UN – NEW YORK : Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, është ftuar nga drejtori i përgjithshëm i Institutit për Diplomaci Kulturore (ICD) me seli në Berlin, z. Mark Donfried, të marrë pjesë në Samitin vjetor për të rinjtë në OKB, i cili zhvillon punimet paralel me sesionin e 70-të të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Në fokus të këtij samiti do të jetë përvjetori i 70-të i themelimit të OKB-së, zhvillimi i iniciativave rinore, promovimi i një ekonomie të qëndrueshme, mirëkuptimi kulturor dhe të drejtat globale të njeriut.
Samiti vjetor për rininë në Kombet e Bashkuara do të sjellë së bashku një grup ndërdisiplinor ekspertësh të njohur botërorë, personalitete të ndryshme të diplomacisë kulturore dhe të rinj aktivistë të fushave të ndryshme nga shumë vende të botës, në mënyrë që të zhvillojnë iniciativa për të promovuar ekonominë e qëndrueshme, mirëkuptimin ndërkulturor dhe të drejtat globale të njeriut. Samiti do të përfshijë një shumëllojshmëri të diskutimeve interaktive, prezantime, seminare dhe aktivitete sociale që do të mbështesin axhendën e samitit.
Kjo është hera e parë që Kosova është pjesë e këtij samiti dhe përfaqësohet nga Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën, Elvana Shala.Pjesëmarrja e Ambasadores Shala ne këtë samit është mbështetur nga IHRC dhe MKRS.
Ndërkaq, në dekleratën për këtë eveniment ambasadoria Shala shkruan se :” Fillon sot zyrtarisht punimet Samiti Vjetor për të Rinjtë në Kombet e Bashkuara në New York I cili po mbahet paralel me sesionin e 70 të të Asamblesë së përgjithshme tĕ OKB-sĕ, dhe nĕ të cilin po merr pjesë edhe Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala. Në ditën e parë të punimeve të tij samiti do të jetë në 5 pjesë të diskutimeve.
Në pjesën e parë të samitit do të diskutohet për “70 vjetorin e Kombeve të Bashkuara; me temën: Duke punuar së bashku drejt Paqes, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut, ndërtojmë besim dhe mirëkuptim “. Pjesë e panelit të diskutimeve në këtë temë do të jenë edhe:
Ambassadorja Katalin Bogay – Përfaqësuese e pêrhershme e Hungarisë në OKB)
Cristina Gallach -Nën- sekretare gjenerale për informim dhe komunikim të publikut.
Nassir Abdulaziz Al-Nasser – Përfaqësues I lartë për Aleancën e qytetêrimeve të OKB-së
István Íjgyártó -Minister I shtetit për Diplomacinë Kulturore dhe Shkencen nga Ministria e Jashtme dhe e Tregtisë së Hungarisë
José Luis Rodríguez Zapatero – Ish-kryeministër I Spanjës dhe president I bordit të ICD-së.
Heiko Thoms – zv. Pêrfaqësues I përhershëm I Gjermanisë në OKB
Mark Donfried- Drejtor Gjeneral I Institutit për Diplomaci kulturore.
Nassir Abdulaziz Al-Nasser – Përfaqësues I lartë për Aleancën e qytetêrimeve të OKB-së
István Íjgyártó -Minister I shtetit për Diplomacinë Kulturore dhe Shkencen nga Ministria e Jashtme dhe e Tregtisë së Hungarisë
José Luis Rodríguez Zapatero – Ish-kryeministër I Spanjës dhe president I bordit të ICD-së.
Heiko Thoms – zv. Pêrfaqësues I përhershëm I Gjermanisë në OKB
Mark Donfried- Drejtor Gjeneral I Institutit për Diplomaci kulturore.
Në këtë samit po marrin pjesë mbi 100 të rinjë nga vende të ndryshme të botës, diplomat, dhe aktivistë të fushave të ndryshme. Ambasadorja Elvana Shala po përfaqëson Kosovën me ftesë të drejtorit gjeneral te ICD-së z.Mark Donfried.
Samiti fillon punimet zyrtarisht ne oren 11:00 (sipas kohes lokale te New York-ut) ne seline qendrore te OKB-se.”
Në fund ambasadoria Shala sqaron se :”Për informacione të tjera në lidhje me diskutimet dhe temat e radhës që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme në këtë samit do të njoftoheni me kohë. Për foto gjatë samitit ju lutem ndiqni faqe personale timen ne facebook./Beqir SINA/