Bleta GASHI eshte zyrtarisht Perfaqesuesja e KOSOVES e cila merr pjese ne eventin e bukurise MISS EUROPEAN TOURISM 2014 qe ka filluar prej 27 Qershor dhe do te perfunson me date 06 Korrik 2014 ne Rumuni.
Shpejtim ZEJNELI Drejtor Nacional i KOSOVES ka perzgjedhur bukuroshen KOSOVARE Bleta GASHI e cila jeton dhe studion ne ZVICER.
Bleta GASHI eshte 19 vjecare, e gjate 1.74 cm dhe ka mare pjese ne MISS CYRIHU dhe ka marre titullin MISS FOTOZHENIA.
Bleta GASHI e valvit flamurin SHQIPTAR ne RUMUNI e cila eshte duke mare komplimente si FEMRA me e bukur e kesaj gare bukurie ku te gjitha kandidatet e botes dalin ne foto dhe japin komplimente bukuroshes Kosovare.
Menaxheret dhe sponsoret e ketij eventi kane komentuar ne faqet zyrtare se Bleta GASHI eshte FAVORITE per titullin MISS EUROPEAN TOURISM 2014.
Organizatoret PaulCHETCUTI ka biseduar me Bleta GASHI dhe i ka bere ftese per garen e bukurise WORLD BIKINI UNIVERSE 2014 e cila do te mbahet ne KINE prej 09-28 GUSHT 2014. Ndersa organizatorja nikoqire ka dhene komplimente se eshte nje goce e bukur dhe e sjellshme dhe ploteson kushtet e ketij eventi.
Organizatori i eventit te bukurise ne Turqi ka informuar Shpejtim ZEJNELI se Bleta GASHi eshte e ftuar ne TURQI prej 01-14 Shtator 2014.
Shoqata e Manikeneve FREEDOM nga Prizren do te perkrah ne te gjitha eventet e bukurise por veqanarisht i uron suksese Bleta GASHI ne naten finale ne RUMUNI me date 05 Korrik 2014.
Shumë kandidatë për titullin e kriminelit
Nga Skënder Blakaj*/
Në këtë numër të revistës „Albanica“ po botojmë raporte të konsujve serbë nga Prishtina, që janë vëzhgime interesante për Lidhjen „BesaBesë“ të Pejës, janar 1898, organizator dhe kryetar i së cilës ishte Hazhi Zeka, dhe e cila kishte në Pro gram mbrojtjen e trojeve shqiptare, gjegjësisht autonominë e Shqipërsië. Konsujt në raportet sekrete dërguar shefave të vet në Beograd shkruajnë se tubimi po mbahet në Arnautllëkun e trazuar dhe se „autonomia e Shqipërisë është vdekje për Serbinë“. Të shohim si shkruajnë dy prej ideologëve të Rilindjes sonë. Sami Frashëri, 1899: „Kjo Lidhje, kjo mbledhje e kjo Besë që po bëhet sot në Shqipëri , do të jenë krej’ i shpëtimit të Shqipërisë“ dhe Faik Konica, te revista e tij „Albania“, 1899, e quajti „një asamble kombëtare, që u mbajt në Shqipëri, ku u diskutua në gjuhën shqipe rreth mjeteve për mbrojtjen e truallit shq iptar, që kishte një karakter me të vërtetë kombëtar dhe do të sillte si rrjedhojë forcimin e idesë së atdheut shq iptar“. Madje, pas një rebelimi antiosman flamur i ngjashëm me atë të Vlorës ishte ngritur në Pejë që më 1905. Po botojmë poashtu edhe një Proklamatë të NDSHsë, të vitit 1946, me titull “Duam bash kimin me Shqipërinë”. Kjo organizatë u masakrua. Ashtu si shumë të tjera, deri në ditet e tashme, që kishin të njëjtin program. Tash duket më e pëlqye shme formula “Bashkohemi në Europë”. Pa sqaruar në cilin kontinent ishim deri tash. Fundja, edhe kufiri midis nesh po dobësohet. Udhët që na lid hin dhe sidomos kjo e tashmja e Kosovës, Prizren Podujevë, që na lidh me Durrësin te deti, këtë po e bëjnë tamam Udhë të Kombit, që duket se do të na çojë te synimi shekullor. Por, atmosfera aktuale politike në qendrat shqiptare po vlon nga grindjet ndërpartiake, dhe do të na vonojnë në integrimet tona dhe ato evropiane. Dozën e temperaturës e ngriti deputeti i PDKsë në Parlamentin e Kosovës, Nait Hasani, me nismën për dënimin e krimeve të komunizmit në Kosovë, titulluar “Kallëzim penal kundër ishpolitikanëve, prokurorëve dhe udbashëve”, e sidomos lista me 30 emrat e dorëzuar në Gjykatë, me zotimin se do të shtohen. Në prezentimin e parë u tha se “akuzohen për gjenocid kundër njerëzim it“ që doli se është formulë e fortë, në vend se “për krime ndaj njerëzimit”, ose “akuzohen si bashkëpu nëtorë të okupatorit”, që është formulë kërcënuese e vetë kriminelëve. U tha si argument që,gjoja kjo sortë, në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, me 10 qershor, kishin marrë vendim për bashkimin e Kosovës me Serbinë. Gabimisht u njollos kjo organizatë poli tike antijugosllave, e cila ishte poashtu viktimë e UDBës, nga kreu deri te anëtarët e thjeshtë. Ven dimin e tillë e kishte marrë “Kuvendi populluer kra hinuer i Kosovës e Metohis“, mbajtur me 10 korrik
1945, kur ishte miratuar „Rezoluta për aneksimin e Kosovës e Metohis me Serbin federale“, …“si pjesë përbase e saj”. Kryesia (Mehmet Hoxha, Xhavit Nimani etj.) ishin po ata të Bujanit, 30/31dhjetor
’431 e 2 janar 44, kur vendosen për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. As këso gabimesh, po as lista nuk mund të bëhen ngutas e me përgjithë sime e as me selektime dhe kriteret duhet të jenë të qarta. Sepse në qoftë se një pjesë e listës rrëzohet lehtë, qëllimi i mirë kthehet në të kundërten e vet vetes. Përgjithësimet e tipit masakra e Tivarit, li kuidimet në vitet 1944’48, shpërngulja me dhunë e vitit 1953, aksioni i armëve i vitit 1956 apo dhuna ndaj demonstrantëve shqiptarë me 1968 e 1981, duhen konkretizuar me dëshmi të forta. Fundja a do të futen në listë ata që i përgatiten dhe ata që i votuan ndryshimet kushtetuese në Kuven din e Kosovës më 23 mars 1989, të cilat i ngriten gjakrat e shqiptarëve që gufuan në protesta dhe mbetën me dhjetra viktima menjëherë ato ditë, kurse arroganca serbe arriti kulmin me 1999. Në atë Kuvend e shpërfilllen kërcënimin dhe votuan kundër vetëm nja dhjetë delegatë, midis të cilëve Ukë Bytyqi, i vrarë nga shqiptarët pas lufte, Me lihate Tërmkolli, Riza Lluka e ndonjë tjetër. Po çka të thuash kur shqiptari më i tërbuar proserb gjatë ferrit tonë të 1999shit është në të gjitha qeveritë e Kosovës që nga viti 2000. Azem Vllasi akuzohet për ndryshim të flamurit, në vend se për cilësimin e demonstratave si kundërrevolucionare e irreden tiste, pas të cilit vlerësim mund të ekzekutoheshin pa gjyq të gjithë ata që hynin nën kulmin e këtij vlerësimi, për përndjekjen e kuadrove të dijes e të kulturës apo për shfuqizimin e Rezolutës së Bujanit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Sepse A. Vllasi vetëm e ndryshoi pakëz flamurin, kurse delegatët e Kuvendit të tashëm të Kosovës (depu tetët ballafaqohen personalisht me votuesit, kurse këta u futen në lista nëpër biruca të partive, dhe as nuk janë legjitim me nja 27% të votave të Kosovës), prandaj në çfarë listash mund të futeshin mbasi e përbaltën dhe e hodhën fare flamurin e simbolet tjera. Kush ishte më shumë nën presion, këta apo Azem Vllasi? Edhe ata që i vërsulen kësaj nisme, me inercion komunistësh, duhet ta studiojnë për vojën e botësPragën e Lubjanën e civilizuar apo komisionet e tashme për periudhën e errët të ko munizmit në vendin që paradoksalisht quhej Re publika Demokratike e Gjermanisë, ku u vetëvra në dhjetëra pjesëtarë të policisë sekrete Stasi, ku edhe mësuesit largohen nga mësimdhënia dhe ku edhe vetë Erih Honekerin e penguan të varroset në tokën gjermane. Në Gjermani kanë shkuar larg i kanë shoshitur edhe emrat e mëdhenj që kanë qenë të afërm me strukturat shtetërore e policore, ose që e kanë hijeshuar së tepërmi ferrin komu nist të Honekerit. Një dijetare, edhe albanologe e shquar, nuk vie më as në Prishtinë. Të jetë pengesë tjetër,a nga turpi, nuk e di. Po fati i Çausheskëve të Rumanisë. E te ne qelbet dheu nga këto kërma. A ju kujtohet klithma e shkrimtarit Rexhep Hoxha në një vjershë, në kohë të rënda, ku i kërkon dheut tonë ta nxjerrë jashtë kufomën e UDBashit Enver Hoxha, dajakxhi nga Gjakova, posa të varrosur. A i trazon qindra e mijëra qytetarë të Kosovës kjo nismë, siç konstaton një analist. Mundet. Mirë, po a jetoi Kosova e tërë nën terrorin e tyre psikologjik e fizik? A është hakmarrje e revanshizëm nisma, siç e cilëson një tjetër. Mundet, pse jo. Hakmarrja është aq e ligjshme. Shiko Dhjatën e Vjetër, Kura nin a libra tjerë fetarë dhe ligjet e logjikën njerëzore në tërësi. Askush nuk e kërkon lakun e merituar për ta, por, po u shpërblyen këta me poste push tetore, siç po ndodh edhe aktualisht për këtë dorë të zgjatur të Beogradit, a nuk ju duket se jemi nën tutelën e Serbisë, se skllavëria vazhdon e se këto duar të zgjatura na gulfatin. Dihet që as në terrin komunist të gjitha macet nuk janë të zeza. E thamë që nisiatorët duhet të ruhen nga ky përgjithësim. Edhe një pyetje rreth këtij hutimimos i trembi N. Hasani edhe shokët e bashkëluftëtarët e vet? Kujt i tremben tash që nuk e përkrahinbiografive, për katësisë së vet ideologjike që nuk duan ta dënojnë apo nismës pa sistem e qasjes së lehtë kësaj çështje je kaq komplekse?. Njëmend duhen mekanizma shtetëror për punë sa më studioze. Pikërisht shokët e tij janë zyrtarë shtetëror në shumë nivele dhe mund të vëjnë më shumë rend në këtë nismë.
Një pyetje gërgatëse nuk më lë rehat si është e mundur që të apostrofuarit në listë, pos ndonjë banese, nuk u lanë pasardhësve pothuaj asgjë. Ishin dembelë? Se tash nuk ka zyrtarë paksa në pozitë, të ardhur para 45 vjetëve me opinga në Prishtinë, të vye shëm e me ritëm të sforcuar të punës, të mos kenë bërë pallate, lokale e biznese, e madje edhe “zonjat” e fëmijët e tyre të mos kenë nga një xhip tepër luksoz. Prandaj lista me 168 zyrtarë të dorëzuar gjykat ave, mund të jetë ndonjë gabim a xhelozi e Agjensionit Antikorrupsion, se ndryshe do të duhej të përfshiheshin disi në listën e kri meve kundër njerëzimit. Këta djem kaq të vyeshëm, o Zot!?
Kur po i shkruaj këto radhë kam para vetes shumë libra e kopje dokumentesh rezoluta për Kosovën, dëshmi të hetimeve, aktakuza e aktgjykime të rënda, deklarata për vep rimtarinë e armiqve që do të likuidohen, nënshkruar nga kriminel si Nazmi Kursani, disa dokumente personale etj, dhe të gjitha të disponushme në arkivat tona. Po i përcjell lexuesit tri procesverbale shënuar në ven din e ekzekutimit të të dënuarve me vdekje, botuar me faksimile edhe në revistën “Al banica” nr. 85, dhjetor 2008, me titullin “Kur do të dënohen krimet e komunizmit”. Për këto dokumente do të duhej shënuar – u ndalo hen të miturëve dhe shtatzënave, aq tmerr ka në to. Një aktvendim i Gjyqit të Qarkut në Prizren me të cilin, me 25 shtator 1945, Halim Spahiun dhe 5 të tjerë i dënon me vdekje pushkatim. Gazeta “Rilindja” e datës 14 shkurt 1946, ndër të tjera shkrua nte: ”U pushkatuan Halim Spahija, Tahir Deda, Rifat Krasniqi, Kajtaz Ramadani dhe Rexhep Kabashiorganizatorë të organizatës profashiste “Komiteti nacional demokratik”, e cila pregadiste kryengritje të armatosun kundra pushtetit popullor”.
Po nxjerr vetëm titujt edhe të dy dokume nteve, që janë (serbisht) me shkronja të më dha: “PROCESVERBAL/ I KRYERJES SË EKZEKUTIMIT ME VDEKJE TË TË DËNU ARVE MARIE SHLLAKU, BERNARD LLU PI, KOLË PARUBI DHE GJERGJ MARTINI, MË 24. XI. 1946, në vendin e ngjarjes “. Këta të dënuar me vdekje pushkatim nga Gjyqi i Qarkut në Prizren me 15 korrik 1946, dhe pas refuzimit të faljes edhe nga J.B.Tito, në mbrëmje u kumtohet që të përgatiten dhe të nesërmen , me 24 nëntor , kur mjeku kon staton se janë të shëndoshë, një njësit i “mi licisë popullore”, në orën 6.30 shtin në ta me batare pushkësh “mbasi paraprakisht ishin vendosur buzë gropës së përbashkët tashmë të hapur”. Dhe dokumenti tjetër (serbisht): “PROCESVERBALI I EKZEKUTIMIT TË DËNIMIT ME VDEKJE TË TË DËNUARVE UKË SADIKU, AJET GËRGURI, GJON SERREÇI DHE OSMAN BUNJAKU, i për piluar më 31 gusht 1947, në vend të ngjarjes. “ Procedura e ekzekutimit e ngjashme si më lartë. Le të përkujtojmë që këtyre akteve të egra u paraprinte një fushatë politike nëpër tubime. “Rilindja”, datë 1 maj 1947, autor Asllan Fazlija, shkruante: ”Mbështetjen kryesore për krimet e veta e kanë pasë tek çetnikët, monarkofashistët grekë dhe reakcioni i jashtëm”. Ali Shukriu e të tjerë që dihen, ishin proku rorë e gjykatës, kurse këtu po shënojmë ekzekutuesit e dënimeve: njësite të “milicisë popullore”, (merreni me mend po ta shtynte ndërgjegjja ndonjërin e të paraqitej, nëse është gjallë ndonjë); Sadri Doçi, Ndihmës i Prokurorit Publik për Kosmet, merr pjesë në të tri gjykimet dhe ekzekutimet, Gligorije Sharanoviq, i Punëve të Brendshme të Ser bisë, në të tri ekzekutimet, Mjeku i Qarkut Luçiano Matroni, italian i mbetur në Priz ren, të cilin shqiptarët e deshtën si të vetin, merr pjesë në dy ekz.,Njazi Maloku, Shef i Sektorit të Punëve të Brendshme, në dy të parat; Hashim Mustafa, Shef i Seksionit të Punëve të Brendshme dhe Mjeku i Rrethit, dr. Vaso Jovanoviq, marrin pjesë në ekze kutimin e tretë të përmendur këtu. Pjesë e dënimit ishte edhe “T’i paguajnë shpenzimet e ekzekutimit sipas kostos së tyre”. Prandaj, le ta thërrasin ndërgjegjën dhe le të mos re agojnë idhshëm pasardhësit e kriminelëve të këtillë, dhe ata që kanë jetuar në flladin e strehës së madhe të jugosllavizmit! Fundja, nuk është keq ta kuptojnë se i kanë përkëd helur duar të përgjakura.
Tash diçka personale. Te libri “I izoluar“ (Koha, 2009) në listën me 253 emra, pashë se mungojnë edhe shumë të tjerë, nga të cilët disa i njoh personalisht. Ndër ta edhe unë vetë. Në parathënien e Rexhep Ismajlit, izolant i shkallmuar dhe Kryetar i pastajmë i Akademisë së Shkencave të Kosovës , thuhet se mund të jenë ndoshta 500 sish.Po kjo mungesë nuk ia ul vlerën botimit dhe dëshmive tronditëse që japin izolantët për dhunën tmerruese të ushtruar mbi ta. (Në Hyrje janë edhe tekstet e Gazmend Zajmit dhe të Adem Demaçit). Po, me sa zell morën pjesë shqiptarët në këtë krim? R.Ismajli :“ Izolimi ishte kamp përqendrimi, gulag, holocaust, praktika më e shëmtuar e ndësh kimit kolektiv të njerëzve që kishin shpi kur dy sistemet më tragjike të despocisë të sh.20, nazizni dhe komunizmi.” As nga përpiluesit e librit nuk janë sqaruar as as pektet juridike , shkruan Ismajli, as të tjera, po as “shkaqet e vërteta të izolimit pikërisht të njerëzve të caktuar”, dhe vazhdon “ Në rraf shin e strukturave shtetërore, ashtu siç e ka thënë Demaçi në parathënie, izolimi flet për “bashkëpunimin e mjerë të parazitëve të Kosovës e të Serbisë”, thënë ndryshe për kolabora cionizmin e shtresës sunduese kosovare… Askush nga përgjegjësit e instancave të për mendura, edhe pse të gjithë shqiptarë, asnjëherë nuk u desolidarizua me këtë akt të shëmtuar as pas publikimit dhe dënimit të tij nga bota, së paku me një dorëheqje simbolike”. Kisha bërë shkrime, kulturë e shumë seriale dokumen tare në TV, teatër, skenar filmi dhe njihesha në Kosovë. Më mshelen me 11 maj 1981 dhe më liruan me 26 korrik të atij viti. Plot 77 ditë të tmerrit, dhe ku di sa orë e sa minuta. Dhe deri me rënien e komunizmit më janë hequr të gjitha të drejtat dhe liritë qytetare: e drejta e botimit, e drejta e udhtëimit, e dre jta e ushtrimit të profesionit ( deri pas rënies së komunizmit), shumë gjatë edhe e drejta për çfarëdo pune. Familja, e tëra në ankth.
Pas disa vitesh më kthyen në RTK, lektor përkthyes në shërbimin financiar (!), që të jem larg objektit ku përgatitej programi, më thanë.Të gjitha dokumentet do të jenë pjesë e një libri që do ta nxjerr shpejt. Por një dokument këtu është i domosdoshëm. Që të mbetem mëtutje në izolim, në burg të Prishtinës, vendos jo Sekretariati i Punëve të Brendshme a ndonjë gjykatë, po drejt Këshilli Ekzekutiv i KSA të Kosovës, pra Qeveria e Kosovës.
“Këshilli Ekzekutiv I Kuvendit të KSA të
Kosovës, në mbledhjen e vet të mbajtur më 21
maj 1981, duke vendosur sipas ankesës së Sk
ender Blakajt të paraqitur kundër aktvendimit
të Sekretarit Krahinor të Punëve të Brendshme
nr.81/1 të dt. 11 .V. 1981, muar këtë AKTVEN
DIM / Ankesa e Skender Blakajt e paraqitur
kundër aktvendimit të Sekretarit Krahinor të Pu
nëve të Brendshme nr. 81/1 të datës 11.V. 1981,
REFUZOHET./ Arsyetim/ Me aktvendimin e
sekretarit Krahinor të Punëve të Brendshme
nr 81/1 ndaj Skender Blakajt është urdhëruar
masa e qëndrimit në vend të caktuar për shkak
të dyshimit me bazë se veprimtarinë e vet do të
mund ta orientojë në rrezikumin e rendit pub
lik. / Kundër këtij aktvendimi i përmenduri ka
paraqitur ankesën me kohë. Në ankesë thekëson
se është i vetëdijshëm për situatën që është kri
juar porse nuk është fajtor, se gjithnjë ka punuar
me ndërgjegje në afirmimin e vlerave të krijuara
në Kosovë dhe në ndriçimin e ngjarjeve histor
ike duke përfshirë këtu edhe ngjarjet nga LNÇ
a. Lutet që aktvendimi i atakuar të anulohet. /
Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të KSA të Kosovës
si organ i autorizuar në pajtim me nenin 47 para
grafin 4 të Ligjit mbi punët e brendhsme shqyrtoi
ankesën dhe konstatoi se kjo nuk është me bazë.
/ Sekretari Krahinor i Punëve të Brendshme
me rastin e marrjes së aktvendimit të atakuar
ka shqyrtuar sjelljen e deritashme të paraqitësit
të ankesës dhe nga kjo sjellje ka konstatuar se
ekziston dyshimi me bazë që ky veprimtarinë e
vet do të mund ta orientojë në rrezikimin e ren
dit publik, prandaj me qëllim të eleminimit të
rrethanave të jashtëzakonshme dhe të mbrojtjes
së rendit public nga rrezikimi, ka marrë aktven
dimin e atakuar. Me vlerësimin e paraqitur në
aktvendimin e shkallës së parë është pajtuar edhe
Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të KSA të Kosovës
dhe për këto shkaqe edhe është vendosur si në dis
pozitiv të këtij aktvendimi.
Dërguar: Paraqitësit të ankesës, dhe –Sekr.Krah.
të Punëve të Brendshme
Vula e KE të KSA të Kosovës
dhe: SEKRETARI I KËSHILLIT EKZEKU
TIV TË KUVENDIT TË KSA TË KOSOVËS,
Arsllan Baruti (dhe nënshkrimi)”.
Dihet kush ishin këso kohe kreu dhe anë tarët e Qeverisë së Kosovës, dhe të tjerët në këtë zinxhir. Na dorëzuan udbashëve të cilët normë profesionale e kishin sa armiq i mbyllin e sa dajakë i japin kujt. Sa do të ishte e ndershme të paraqiten qever itarët dhe të mos na kërkojnë falje cinike, por ta pranojnë se ishin butakë nga të cilët i digjej shpirti Kosovës së mjerë!
Megjithatë, shqiptarët torturojnë e të vrasin, por nuk ka rrezik se i vret ndërgjegjja.
- E falenderojme z. Blakaj qe pati miresine ta dergonte kete artikull per Diellin