• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-BE, Lançohet Programi për Reforma Ekonomike

October 4, 2017 by dgreca

-Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, viziton Kosovën/1 haradinaj-Danielsson: Programi i Reformave Ekonomike duhet të stimulojë zhvillimin ekonomik në Kosovë, për të krijuar vende të punës. Programi do të ndihmoj në dizajnin e politikave më kredibile ekonomike dhe në këtë mënyrë të përmirësojë jetën e popullatës dhe aspiratat drejt BE-së/1 Takimi europian

-Kryeministri Haradinaj: Programi për Reforma Ekonomike, edhe një hap i Kosovës drejt BE-së/
1 Vasili-Kryeparlamentari Veseli: 70.5 mln euro të IPA-s, ndihmesë e madhe për Kosovën/PRISHTINË, 4 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, sot dhe nesër viziton Kosovën për të lançuar Programin për Reforma Ekonomike.Sipas axhendës, Danielsson takoi në Prishtinë Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli,  Kryeministrin Ramush Haradinaj  dhe përfaqësues tjerë të qeverisë, liderë politikë dhe akterë tjerë.  Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, bënë lançimin zyrtar të Programit për Reforma Ekonomike.

Në 27 janar qeveria kosovare ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2017, i cili, si  u theksua “është i përfshirë në dialogun e strukturuar mbi qeverisjen ekonomike si pjesë e bashkëpunimit institucional në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, është bazë e dialogut dhe është hera e tretë që qeveria dorëzon azhurnimin e këtij dokumenti në Komisionin Evropian”.

HARADINAJ: PROGRAMI PËR REFORMA EKONOMIKE, EDHE NJË HAP I KOSOVËS DREJT BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, me të cilin bisedoi për Axhendën e Reformave Evropiane, me theks të veçantë për Programin për Reforma Ekonomike.Fillimisht kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim të veçantë në të cilin kanë biseduar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në Agjendën e Reformave Evropiane dhe mbështetjen e këtij procesi nga Brukseli.Pas takimit, kryeministri Haradinaj dhe Christian Danielsson morën pjesë bashkërisht në një takim për lançimin zyrtar të Programit për Reforma Ekonomike, ku të pranishëm ishin edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të BE-së dhe përfaqësues nga shoqëria civile.Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e re do të jetë e fokusuar për zbatim të axhendës evropiane, të MSA-së, dhe të axhendës së reformave.“E mirëpresim vizitën e sotme, ashtu siç e mirëpresim ndihmën e përhershme të znj. Nataliya Apostolova dhe ekipit së saj në Prishtinë. Reformat evropiane në Kosovë duhet jo vetëm t’i përvetësojmë por edhe të përshpejtojmë procesin në këto reforma. Duhet t’i identifikojmë resurset e nevojshme dhe njëkohësisht të mund të konfirmojmë kapacitetin tonë që marrëdhëniet me Komisionin Evropian dhe roli ynë si partner në këto marrëdhënie bilaterale të jetë ai që pritet nga ne”, theksoi kryeministri Haradinaj.Kryeministri tha se Qeveria, në përvetësim të axhendës së reformës evropiane që është e negociuar dhe e dakorduar, është e gatshme që të lançojë edhe programin e reformave ekonomike për vitin që vjen dhe të merr përgjegjësitë për implementimin e këtij programi.
Kryeministri Haradinaj falënderoi Danielsson për përkushtimin që BE-ja ka për Kosovën që shpreh edhe perspektivën e Kosovës drejt BE-së. Kryeministri gjithashtu ka theksuar se Programi për Reforma Ekonomike nuk është përgjegjësi vetëm e Qeverisë, por edhe e shoqërisë civile, e partive politike dhe e të gjitha bashkësive dhe komuniteteve në Kosovë.
“Zotohem për një proces gjithëpërfshirës për këtë axhendë në tërësi, por me theks të veçantë për Programin për Reforma Ekonomike”, tha kryeministri Haradinaj, duke premtuar se do t’i kushtoj kohë dhe energji dhe krejt fokusimin e nevojshëm që Programi për Reformën Ekonomike, ashtu si po lançohet, të jetë detyrë prioritare për Qeverinë e vendit.Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson ka theksuar nevojën që shtetet e Ballkani Perëndimor duhet t’i bëjnë reformat e duhura në sundim të ligjit dhe në ekonomi. “Programi i Reformave Ekonomike duhet të stimulojë zhvillimin ekonomik në Kosovë, për të krijuar vende të punës. Programi do të ndihmoj në dizajnin e politikave më kredibile ekonomike dhe në këtë mënyrë të përmirësojë jetën e popullatës dhe aspiratat drejt BE-së”, ka vlerësuar Danielsson.Pas lançimit, kryeministri Haradinaj së bashku me Drejtorin Danielsson, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për shtyp.  Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar miratimin e Marrëveshjes së Instrumentit të Para Anëtarësimit, sot në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se kjo marrëveshje dëshmon përkushtimin e BE-së për qytetarët e Kosovës, për përmirësimin e jetës, ashtu sikurse është edhe qëllimi i këtyre reformave. Nga kjo Marrëveshje, Republika e Kosovës do të përfitoj rreth 70 milionë euro.

VESELI: 70.5 MLN EURO TË IPA, NDIHMESË E MADHE PËR KOSOVËN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, me të cilën diskutoi për agjendën evropiane të Kosovës dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian po i jep Kosovës në këtë proces.Kryeparlamentari Veseli tha se Bashkimi Evropian mbetet prioritet strategjik i Republikës së Kosovës. Ai tha se qytetarët e Kosovës janë evropianë dhe përpjekjet integruese të institucioneve të vendit do të vazhdojnë pareshtur.“Kemi shumë sfida, por si institucione të Republikës së Kosovës jemi të vendosur të ecim përpara në procesin e reformave”, theksoi Veseli. Ai shtoi se fondet e IPA-s, në vlerë mbi 70 milionë euro, do jenë të fokusuara në inovacion, sistem të drejtësisë, arsim e në fusha të tjera dhe do të jenë një ndihmesë e madhe për Kosovën në proceset e saj zhvillimore dhe euro-integruese.Veseli u shpreh i bindur se Kuvendi do të miratojë projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshejeje, duke i hapur rrugë funksionalizimin të kësaj mbështetjeje.Kreu i Kuvendit tha se Kosova është krenare që e ka BE-në në krah dhe bashkë me të do të ecë drejt rrugës së integrimit.Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Danielsson, nga ana e tij, tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe njerëzve të saj. Danielsson tha se mbështetja e BE-së për Kosovën do të jetë konkrete, nëpërmjet fondeve, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e saj.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-BE, Lançohet Programi, për Reforma Ekonomike

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT