• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ali Podrimja, poet i vuajtjeve, dhimbjes, qendreses dhe qenies shqiptare

July 23, 2016 by dgreca

Me rastin e katervjetorit te vdekjes se poetit Ali Podrimja (1942 – 2012)/

NGA SADIK ELSHANI*/FILADELFIA/

“Te jesh shqiptar/

e vdekja te mos te gjeje/

edhe ne skaj te botes/

e pamundur eshte.”/

(Ali Podrimja, “Me qene”)/

Dhe vertet fati i popullit te tij e ndoqi poetin gjer ne diten e fundit te jetes se tij. Ka dicka profetike ne keto vargje, ngerthejne motivet e balladave, legjendave tona: vdiq ne France ku ka vdekur edhe djali i tij, Lumi; vdiq prane nje lumi, me nje tufe lule ne dore, sikur donte t’ia conte Lumit ne takimin e tyre ne amshim. Vdekje e bukur! Me siguri do te thoshte vete poeti. “Mortja eshte metafore e bukurise”, eshte shprehur poeti me rastin e vdekjes se poetit tjeter, Enver Gjerqekut. Ndoshta vdekja nuk e gjeti ne skaj te botes, por e gjeti larg Kosoves. Me 21 korrik, kater vite me pare, Ali Podrimja u nda nga kjo bote kur po merrte pjese ne nje festival te poezise qe po zhvillohej ne France. Edhe ketu, sikurse edhe herave te tjera ne vende te ndryshme te botes, kishte shkuar me mision: per te lidhur ura miqesie ne mes te popujve, per t’ia paraqitur botes vlerat tona shpirterore e kulturore. Ishte ne mesin e poeteve, ne gjirin e poezise – aty ku ishte gjithmone, aty ku gjithmone ndihej mire, ndihej i qete . Zemra e tij qe gjithmone rrahu per Kosoven, pushoi se rrahuri larg Kosoves se tij te dashur. E ndiejme mungesen e tij, vdekja e tij eshte nje humbje e madhe per letrersine, kulturen dhe kombin tone ne pergjithesi. Por poetet, njerezit e medhenj nuk vdesin kurre, jeta e tyre eshte vepra e tyre dhe ato vepra do te jetojne ne shekuj, sa te rroje njerezimi. Ali Podrimja u nda nga kjo bote, por me vargjet e tij, me vepren e tij, ne krahet e poezise u ngrit lart ne qiellin e perjetesise prej nga do te ndricoje si nje yll qe nuk do te shuhet kurre. Portreti i tij hijerande eshte shkrire ne vargjet e tij. Ali Podrimja eshte diamanti i kurores se poezise moderne shqiptare.

Ali Podrimja, si shume bashkemoshatare te brezit te tij, e arriten moshen e pjekurise, u burreruan para kohe. E tille ishte koha. vitet e pesedhjeta te shekullit te kaluar ishin vitet vendimtare per formimin shpirteror e intelektual te poetit. Muza e tij ishte fati i popullit tone: padrejtesite, vuajtjet, dhimbjet dhe sfidat shekullore neper te cilat kaloi populli yne, por edhe qendresa heroike e popullit tone, ngadhnjimi mbi te keqen. “Kauza e atdheut eshte kauze mbi kauzat”, eshte shprehur poeti. Me 1957 botoi poezine e tij te pare ne revisten letrare “Jeta e re” qe botohej ne Prishtine, me kryeredaktor, Esad Mekulin – babain e poezise shqiptare te Kosoves. Ishin vitet kur shqiptaret e Kosoves po perjetonin njerin nga terroret me te egra shteterore jugosllave, kohen e aksioniot per mbledhjen e armeve dhe trysnine, dhunen qe po ushtrohej ndaj tyre per t’i lene trojet e tyre dhe per t’u shperngulur ne Turqi. Ishin kohera te renda ato – ishte “Koha e Rankoviqit” (Aleksander Rankoviq 1909 – 1983, ne ate kohe minister i Puneve te Brendshme te Jugosllavise). Poeti i ri i perjetonte vete keto ngjarje te hidhura dhe e ndjeu nevojen qe te qendroje i paperkulur, duke mos u dorezuar kurre perpara te ligave dhe te zezave qe regjimi serb ushtronte panderprere ndaj popullsise shqiptare te Kosoves dhe trojeve tjera shqiptare ne ish Jugosllavi. Ky ishte misioni i tij fisnik qe manifestohet dhe e pershkon tere krijimtarine e tij letrare e publicistike, angazhimet e tij shoqerore e atdhetare. Ai e ndjeu thelle nevojen per te shprehur krenarine kombetare, revolten dhe shqetesimet e tij per fatin e popullit shqiptar. “Eshte roli i poetit qe kurre te mos hesht ndaj padrejtesive qe u behen popujve dhe individeve (vetjeve)”, eshte shprehur poeti. Kjo me se miri shprehet ne poezine e tij “Metafora e jetes sime”, si dhe ne shume poezi te tjera:

“Nese s flas

jeta ime s’ka qetesi

fjala ime behu Une

heshtja te te mos shtype

ne gure mulliri

nese s’flas

jeta ime s’ka qetesi

fjala ime behu Une

plaga ime

le te marre

fryme thelle.”

Ali Podrimja eshte autor i me shume se dhjete vellimesh me poezi te fuqishme dhe mbahet sot nga kritika si perfaqesuesi me tipik i poezise shqiptare, si dhe poet me me emer te madh edhe ne shkalle nderkombetare. Ai e modernizoi, e europianizoi poezine shqipe, prandaj nuk eshte e rastesishme qe ai eshte poeti me i perkthyer shqiptar dhe shkrimtari i dyte me i perkthyer, pas Ismail Kadarese. Ali Podrimja eshte nder poetet me te shquar shqiptare te lirikes atdhetare (patriotike). Kjo poezi pershkohet nga ndjenja te thella e te pastra atdhedashurie dhe nuk shprehet me parulla, thirrma e brohoritje bombastike, por me fjale e shprehje te zgjedhura, te shpalosura me nje mjeshteri te rralle artistike, me nje figuracion shume te pasur qe perforcon thellesine e mendimit te tij. Vargu i tij tashme shume i njohur, “Kosova eshte gjaku im qe nuk falet”, eshte kredoja, uni i poetit. Ky varg u be burim frymezimi, u be thirrje per te gjithe shqiptaret e ndershem e atdhetare qe u perpoqen dhe luftuan me pushke e me pene per lirine dhe pavaresine e Kosoves

Ne vitin 1982 ai botoi permbledhjen mjeshterore, “Lum Lumi”, e cila eshte e vetmja e llojit te vet ne letersine shqipe dhe shenon nje kthese ne poezine e sotme kosovare e gjithshqiptare. Jane keto vargje intime familjare te poetit qe shpreh dhimbjen dhe pikellimin per djalin qe i vdiq. Eshte dhimbja e prindit poet, eshte dhimbja e poetit prind. Prandaj, jane keto vargje shume te ndjeshme,shume te dhimbshme qe burojne nga thellesia e zemres dhe artistikisht jane shume te persosura, shume origjinale.

Ali Podrimja eshte poet i kursyer qe me mjeshteri e perdor cdo fjale. Ne vargjet e tij nuk ka fjale e shprehje te teperta e ta pavenda, prandaj edhe poezia e tij tingellion bukur. Cdo fjale pozicionohet ne vendin e duhur dhe eshte e sakte, si notat ne kompozimet e Mocartit. Vargu i tij eshte mjaft shprehes me figuracion te pasur ku domonojne metafora, miti e simboli. “Letersia, vecmas poezia, pa metaforat, simbolet, mitet dhe ironine, nuk eshte letersi. Pa keto figura nuk ka as letersi moderne. Pa keto figura dhe figurat tjera poetiek, nuk mund te kete poezi te fuqishme”, eshte shprehur Ali Podrimja. Ai e ka cliruar poezine shqipe nga disa rregulla te ngurta metrike, sic eshte vargu i thurur, apo nga permbajtja si, fryma apologjike, brohoritese e letersise se realizmit socialist. Por ai sjell disa risi dhe vendos parime te reja krijuese, sic eshte vargu i lire, shqiptimi metaforik, gjuha e alegorise dhe ironuise – mjete keto efikase per te depertuar dhe per te shprehur edhe zonat me te ndjeshme, me te fshehta te natyres njerezore. Ai se bashku me disa kolege te tij poete, shkrimtare e intelektuale te Kosoves, me guxim e ngriti zerin kunder parimeve te ngurta te realizmit socialist.

Pervec poezise ai ka botuar edhe dy libra ne proze dhe ka botuar mjaft shkrime eseistike e publicistike. Me shkrimet e tij publicistike dhe me veprimtarite tjera artistike, kulturore e shoqerore, ai ka qene mjaft i angazhuar per te afirmuar ceshtjen e Kosoves dhe arritjen e pavaresise se saj. Ne keto shkrime ai trajtonte, shqyrtonte ceshtjet dhe problemet madhore te kombit, duke i paraqitur nga nje nivel i larte intelektual e njerezor, e jo duke u bere pre, apo peng i politikes se dites. Ne shkrimet e tij nuk ka anime, tone ideologjike e politike – ai nuk ishte me kete, apo ate dhe kunder ketij, apo atij. Ai gjithmone ishte me kombin dhe tere jeten punoi per te miren e kombit – tere krijimtarine e tij e vuri ne sherbim te ceshtjeve madhore te kombit tone. Ai gjithmone ka qene kunder atyre qe popullit tone i shkaktuan dhimbje te thella, madje u munduan edhe ta zhduknin nga faqja e dheut.

Kam patur fatin e mire qe ta takoja poetin. Kur studioja ne Universitetin e Beogradit (me vone kam kaluar ne Universitetin e Zagrebit), Shoqata Letraro – Muzikore, “Perpjekja”, e studenteve shqiptare qe studionin ne Universitetin e Beogradit, ne pranvere te vitit 1977 organizoi nje mbremje letrare me shkrimtaret nga Kosova dhe ne ate grup ishte edhe Ali Podrimja. Ne ate takim shkrimtaret nga Kosova lexuan krijimet e tyre dhe disa nga ne studentet qe merreshim me krijimtari letrare, po ashtu lexuam krijimet tona. Pastaj u organizua nje koktej i bukur per nder te mysafireve tane dhe patem rastin qe te bisedonim nga afer me njeri – tjetrin. Ali Podrimja me pyeti se prej nga isha dhe me tha se i kishin pelqyer poezite e mia. Pastaj biseduam edhe per shume gjera te tjera aktuale, per hallet e Kosoves, per rolin tone per zhvillimin e gjithmbarshem te Kosoves, etj. Bisedonim hapur. pa kurrefare rezervash, sikur te njiheshim me vite te tera. Aty e pashe nga afer guximin atdhetar e intelektual te Ali Podrimjes, njeriun e vendosur te cedshtjes sone kombetare, urrejtjen e tij per regjimin e atehershem jugosllasv. Te tilla ishin vargjet e tij, sepse buronin nga zemra e nje krijuesi, nje njeriu me shpirt te paster, nje intelektuali shume te guximshem. Njeriu dhe poeti Ali Podrimja ishin nje.

Poetin tani nuk e kemi me ne mesin tone, ai tani eshte ne boten e lavdise se perjetshme, prehet i qete ne krahet e poezise, prane Lumit te tij te dashur, ne dheun e shtrenjte te Kosoves se lire.

Ali podrimja dhe vepra e tij nuk do te harrohen kurre! I perjetshem qofte kujtimi i tij!

Filadelfia, 21 korrik, 2016

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: 4 vjet, Ali Podrimja, nga vdekja, poet i vuajtjeve, Sadik Elshani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT