Durres, 7 Prill 2018- Sot paradite dhjetra qytetrë durrskë, veteranë, marinarë, përfaqsues të pushtetit lokal e qendror, të medias, etj, morrën pjesë në një ceremoni përkujtimore në kujtim të rezistencës antifashiste të 7 prillit dhe dëshmorëve të saj. Fillimisht u ekzekutua hymni kombëtar dhe më pas zoti Ardian Gurra, përfaqësues i bashkisë Durrës, foli për rëndësinë hisorike që kishte rezistenca e 7 prillit 1939, në memorien e popullit shqiptar, si pararendëse e Luftës së II Botëore dhe sfidat e së ardhmes.
Pamvarësisht rrethanave politike, shoqërore, ushtarake dhe gjeopolitike, dhjetra qytetarë shqiptarë, ushtarakë e marinarë të kohës, rrëmbyen armët dhe i dolën ballas hordhive fashiste të shumta në numur. Në këto beteja të pabarabarta dhanë jetën mjaft qytetarë, ku spikat, heroizmi i Kapterit të Marinës Mbretërore, Mujo Ulqinaku, i cili është dhe dëshmori i parë i Luftës Antifashiste në Ballkan.

Natyrisht që në kujtesën e kohës mbetet dhe ai që e organizoi dhe udhëhoqi Rezistencën, Komandanti Abaz Kupi.