U PËRKUJTUA NGA KOMUNITETI SHQIPTAR DHE VATRA MITHAT FRASHËRI NË DITËN E LINDJES/
Të shtunën me 24 Mars 2018 në mesditë në varrezat Ferncliff në Hartsdale, New York, nën drejtimin e Pëllumb Lamaj, Komuniteti shqiptar dhe Vatra kanë përkujtuar dhe nderuar Mithat Frashërin, në 138 vjetorin e Lindjes.
Fillimisht është vendosur një Kurorë me lule, duke nderuar shërbestarin dhe udhëheqësin e Kombit, Mithat Frashëri.
Më pas nën tingujt e Hymnit Kombëtar është mbajtë dhe një minut heshtje.
Për jetën dhe veprimtarinë e Mithat Frashërit ka folë Pëllumb Lamaj, i cili prej kohëardhjes në SHBA e në vazhdimësi ka qenë organizator i veprimtarive kushtuar birit të shquar të Kombit, Mithat Frashëri. Nderim për veprën e Mithat Frashërit ka folë Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, Dr.Ilir Hysa, Endri Mergjyshi, z.Marjan Cubi, z.Zef Balaj, Lek Përlleshi, z.Asllan Bushati, z.Bajram Doka, z.Haxhi Dauti, Dalip Greca, editor i Diellit. Folësit dhe pjesmarrësit përfaqësonin Shqipërinë Etnike : Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Çamëri.
Veprimtaria u filmua nga Qemal Zylo, Televizioni Alba Life.Më pas pjesmarrësit bënë fotografi pranë varrit të Mithat Frashërit.Për më shumë do të lexoni në Diellin e printuar.(Fotografite i shihni ne facebook)