• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një çmim special për përkthimin e Kuranit në gjuhën shqipe

August 6, 2013 by dgreca

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam organizoi ceremoninë e Çmimit AIITC – Edicion Special, për të vlerësuar përkthimin e Kuranit në gjuhën shqipe dhe autorin e tij, teologun Hasan ef. Nahi./

Nga Jolanda Lila/

Çmimi AIITC, i cili zhvillohet për të shtatin vit radhazi, u kurorëzua me ceremoninë e shpalljes së fituesit të tij, ditën e hënë, datë 05 Gusht 2013 në mjediset e Hotel Sheraton në Tiranë, për të vlerësuar kontribuesin më të shquar në fushën e literaturës, shkencës dhe kulturës islame ndër vite.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin: Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të shoqatave dhe organizatave të ndryshme, politikanë, gazetarë, artistë, si dhe miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam.

Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të Drejtorit të AIITC, Dr. Ramiz Zekaj, i cili pasi paraqiti një ekspoze të shkurtër mbi historikun e Çmimit AIITC ndër vite, shpjegoi dhe arsyet se pse këtë vit ky konkurs dijesh vjen si një edicion special.

Ndër të tjera, Dr. Zekaj tha: “Këtë vit, Çmimi AIITC vjen me një edicion special, për të vlerësuar  një vepër e cila i kalon kufijtë e kohës dhe nuk mund të kufizohet në një vit të caktuar. Bëhet fjalë për përkthimin e Kuranit të Madhërishëm në gjuhën shqipe”. Më pas ai shpalli dhe fituesin e këtij ediconi special të Çmimit AIITC, Hasan ef. Nahin, duke i akorduar titullin “Mjeshtër i Madh i Përkthimit të Kuranit në Gjuhën Shqipe”, me motivacionin: “Kontribut i shquar në fushën e literaturës, shkencës dhe kulturës islame”. Pastaj shtoi se Çmimi AIITC iu akordua Hasan ef. Nahit, sepse ai ishte dhe mbetet jo vetëm njëri ndër përkthyesit më të mirë të kuptimeve të Kuranit në gjuhën shqipe, por edhe një nga pedagogët, hoxhallarët dhe intelektualët më të shquar në fushën e shkencës dhe kulturës islame gjatë shekullit të kaluar.

I pranishëm për të tërhequr këtë çmim ishte i biri i Hasan ef. Nahit, Faik Nahi. Çmimin dhe medaljen e dorëzoi Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, i cili përshëndeti për organizimin e këtij eventi unik në vendin tonë.

Programi i ceremonisë vijoi me shfaqjen e një dokumentari të përgatitur nga AIITC, rreth Kuranit Famëlartë. Mes të tjerash, dokumentari prezantoi fakte rreth historikut të përkthimeve të Kuranit në gjuhën shqipe, duke theksuar se përpjekjet e para në këtë drejtim janë bërë që në shek. XVII, e më pas kanë vijuar në periudhën e Rilindjes nga autorë të tillë si Naim Frashëri, Ilo Mitkë Qafëzezi etj., të cilët kanë bërë përkthime të pjesshme. Ndërsa përkthimet e plota të Kuranit janë realizuar vetëm në vitet ’80 të shekulli XX, në Kosovë.

Aktiviteti u mbyll me shtrimin e një darke iftari, siç e kërkon tradita e muajit të Ramazanit dhe të pranishmëve iu dhurua versioni më i fundit të publikimit të Kuranit në formë libri dhe DVD-je.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: cmim special, Jolanda Lila, per perkthimin, shqi te Kuranit

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT