Nga Astrit Lulushi/
Vuajtja është emri tjetër për përvojën, thotë Horaci. Në këtë botë asgjë nuk është e pandryshueshme, qoftë edhe si fushat që mbillen herë me një farë e herë me tjetër. Por ndryshimi për disa (regjime) duket se merr gjithëkohën.
Njerëzit shtypen nga të tjerë në krye me mendje në të kaluarën. Populli është karroca dhe ata hypur e ngasin atë mbrapsht; nuk kanë vuajtur, prandaj mbetën pa përvojë. Atëhërë c’kërkojnë në krye të vendit? Vec për zullume e për të vjedhur, dhe popullin e lënë në ankth, si njeriun e uritur. Nuk luhet me ushqim me të uriturin, është njësoj si t’i mohosh dashurinë të dashuruarit.
Në thelb, Universi është i bindur, në përputhje a barazpeshë, shkruan Markus Aurelius, dhe arsyeja që menaxhon veten, nuk lë vend për të keqen. Kështu edhe njeriu pas një faji a gabimi, mendon për atë që ka bërë, reflekton, natyrëshëm kthehet tek vetja dhe pak nga pak, ndërsa përbrenda vuan, urtësohet duke pasuruar përvojën e tij.