tyre,përkohësisht në zemrat e shqiptarëve do të krijonte eklips.

Ismail Qemali në ditarin e Zaimit.

“…Vjen madhëria Ismail Qemali. U mblodhëm pranë tia. Ai burrë i madh na foli më një buzëqeshje të mbyllur.Ai e kishte mësuar se neve kishim 2- 3 ditë,që nuk vinim në studim,mbasi kishim ditën përkujtimore të Abdyl bej Frashërit.Djem-foli Ismail Qemali-nesër në sabah të vini në shkollë,atje keni Abdylin,dhe Naimin. Se po nuk vajtët,do t’ju qortoj. Filloi të na hiqte shenjat e zisë. Unë,thotë,Zaimi e morra shiritin e zisë e vura në xhepin e brendshëm të palltos .Ai më shikoi plotë,sytë dhe më përqafoi.-Ti Zaim,mbaje se e ke nga vendi i lindjes Përmet. Por dëgjo o Zaim,Naimi hapi një plagë të rëndë në zemrat e shqiptarëve,dhe ju mbushën sytë me lot .Ne u përqafuam. Ai na mori të gjithëve dhe na dha kafe.-Dëgjoni,djem tha ai,Naimi ka punuar për të mos vdekur kurrë,as Naimi,as Shqipëria………………………………………….

Zaimi i ka rrëfyer të atit Muharremit se edhe vdekja e Samiut në katër vite  ishte e rëndë.Nuk i harroj ato vite të hidhura,që kalova në Stamboll…Një ditë tjetër Ismail Qemali u kishte thënë:Por ruhuni nga murtati dhe mynafikët,ata janë të pa besë,po s’u ruajtët nga të tillët do të na kushtojë shtrenjtë punët tona se neve na dolën shumë punë,që kemi përpara.Madhëria e tij I.Qemali na tha: Djem mësoni,por Shqipërinë mos e harroni se po na dalin telashe,por unë me ju dhe shumë të tjerë do ta bëjmë Shqipërinë,ashtu siç e duam ne…Të madhit I.Qemali  e përqafuam dhe i puthëm dorën,atij burri të madh,atij burri të mençur,atij burri patriotë…

Ndërkohë muza poetike e Zaim Brahimit ka nxjerrë vargje xhevahire,për Ismail Qemalin.Duhet ti përkas vitit 1913,ky krijim.

Ismail Qema bej Vlora/I bardhë si dëbora/C’të tha mëndja e s’ta bëri dora/Dora jote dorë burri/Lart ë ngriti flamurin/Gëzove gjithë Shqipërinë/I dhe shpresë vegjëlisë/C’të them i madhi i Vlorës/Në Stamboll ti më ndihmoje/Më flisje dhe më qortoje/Më thoshje si të mësoja/Burrë i madhë dhe i ditur/Çdo punë e bëre të ndritur…………………..…………………………

KUJTIME TË ZAIM BRAHIMAJT

Ditari.Seneja 1899 Stamboll

Ja kush janë përmetarët. Libri i madhërisë Sami Bej Frashëri:Shqipëria,çka qënë ,çështë dhe çdo të bëhet”.e lexoja dhe përsëri e lexoja……Në saba takoj madhërinë Ismail Qemali dhe i thashë,që kam lexuar këtë libër,ai qeshi dhe më ra krahëve dhe më tha:Zaim lexoje shumë herë që të kënaqesh se këto janë rrënjët e kombit tonë…

Ditari:seneja 1914 mars.

Nuk i harroj sa të vdes thëniet e Ismail Qemalit,kur pinin kafe një saba në Stamboll në senen 1901. Zaim,po të shkon ndërmend që të jesh i ditur ,je i ditur.Po të mendosh,që të jesh patriot,je patriot,po mendon që je trim,je trim këto janë ndenjat e një shqiptari të vërtetë. më tha plaku i urtë….

KËNGA PËR FRASHËLLINJTË

Potenca,me dimesionet njerëzore në poezinë e N.Frashërit,ka gdhendur në labirintet e zemrës të Z.Brahimit.Frymëzuar nga pena e florinjtë  e Naimit,në Stamboll Z,Brahimi dhe një bashkë student shqiptar nga Progonati i Tepelenës,vendosën,që të ngrenë këngë për Frashëllinjtë.Pse këngë?Kënga këndohej, shtohej, përhapej, dhe sigurisht, që mbetej. Mirëpo në formë kënge në Shqipëri më gjerë asaj,poezitë e Naimit ishin përhapur si këngë,por në këtë formë ruheshin. Kështu në Stamboll në një konvikt katedësh, Zaimi dhe një progonatas,u futën në detin e këngës. Kënga e Zaimit,bëri që dridheshin prej dhimbje shpirtrat e studentëve shqiptarë të trazuar. Tekstin e këngës,Muhharremi i ati e   skaliti në mëndje. Zaimi ma këndoi në shtëpi më disa miq gjirokastritë,ka rrëfyer ai.

“O Halid o Emine/Lumsi ju djemtë që ke/Muarrën dije në teqe/Në teqe të Baba Alushit/Plot me dije seç i mbushi.

Ata djem ata viganë/Në Stamboll atje qëndruan/Atje mësuan,atje punuan/Nga Zoti janë dhuruar.

Lumsi ti moj zonjë Emine/Për qumshtin e ëmbël që ke/Rrite djem për mëmëdhe.

Abdyl,Naim,Sami/Janë të mirë porsi ti…

Të qofshim falë o Perëndi/I dhe i more ti/Që të tre djem të ri/53-54 vite i le…

Ata u plakën shumë/Se ti i le pa gjumë/I zure shumë me punë/Punuan bashkë me Perëndinë,për të mbrojtur Shqipërinë…

KËNGË PËR ABDYL BEJ FRASHËRIN

 Abdyl Frashëri me nam/Në Prizren seç u mbluadhë/me njëqind dhjetë luanë/Fletë bilbili ynë i rrallë/Abdyl Frashëri o djalë/Fillove punë të mbarë/Bashkove burrat e parë.

Shkruar dhe kënduar nga Zaim Brahimaj.

Citime nga Zaim Brahimaj,seneja 1900

 Dituria ka vlerë. Padituria është e mjerë.Të lexosh se ç’thotë Abdyli.Të mbushesh me erë si zymbyli. Të lexosh se ç’thotë Naimi,të vjen mëndja dhe fiqiri. Sami Frashëri të mbush me shpresë dhe i jep jetë Shqipërisë. Sami bej Frashëri të ngrohë zemrën,të shtonë jetën,të ngroh shpirtin.Të dëshosh fjalët e Ismail Qemalit,të pastron gjakun dhe shpirtin…..

 CILI ISHTE ZAIM BRAHIMAJ NGA KATUNDISHTA E PERMETIT

90 vjet,qëndroi i baltosur ,nën dheun e Drizarit ,atdhetari Zaim Muharrem Brahimi. Pothuajse i harruar.Nën dheun e ftohtë.Nëpër kohë stinësh.Në këtë ndërtesë të përkohshme. Nën peshën e rëndë të gurëve.Nën harresën e madhe të kohës.Nën dhimbjen e madhe të familjes. Mirëpo ka një të vërtetë.Njeriu ikën,vërtetë nga kjo botë,por emri i mirë  përjetësohet. C’ka do të shqyrtohet ruhet e s’vdes emri i atyre patriotëve shqiptarë që,gur pas guri vendosën themele të rënda për kombin.Dhe për këtë Shqipëri,ata u martirizuan. Një gur në këto themele,vendosi edhe atdhetari Zaim Brahimi i Katundishtës.Kështu në mëndjet e të afërmve të tij ishte ruajtur emri i Zaim Brahimit.Por varrin e tij,djali që ishte rritur,burrëruar dhe deri sa vdiq,ndonëse bëri diçka   dhe kësaj familje nuk i munguan përpjekjet ,mirëpo rezultati ishte tepër drithërues. Asgjë nuk sollën në shteg përpjekjet për ta  rikthyer në vendlindje,ndonëse shteti në kahun e tij të kundërt  filloi hakmarrjen primitive karshi familjes Brahimaj,ndërkaq pinjolli i shquar i saj,Zaim Brahimi vrarë nga shovenët ende qëndronte i shtrirë në një varrë të fshatit Drizar ,kushedi se ku,për 90 vjet.Ndoshta arsye mbetet koha,që ishte treguar kaq e pamëshirshme me fatin e këtij atdhetari. Ndoshta edhe regjimi,që vuri këmbën pas vitit  1945,krijoi një grackë heshtje. Mirëpo distancat kohore thyejnë një ditë muret e rënda të viteve haresës. Itenerari kohë,mbrinë me 90 vite vonesë,ose pragu,i një shekulli,distancë.Në Katundishtë engjëjt zgjuan,flautin e ëndrrës fortësishtë të çuditshme,tek Zaim Brahimi për të gjetur dije,me shtegtimin ditënetë i heshtur në muzg të kohës 1898,ku karvani i shtegtarëve zgjatej drejt kryeqëndrës së Perandorisë,Stambollit. Një përballje me faktin.Lexohet dëshmia e të birit. Zaim  Brahimi shtegtoi në Stamboll në përballen e parë me dijen. Dëshmitë e disa banorëve më të moshuar të Katundishtës,zbardhin këtë pohim se ky shtegtim i gjatë drejt Stambollit do të ishte  njëkohësisht ndryshim i frekuencës së tij.S hkollimi i Z.Brahimit ishte  i orentuar në shkollat ushtarake. Kohë shkollimi,sigurisht që zë një hapësirë kohe të gjatë. Flitet,për një periudhë,që përkon me vitet 1898 si hap i parë,ka zgjatur 9 vjet afërsisht. Është mbyllur definitivisht në 1907.Z.Brahimi ka qëndruar në Stamboll 9 vjet,rrëfejnë dëshmitë ditët e rrokullisura në kryeqëndren osmane të Stambollit.

*Studiues 

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, i Ismail Qemalit, per Naim Frasherin, Vleresimi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT