• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Oliver J. Schmitti ose kërkesa për ndërrimin e Historisë

July 6, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/*
Jam në duart e mospërfillësve/
Matrapazëve faqezinjë./
Unë Shqipëria me thinja n’kokë,/
s’më lanë dheun as nën kokë./
Ku ta gjej njeriun me plis,/
një fyelltar që këndon nën lis./
Ku mbet kënga e kreshnikëve,/
t’i kundërvehet pasanikëve,/
që nuk patën pullë në bythë./
Gjithë tradhtarëve, që shqyejnë mish të pangopur,
bëhen derra hundëndotur.
Unë Shqipëria, me plagë moti,
do shërohem në dhëntë Zoti.
Do t’i nxjerrë plumbat e juaj, një nga një do t`ua paguaj…! ( Remzi Limani )
Retë e zeza valojnë mbi qiellin tonë, kjo nuk është hera e parë. Ato re janë të përcjellura me vetëtima e bumbullima, s’është hera e parë. Kemi kaluar ne si komb, kohëra edhe më të turbullta. I kemi bërë ballë tradhëtive nga më të ndryshmet. Tradhëtitë nga vetë individët e vendit tonë, të tokave shqiptare, janë të njohura. Njëra nga poshtërsitë më perfide është mohimi i vetvetes, mohimi i të kaluarës sonë, mohimi i të mëdhenjëve tanë.
Nga qarqet më antishqiptare, nga kuzhinat e tyre po përgatitën meny të ndryshme me anën e të cilave po mundohen të na krijojnë historinë tonë pa heronj.
Si duket, programet vijnë të gatshme, bile edhe në gjuhën shqipe, se si të mohohet e tërë e kaluara e jonë.
Olsijazexhitë, nexhmedinspahitë, fatoslubonjat, rexhepqosët, fatlumsadikët nuk po kanë të ndalur në mohimin e çdoçkaje shqiptare. E duan popullin tonë pa histori, pa heronj, pa ardhmëri.
Retë e zeza, vijnë e do të shkojnë përkundër zhurmës shurdhuese që e kanë, përkundër dritës friguese qe e lëshojnë. S`do të ketë mohim të së kaluarës sonë.
Skënderbeu, kalorësi i Europës dhe i Shqiptarisë do të jetë krye kreje mbi të gjithë shqiptarët pa dallim feje apo bindje politike.
Krenaria shqiptare në të njejtën kohë edhe krenarija Europiane, përkundër asaj që i pengon aziatët, flamuri i tij do të valojë edhe në shekujt e ardhshem të ardhmerisë sonë.
Nëse Skënderbeu i ka tmerruar mehmetfatihët ne kohën e tyre, po i tmerron edhe sot fatihët e rinj, që duan t’i shtrinjë rrënjët e tyre të thara edhe një herë në këtë tokë të përgjakur.
Skënderbeu mbetet Gjergj Kastriot si për muslimanin shqiptar, si për katolikun shqiptar ashtu edhe për ortodoksin shqiptar.
Pra mallkue qoft aj bir shqiptari, që dhuratën historike të perëndisë, Skënderbeun, që nuk e ka në gji, dhe si hajmali mbrojtëse t`a përcjellë gjithë jetën.
Iu themi të gjithëve, larg duart nga historia e jonë, largë duart nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. (Fahri Xharra, 07.01.2012: Gjergj Kastrioti, Hero i të gjithë shqiptarëve pa përjashtim.)
Ose pranimi i prof. Oliver Jens Schmitt-it ne ASHAK , pasojat
Pranimi i prof. Oliver Jens Schmitt-it ne ASHAK si anëtar me korrespodencë dhe nderimi e vlerësimi qe iu bë atij për shkrimet mbi tematika te historisë shqiptare për disa historianë e intelektualë të shquar shqiptar ishte vendim i gabuar, kurse për disa historianë e të tjere ishte vendim i merituar, ndërsa kritikuesit e këtij vendimi ishin të gabuar.
Këta historianë të grupit të dytë historianët dhe intelektualët kritikë i quajten ‚historianë të vjeter dhe komunistë‘ dhe historinëe tyre ‚pseudoshkencë‘ dhe ‚mitologji‘, për më keq, kritikat e tyre nuk i kundërargumentuan, por i quajten reagime emocionale dhe të egra, duke e ngritur dhe duke u renditur pas Schmitt-it si pas nje idhulli.
Mungesa e kundërargumenteve në ketë grup te adhuruesve të Schmitt-it nuk kishte të bënte vetem me sigurinë e tyre për shkrimet e ‚historianit dhe albanologut të vetëm të vërtetë‘, por edhe në pasigurinë e tyre ne temat e historisë, pasiqë pjesë e konsiderueshme e tyre janë politikanë aktiv.
Në këte kontekst nuk kishte dallime ne trajtimin e kësaj ecurie në Kosovë e Shqipëri, por kishte një pajtueshmëri. Kjo pasiqë vendimi dhe akti i ASHAK-ut është dera e dytë, për hyrje dhe profilim në shoqërinë shqiptare, ndersa dera e parë ka qene publikimi i ‘librit’ te Schmitt-it kundër Skenderbeut nëShqiperi (2009) nga nje “shtepi botuese” ne Tiranë nga Ardian Klosi, si botues e perkthyes, dhe me përkrahje të ‘historianëve’ dhe ‘elites’ se re politike ne Shqipëri.
Për më shumë dhe për veçanti, ky publikim ishte bëre si perkthim i një teksti ende te pabotuar në origjinal, pra ne gjuhen gjermane, i cili botim u realizua pas me shumë se një viti nga një shtëpi botuese ëe Gjermani.
Arsyeja dhe qëllimi i kësaj ngutie dhe procedimi te pazakont në boten universitare dhe shkencore nuk dihen, mirepo ka një relacion kohor me Shpalljen e Pavaresisë së Kosovës dhe procesim e njohjeve të Pavaresise, si dhe nje perputhshmeri me kundërveprimet e akorduara kundër kesaj Pavaresie, një agjende diversive për ndarje neë ‚kosovare‘ e ‚shqiptare‘ dhe per perçarje në baze fetare, si brum per radikalizem islamik, i cili duhet te shërbente për akuzë ne njëmoment te caktuar .
Të dyja këto agjenda brumin e tyre e gjetën në shkrimet e Schmitt-it kundër Skënderbeut (dhe disa tjera si „Kosova: histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, apo „Shqiperia Veneciane“, ose “Shqiptarët – Një histori mes Orientit dhe Oksidentit” , ashtu që botimit të përkthimit të Ardian Klosit i erdhen ne ndihmë ‘elita’ e re nga Tirana, si lubonjat, putot, ceket, jazexhite etj, qe ngriten temat, jo vetem kunder Skenderbeut si mit, por si johero, si ‚mizor‘ e ‚hakmarres“, “vrasesin me te madh te shqiptareve”, per me keq, si ‘vrasës të shqiptareve muslimane’, si tezë të cilen pastaj e morën gezimkelmendet, irfansalihet, mullaosmanet etj., deri te forumistet e rinj muslimane!
Vijon nesër
* ( Pjesa 1 )
Fahri Xharra 06.07.15 , Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Oliver J. Schmitti ose kërkesa, për ndërrimin e Historisë

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT