• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rusia sfidon orientimin pro-perëndimor të Kosovës

November 4, 2017 by dgreca

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin gjithëpërfshirës që flet në lidhje me “Ndërhyrjen e Rusisë në Kosovë”, duke shtruar edhe pyetjet “si dhe pse”. Autori, Pëllumb Kallaba, sipas një hyrjeje përmbledhëse të publikuar për media nga QKSS, ka shpjeguar se raporti është hartuar me qëllim të ofrimit të një analize të thukët për një çështje të rëndësisë së veçantë për Kosovën, siç është prania ruse dhe ndikimi i saj për zhvillimet ndërkombëtare të vendit.

Hulumtimi konstaton se Kosova është e ekspozuar ndaj një fushate të gjerë ndikimi në rritje të ndërhyrjes ruse kundër modelit të shtet-ndërtimit perëndimor dhe vlerave të tij demokratike, veçanërisht që nga viti 2008.

Shumë instrumente subversive dhe jo-ushtarake do të vazhdojnë të përdoren kundër karakterit multietnik të Kosovës, me qëllim që të krijohen pretekste për një shtet të dështuar si dhe të rritet separatizmi lokal brenda komunitetit serb në komunat veriore. Raporti synon të de-konstruktojë sjelljen e politikës së jashtme ruse në mënyrë kronologjike, sidomos që nga vizita e parë e Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin në Kosovë më 17 Qershor 2001 bërë kontingjentit ushtarak rus.

Po ashtu, hapësirë të theksuar i është kushtuar vendimit për sanksione të Qeverisë të Kosovës ndaj Rusisë më 2014, vendim ky i pa-azhurnuar tutje në raport me harmonizimin e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së. Rrjedhimisht, sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë rezultuar të jenë efektive pasi që subjektet ekonomike ruse të sanksionuara, por prezentë në Serbi dhe rajon, kryesisht duke përfshirë produktet e naftës, vazhdojnë të funksionojnë ende në tregun e Kosovës. QKSS konstaton se Bashkimi Evropian nuk e ka trajtuar Kosovën në mënyrë të barabartë si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e harmonizimit dhe vendosjes së sanksioneve ndaj subjekteve ekonomike dhe autoriteteve politike të Federatës Ruse.

Po ashtu, gjatë periudhës janar-korrik 2017, niveli i mallrave ruse të importuara në Kosovë tejkalon shumën prej 10 milionë euro, ndërsa shifrat e eksportit të Kosovës drejt Rusisë mbeten zero. Kjo asimetri negative dëshmohet edhe në aspektin e hyrje/daljeve të qytetarëve rusë. Sipas hulumtimit, më shumë se 1000 qytetarë rusë vizitojnë Kosovën çdo vit, ndërsa qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Rusi për shkak të refuzimit të menjëhershëm të pasaportave.

Raporti ka nënvizuar paradoksin që regjimi i vizave të Kosovës i privilegjon mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit rus nën kategorinë e veçantë të përjashtuar nga kërkesat për viza. Bartësve përkatës u lejohet të hyjnë, të kalojnë ose të qëndrojnë deri në 15 ditë në territorin e Kosovës. QKSS thekson se ky “lehtësim” përbën shqetësim të sigurisë nacionale për Kosovën prandaj një amendamentim i regjimit të vizave është i domosdoshëm.

Ndërsa, numri i qytetarëve rusë që vizitojnë Kosovën rritet, roli aktual i Rusisë në Kosovë, përveç bllokadave në nivel ndërkombëtar, është treguar më së miri në kontekstin e komunave veriore: lidhjet midis partive politike nga komuniteti serb dhe partia politike Rusia e Bashkuar e presidentit Putin janë vazhdimisht në zhvillim, ndërsa krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe mund të paraqesë terren të ri për një angazhim më të fortë rus për të nxitur separatizmin lokal serb në Kosovë. Raporti ka theksuar se faktori fetar paraqet një element të rëndësishëm për ndikimin rus përmes Kishës Ortodokse Serbe. Me mbështetjen politike dhënë institucioneve fetare, Rusia kërkon të ruajë dhe të rrisë një prani të fortë emocionale në mesin e komunitetit serb në Kosovë.

Një mural në Mitrovicën e Veriut

Një mural në Mitrovicën e Veriut

Mungesa e kontrollit të duhur financiar në raport me buxhetin e Kishës Ortodokse Serbe krijon mundësi për një agjendë përçarëse dhe një keqpërdorim potencial të këtij hendeku institucional, në interes të angazhimit të Rusisë dhe forcimit të ndikimit të tyre të mundshëm në Kosovë.

Fabrikimi i lajmeve të pa-vërteta (fake news) përmes përfaqësive mediale ruse në Serbi dhe rajon në raport me Kosovën paraqet një sfidë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Raporti konstaton se një prani mediale pro-ruse në Serbi është një kartë e rëndësishme në përhapjen e propagandës midis serbëve të Kosovës, duke përfshirë Sputnik dhe Russia Today.

Në anën tjetër, pozicioni i ashtuquajtur neutral i Serbisë ndaj anëtarësimit në NATO, së bashku me perceptimin negativ të publikut në Serbi për aleancën ushtarake perëndimore, mbetet një shqetësim serioz për perspektivën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. Operimi enigmatik i të ashtuquajturës Qendra Humanitare Ruso-Serbe me qendër në Nish nga viti 2011, krahas stërvitjeve ushtarake në rritje dhe investimeve midis dy vendeve, duhet të konsiderohet si një kërcënim afatgjatë i sigurisë jo vetëm për Kosovën por edhe për vendet fqinje.

Për fund, raporti konstaton se institucionet qendrore të Kosovës nuk janë të pajisura siç duhet për të parandaluar penetrimin hibrid rus nëpërmjet instrumenteve ekonomike dhe politike që synojnë të ndikojnë në politikat e saj në Kosovë, dhe për më tepër nuk ka vetëdije institucionale të mjaftueshme për të ndjekur dhe kuptuar interesat ruse në rajon. Kosova nuk ka strategji të qëndrueshme sesi të adresojë sfidat në raport me marrëdhëniet diplomatike bilaterale dhe multilaterale me Rusinë. Vlen të theksohet se raporti i QKSS ka adresuar një sërë rekomandimesh të përgjithshme të cilat duhet të trajtohen nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian, shoqëria civile, media dhe komuniteti i biznesit.(Kortezi Zijadin Gashi RFL)

Filed Under: Analiza Tagged With: Kosove, PERËNDIMIN, Rusia sfidon

EKSODËT E VLORËS OSE ËNDRRA PËR NJË TROLL TË RI, PERËNDIMIN E SHPRESËS

December 26, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.Pamja e shfaqur në portin detar të Vlorës tregoi një miniskenë të eksodeve masive, që ngjanë në qytetin jugor buzë detit në fillim të viteve ’90.Skemë mashtrimi njëqind për qind dhe madje tipike e atyre të mëparshme .Unë besojë sikurse këta eksodistët e fundit ,kanë besuar në një ëndërr të kahershme, andra për Perëndimin ,atje ku punohet ndërsa jeta gëzohet si njeri ,mirëpo që kthehet çuditërisht në të madhin mashtrim, nga ku lindja e tij vjen nga krahinat e varfra dhe më tej zgjatet drejt portit jugor,që lidh tokën tonë me detin .Një gjë na bëri përshtypje të thellë. Cila është arsyeja, përse gjithë këta fakirë me çanta ,fëmijë,plaçka,valixhe,para dhe gjithçka që i dihet një mërgimi modern nxitojnë për të marrë rrugët e kurbetit?
2.

Gjiri i Vlorës është thinjur nga eksodët e pas viteve ’90.Ndryshe ka ngjarë shekujë më parë,eksodistët të tjerë drejtoheshin bash në këtë gji për tu strehuar.Dr. Ana Kohen ka shtruar vite më parë një pyetje të thjeshtë :A mund të ngrihej një monument ,përmendore në brigje, pranë humbëtirës së madhe ujore të Gjrit të Vlorës ,për të përndjekurit e Mesdheut,për hebrenjtë e ikur nga Spanja në valën e përndjekjeve të vitit 1492,ku nën vrazhdësinë e kohës ishte kërkuar ikja e madhe e përgjithmonë.Nga versioni historik mësohet se :ata kishin lënë brigjet me pikëllimin,që u ndihej në shpirt dhe si udhërrëfyes kishin tokën ku gjendej edhe Gjiri i Vlorës

3.

Këto miniskena eksodi na rikthyen ndër ato kohëra. Asokohe ishte kështu?
Limiti kohor.Kanë kapërcyer njëzet vjet.Por në qiellin e shpirtit tim,nuk janë zhdukur retë e bardha.
Humbëtirë e madhe ujore. Qyteti në këmbët e tij,llapashitej nën kapotën ushtarake ,të kohës. Njerëzit e ngritur me sytë e përgjumur nën cigrimën e atij dimri,kërkonin rishtazi një copë truall të ri.Ishte Mars,’91. Regjistrohet kohë e ftohtë,në të gjitha buletinet metrologjie. Frymorja e përditshmërisë së qytetit ishte shtuar.
Copëra nga bisedat,që ndeshje në rrugë:Kanë filluar të nisen anije për në Itali…
-Tre nga ato kanë kaptuar mezokanalin. S’duhet besuar ende,këta të vrasin. Është vrarë.B… e kanë gjuajtur,sapo u nis …
Të shtëna armësh,që lëmonin e kafshonin muzgjet ishin reflekse,që shquheshin ndër më të shumtit e kohës.
Nga versioni i asaj dite marsi kemi këtë rrëfim:Portin e vogël e kishin “mësyrë”,refugjatët,të strehuar në një çast vetmie në atë marramendje dhe rrëmujë të përgjithshme,ishin rrëmbyer motopeshkatore dhe ndonjë transportues tjetër detar. Tre ditët e para bilanci,që bëhej në kapiterinë e portit:”Rrëmbimi i mjeteve detare ishte kryer me brutalitet nga refugjatët eksodistë,të përbërë nga turma të mëdha:”Si të veprojmë-Stop”.
Nën vrazhdësinë e kohës ishte kërkuar çarja e madhe e përgjithmonë. Ata kishin lënë brigjet me pikëllimin,që u ndihej në shpirt dhe si udhërrëfyes kishin tokën e premtuar në perëndim. Ndërkohë,nga zyrat e larta të shtetit mbrinin me togje mesazhet:”Mos i lini të ikin,përdorni edhe armët.”
Të nesërmen :’I lini të ikin,se kemi zgjedhjet, përpara”.Togjet e zjarrit ndrisnin si yje,ato net marsi të ftohta me acar.
4.
Pjesa tjetër e rrëfimit.
Porti i Vlorës. Qyteti jetonte me shpirtin tek deti. Dhe sa më lart,sa më i fuqishëm bëhej përgjërimi i nënave për djemtë,që iknin e iknin si kurrë ndonjëherë,aq më tepër vala eksodistëve trefishohej. Ishte e vetmja shpresë.
Tre motopeshkatoret e para të ngarkuara me një dendësi të atillë,sa për një kokër mollë nuk kishte vend,kapën bregun përtej mezokanalit. Lajmet e para se kishin mbritur e dha RAIUNO,RAIDUE,pothuajse tërë ditën.
-Si ka qenë deti ?Pothuajse i tërbuar.
-A kishte të vrarë,vetëm një. Ishte vrarë4 Mars ’91.Rimorkatori i vjetër,tre ditë ngarkuar,sakaq nuk kishte pëllëmbë në dysheme dhe ata,që mbeten,hipën sipër tyre. Turmat e mëdha prisnin,përtej,largoheshin veç në mesnatë. Qyteti nuk ndjente gjumë. Sytë e tij ,rridhnin lot të patharë. Rimorkatori ishte në listën e të rrëmbyerve. Rrugën e aventurës e mori në muzg,mbasi kishte pritur tre ditë,ngjeshur në bankinë,shtrirë për të marrë një sy gjumë .Firoma e njërit përfundonte në faqen e tjetrit,që kishte tre ditë pa vënë brisk. Në ritmin e kësaj frymëmarrje,qielli ishte mbyllur pus dhe nata e ftohtë,acar,që të thante.Kohë e mardhur,palcë dimri me erë ujqërish deti.Motorët e rimorkiatorit të vjetër,prisnin si më thikë hepimin e ujit,që formonte hinkën.Diku ai gulçonte,ecte përpara. Përballë një sprove të këtillë, drejt ëndrrës së tokës së premtuar,në shpirtin e tyre ishte akumuluar dhimbja,që kishin pësuar atje,të pakrahë,të pa shpresë,të humbur dhe dhuna që vinte me një intensitet perfid,që gërryente dhe përmbyste themelet. Ishte erë e ftohtë,therëse e marsit ’91,që gryeu definitivisht themelet e atij regjimi. Ata,përpara kishin shpresën.,vezullimi i dritave u ngjante me atë vegim magjik,në atë llahtari dhe në çast ,çehrja u ndëronte. Shumica,të rinj,me shpirte të pastër,dhe të virgjër.Në rimorkiator,hera-herës,thyhej heshtja.U duk sikur,bryma e natës i mbuloi vezullimin e ëndrrës së tyre.Rimorkiatori çapiste thellë ujërat e kripura.Kishin mbështetur kokat në supet e tjetrit,në të njëjtin kohë.Pak përpara mesnatës,kur po afroheshin ujërave teritoriale.V.H,kishte lënë bukën me ullinj në dysheme. Djaloshi,ka braktisur vendin dhe nga marramendja ka shkuar tek tubot anësore,ka hedhur duart,por ah të atilla,atje s’kishte.Ka rënë në detin- shkumë.Ka humbur në çast në hapësirë-zbrasti. Eshtë,çarë qielli,nga britma e tij e vetme. Oh !!!Era,qe ndalur papritur,qielli pus.
-Ka rënë një njeri në det.Ndalojeni,për atë Zot,ç’bëhet ?
Rimorkiatori mbasi ka ecur disa milje është kthyer ka shkuar ta gjejë gjurmët ndaj mesnatën e trishtuar,të zymtë e të pistë .Ekzagjirisht ka ndodhur kështu. Gjurmët e djaloshit i kishte kafshuar deti.Mbas tij është hedhur në det një ushtar,për të shpëtuar,por deti i tmerrshëm i ka përpirë të dy. Përkund gjurmë të dy jetëve s’u gjendën. I ranë kryq e tërthor. vendit,por atje mbretëronte deti pus dhe heshtje e rëndë,thellësia dhe era që,nisi vrullshëm me të fshikulluar.Në rimorkiator,gjendja,qe e grishtë. Duke u torturuar nga dhimbja pa pasur kujt t’ja rrëfenin veç vetes fatkeqësinë e tyre,ata nuk mund të duronin dot dëshirën,që kishin për të derdhur lot. Ora,mesnatën kishte kapërcyer. Sorollatja në det u kushtoi edhe jetën .Ndërkohë,nga ana e përtejme rimorkiatori,që kishte ecur kuturi është qëlluar me top nga marina jugosllave,që u hakërrohej djelmoshave,përse këta shqiptar e braktisnin socializmin .Torua humbur nga paniku ,nuk e kishin marrë dot vesh se për ku udhëtonte rimorkiatori i vjetruar,kur ata ende të marrosur gati po ngrinin së ftohti. Në kuesturën italiane është marrë vesh fatkeqësia .Një helikopter i karabinierisë ka fluturuar,në vendin e ndodhjes,kur era kishte pushuar,deti ishte i qetë dhe dita e zymtë. Helikopteri ka kërkuar disa orë,kur ka mbritur, përfundimi ishte i parë:”Asgjë e re.”Ekspertët kanë konkluduar se në vendin e mbytjes,nuk u gjet asnjë gjurmë. Në këto ujera,ka rryma thithëse të fuqishme .Kishin bërë,ç’është e mundur,por rezultati kishte dalur negativ. Gjurmët e tyre nuk u gjetën .Si kudo,familja,atë dimër e kërkuan zyrave të kryqit të kuq,nëpër ministri për tu lidhur me shtetet fqinje,për të gjetur të paktën kufomën,por shurdhëria e shtetit dhe burokratëve ishte memece .Krejt lakuriqe përgjigjet:
-Mos iknin,çu duhej atje ja ku e kishin socializmin.!”
Kështu ëndrra për një troll të ri, perëndimin e shpresës,mbeti dhimbje,mbeti kujtim i shndërruar tash në rrëfim. Për ata,që si varr u mbeti deti,streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, ëndrra, frika, dhe vdekja në fund. Kështu,kujtimet e dhjetëra shqiptarëve,që i mori deti,vijnë tek ne dhe mbijnë përherë të reja në tokën e shpirtit tonë. Gazetarja O. Hila ne librin e pare me poezi detit,do ti thoshte germe për germe kështu:”Deti ua lau qefinët e vdekjes, i mbështolli deti, i mbuloi në krahët e tij,në fundin e tij,dhe nga dhimbja gërryhen brigjet ngadalë,derisa të treten deri sa të mos mbetet asnjë dëshmitar okular,që të dëshmoj,kundër detit,absolutisht. Ja njohim fajet detit sigurisht,prandaj mbi të rëndojnë fajet e krimit sigurisht.

Filed Under: ESSE Tagged With: E SHPRESËS, EKSODËT E VLORËS, Gezim Llojdia, OSE ËNDRRA, PËR NJË TROLL TË RI, PERËNDIMIN

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT