• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AZGAN HAKLAJ MBAN NDEZUR PISHTARIN E ATDHETARISË

January 4, 2014 by dgreca

NGA SHPENDI TOPOLLAJ/

Sa herë takoj ndonjë ndonjë shok a mik, emri i të cilit përkon bukur me cilësitë vetjake të tij, nuk e di sepse më vjen ndërmend ajo thënia e atij priftit budist Kenko Hoshi i cili qysh në vitin 1331 shprehej se pas një emri fshihet një pamje. Kjo ngjet edhe me birin e shquar të Tropojës së bukur, Azgan Haklajn i cili duke ndjekur gjurmët historike të atyre viganëve që në shekuj luajtën një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e lirisë dhe pavarsisë apo të shembjes së diktaturës më të egër që ka njohur bota moderne dhe demokratizimit të vendit tonë, si eruditi i pathyeshëm Sali Berisha apo trimi i çartur Azem Hajdari, u bë njëri nga përfaqsuesit më autoritar dhe zëri më elokuent i gjithçkaje të mirë ka ajo trevë. Dhe njëkohësisht, me karakterin e tij burrëror, besnikërinë ndaj idealeve, energjitë e pashtershme në veprime dhe qartësinë e mendimeve rreth çështjes kombëtare, ai vërtetoi parashikimin e atij që e quajti Azgan.

Duke pasur në krah vetëm vlerat e tij intelektuale dhe njerëzore, ai u bë një figurë e njohur dhe e dashur për këdo. Pati ngjitjet dhe zbritjet e tij në politikë gjë që shpesh varet nga rrethanat, por për asnjë çast nuk ju lëkund bindja te thelbi i teorisë së Rene Dekartit se “Mendoj, pra jam”.         Dhe natyrisht, ka qenë ky formim qytetar i tij i cili e ka shtyrë prej vitesh që të jetë i pranishëm në organet tona të shtypit apo të botojë librat e tij  publiçistikë, duke ndjekur në këtë gjini shembullin e Gramenos, Fishtës, Merxhanit, Harapit e deri Ismail Kadaresë, i cili pikërisht në këtë zhanër ka shkëlqimin e tij më impresionues.

Azgani, duke qenë njëkohësisht edhe artist, me shembullin e tij, duket se e ka zhvleftësuar atë përcaktimin e atij filozofit që thosh se ai që e do të bukurën dhe të vërtetën, nuk duhet të merret me politikë, pasi politika nuk e do as të vërtetën dhe as të bukurën. Përveç angazhimit të tij si deputet në periudhën e ndezur 2001 – 2005, Azgani ka krijuar dhe drejton Unionin Artistik të Kombit Shqiptar, të cilin sikurse shprehet, synon ta shndërrojë “në një Parlament shpirtëror ku flitet me gjuhën universale të artit për hallet dhe plagët e kombit.” Dhe pa drojë mund të pohojmë se ai e ka realizuar mësë miri këtë me një sërë veprimtarish brenda dhe jashtë vendit, duke na bindur se Seferisi nuk e kishte fjalën vetëm për grekët kur thosh: “Ngado që shkoj atdheun e marr me vete.”

Në vetvete libri “Ashti i shqiptarisë” që po u jepet lexuesve në dorë është vazhdim i librave të mëparshëm të këtij autori, pasi edhe këtu si bosht qendror mbeten shqetësimi për një demokraci sa më të arrirë dhe bashkimi i trojeve tona të ndara padrejtësisht nga trungu amë, gjë për të cilën ai shprehet: “Pa pikë droje pse jo dhe shumë krenarisht deklaroj se bashkimin e trojeve etnike shqiptare nuk e kam thjesht qëndrimin personal e politik, por pikësynimin e jetës e qenësisë sime, të mendimit e veprimit tim prej kurse jam bërë të më dëgjojnë në odë burrash apo në tubime të çdo lloji.” Dhe shton se për këto nuk i marr leje askujt… në Beograd, në Moskë e në Athinë…

Jo pa qëllim, Azgani me njohuritë e tij të bazuara shkencërisht, i referohet jo vetëm dardanëve që s`kanë nevojë për asnjë apollogji, pasi atë nuk e shuan dot nga kujtesa historike as tërmeti i vitit 518, as sulmet sllave të viteve 613 – 616, dhe as çmenduria e akademikëve serbë apo e falangave të Arkanit dhe Millosheviçit, por edhe Dodonës pellazgjike në vendin e mollosëve, veç njëzet kilometra mbi Janinë, aq të lakuar nga Homeri (850 para K.), Hesiodi (rreth shek. VIII para K.) e deri Herodoti (484 – 430 para K.). të cilët me aq admirim flasin për të, duke e barazuar për nga rëndësia me tempullin e Delfit.

Ja pse Azgan Haklaj parathotë se Kosova qëndis flamurin e Pavarsisë, pasi gjaku i mijra dëshmorëve, jehona e pushkës së bijave dhe bijve më të mirë të saj si Adem Jashari, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi me shokë apo urtësia proverbiale e udhëheqsave të mençur si Ibrahim Rugova, Adem Demaçi etj. do japë frytet e veta historike.

Kanë folur për Azganin dhe veprën e tij, pena me emër të letrave dhe politikës tonë. Nëse do na duhej t`i përmblidhnim ato, do mjaftonte të sillnim në vëmendje fjalët – sentencë të kritikut të njohur Dukagjin Hata se “Azgan Haklaj hyri politikë për të dhënë e jo për të marrë.” Se këtu qëndron edhe tragjedia jonë, ajo tragjedi që Azganin e shqetëson dhe ai me guxim të lavdërueshëm qytetar i ka shpallur luftë, jo me ushtën e Don Kishotit por me forcën e pallogaritshme të penës.

Në një libër autobiografik Salman Rushdie e ka quajtur pazarin e mendimeve të kundërta si vendin nga buron liria. Vetë Azgani është shprehur se “… dialogu është ajri i një shoqëria demokratike.” (“Dardanët presin Dodonën” fq.167). Kështu edhe në këtë libër, një vend të rëndësishëm zenë edhe polemikat me personalitete të politikës apo mediave, me të cilët Azgani ka kundërshti pikpamjesh apo qëndrimesh. Kjo është krejt normale, se edhe unë që po shkruaj për të, mund të kem rezervat e mia me gjithë sa ai thotë. Por, debati me kulturë dhe argumente është i shëndetshëm dhe duhet pranuar se rrallë e ndeshim atë si te librat e Azgan Haklajt.

Ne e dimë mirë dhe kjo nënvizohet edhe te “Ashti i shqiptarisë” se Azgani shpesh e ka paguar shtrenjtë këtë guxim. Se fundja jo më kot Leon Tolstoi shprehej se “Kur dhuna e padrejtësia ngrihen në sistem shtetëror, vendi i njerëzve të ndershëm është në burg”. Por kjo nuk e ka thyer për asnjë çast atë, ashtu sikurse nuk e ka trishtuar shpërfillja e lënia pa punë. Ato ndofta, me gjithë veprën e tij, i kanë dhënë përmasa epike dhe i kanë rritur besimin se ajo statuja e bronxtë e atij djalit që mbante në duar një purtekë të përkulshme që godiste enët metalike, prej nga priftërinjtë e Dodonës gjenin përgjigjet e perëndive për pyetjet që bëheshin, do konfirmojë se ka ardhur koha që edhe Kosova dhe Çamëria të bashkohen me Shqipërinë, pasi sikurse e mendon vetë Azgani, tani edhe Zoti po flet shqip.

Por, për ta shpejtuar këtë ditë, duhet që gjithkush të ndjejë përgjegjësi atdhetare se tashmë kushdo e ka të qartë se Bernard Shou pikërisht të tillë qëllim kishte kur porosiste se “Jeta nuk është një qiri, por një pishtar që duhet mbajtur ndezur me çdo mënyrë”.

Ashtu sikurse po e mban të ndezur dhe me nder edhe biri i trim Tropojës legjendare Azgan Haklaj, ai burri që të sheh drejt e në sy dhe që më kujtoi atë thënien e japozezit Kenko Hoshit se pas një emri fshihet një pamje.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Azgan haklaj, mban ndezur, pishtarin e Atdhetarise

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT