Reagim nga Deget e LDKse per New York dhe Detroit Lidhur me vendimin e Kryetarit të Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, për zhvëndosjen e shtatorës së Nënë Terezës!/
Deget e LDKse ne SHBA si dhe mbare komuniteti shqiptaro-amerikan ndihen tejet indinjuar me vendimin e Kryetarit te Klines per zhvendosjen e shtatores se Nene Terezes nga lokacioni i gjeretanishem. Nje akt i tille fyen dhe denigron figuren e madhe te Nene Terezes dhe Komunitetin tone nga edhe u realizue vendosja e shtatores aty ku edhe qendroi gjere tani. Ky akt, si dhe veprimet e ndërmarrura ne vazhdimesi nga qarqe dhe individe te caktuar ndaj figurave kombëtare si, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Pjetër Bogdani, NënëTereza, Ibrahim Rugova e figura tjera kombetare që përfaqësojnë historinë tone te lavditeshme, aspiraten dhe perkatesine tone europiane. Nënë Tereza per ne shqiptaret tejkalon perkatesite fetare, Ajo tani eshte pjese e identifikimit tone kombetar, figura e Nene Terezes është bërë frymëzim për mbarë botën.
Vlen te ceket thënja e famshme e Presidentit Clinton, se popullin shqiptar e kam njohur e dashur përmes Nënë Terezës, President ky, si dhe shume figura te njohura boterore te frymëzuar nga Nene Tereza e jonë qe u bëne mbrojtësit kryesor te substancës tone shqiptare në këtë fillim-shekulli të ri!
Prandja, nisur nga e gjithë kjo, por edhe nga qendrimi i shqiptarëve se alternativa jonë e vetme është naltësimi i vlerave tona europiane, i bëjmë thirrje në rend të parë institucioneve shtetore në Kosovë (Presidentës dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës) të pengojnë aktin e zhvendosjës së shtatorës së Nënë Terezën nga lokacioni ku gjendet tash, në Sheshin e Sajë në qytetin e Klinës!
Apelojme qe institucioneve fetare, cilat do qofshin ato te si dhe institucionet politike dhe shteterore te permbahen nga perpjekjet poltroniste dhe kalkulimet politike qe figurave tona kombëtare te mos u mveshen konotacione qofte fetare apo politike.Shtatoret e tyre duhet te jene nder sheshet dhe qendrat me kryesore te qyteteve tona.
Deget e LDKse
New York dhe Detroid