• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DHIMBJE E MALL PËR SHKRIMTARIN BUZAGAS, RIZA LAHI…

January 2, 2014 by dgreca

Elegji të P.Hysit, D.Binajt, V.Zikos, K.Taboinit e L.Xhulit;  shkrime të F.Terziut, N.Selmanit, V.Capos e R.Moisiut etj./

Nga: Prof. Murat Gecaj/publicist e studiues-Tiranë/

1.

Si zakonisht, në përurimin e librave Riza Lahi ishte gjithnjë i pranishëm. Kështu ndodhin edhe para diisa ditësh, kur mjediset e Ministrisë së Kulturës u bë përurimi i librit të gjakovares Drita Nikoliqit-Binaj, ardhur nga Novi Sad i Vojvodinës. Pas koktejit të rastit, shkuam në një lokal, aty përballë. Aty pimë kafe, së bashku me Xaken, Gurali Mejdanin dhe kolegun nga Prishtina,Salih Zogiani. Me atë buzëqeshjen e pandarë të fytyrës dhe humorin karakteristik, Rizai na i bëri mjaft të këndshme ato minuta, që i kaluam aty. Ndër të tjera, ai e kishte merak numrin e revistës, që do të përgatisnin, me tematikë jetën e rromëve të Shqipërisë. Me shaka, ai më “lavdëroi”, që e kisha mbështetur në një mesazh të tij, në Internet, që ai emër duhej shkruar me dy “r”, pra jo me një, siç e mendojnë disa. Po kështu, shoqërisht, më porositi që të përgatisja një shkrim, sa më të mire, për numrin e ri të revistës në fjalë. U ndamë përzemërsisht dhe në mendje më ka mbetur ajo buzëqeshja e tij, që gjithnjë  ia pushtonte  tërë qenjen e tij.

Por ja, që jeta qenka shpesh e pabesë dhe lajmi i ndarjes së papritur përgjithnjë nga jeta,  të kolegut e mikut tonë të mirë, shkrimtarit të njohur edhe për armën e aviacionit, Riza Lahi, na befasoi të gjithëve. Kur po i shkruaj këto radhë, sjell në kujtesë takimet tona të shpeshta, sidomos në vitet e fundit. Ato kanë qenë, sidomos, në përurimin e librave të ndryshëm, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në Ministrinë e Kulturës ose në Akademinë e Shkencave. Në këto raste, kemi biseduar bashkë edhe për planet e tij të botimeve. Kështu, Xakja më kërkoi që ta rishikoja, me kunatin tim, teknikun e aviacionit, Nikollë Zef Zhuri, në shkrim nga libri “Dinosaurët e fundit”(Tiranë, 2003), mbasi mendonte që atë ta ribotonte. Këtë porosi të tij e kryem me shumë dëshirë dhe shkrimin në fjalë ia nisa atij me e-mail, gjë për të cilën më falënderoi. Po kështu, një rast tjetër, biseduam për pilotin dëshmor Azbi Serani, me të cilin kam qenë në shkollën ushtarake dhe më tregoi se ku punonte vëllai i tij, pasi dëshiroja të shkuaja diçka për të. Më pas, përgatita një shkrim dhe ai u publikua, sidomos në disa qendra Interneti. Sigurisht, Rizait i erdhi mjaft mirë, për këtë gjë.

2.

Lajmi i dhimshëm, i trishtueshëm e i papritur, i ndarjes përgjithnjë nga familjarët dhe nga  tërë ne, i shkrimtarit Riza Lahi, pushtoi disa qendra Interneti. Kështu, disa veta i shprehën ndjenjat e tyre përmes elegjive dhe shkrimeve, si dhe me anën e mesazheve të panumërt, që ata kanë publikuar.

Ja, përpara kam mjaft krijime të kolegëve dhe miqëve të Xakes. Poeti Përparim Hysi e nisë kështu elegjinë e tij:

Oh, çfarë ke ba, more Riza Lahi?!

I ke hipë avionit, je nisë për “Parajsë?!”

A ndigjon, besa, në kor asht “ahi!”
Si lumë e le lotin tim, që të rrëshqasë…

Ndërsa Drita Nikoliqi-Binaj, me elegjinë e saj, “Si do thoshte Riza Lahi”, vajton atje, në Novoi Sad të Vojvodinës:
Njeriu e ka zemrën plagë
dhe ngrysë netët duke qarë,
kur shtyn jetën diku tjetër,
tutje nga folezë e parë.
Dhe sikur një ditë papritur
të jetë e tija gjithë bota,
do kërkojë rrugën e vjetër
– për atje, ku i ka rënë koka…

Me ndjesi të trishta, poeti i njohur lirik, Vangjush Th.Ziko (Korçë), e shprehë me vargje dhimbjen e tij, për mikun Riza Lahi:

Më mbetën sytë në qiell,

avionin tënd po kërkoj,

që rrëmbeve papritur

dhe na e le bosh

aeroportin e shpirtit.

Të qeshurën tënde na le

dhe ëndrrën e fluturimit…

Po, sikur e vazhdon këtë mendim, poeti Luan Xhuli, që nga Athina:

Flamur i shpirtit tënd të zjarrtë,

që të shpuri në qiell,

do të të zbresë prapë

në aeroportin e zemrës,

që na e le të zbrazët.

Ndërsa poetja tjetër, në Tiranë, Venka Capo shprehet me fjalë dëshpëruese:

“Ah, sa dhimbje mora! Kurrë s’e besoj, që miku im, Riza Lahi, sot nuk është mes nesh! Në një takim, që kaluam bashkë, sa njeri i këndshëm ishte, paqësor ,i dashur dhe i respektuar. Sa do më mungojnë bisedat e shakatë, që bënim, poezitë që i tregonim njër- tjetrit, për të na venë “notën” ai. I paharruar, miku im i shtrenjtë!”.

Krjuesi i njohur Kolec Traboini, i ndodhur këto ditë larg Shqipërisë, shkroi shumë vargje, në poezinë e tij me titull, “Si mund të iket kështu? (Fjalë pikëlluese për një mik)” Nga ato, po shkëpusim vetëm dy strofa:

Si mund të iket krejt kështu?
Më pyesin miqtë në Prishtinë
e Shkodër-locja e përlotur,
që sot ka humbë djalin e mirë.

Si mund të iket krejt kështu?
Pyesin të gjithë, në këtë Vit të Ri,
nuk shtyhet festa pa buzëqeshje,
buzëqeshjen që na e sillje ti!…

Dhimbjen e mallin e pashuar për kolegun e mikun e dashur dhe të paharruar, Riza Lahi e ka shprehur edhe Fatmir Terziu, në Faqen e Internetit “Fjala e Lirë”-Londër, që ai drejton. Ndër të tjera, që në fillim të shkrimit të tij, janë këto radhë:

“Miku i disa krijuesve, poeti dhe publicisti Riza Lahi është ndarë nga jeta. Dhe, kështu, njeriu që rendi pas penës vite e vite me radhë, por edhe pas yjeve si një pilot i hershëm shqiptar, sot ka një udhë, memorjeve tona… Leximi i “vetes”, nën vargun e Lahit, është një simbolikë reale. E thjeshtë, e kuptueshme, … një shportë për brezat…, ishte gjuha e Riza Lahit. E, kështu, do të mbahet mend ai, miku i pavdekshëm…”.

Me trishtim të ligjshëm shprehet edhe arsimtari, poeti e shkrimtari çam, Namik Selmani. Në një shkrim të gjatë, që ai ka publikuar, me zemër të plagosur  i thotë edhe këto fjalë: “Joo! Nuk e besoj, vërtetë, se u nda nga jeta miku ynë, shkrimtari, studiuesi, gazetari e skenaristi Riza Lahi. Thuajeni sa të doni! Si të doooooni! Vendosni çdo fjalë të shqipes, të anglishtes, të frëngjishtes diku në nekrologjitë internetike, diku në shtyllat e bulevardeve, në ndonjë kronikë televizive, aty nga fundi i lajmeve! Po, ai është mes nesh. Mjafton që të hapim një libër, një kronikë takimi dhe do ta kemi atë: sa të menduar, sa të mençur, sa gojëtar, sa hokatar. Ishte vetëvetja jonë më e mire…”.

Ndërsa, në mbyllje të këtij shkrimi, mbushur me dhimbje e mall për këtë koleg e mik tonin të veçantë, po rishkruaj fjalët e dala nga zemra, që atje përtej Oqeanit Atllantik, nga Nju Jorku. Janë nga Raimonda Moisiu, kryetare e Shoqatës së Shkrimarëve Shqiptaro-Amerikanë të Diaspporës: “Tronditet Bota e Letrave Shqipe, Tronditet Bota e Publicistikes Shqiptare, Tronditet krejt Bota Shqiptare, ne Trojet e saj:Ndahet krejt papritur nga jeta: Shkrimtari, poeti publicisti, perkthyesi i shquar, Kryemiku im,miku i tërë shqiptarëve në trojet etnike, në Diasporë, Kosovë e Çameri, Altruisti, i miri dhe i mrekullueshmi, i qeshuri e gazmori, punëtori dhe i palodhuri, aviatori që u bë shkrimtar i mbi 35 librave, Riza Lahi. Dhimbje e thellë, dëshpërim i pakufi për këtë gjëmë, për këtë pikëllim kaq të rëndë, që ai na la, në pragun e Vitit të Ri!”

Të paharruara qofshin kujtimi dhe vepra, që la pas, kolegu dhe miku ynë i dashur, Riza Lahi (janar 1950-dhjetor 2013) dhe ngushllime të sinqerta, për familjarët dhe gjithë të njohurit e shumtë të tij!

Tiranë, 2 janar 2014

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dhimbje e mall, Murat Gecaj, per Riza Lahin

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT