NGA BERATI PËR GAZETËN “DIELLI” SULO GOZHINA/
BERAT, 2 Qershor 2020- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka mbërritur pasditen e sotme në sheshin para Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, ku është organizuar edhe protesta e radhës si dhe është firmosur një peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte, e në të njëjtin vend. Artistë e dashamirës të artit por dhe të qytetit e të rrethinave të tij, si dhe antar e simpatizantët forcave politike të degëve të PD e LSI në Berat i janë përgjigjur thirrjes së aleancës për të firmosur peticionin. Nuk e kemi ulur kokën e nuk jemi dorëzuar, tha në fjalën e tij regjisori Robert Budina, ka shumë të rinj të pashpresë këtu, por kultura do t’ju sjellë shpresën, do t’ju zgjoj shpirtin ,.dhe ne do ta bëjmë ashtu siç duhet ta bëjmë atë që duhet të bëjmë. Ne jemi një grup qëndrestarësh nga mbrojta e teatrit kombëtarë, që kemi parë një sulm të paskrupullt, që ndonjëherë ndonjë qeveri e mëparshme në Shqipëri apo në Europë, por edhe përtej, nuk ka guxuar t’i bëj kulturës shqiptare, dhe sidomos tempullit të vjetër të gjuhës shqipe, i vjetër pothuajse po aq sa Tirana, siç ishte Teatri kombëtar, këtë e bëri ky kryeministër që e filloi luftën me ne, 20 vjet më parë për të shëmbur artin kulturën dhe një godinë. Dhe kujtoi se e shëmbi duke shembur vetëm murret, vijoj fjalën e tij regjizori, Budina, lufta jonë s’ka mbaruar, sapo ka filluar.Teatrin do ta vëmë aty ku ishte ashtu siç ishte.Në teatër u mblodhën të gjitha problemet e shqiptarëve duke filluar që nga varfëria,duke vazhduar tek vjedhja e pronës publike që donte të bënte ky kryeministër, shkelja e kushtetutës me një ligj me të cilin ata donin të shëmbnin teatrin kombëtar dhe rënia e institucioneve të drejtësisë tregon se duan të mos kemi tëshkuar. Ne jemi në kohën që shqipëria po shpopullohet, nëse ne godasim të gjithë tempujt tanë të historisë kulturës mendoni pas disa vitesh çfar do ti themi ne, cilët jemi ne, jemi barbar jo jemi Shqiptarë. Ne duhet të jemi në një front unik gjith opozita pa dallim duhet të ngrihemi dhe ti themi stop këtij pushteti kriminal që pasuron një grusht njerëzish dhe varfëron gjith popullin. Ndaj kemi ardhur të gjith së bashku në këtë shesh që nëpërmjet këtij peticionin ti themi që shqiptarët nuk din tē mbushin vetëm barkun me bukë, por din të bëjnë kulturë atë që rama e ka tëmerrar me kulturën si dhe është shkatërrimi iTeatrit Kombëtar.
Mirela Karabina e ka filluar fjalën e saj duke përshëndetur qytetarët dhe policin e shtetit. Ndërsa ka vijuar – po e nis me një gjë që më bëri përshtypje, teksa po bëjë një fotot me disa vajza beratase që në kanë ndjekur në aktivitetin tim aktror, por dhe si Petagoge, më treguan se dikush po na bënte një foto, nëse është vërtet kështu që nëndrejtori policis na bënë foto, nuk e kuptoj për çfar i duhet këtij polici fotoja, për të evidentuar se cilët qytetarë janë këtu, kjo nuk është policia që duam ne, policia ështe ajo që duhet të na siguroj ne, rendin dhe qetësinë. Prandaj këtu ka më pak njerës sepse duhet të ishin më shumeë dhe unë e ndjej që jemi shumë, edhe pse qytetarët i ndruhen, policisë apo dikujt tjetër. Ajo që ka ndodhur në qytetin e Beratit është ajo që na ka ndodhur në gjithë shqipërinë duke na hequr simbolet, duke na fshirë historinë. Në kushtet e pandemisë asnjë qeveri nuk e bënë këte që bëri ky pushtet banditësh, sulëm banditesk në orën 04.00 të mengjesit, kjo është qeveria e baditëve, qeveria e krimit, ndaj duhet të ngriemi për të mbrojtur veten, për të mbrojtur vendin.
Juli Emiri – Protesta e radhës në qytetin e kulturës së lashtësisë është shpresa dhe vendimi i radhës se do ta rikthejme siç ishte teatrin kombëtar, kjo dihet, fitorja jonë është per rikthimin e teatrit atje ku ishte është shprehur aktorja Ermiri, pasi ne nuk vuajme nga fiksimet siç bën kryeministri,që u fiksua me teatrin 20 vjet deri sa bëri banditizmin. Ne jemi mbledhur sot këtu për të treguar se do ta bëjëm në vendin ku ishte teatrin Kombëtar, pasi në këtë vend duhet të vendosin qytetarët dhe nuk duhet të vendosë një i çmendur në krye të shtetit…
NAMIR LAPARDHAJA – Sot këtu në qytetin tonë e themi me bindje se teatri nuk i përket vetëm artistëve por i përket gjithe qytetarëve, gjithe shqiptarëve.Po të ndjekim logjikën e Ramës, Berati është i vjetër dhe hajde ta shëmbim…Dikur në Greqine e lashte punonjësit e Teatrit ndanin bileta falas për zhvillimin e kulturës, ndërsa ne këtu i vëmë rruspullën dhe e shëmbim kulturën …ja kush është kryeministrit që thote se vij nga kultura.Të tille bandite që shkatërrojne kulturën e bashkë me të historinë duhet t’i konservojme si të pavlerët dhe njerëz si Rama duhet t’i hedhim koshin e plehrave me voten qytetare.
Adriana Torka: Është shprehur nëpërmjet një poezie: Ky është një revolucion ju ftoj të gjithëve të bëni pjesën tuaj në këte revolucion… Ndërthurje e oligarkëve, mafjes ne jemi këtu për ti thën mafiozë mjaft shqipëria është e qytetarëve jo e mafjozëve.Shqipëria është e kulturës e shqipëtarëve.
Edmond Budina: Ka mbyllur këtë tubim: Ne na anatemojne, na thone se nuk jemi aktore, ne jemi në radhë të parë qytetarë, por veprimet huligane që bëhen ndaj qytetareve të tu tregone se je një bandit dhe më së miri këtë e tregoi 17 maji. Nga kjo ditë u vendos diktatura, një diktaturë e felliqur, kriminale e me bandite e hajdute, por ne jemi këtu për t’i thënë posht diktaturës! Ata kryen një akt kriminal kundër kulturës së vendit të tyre, kryen aktin më fashist …ishte një akt bandidesk i nje policie paramilitare me armë… Atë natë mund të kishin vdekur njerëz sepse brenda në teatër kishte njerëz, por ata janë me keq se nazistët dhe nuk duan të dinë për njerezit, mjafton për tat ë gjejën një vend për të vjedhur dhe nuk duan të ditë për kulturën e historin e këtij vendi. Ndaj së bashku duhet të prtestojmë dhe të denoncojmë veprime të tilla kriminale. Ne kemi denoncuar në SPAK, e do të vazhdojme të denoncojmë, ajo që ka rëndësi është zgjimi i ndërgjegjes kombëtare; të ngrihen në protesta të mos kenë më frike por të ngrihen për t’i thënë ndal vandalizmave të tilla si këto që po bën ky kryeministër vandal. Do ketë gjithmone njerës që duan pushtetin prandaj s’duhet të harrojme çfare na kanë bërë dhe për tu treguar vendin, që ata duhet ta dinë se edhe ne jemi të bashkuar kundër dhunës, prishjes të kulurës e historisë …duhet të ngrihemi, por kjo s’bëhet në kafene, kjo bëhet në rrugë duke protestuar për t’i thënë se për të drejtën tonë, për të mbrojtur kulturën e historine Kombëtare, ne dimë mënyrën të zgjidhim çdo problem që kemi.Tek zemra e seicilit prej nesh është një copë teatri, është një copë culture, dhe ne do ta ringrejmë teatrin ashtu siç ishte… Ata shëmbën teatrin bashkë me flamurin sepse ata s’kan as fe, as Atdhe, sepse nuk kanë ndjeshmërinë, dashurinë as për vendin as për kulturën e historin Kombetare që kemi trashëguar.
Aleanca kërkon rindërtimin e godinës të T.K.siç ishte në të njëjtin truall dhe për këtë sot në Berat u mblodhën mbi 537 firmat në Peticionin përkatës.
Nga Berati për gazeta Dielli – Sulo Gozhina