• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Piktura në fjalë” dhe Poetët- Carrie Hooper dhe Adnan Mehmeti

October 16, 2018 by dgreca

Raimonda-Moisiu-286x300Nga Raimonda Moisiu/

Në këtë ditë të bukur tetori Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro–Amerikanë ka promovuar, vëllimin poetik në gjuhën shqipe: “Piktura në fjalë”, të Pedagoges së gjermanishtes dhe të italishtes, njohëse e 9 gjuhëve të huaja mes tyre edhe gjuhën tonë shqipe, sopranon dhe poeteshën shqipfolëse, vajzën e talentuar amerikane Carrie Hooper, që ecën në rrjedhën e jetës drejt dijeve dhe promovimit të vlerave që ajo atribuon. Ka krijuar kontakte miqësie e dashamirëse me botën shqiptare në Diasporë, të cilat sic shprehet edhe vetë shqipfolësja amerikane, kanë qënë një ndihmesë e mrekullueshme dhe profesionale për mësimin dhe perfeksionimin e gjuhës shqipe shumë mirë, me saktësi gramatikore, letrare dhe rrjedhshëm në të folur e shkruar. Talenti, aftësia, kontributi i saj është shëmbulli më njerëzor i dashurisë për jetën dhe universalen. Për këtë poetesha shqipfolëse amerikane Carrie Hooper është vlerësuar shumë nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Është një histori tejet interesante. E bukur dhe magjepse. Një histori e mbushur me episode nga më të ndryshmet, që ka të bëjë me dashurinë për gjuhën shqipe dhe shqiptarët. “E papritura më e bukur për “Kuvendin” në këto dekada – do të shprehej botuesi i revistës “Kuvendi” në Michigan, z.Pjetër Jaku- Një vajzë amerikane që zotëron gjuhën shqipe më mirë se një shqiptar i ardhur me arsim të mesëm në Amerikë, që ka njohuri  për Historinë e Shqipërisë, Letërsinë Shqipe dhe  poetesha shqiptare që adhuron kombin shqiptar”. Me artisten amerikane, pedagogen dhe poeten shqipfolëse , Carrie Hooper, unë bisedoj  shpesh  në telefon por më pas via internet kam zhvilluar një intervistë, ku ajo u shpreh se “Ëndrrat e mija; Dua t’i ndaj me njerëz të tjerë pasionin tim për Shqipërinë, gjuhën shqipe dhe të këndoj me Inva Mulën në skenën shqiptare.”Sinqerisht, unë jam emocionuar, entusiazmuar, mahnitur nga forca dhe fuqia e shpirtit, e talentit, aftësisve të saj për të folur e shkruar gjuhën shqipe jo vetëm duke kënduar në gjuhën shqipe hymnin shqiptar dhe këngët e Artistes së Madhe Tefta Tashko Koco-por duke thurrur vargje poetike shqip. Ëndrrat për të botuar vëllimin me poezi ia realizoi poeti e publicisti i njohur Adnan Mehmeti, njëkohësisht  edhe President i SHSHSHA. Shkrimtar i vërtetë dhe promovues është ai/ajo që mbështet cdo event i cili organizohet në emër të botës së bukur të Artit, Poezisë dhe Letërsisë…! Sentencë e njohur bindshëm dhe ndjeshëm për poetin e publicistin e njohur, Mehmeti. Ky aktivitet promovimi, ceremoni e rrallë dhe kuptimplotë, që po zhvillohet sot, u organizua me nismën, mbështetjen dhe kujdesin e drejtëpërdrejtë të poetit e publicistit, President i Shoqatës së Shkrimtarëve  Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti. “Pengu” “Premtimi”dhe “Besa e shqiptarit”  në memorjen e shumë njerëzve  dhe të kombit, janë pesha,  me të cilat Adnan Mehmeti  ngroh botën e madhe të letërsisë, thitha aromën e gjuhës dhe të kulturës shqiptare, mbi të gjitha poezinë shqipe, i cili me aq përkushtim dhe dashamirësi na e zbuloi me një libër në poezinë shqipe: “Piktura në fjalë”,  të veçantën e krijimtarisë të poetes shqipfolëse, Carrie Hooper. Ky është një detyrim, shërbim dhe mirënjohje kaq e madhe morale dhe profesionale, shpirti i poetit e shkrimtarit, Mehmeti ndaj letërsisë, artit, kulturës dhe identitetit shqiptar të poezisë shqipe në Amerikë. Fisnikëria dhe Madhështia e këtij akti njerëzor e qytetar për të ndërtuar urat e mundësitë me punën dhe kontributin e tij krijues, qytetar e intelektual, nënkuptojnë të vërtetën e madhe se brenda forcës së krahëve e duarve, mendjes e dijes, ka perspektiva të ndryshme nga perspektivat e shumicës, përballjen e kontributit gjatë jetës së tij në forma e përmbajtje të ndryshme. Poeti dhe publicist i njohur Adnan Mehmeti me botimin, sponsorizimin dhe prurjen në poezinë shqipe: “Piktura në fjalë” e poeteshës shqipfolëse, Carrie Hooper, – ka dëshmuar potencialin e tij intelektual, dijet, aftësitë krijuese, talentin e mrekullueshëm, vlerat dhe virtytet e tij njerëzore, shpirtërore dhe qytetare. Mehmeti eksploron trysninë e historisë në formësimin e ndërgjegjes kombëtare të identitetit shqiptar në Diasporë. Ndonëse ai trashëgon mjeshtërinë artistike për të ballafaquar realen, Mehmeti vazhdon të gjurmojë

thesaret e cmuara -filozofiken për të shprehur botën shpirtërore dhe përngjashmërinë historike, shëmbëlltyrën dhe simbolet e tyre, vecanti kjo e stilit të tij poetik.

Poeti dhe publicisti Adnan Mehmeti është një nga poetët  më të admiruar në letërsinë bashkëkohore, një figurë emblematike në kërkim të muzës poetike e më të bukurës artistike në bashkëpunim me filozofiken, objektiven dhe liriken në të shumtat e rasteve, të shprehura  në format indirekte,  ndjesore dhe kuptimplote. Këtë akt fisnik e bëjnë poetët dhe shkrimtarët me zemër të ndjeshme dhe shpirt të madh patrioti, me kulturë artistike dhe shije të vërteta poetike. Përulem me respekt e mirënjohje, të thellë ndaj Poezisë së Carrie Hooper dhe Aktit Gjeneros dhe Fisnik të President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, poetit e publicistit të mirënjohur, Adnan Mehmeti. Një hero i heshtur me penë, që pavarësisht mundësive që ofron Amerika, përballjes me vështirësitë që hasen në emigracion dhe kontributi i tij është më tepër angazhim vullnetar ekstra prej punës e obligimive të ndryshme familjare e ekonomike. Jo pa qëllim në fjalën time përshëndetëse u përqëndrova ndaj dy poetëve të vargut shqip në rrugën e poezisë moderne si edhe me përvojat më të reja të poezisë shqipe sot, sepse që të dy na bëjnë të qartë lidhjen shpirtërore, ajo e  Carrie Hooper që “me gjak dhe kombësi është amerikane, por me shpirt është shqiptare, lidhjen  fizike e shpirtërore të poetit Mehmeti, me atdheun, vendlindjen dhe Diasporën, në bashkëveprim ndërmjet përvojës personale dhe asaj të shoqërisë.

Ju uroj suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tyre mbresëlënëse. Ju përshëndes dhe ju përqafoj të gjithëve nga Florida.

Raimonda MOISIU

Kryetare e SHSHSHA-së

Jacksonville, Florida

Filed Under: LETERSI Tagged With: “Piktura në fjalë”, Adnan Mehmeti, Poetët- Carrie Hooper, Raimonda Moisiu

Artikujt e fundit

  • Çfarë dite e mrekullueshme! Pikniku ynë Tradicional i Komunitetit ishte një sukses i jashtëzakonshëm!
  • Botimi i katërt i librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit” tashmë është në qarkullim! 
  • Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit
  • Interesting Facts about Albanian Film Festival Fan Noli 2025
  • ULMAR QVICK – PERSONALITET I SHQUAR I KULTURËS SHQIPTARE
  • Kujtimet dhe mbresat e një viti shkollor në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • “Vatra” e “Dielli” pjesë e thelbësore e historisë dhe identitetit shqiptar në diasporë
  • MARRËVESHJA E KORFUZIT DHE QËNDRIMI I FUQIVE TË MËDHA, DY DËSHMI
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI KRYETARIT TË DEGËS LONG ISLAND DR. PAULIN MARKU PËR NDARJEN NGA JETA TË MOTRËS
  • SHQIPTARËT NË MALIN E ZI PA KANAL TË VEÇANTË TELEVIZIONIN PUBLIK
  • Piluri – Sofër e Këngës Polifonike
  • Fan Noli dhe drejtimi i qeverisë shqiptare gjatë vitit 1924
  • Uji, njeriu, jeta…
  • Kosova – Kurrë pjesë e Serbisë: E vërteta historike e mohuar me qëllim
  • NAUM PRIFTI, PËRKUJTIM NË 2 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT