• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ELITA ÇAME NË PERIUDHËN 1945-1990 DHE PERIUDHËN POSTKOMUNISTE

April 19, 2023 by s p

Petrit Begati/


Me shpërnguljen e dhunshme që përfundoi në 12-15 Mars 1945, popullata çame u vendos në Shqipëri me statusin e refugjatit politik, të pranuar edhe nga organizmat ndërkombëtare të asaj kohe. Kjo popullatë për herë të parë u mblodh pas elitës së saj të krahut të majtë, si krah fitues në koalicionin antifashist, e cila tashmë mori përsipër të bëhet zëdhënsia e kësaj popullate të martirizuar. Janë mbajtur dy kuvende, të cilat ishin në nivelin e një kongresi. Kongresi i parë u mbajt në Shalës në korrik të vitit 1944, dhe Kongresi i Dytë Çam në Vlorë, në shtator të vitit 1945. Kongresi i dytë shënon një pikë kthese në rolin dhe detyrën e elitës çame. Popullata çame do të mblidhet rreth Komitetit Antifashist Çam, i cili do të marrë atributet e një lloj pushteti për këtë popullsi të emigruar. Ngjarjet e mëvonshme që dihen
tashmë sollën eleminimin e këtij organizimi. Regjimi komunist do të mundohet ta shfrytëzoj këtë elitë per interesat e tij, dhe kjo elitë do të vendoset në shërbim të këtij regjimi. Më vonë kjo elitë do të persekutohet dhe do të eleminohet nga partia në pushtet, ashtu sikurse do t`i nënshtrohej persekutimit e gjithë popullsia çame. Kjo elitë u tradhëtua në kontributin e saj nga partia në pushtet. Kështu do të braktiseshin edhe të drejtat dhe kërkesa e popullsisë çame për t`u kthyer në vatrën e saj në Çamëri. Deri në prag të shëmbjes së komunizmit kjo popullatë me një sakrificë dhe vetmohim të jashtëzakonshëm ju përshtat realitetit të hidhur, që ju imponua duke dëshmuar vitalitet dhe dashuri për vlerat e saj, duke bërë një luftë të heshtur për mbijetesë. Terrori fizik i së kaluarës u zëvëndësua tani me terror psikologjik. Por ajo nuk do të dorëzohet asnjëherë, do të ruajë shpresat në gjirin e saj të shumëvuajtur, dhe do t´i kushtoj vëmendje së ardhmes, edukimit dhe arsimimit të fëmijëve të saj, e bindur se nga radhët e saj do të dalin njerëz të ndërgjegjshëm intelektual, që do të dinë të marrin përsipër
misionin historik të ndërprerë, dhe të realizonin ëndrrën e saj “kthimin në trojet e veta”.

Elita Çame në periudhën post komuniste.


Akti më kulmor i kësaj periudhe është dalja e njerëzëve të rinj apo të Elitës së re Çame, në skenën re të politikës shqiptare. Duke vlerësuar momentin historik që po kalonte vendi, në përpjekje për përmbysjen e komunizmit, intelektual të vetëdijshëm çamë realizuan aktin më sublim, themelimin e Shoqërisë Atdhetare Çamëria si domosdoshmëri historike, së cilës asaj i kishte munguar deri në këtë moment. Nuk ishte e lehtë që të krijohej një organizim i popullsisë çame në vitet 90-91 në Shqipëri, kur akoma nuk ishte përmbysur pusheti i vjetër komunist, pushtet i cili në mënyrë djallëzore po përgatiste skemën e vet pluraliste, për
ndryshimin e sistemit, me qëllim që të krijonin një demokraci në themel të së cilës të ishin përsëri ata vetë dhe të vazhdonin të ushtronin kontrollin e tyre pushtetor, për të siguruar
mundësinë e një revanshi politik në të ardhmen. Gjenerata e intelektualëve çamë të kësaj kohe, pjestar i së cilës kam patur fatin të jem edhe unë, ishte një gjeneratë e përvuajtur dhe e papërlyer me regjimin komunist. Ajo diti me mjaftë mënçuri të distancohet dhe nuk lejoj të bëhet pjesë e lojrave të pushtetit, që po i vinte fundi. Pra e thënë troç kemi nderin të themi që organizimi i Lëvizjes Çame nuk ishte vepër e Ramiz Alisë apo e kulisave të tij. Ajo u mbrojt gjithashu me mënçuri, që të mos vihej nën kontollin e partisë në pushtet, dhe të të gjitha grupimeve të reja politike që po dilnin në skenën pluraliste shqiptare, që tetntonin t`a bënin pjesë të lojrave të tyre dhe t`a shfrytëzonin për interesat e tyre politike. Drejtuesit e Shoqërisë Atdhetare Çamëria, tashmë të zgjedhur dhe të votbesuar nga Komuniteti Çam, mori fizionominë e një elite të përgjegjëshme, serioze, e cila ishte e gatshme të merrte në
dorë fatin e çështjes së saj të nëpërkëmbur, dhe të lënë në harresë. Deviza e kësaj elite, e cila do të mirëpritej dhe do të mbështetej kolegjialisht nga e gjithë popullata çame ishte, “Çamëria është vatra jonë e përbashkët, dhe Çamëria mbi të gjitha:!”. Me shumë kujdes u mënjanuan tendenca të ndryshme për t´a kanalizuar veprimtarinë e kësaj shqoqërie në drejtime të majta apo të dhjathta, si dhe në ndarje krahinore, të cilat shfaqeshin në shprehje të tilla si “po na komandojnë filaqotët apo paramthiotët, apo margëlliçiotët”. Ne e kuptuam që mund të realizonim amanetin e prindërve tanë, vetëm nëse do të ndiqnim me këmbëngulje dhe rigorozitet si ide lëvizëse tonën: “Çamëria mbi të gjitha”, duke qënë në të gjithë veprimtarinë tonë transparent me popullin çam. Kujtoj me respekt të veçantë kryetarin e parë të kësaj shoqërie të ndjerin z. Abaz Dojaka dhe stafin e tij, i cili me mënçurinë e një vizionari të vërtetë çam, dhe me urtësi të thellë, shmangu frymën e përçarjes, së mosbesimit dhe betonoj themelet e një shoqëie të shëndoshë të aftë për t`u bërë ballë sfidave të reja, që do të hidhnin themelet e rrugës së duhur për zgjidhjen e Çështjes Çame. Periudha e viteve 1991-1997 rezulton si një periudhë shumë e rëndësishme për fatet e kësaj çështjeje, me përpjekje titanike për t`a ngritur nga pluhuri i harresës kolektive shqiptare. Elita çame e zgjedhur nga popullata çame për ta drejtuar atë, demostroi energji të pa para për sensibilizimin e kësaj çështje, si në planin ndërkombëtar, ashtu dhe në rrafshin e përpjekjeve diplomatike të shtetit të ri shqiptar post komunist. Ne do të ushtronim veprimtarinë tonë në këtë periudhë historike në kushte të vështira, në krahasim me kushtet që ka elita e sotme çame, qoftë nga ana financiare, ashtu edhe nga situata politike në të cilat kalonte vendi në atë kohë. Ne u mbështetëm vetëm tek idealizmi ynë i fortë shpirtëror dhe i popullsisë që na mbështeste,
prandaj dhe arritëm të hidhnim hapa shumë të rëndësishëm për të ardhmen në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, hapa që do t`i lehtësonin punën brezave të ardhshëm, që do të hynin në Elitën Çame. Këto arritje tashmë dihen dhe janë të evidentuara. Ajo që dua të theksoj, dhe mendoj që duhet të konsiderohet ndër të tjera si shqetësim për politikën që ndjek elita e sotme, është mungesa e përpjekjeve, për të gjetur dhe vazhduar rrugën e dialogut me shtetin grek dhe përafaqsuesit e saj, si një domosdoshmëri për të çuar përpara Çështjen Çame, pa të cilën nuk mund të ketë zgjidhje të kësaj çështjeje. Në këtë aspekt dëshiroj të prezantoj edhe njëherë një moment me shumë rëndësi, i cili lidhet me takimin e parë të drejtuesve të kësaj shoqërie me Ambasadën greke në mars të vitit 1992 në Tiranë, e cila u zhvillua me kërkesën dhe insistimin tonë zyrtar. Pritja u realizua dhe u konsiderua zyrtare nga të dyja palët. Ky takim që do ta cilësoja si takim historik midis të dy palëve, ishte hapi i parë
i instalimit bilateral të një dialogu apo negocimi midis shtetit grek dhe perfaqësuesve të ish shtetasve të tyre shqiptarë të Çamërisë. Ndonëse për arsye taktike ky takim nuk iu bë i ditur opinionit publik të asaj kohe, ky takim duhet të shërbejë për politikanët e sotëm aktivë të Çështjes Çame, si një dëshmi e pakundërshtueshme që problemi çam ekziston edhe për shtetin dhe qeveritë greke, pavarsisht nga ajo që deklarohet prej tyre. Për fat të keq ne ndjekim me keqardhje, që lidershipi i ri çam nuk po bën asnjë lloj përpjekje për të vazhduar këtë dialog, që do të çonte përpara çështjen çame. Duke parë realitetin në sy, jemi të vetëdijshëm që nuk ka qenë dhe nuk është e lehtë të punosh për zgjidhjen e Çështjes Çame, e cila ka mbetur pezull midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë. Vështirësitë dhe pengesat janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme, të cilat sillen si nga shteti grek ashtu edhe nga shteti shqiptar. Ajo që dua të theksoj me forcë, është që veprimtaria e të gjithë shtetit shqiptar, që nga vitet 90 dhe deri sot ka dëshmuar paaftësi dhe papërgjegjësi për të bërë hapa konkrete
në lidhje me Çështjen Çame, po për fat të keq e kanë keqinterpretuar dhe keqtrajtuar këtë çështje kombëtare. Ky lloj qëndrimi i papërgjegjshëm i qeverive shqiptare, të cilën ata janë munduar ta shfrytëzojnë për interesat e tyre konjukturale, i ka shkaktuar shumë dëme Çështjes Çame. Në këto kushte kërkohet para së gjithash nga i gjithë komuniteti çam dhe elita e tij, shumë energji për të rikoperuar këto dëme të shkaktuara. Këto momente shtrojnë përpara inteligjencës çame detyrën, që të jetë më e vëmëndshme dhe më konsekuente në hapat që ndërmerr, mbasi plagët e së kaluarës nuk janë tharë akoma dhe nuk do të duronin më të reja. Ajo që dua të ngre si një shqetësim timin personal, të cilin e kam vënë re edhe tek bashkpatriotë të tjerë, lidhet me daljen në skenën politite çame të partisë PDI dhe PDIU. E kuptoj dëshirën e politikanëve të rinj çamë për një evoluim të skemës politike çame, si një kërkesë të kohës dhe si dialektikë të ecurisë së Çështjes. Ne vëmë re me keqardhje, që puna e bërë nga aktivistët e rinj, lë shumë për të dëshiruar. Çështja çame nuk ka evoluar, nuk ka ecuri, që do të afronte zgjidhjen e saj. Konstatohet të kemi një ngërç politik në radhët e komunitetit Çam dhe levave drejtuese të saj. Shtrojmë pyetjen: Ky ngërç ka të bëjë me daljen e një partie në skenën politike çame, apo ka të bëjë me rolin dhe konceptin politik të lidershipit të saj?! Personalisht kam qenë edhe për evoluimin e Çështjes Çame, nëpërmjet një partie politike, që do t`a përfaqsonte atë direkt në jetën parlamentare shqiptare. Por kam qënë gjithashtu edhe kundër zbehjes dhe anashkalimit të rolit të të vetmit organizim përfaqsues kolegjial të komunitetit çam, të ngritur me aq sakrifica dhe përpjekje të – SH.A. “Çamëria”. Ngre shqetësimin, se ku është kjo shoqëri sot? Përse ka rënë në heshtje? A është e gjykuar dhe vlerësohet si dobiprurëse përqëndrimi i çështjes vetëm në një levë apo strukturë? A është vërtetë e zgjedhur nga komuniteti ynë elita e sotme drejtuese çame, apo rezulton si një klasë politike apo politikanësh të vetëzgjedhur? A janë të besueshme figurat dhe hapat që ata kanë ndërmarrë për përfaqsimin dinjitoz të Çështjes Çame? A kanë vazhduar ata rrugën e Çështjes Çame me të njëjtin zell dhe filozofi si brezi i politikanëve çamë te 1991? Nga një krahasim dhe analizë e ftohtë e veprimtarisë të së djeshmes dhe të sotmen nxjerr në pah, që çështja çame nuk po lëviz. Për fat të keq nuk shohim hapa konkrete për ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje, por vëmë re një stepje, një qëndrim në vend. Nuk ka asnjë shenjë për të vazhduar dialogun me shtetin grek dhe përfaqsuesit e saj në Tiranë, por shohim vetëm pozicionime deklarative deri diku të panevojshme, populiste dhe të pa arsyetuara thellë për ngjarje dhe episode të ditës. Nuk rezulton asnjë përpjekje apo takim me përfaqsuesit e BE-së, së paku këtu në Tiranë, për të bërë prezente problemet me të cilat ballafaqohet sot Komuniteti ynë Çam. Prisja dhe pres më shumë nga dalja në skenë e partisë Çame. Prisja që
ajo të bënte hapa më konkrete, që do të afronin drejt zgjidhjes së çështjes Çame, por jo largimin apo ngecjen e saj në vend, duke harxhuar energji jo efiçente. Një e metë e madhe e liderve politikë çamë të sotëm, është mungesa e transparencës kundrejt atij komuniteti në emër të të cilit ata flasin. Mendoj që sot nuk ka një vizion të qartë, në filozofinë tonë të
zgjidhjes së problemit. Mungon bashkëveprimi dhe kordinimi i vlerave më të mira çame. Nuk shohim asnjë përpjekje serioze për të vënë urat lidhëse me diasporën e vjetër dhe të re çame, për të rrjeshtuar dhe përqëndruar forcat në një front të vetëm të përbashkët. Shohim vetëm një amulli apo veprime populiste. Eshtë kërkuar nga përfaqsues të Disporës sonë, konkretisht nga i nderuari z. Ahmet Xhafo, para një viti mbajtja e një Kongesi apo Kuvendi Çam, si një domosdoshmëri për realitetet e krijuara. Deri më sot është heshtur në lidhje me këtë kërkesë. Shtroj përsëri pyetjen: kush e pengon mbajtjen e një Kongresi të tretë Çam? Çështja Çame nuk duhet të kthehet si patericë për mbështetjen e njërës apo të një force tjetër politike qeverisëse në Shqipëri. Ajo nuk duhet të shfrytëzohet për interesa të vogla të çastit. Ajo duhet të ruhet nga çdo spekullim politik dhe të shërbejë për elitën si forcë lëvizëse, e cila duhet të ketë si mision të saj parësor zgjidhjen e kësaj çështjeje, dhe e gjithë puna e saj duhet të drejtohet në funksion të kësaj zgjidhjeje. Çështja Çame nuk duhet të lejohet të bjerë kurrë në
gabimet e politikës aktuale të Tiranës, në marrëdhëniet me shtetin fqinj, Greqinë. Për fat të keq tonin, shohim që ekziston një realitet i hidhur, që qeveria shqiptare nuk tregon asnjë
interes për të vazhduar dialogun me qeverinë Greke, të filluar në vitet `95, në lidhje me ketë çështje. Duhet të pranojmë njëkohësisht që kjo çështje është dëmtuar edhe nga një qëndrim pasiv i komunitetit çam, i cili nuk është treguar më shumë këmbëngulës në kërkesat e tij
ndaj qeverisë shqiptare. Për sa kohë që ne çamët do t`ia varim në qafë zgjidhjen e problemit tonë tërësisht qeverive shqiptare, siç është dëshmuar deri më sot, apo të vetizolohemi në
interesa dhe kërkesa minimale, aq më të pa shpresë do të jemi. Duke u nisur nga përvoja dhe dëshira personale për të përmirësuar përpjekjet tona të përbashkëta sygjeroj: Thirrjen e Kongresit apo Kuvendit të tretë mbarë Çam!

Marrë nga libri: “ÇAMËRIA – NJË ZË QË DUHET DËGJUAR”

Foto: Nga Kongresi i Dytë Çam në Vlorë, më 23 Shtator 1945. Në sallë janë të ftuar e të pranishëm dhe përfaqësues të huaj të akredituar në Tiranë, si ai amerikan, anglez etj.

Filed Under: Emigracion Tagged With: petrit begati

ÇAMËRIA – NJË ZË QË DUHET DËGJUAR

April 6, 2023 by s p

Petrit Begati/

Dashuria është një atribut i njeriut për të vlerësuar, çmuar dhe dashur të tjerët njëlloj si vehten.., por dashuria për vendin e të parëve është një ndjenjëshumë e thellë në gen, e fuqishme si një vullkan i heshtur, qërizgjohet herë pas here edhe më fuqishëm se më parë. Kështu kaqenë e keshtu do të jetë. Kjo është dashuria e çamit përÇamërinë, atdheun dhe mëmëdheun e Thesprotëve antikë dheatyre të sotëm modern, trashëgimia e stërgjyshërve dhe gjyshërve tanë. Është dashuria për dheun e gjenezës, e mbartur dhe e mpleksur me mesazhin e amanetit të të parëve dhe të vijushmërisë. Është kombinimi më i fuqishëm i shpirtit njerëzor, është ndjenja e pashuar dhe zjarri që do të ngrohë çamin deri sa të ekzistojë kjo vetëdije e derisa të ekzistoj çami dhe geni i tij. Pa at dhe mëmë e pa dhe, nuk ka atëdhe e mëmëdhe.! Si bir i Çamërisë, pra pinjoll i dy prindërve të lindur në këtë krahinë të lashtë epirote, të dëbuar me dhunë nga vatrat stërgjyshore, pata fatin dhe nderin që ndryshimet pluraliste të viteve `90, që ndodhën në atdheun e përbashkët, Shqipërinë e sotme, të më gjenin të ndodhesha dhe reshtohesha në kahun e duhur të historisë së kësaj krahine të martirizuar e të gjakosur. Në dejet dhe tërë qënien time dashuria e prindërve të mi, vuajtjet dhe dhimbjet e tyre për vendlidjen e braktisur nga barbaria shoviniste greke, ngjizën dhe brumosën në koshiencën dhe formimin tim, një dëshirë të paepur për të luftuar në mbrojtje të identitit dhe ADN-së çame. Nuk ka perpjekje më sublime për njeriun, sesa të ruajë dhe mbrojë vlerat e të parëve të tij, të ardhura me sakrificë e mundime nga thellësitë e kohërave më të lashta. Ne, pasardhësit e sotëm të çamëve antikë, kemi fatin që prindërit tanë dhe rrënjët e tyre, kanë vegjetuar në atë që është kosideruar pjesa e mesit të dheut, ku ka mjaft zanafillë e histori njerëzore, për të cilat do të luftonin dhe do te krenohej çdo qënie tjetër njerëzore në këtë botë. Çamëria, apo siç thirret edhe sot një pjesë e saj, Thesprotia dhe banorët e saj thesprotë, nuk do të gaboja po të pohoj se janë kërthiza e zanafillës së kontinetit, që i dhanë dhe emrin EUROPA apo çamerisht EUROVA – EURUARA*. Truall ku lindën e u ngjizën mitologjitë dhe legjendat pellazgjike, vatra ku lindën apo jetuan perënditë e antikitetit. Thesprotët me sellët e tyre themeluan orakullin apo “Mekën” e parë në trojet e kontinentit europian, DODONËN antike, në malet e së cilës burojnë katër lumenjtë e mëdhenj e më të vjetër të kontinentit: Genessus (Shkumbini), Aosi (Vjosa), Thiamis (Kalamai) dhe i katërti Akeroni apo Acheron-i (Lumi i Zi që hante ata që rronin) dhe i çonte në Ades-Adhes apo Hadhesi (pra lumi që merrte të vdekurit me një monedhë në gojë dhe i çonte në botën e përjetëshme në Had(h)e, pra ku “hanë dhe” e që prehen në dhe). Mbi këto të thëna e në këto të vërteta të kësaj krahine antike edhe uzurpatorët modernë të historisë europiane e dinë më mirë dhe e kuptojnë se nuk po themi të pavërteta dhe lajthitje. JO! “Modernët” e dinë shumë mirë se këto janë më se të vërteta, janë antike dhe embrionale, por i maskojnë në mënyrën më të shëmtuar, duke e gjakosur e shkatërruar këtë krahinë, “Mekën” e Europës së bashku me trashgimtarët dhe ADN-në e fundit të Sellëve apo Thesprotëve. “The”- të parët apo protot e folësit e parë, të dheut të parë të zotërve* të parë, rezulton i njëjti kuptim. Vepra më e shëmtuar e civilizimit modern europian është shkatërrimi dhe lufta për zhbërjen e ADN-së njerëzve më të parë e më autoktonë të saj.Çamëria – një zë që duhet dëgjuar 17 Ka pasur një baltosje që i është bërë dhe i bëhet emrit ‘çam’ e vendit te tyre Çamërisë. Sot ka shumë përpjekje tipike talebanësh për ta zhdukur këtë emër historik nga vokabolari dhe arkiva e njerëzimit. Si rezultat, sot kemi një krahinë pothuajse të “fshirë” nga kujtesa njerëzore. U shkatërrua Troja për hir të një civilizimi të pretenduar më të mirë. U shkatërrua Pellazgjia, Iliria dhe Epiri. U krijua dhe u shua Roma e Bizanti. U krijua më vonë Greqia “antike”, por me trashgimtarë të mohuar e të rinj të fallsifikuar, me “trashgimtarë” të cilët e venitën dhe e shuan këte shkëlqim. Me këtë hi u krijuan shtete dhe kombe të Europës Qëndrore dhe Nordike, si civilizime moderne të ngjizura në troje të ftohta dhe të akullta. Dhe së fundi, u desh të fshihej nga kujtesa historike veza apo embrioni që ushqeu dhe rriti këto qytetërime, Thesprotia- Çamëria (Vagina e thirrur dikur). Popujt europianë harruan nga vinin dhe nga e kanë origjinën e prejardhjes së tyre dhe siç thuhet në zhargonin popullor, e “kanë humbur rrugën”. Si në një finale të dhimbshme, u vranë dhe u dëbuan të fundit mohikanë të civilizimt antik, si trashgimtarët direkt e të fundit të gjallë të kesaj fare të njerzimit, që formoi dhe populloi kontinentin e lashtë Europian, Çamët apo Shamët, apo Shamanet e kësaj bote. Këtu filllon shëmtija dhe tragjedia. Nga këtu fillojnë të gjitha sëmundjet, që po degradojnë jetën e sotme dhe larg madhështisë që prodhuan këta “mohikanë” të fundit, me Sellët e tyre DODONËN. Këtu është zanafilla e dhimbjes së madhe të çamëve e të Çamërisë apo Thesprotisë antike. Nga këtu fillojnë rrënkimet dhe brengat e thella, që na shkaktoi i ashtuquajturi civilizim “modern” ndaj nesh. Na quajtën me çdo epitet dhe baltosën me termin “primitiv”, një shkëlqim me embrion universal. Koha do të dëshmojë se këto janë të verteta e më se të vërteta. Është rënkimi ynë që oshëtin nga thellësitë e qënies dhe ndërgjegjies europiane. Do të vijë dita të dëgjohet e të vlerësohet makthi dhe ky rënkim. Vendosa të mbledh si tulla të shpërndara çdo përpjekje dhe shkrime të mija, të botuara e të pabotuara, për arsye të ndryshme dhe t`i publikoj të përmbledhura si publicistikë, si oshëtimë e një zëri që kërkon të dëgjohet rënkimi dhe të vendoset drejtësia, për bashkëkombasit e tij trashëgimtarë, në dejet e të cilëve rrjedh e do të rrjedhë gjaku çam. Në respekt dhe mirënjohje, si homazh për të gjithë ata që u vranë e u masakruan e që lanë vatrën e tyre me gjak dhe lot. Për nënat dhe baballarët tanë, të cilët me sakrificë nga më sublimet, mbrojtën me fanatizëm ADN-në e tyre të lavdishme, të qënit çam-thesprot. Është po detyrë e pinjollëve të tyre, që çdo gjë që bëjmë e themi t´i dokumentojmë dhe të informojmë edhe ata që mbajnë veshin e shurdhër, se nuk është vetëm e drejta jonë, por dhe nderi i tyre për t´i dhënë fund heshtjes dhe injorimit, duke dalë në mbrojtjen dhe respektimin e rrënjëve çame, që janë dhe rrënjët e tyre. Në këtë përpjekje vendosa të publikoj për një opinion më të gjërë, pikpamjen time, për çdo gjë që lidhet me Çështjen Çame, të shprehura në fjalime, shënime dhe artikuj, apo reagime mediatike të ndryshme. Për të na kuptuar të gjithë ata që çmojnë si të shenjtë parimet humane e që duan të ngrenë zërin e arsyes në mbrojtje të çamëve, pa vatrën e babës dhe të nënës. Për të lehtësuar e ndihmuar që të realizojmë kthimin në vatrat stërgjyshore, në Çamërinë tonë, si një e drejtë natyrale e historike e mohuar deri më sot. Si një nga themeluesit e Shoqërisë Atdhetare Çamëria, si diplomat i dalë nga lëvizja çame e viteve `90, si një ish specialistÇamëria – një zë që duhet dëgjuar i marrëdhënieve shqiptaro-greke në Ministrinë e Jashtme të shtetit shqiptar në vitet 1992-1997, gjykoj dhe çmoj se duhet të përmblidhen në një korpus mendimi nëpërmjet publikimit në disa libra. Së bashku me mendimet e artikuluara të bashkë vëllezërve te mi çamë dhe jo çamë, të mundësohet e t´u vihen në dorë opinionit të gjërë, sepse kështu jam i bindur, do të bëhen të dobishme e në mënyrë të përmbledhur do të ndihmojnë e lehtësojnë për të kuptuar, se rënkimet tona janë legjitime ekzistenciale dhe kërkojnë vëmëndje e drejtësi, dhe nuk duhet të rrinë në sirtaret e mykura arkivore të historisë. Ashtu si mendjendriturit e Kosovës në përpjekjet e tyre titanike në luftë për pavarësi, nxorën dhe bënë me dije opinionin ndërkombëtar gjatë viteve `80-`90 mbi të drejtat e tyre të mohuara e të nëpërkëmbura, duke përmbledhur zërin dhe klithmat e tyre në një seri me titull “Ç`THONË DHE Ç`KËRKOJNË KOSOVARËT”, ashtu dhe ne çamet le të përmbledhim shkrimet tona në këtë filozofi të përpjekjeve, në “Ç`THONË DHE Ç`KËRKOJNË ÇAMËT”. Dhe këtë e kemi për detyrë! Le të luftojme për të realizuar e fituar të drejtat tona të mohuara deri më sot, me penë dhe me përkushtim të punojmë e të publikojmë! Po rendis në përmbledhjen “Çamëria një zë që duhet digjuar”, rënkimet si klithma, apo ne çamërisht shertimat ose dhëmblat, me një Testament, që e kam quajtur “Testamenti Çam”, të cilin e sygjeroj të jetë si epitaf i yni i gdhendur në një pllakë apo rasë guri, i cili mund të vendoset në Qafë Botë. Thëniet janë të një nëne çame. Me pak retushime, dëshirova ta ruaj orgjinalitetin e saj. Unë i kam shtuar fjalën Bibël, duke pasur parasysh vëllezërit tanë çamë ortodoksë. Në këtë botim do të gjeni dhe shkrime apo fjalime të renditura në faqet e para, në dukje të thjeshta e fillestare, të cilat i kam ruajtur si të çmuara për kohën që ato u referohen20 Petrit Begati dhe që mbartin për mua një vlerë dhe një emocion te veçantë. Ato kanë të bëjnë me fillimin e artikulimit të mendimit dhe veprimit tim për Çamërinë.Foto nga Kongresi i Dytë Çam në Vlorë, më 23 Shtator 1945. Në sallë janë të ftuar e të pranishëm dhe përfaqësues të huaj të akredituar në Tiranë, si ai amerikan, anglez etj.

Filed Under: Opinion Tagged With: petrit begati

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT