• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përfaqësues të qeverisë së Kosovës në një forum në Beograd

May 30, 2016 by dgreca

-Forum në vazhdën e aktiviteteve, të cilat ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për integrim euroatlantik/

-Zogaj-Gashi: Këmbimi i përvojave inkurajon bashkëpunimin ekonomik bilateral/

PRISHTINË, 30 Maj 2016/ Përfaqësues të qeverisë së Kosovës, zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi së bashku me zëvendësministrin e Administrimit të Pushteti Lokal dhe njëherit këshilltar i Kryeministrit për Komunitet, Bajram Gecaj, morën pjesë në forumin “Fuqizimi i grave ndërmarrëse në promovimin e biznesit mes Kosovës dhe Serbisë”, i cili u zhvillua në Beograd, kryeqytet i Serbisë.Në konferencë ishin të pranishëm ishin Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe, përfaqësues të Zyrave Ndërlidhëse të Kosovës dhe Serbisë, mbi 80 biznese të grave nga dy vendet, Oda Ekonomike të Serbisë dhe përfaqësues nga organizatat joqeveritare.

Me këtë rast zëvendësministrja kosovare, sipas njoftimit të dërguar sot, vuri theksin në rëndësinë që ka shkëmbimi i përvojave dhe inkurajimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.  “Na takon ne si institucione të punojmë se bashku me odat ekonomike, komunitetin e biznesit, forume të tilla si ky që jemi mbledhur sot, të gjitha kjo për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë, si dy vende, e ardhmja e të cilave është vetëm Bashkimi Evropian”, u shpreh Zogaj-Gashi.
Më tej ajo përmendi reformat që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës për të lehtësuar  ambientin biznesor, arritjet dhe sfidat, duke theksuar se hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim Asociimit, ka krijuar një momentum të ri, një stabilitet ekonomik dhe politik.
Sipas saj, tanimë kompanitë vendore prodhuese dhe shërbyese do të kenë mundësi që Produktet ‘Made in Kosova’ t’i eksportojnë dhe të hyjnë në tregun e Bashkimit Evropian pa ndonjë barrierë, që përbëhet nga më shumë se 508 milionë konsumatorë. Brenda kësaj axhende parashihen intensifikimi i bashkëpunimit rajonal, liria e lëvizjes së mallrave, shërbimeve të punës dhe kapitalit.
Zëvendësministrja kosovare e Zhvillimit Ekonomik ka vënë në pah reformën fiskale, ligjin për fondin mbi garantimin e kredive për biznese, ndërtimin dhe rregullimin e infrastrukturës fizike të zonave ekonomike, përmirësimin dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, ndërtimin e  Termocentralit Kosova e Re, që pritet të nis vitin tjetër,  me vlerë prej mbi një miliardë euro.“Sot, si rezultat i bashkëpunimit të grave ndërmarrëse, shohim funksionimin e Forumit të grave ndërmarrëse nga Kosova dhe Serbia, i cili ka arritur mbi 250 biznese të grave të jenë pjesë e kësaj strukture dhe e cila shërben si kontribut në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në mjedisin e biznesit. Duhet të inkurajojmë odat ekonomike ta fuqizojnë Forumin dhe promovimin e punës së tyre duke i ndihmuar ata në komunikimin me komunitetet e tyre përkatëse të grave në biznes dhe në përhapjen e informacionit për biznese-konkrete dhe të marrëveshjeve të tregtisë të lidhura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE”, përfundoi zëvendësministrja Zogaj-Gashi.

Ndryshe, ky forum hyn në vazhdën e aktiviteteve, të cilat ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për integrim euroatlantik të të dyja vendeve.Forumi është organizuar nga Demokraci për Zhvillim (D4D), TransConflict e financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd.

Filed Under: Featured Tagged With: ne forumin e Beogradit, Perfaqesuesit e Kosoves

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT