• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT, I FTUAR: KRISTAQ TURTULLI

August 1, 2013 by dgreca

POEMTH PËR LYPSARIN/
Atje…/

Anës lulishtes dhe rrugës së madhe/

Gjendet një stol i thjeshtë dërrase,/

Atje…/

I tund era dhe varen degët e shelgjeve lotuese./

Atje…/

Jetonte një njeri./
Çdo mëngjes lahej duke psherëtirë me një bulës vese,/

Që lëvizte në kah drite./

Kravatën e me ngjyra shkundte,

nyje e lidhte,

Pastaj ngadalë, me ceremoni krihej,

me krehrin delikat të rezeve mëngjesore.

 

Nuk kish emër, e thërrisnin lypsari.

Stinët për atë njeri

ishin mure,

ndërsa qielli ish çati.
Dimri gjëmonte, s’kish kohë të mendonte,

Se në një cep rruge, ish një njeri që flinte

E shkundte dhe i dërgonte dëborë, erë dhe shi.
Me hipokrizi kartolina Vit të Ri i jepte.

Me tallje prapë ia merrte.

Fshinte paçavuret e ditëve.

E vështronte me kokëfortësi,

Si të thoshte: Prapë këtu je ti!

Në këtë stol të thjeshtë dërrase?!

Emrin nuk ka nevojë ta di; Je ai Lypsari.

Të cilit mbi qerpikë i qëndronte loti.

I ngrirë.

Por përsëri në agun e mëngjesit ngrihej nga supet dëborën shkundte

dhe lidhte kravatën me  ngjyra, si ëndrra që kishte.

E natë e ditë pëshpëriste,

duke u dredhur, një këngë për lypësit, por se linin ta thoshte.

‘Jepuni të tjerëve që lypin dritë dhe jetë.

Sikur mua më keni dhenë…’

 

Pranvera naive nuk e dëgjonte, ish marrosur me vete,

Por nuk harronte të hidhte në atë stol, ku ish një njeri,

Një pëllëmbë fllad dhe një grusht petale,

Që ta dehte.

Lozonjarja kish shumë dashnorë hamshorë,

prandaj s’mund të ngrohte…

Një njeri me kravatë të kaltër që lypte.

Dhe me naivitet thoshte:

‘Jepuni të tjerëve që lypin dritë dhe jetë.

Sikur mua më keni dhenë…’

 

Vera gjoksmadhe, faqekuqe, bukuroshe

në netët shkëlqimtare

Nuk çante kryet për hollësira.

Me zemërgjerësi e mbështillte,

e çlodhte.
Nën kuvertën e yjeve,

i këndonte rrëzë veshit këngën e prostitutave.

I varte në gjoks si medaljon një hënë të zbehtë

dhe me paturpësi

kur se kish mendjen, ia ngjishte buzët, me epsh e puthte.
Vjeshta finoke, e ngopur me vajtje ardhje,

dhe dashuri të konsumuara,

femër e vjetër, e pjellë, vithedalë
E mashtronte me fjalë boshe,

pastaj e mbulonte me fletë të arta,
Së bashku pëshpëritnin plot gjera të harruara,
Të braktisura, të lëna diku, ku nuk hyn as drita.

Në atë stol të thjeshte dërrase.

Ndërsa hëna qe mbështjellë me pece të vjetra.
Në atë stol,
Anës lulishtes dhe rrugës së madhe.
Njeriu i pastrehë,

Përsëri lahej dhe krihej në vesën mëngjesore,

Me ceremoni lidhte kravatën me ngjyrat e ylberit,

I buzëqeshte rrezes së dritës
dhe ngrohej tek rrekëza e shpresës.

‘Jepuni të tjerëve që lypin dritë dhe jetë.

Sikur mua më keni dhenë…’

 

Por stinët e braktisën një natë,

U lodhën me të.

Nuk kishin kohë.

Lypsar je dhe u qan hallin të tjerëve!

Dhe qielli ish mbushur me re.

Nuk kish yje dhe hënë.

Të gjithë ishin të preokupuar me ballon e madhe.

E lanë pa kthim, vetëm.

Njeriu pa shtëpi,

Pa fjalë, pa mërzi.

Me kujdes palosi

Kravatën me ngjyra të ylberit,

Nuk e lidhi nyje,

Nuk kish kush ta zgjidhte.

Si jastëk e vuri

nën kokë,

Dhe iku në heshtje, si të tjerët me erën.

Përsëri tha:‘Jepuni të tjerëve që lypin dritë dhe jetë.

Sikur mua më keni dhenë…’

Dërrasat e lagështa u drodhën, mërdhinë

Atje. Në atë stol të thjeshtë.

Anës lulishtes dhe rrugës së madhe…
Atje, në atë stol jetonte një njeri.
Dikush me pendesë një trëndafil vendosi
A ndoshta e flaku rastësisht aty.
Eh, aty,
Në atë stol të thjeshtë prej dërrase,

Midis lulishtes dhe rrugës së madhe….

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Kristaq Turtulli, Poemth per Lypsarin

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT