Ka edhe nga ata që mburren me rolin kaluar të persekutuesit. Prandaj tjetri ndjehet i persekutuar/
Nga Astrit Lulushi/
Persekutimi është sëmundje, përndjekje në çdo qelizë, keqtrajtim i vazhdueshëm i njeriut ndaj njeriut (luftë brenda llojit), frikë e dhimbje.
Pavaresisht sesi quhet, persekutimi, ka të njëjtin stil kapërcimi të viktimave. Edhe atë që nuk e prek, i lë dhimbjen e frikës. Kështu, njeriu ikën, lë vendin, për një strehë në vend tjetër, dhe aty gjen tolerancë dhe bëhet tolerant. Toleranca, ka thënë John F. Kennedy, nuk nënkupton mungesë angazhimi për besimet e veta. Përkundrazi, toleranca dënon persekutimin e të tjerëve. Harroi persekutuesit, por mos harro emrat e tyre, thotë ai.
Por si harrohen emrat? E çuditëshme duket, paradoksale, por emrat jetojnë pikërisht kur harrohen, kur të tjerët tuten, tkurren, tërhiqen dhe u lenë vend atyre. Dhe këta, të unët, siç janë, tani më të liq, sepse mundohen të fshehin egërsinë e tyre, disa ndryshojnë vetëm një shkronjë të emrit, marrin pamje tjetër, dhe dalin në krye si figurë nga me të pastrat.
Ka edhe nga ata që mburren me rolin kaluar të persekutuesit. Prandaj tjetri ndjehet i persekutuar.