Me kërkesën e saj, zonja Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së z. Petrit Vasili, ka vizituar Selinë e Vatrës të Hënën me 11 Dhjetor 2017. Zonjës Kryemadhi ia ka uruar mirëseardhjen Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto.Në fjalën e mirëseardhjes, ndër të tjera z. Mishto tha se: Është kënaqësi që presim këtu në Vatër kryetaren e LSI-së, deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Monika Kryemadhi dhe deputetin, njëkohësisht Kryetarin e grupit parlamentar dhe nënkryetarin e kësaj Partie z. Petrit Vasili. Vizita e tyre tregon respektin,që klasa politike shpreh ndaj Vatrës. Ne jemi të hapur dhe ju presim në kuadër të detyrimeve që ka Vatra për zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, kudo, u tha z. Mishto mysafirëve. Ne, shtoi z. Mishto, jemi të pakënaqur me gjendjen e Shqipërisë dhe sjelljen e shtetit ndaj qytetarëve, pavarësisht emrave që kanë ata që e drejtojnë shtetin, apo partive që qeverisin. Vatra shpreh mospajtimin e saj me qeverinë që e ka kthyer vendin në varfëri ekstreme, në qendër prodhimi dhe trafikimi të drogës,përfshi policinë e shtetit dhe ministrin e kabinetit qeveritar, dhe shqetësimin tonë e kemi prezantuar në vendin dhe kohën e duhur, dhe kështu do të bëjmë edhe në të ardhmen.
Z.Mishto ka spjeguar edhe për qëndrimin që mbajti Vatra ndaj të ashtuquajturit Samit të Diasporës, organizuar nga qeveria. Samiti nuk ishte gjë tjetër veçse një takim-fasadë, që Kryeministri u përpoq që ta përdorte për të përmirësuar imazhin e keqqeverisjes së tij.
Më pas z. Mishto ka prezantuar zhvillimet në Vatër, afrimin e intelektualëve dhe brezit të ri në Vatër, dhe rivitalizimin e Federatës që synon të shtrihet në të gjitha e shtetet e Amerikës dhe Kanada, duke synuar në të ardhmen edhe Europën.
Zonja Kryemadhi ka falenderuar Kryetarin e Vatrës për pritjen dhe informoi për takimet që ajo kishte bërë një ditë më parë në Famullinë e Kishës Zoja e Shkodrës, ku mori pjesë në meshën e së dielës dhe u takua me bashkatdhetarë në Qendrën Kulturore Nëna Terezë. Po ashtu ajo kaloi një drekë pune me Këshilltarin e Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj.
Synimi kësaj vizite në SHBA, tha zonja Kryemadhi, është e dyfishtë; së pari të kërkoj prej shtetit dhe politikës amerikane që të jenë më prezent dhe ta ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer gjendjen e vështirë ku ndodhet; kërkova prezencë të investimeve të munguara amerikane, dhe së dyti, erdha të takohem me diasporën shqiptare dhe të kërkoj prej saj që të bëhet faktor në zhvillimet në vendlindje. Në Shqipëri duhet pranuar fakti se prezenca amerikane në ekonominë shqiptare është e papërfillshme, edhe tri kompanitë e fundit janë larguar.Po ashtu inekzistente është edhe kontributi i biznesmenëve shqiptaro-amerikanë.Në këto kushte, ajo bëri thirrje përmes Vatrës, që diaspora të bëhet diktuse ndaj qeverisë dhe klasës politike. Ndoshta ka ardhë koha, sygjeroi ajo, që Vatra ta ketë një qendër të sajën në Tiranë.
Më pas ajo ka denocuar krimin qeverisës, përfshirjene ministrit Tahiri, dhe forcave policore në trafikun e drogës, denoncoi gjendjen e tejskajshme të varfërisë, rritjen e borxhit, nivelin e ulët të edukimit shkollor, gjendjen skandaloze të shëndetësisë, dhe braktisjen e vendit, veçanërisht nga inteligjenca dhe të rinjët. Ajo i bëri skaner keqeverisjes socialiste dhe është ndalë gjatë edhe në Reformën e Drejtësisë, të cilën Rama po përpiqet që ta shfrytëzojë për ta kapur, siç po bën me prokurorin e përgjithshëm.
Gjatë takimit Znj. Kryemadhi vlerësoi shumë pozitive çdo përpjekje që shqiptarët bëjnë për të kompaktësuar gjithmonë e më shumë komunitetin dhe mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare shqiptare në një vend të madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kryetarja e LSI theksoi se sa më i fortë , sa më i stabilizuar e sa më mirë të eci shteti mëmë, kjo është një mbështetje për emigracionin dhe diasporen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ajo premtoi se kontaktet do të jenë të vazhdueshme dhe shprehu gatishmërinë për të diskutuar dhe me kualitetet intelektuale qe Vatra ka, edhe për cështje që kanë të bëjnë me zhvillimin sa më të mirë të marrëdhënieve të Shqipërisë mëmë e Diasporës.
Zonja Kryemadhi, ishte në një mendje me Kryetarin Mishto, për “kapjen” që përpiqet qeveria t’i bëjë diasporës përmes Samitit-fasadë.
Në takim ka folë edhe z. Petrit Vasili, i cili parashtroi idetë e partisë, ku është nëkryetar dhe platformën e saj për të nxjerrë vendin nga kriza.Ai u ndal gjatë në Reformën e Drejtësisë dhe spjegojë se pse LSI e ka mbështetur që në fillim, por denocoi kursin e qeverisë për ta shfrytëzuar atë për kapje të Drejtësisë. Ai u ndal gjatë edhe në degradimin e shërbimit mjeksor.
Gjatë takimit pati debate, pyetje, diskutime, ku u përfshinë: Zef Balaj, anëtar i kryesisë, Bashkim Musabelliu,Kujtim Porja, Gjergj P. Balaj, Frederik Ndoci etj.
Pyetje u bënë në drejtim të LSI-së për përgjegjësinë që ka kjo forcë politike në gjendjen e vendin duek qenë se ka qenë bashkëqeverisëse me qeverinë e sotme, sa e sinqertë është me aletët e vet në opozitë etj.
Kjo nuk është hera e parë qe deputetë të kësaj force politike vizitojnë Vatrën. Edhe para 2 vitesh një grup deputetesh femra, ku merrte pjesë dhe deputetja më e re e Parlamentit të asaj kohe Silvia Caka.
Në fund zonja Kryemadhi dha një intervistë të shkurtër për Televizionin Kultura Shqiptare(Albanian Culture TV).
***
Gjatë vizitës së saj në SHBA, zonja Kryemadhi dhe z. Petrit Vasili u pritën në takime në Departamentin e Shtetit, Byroja për Zbatimin e Ligjit dhe Luftën kundër Narkotivëve(INL)(7 dhjetor). Në takimin me Zv. Drejtorin për Europën dhe Euro-Azinë Don Stolworthy dhe Zyrtaren për Çështjet Ndërkombëtare Stepahnie Larsen, trafiku i drogës ishte problemi kyç i cili u diskutua gjerësisht pasi është një çështje kritike për Shqipërinë. U diskutua gjithashtu edhe qëndrimi refraktar i mazhorancës për çështjen Tahiri si dhe sasitë e mëdha të drogës të cilat po kapen në vazhdimësi, veçanërisht nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia. Kryemadhi u shprehu autoriteteve Amerikane mbështetjen e plotë te LSI-së për reformën në drejtesi, por ajo nënvizoi domosdoshmërinë që kjo reformë të zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe paketën e ligjeve të miratuara si dhe ngriti shqetësimin për përpjekjet e mazhorancës për të devijuar reformën, për te mos respektuar kushtetutën e reformuar dhe ligjet dhe veprimet për të kapur drejtësinë.
Me 8 dhjetor delegacioni i LSI-së u prit nga miku i shqiptarëve Kongresiti Eliot Engel. Takimi u fokusua ne zhvillimet me te fundit politike ne Shqiperi. Kryemadhi pasi falenderoj Z.Engel per mikpritjen e ngrohte, vleresoi rolin dhe kontributin e tij te vazhdueshem per Shqiperine dhe shqiptaret, per zhvillimin dhe integrimin Euro-Atlantik te Shqiperise, si dhe per forcimin e shtetit ligjor dhe demokracine ne vend. Kryemadhi duke u ndalur tek marredhenjet mes dy vendeve, theksoi se SH.B.A ka dhene nder vite nje ndihme te jashtezakoshme historike per Shqiperine qe ajo te kaperceje me sukses sfidat e medha me te cilat eshte perballur dhe te hedh hapa te sigurte drejt zhvillimit.
Gjatë vizitës të saj në Washington Znj. Kryemadhi,zhvilloi takime edhe në Departamentin Amerikan të Tregëtisë, ku në Byronë e Industrisë dhe Sigurisë, zhilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Tregëtisë për Menaxhimin e Eksportit Z. Richard Ashooh.
Ndihmës Sekretari Ashooh shprehu kënaqësinë e veçantë që për herë të parë zhvillohej nje takim i tillë si dhe konfirmoi gadishmërinë e plotë për të mbështetur Shqipërinë në çështjet e sigurisë industriale dhe të eksporteve të teknologjisë.
Gjithashtu, Ndihmës Seketari Ashooh shprehu interesin për të asistuar Shqipërinë gjerësisht në hartimin e legjislacionit, akteve rregullatore dhe metodave të monitorimit, dhe partneritetit reciprok për çështje që lidhen me industrinë dhe sigurinë industriale. Znj. Kryemadhi konfirmoi predispozicionin maksimal të Lëvizjes Socialiste për Integrim që ajo të jetë mbështetëse por edhe promovuese e hartimit të legjislacionit në këtë fushë kaq të rëndësishme. Ajo siguroi se me tu përgatitur një legjislacion i tillë do të komunikojë me të gjithë aktorët e tjerë politikënë Shqipëri që kjo paketë legjislative e nevojshme për zhvillimin e vendit në tërësi por dhe sigurinë kombëtare në veçanti, të miratohet në një kohë sa më te shpejtë dhe Shqipëra të ketë standardet më të larta ndërkombëtare bashkëkohore në këtë fushë.
Zonja Kryemadhi u intervistua edhe nga Zëri i Amerikës gjatë qëndrimit të saj në Washington. Për kreun e LSI-së çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen me tryeza politike ashtu siç bën thirrje kryeministri Edi Rama, por në Kuvend. Sipas kryetares së LSI-së kryeprokurori i përkohshëm zgjidhet ashtu siç e përcakton kushtetuta dhe jo me një votim të thjeshtë, ashtu siç e përcakton kushtetuta dhe jo me një votim të thjeshtë, ashtu siç pretendon maxhoranca.“Zgjidhja e çështjes është ndër më të rëndësishmet, pse në ditën e fundit duhet ta diskutojmë. Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament, jo me allishverishe politike. Duhet të ulemi në institucionet parlamentare.Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishin ngritur KED, KLP dhe të gjitha të tjerat. Nuk mund të përdorim dy standarde. EURALIUS dhe OPDAT të na thonë ku është shkruar në kushtetutë se Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë’ Ne nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë që kryeprokurori të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Ne duhet t’i mësojmë vetëm një standard dhe jo dy standarde. Rama kërcënoi hapur SHBA dhe BE kur tha se ne kemi edhe opsione të tjera siç janë Kina dhe Rusia” – tha Kryemadhi.(DIELLI)