• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Poet i mjerimit të djeshëm dhe profet i mjerimit të sotëm

December 9, 2013 by dgreca

Ne Foto: Migjeni 1911-1938/

Shkruan:  Gani Qarri/ Zvicer/

Migjeni u lind më 13 tetor të vitit 1911 në qytetin e Shkodrës dhe vdiq në moshë të re i mundur nga sëmundja e Tuberkulozit,atëherë kur mjerisht ende nuk i kishte kaluar të 27-at, duke ndërruar jetë më 26 gusht të vitit 1938,në spitalin Tore Peliçe afër Torinos në Itali.

Emri tij i vërtetë ishte Milosh Gjergj Nikolla dhe vinte nga një familje e varfër shqiptare, jeta e të cilit do të rëndohej gjithnjë e më tepër nga vdekja në vdekje dhe fatkeqësi të rënda e të njëpasnjëshme, të cilat i morën anëtarët më të ngushtë të familjes.

Migjenit,qysh në moshën 5 vjeçare, së pari do ti vdiste e ëma,kurse tetë vite më vonë kur ai ishte vetëm13 vjeçar ,do ti vdiste edhe i ati, për të mbetur jetim dhe nën mbikëqyrjen e vëllezërve të sëmurë dhe gjyshes plakë e të lodhur nga vitet.

Por, për fat keq,nuk do të vononte shumë dhe do ti vdisnin edhe gjyshja bashkë me vëllezërit, njëri pas tjetrit, duke lënë Migjenin krejt të vetmuar me sëmundjen e rëndë të tuberkulozit e cila e vetmja  i qëndroi “besnike” dhe nuk iu nda asnjë herë deri sa e mori në moshën më të mirë rinore,duke e quar në mënyrë të parakohshme në përjetësi.

Shkollën fillore ai e mbaroi në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër,për të vazhduar seminarin në Tivar, ndërsa nga viti 1928 deri më 1932, përfundoi mësimet teologjike në Manastir. Migjeni, edhe pse qëndronte nën kontrollin e mjekëve,nuk do të shkonte shumë kohë dhe do të mundej nga sëmurja e Tuberkulozit nga e cila pati humbur edhe të ëmën dhe anëtarët tjerë të familjes.

Megjithëse shteti i atëhershëm do ta dërgonte për mjekim në Sanatoriumin “Shën Peliçe” të Milanos,fatkeqësisht edhe atje, ai nuk do të gjente shërim, duke vdekur shumë i ri dhe në moshën më të mirë djaloshare,mu atëherë kur pritej krijimtari e bujshme me vlera të larta letrare.

Më 1933,Migjeni do të punësohej fillimisht në Vrrakë, fshat i vogël ky në afërsi të Shkodrës, i cili do të bëhej i njohur për të gjithë shqiptarët dhe më gjerë,edhe për faktin se atje do të punonte ai si mësues.

Përveç punës arsimore, ai merrej edhe me shkrime, të cilat fillimisht do ti botonte te Revista “Iliria”përmes të cilave shprehte pezmin shpirtëror kundër mjerimit social dhe jetës së zymtë në vend.

Vjershat dhe tregimet që shkruante, do ti botonte në disa gazeta dhe revista të kohës, si; “Iliria”,”Përpjekja shqiptare ” “Jeta dhe Kultura”, “Kuvendi Kombëtar”, “Shqypnija e re” etj. Ndërsa krijimet e tij poetike më 1936, do ti botonte në librin “Vargjet e lira” të cilat, për shkak të pasqyrimit të gjendjes së vështirë sociale në vend, do të ndaloheshin nga censura e atëhershme shtetërore.

Gjatë gjithë kohës sa punoi si mësues, ai dimër e verë nga Shkodra deri në Vrrakë,  do të udhëtonte nëpër borë dhe shi  me biçikletë, të cilit do ti përkeqësohej aq shumë gjendja shëndetësore sa që për kurimin e tij,do të dërgohej në Itali,por nuk të gjente  shërim as atje.

Ndaj, nga sëmundja e tuberkulozit e cila ishte ndër sëmundjet më të rënda në ato kohë, nga e cila pak kush mundi të shpëtonte,Migjeni më 26 gusht të vitit 1938,kur ishte vetëm në moshën 27 vjeçare, do të ndahej nga jeta dhe mbyllte sytë përgjithmonë në vend të huaj.

Pas vdekjes,do të varrosej në Tore Pelice të Torinos, trupi i të cilit,atje do të qëndronte më tepër se sa zgjati vet jeta e tij, pra mese 28 vite me radhë.

Në vitin 1954, apo 26 vite pas vdekjes së kësaj figure madhore të letrave shqipe, së pari do ti botohej vepra e plotë,kurse dy vite më vonë,apo në pjesën e dytë të viteve të pesëdhjeta, nga Italia në Shqipëri do të ktheheshin edhe eshtrat e tij,për tu varrosur me nderime të mëdha, më 5 shkurt të vitit 1956, në Shkodër.

Vepra e plotë e Migjenit,do të ribotohej disa herë,në vitin 1954,më 1957 dhe 1961, si edhe pas viteve të 90-ta.

Ai,përkundër jetës së shkurtër,pati një krijimtari të bujshme e cila e bëri që Migjeni të jetë njëri nga autorët më të çmuar shqiptar me gjithë kohën e kaluar-gati njëshekullore,që nga vdekja e tij.

Për hir të së vërtetës,duhet cekur se përkundër shndërrimeve të shijeve në letërsi dhe artin e shkrimeve nëpër kohë, si dhe të gjitha zhvillimeve kulturore e letrare të  gjeneratave shqiptare, Migjeni,me veprën e tij mbetet i pazëvendësueshëm e shumë i pranishëm ndër shqiptarët,që nga vendlindja e tij Shkodra dhe kudo flitet e frymohet shqip.

Kjo dëshmon edhe njëherë më tepër,se  krijimtaria e tij, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në të gjithë brezat dhe gjeneratat,pa dallim moshe. Ai qe i pari i cili në letrat shqipe gdhendi dhe skaliti me mjeshtri të rrallë modelin e njeriut të mjerimit, të cilin e përjetësoi dhe bëri të pavdekshëm për popullin tonë,përjetimet e të cilit nuk ndryshojnë shumë, nga koha kur ai shkroi, me gjendjen në të cilën jetojnë edhe sot një numër i madh shqiptarësh.

Njeriu i mjerimit ndër ne,edhe sot, jo vetëm se vuan e heq të zitë e ullirit si personazhet e Migjenit dikur, por ai kohë pas kohe i mbytur nga pesha e vuajtjeve të “shekullit të ri”,vetëvritet diku publikisht, herë duke u hedhur nga lartësitë shumëkatëshe, herë duke ia shkrepur vetes, apo edhe duke u vetëdjegur me benzinë në vende publike, para syve të qindra kalimtarëve i cili ndoshta kurrë nuk ka qenë më prezent dhe kaq vetë-flijues, siç është tani.

Ndaj, vetë gjendja e shqiptarëve , edhe në këto kohë,bënë që temat e shkrimeve të Migjenit të mbeten aktuale dhe përmbajtja e tyre të ketë karakter të përjetshëm kombëtar edhe për faktin se mjerimi si i vetmi fenomen,sado fatkeq që mund të jetë-është ruajtur dhe trashëguar me “besnikëri” dhe më shumë se çdo dukuri tjetër në këto troje.

Nga e gjithë kjo dëshmohet se nuk është vetëm magjia e shkrimeve migjeniane ajo që në trojet shqiptare mbijeton ndër vite dhe mote, por është edhe gjendja aktuale e njeriut tonë këtu,e cila mjerisht  përsëritet si  këngë e dhembshme e një “dashurie” të vjetër. Pra është mjerimi, prodhimi më origjinal vendor i cili tek shqiptari vazhdon pa mbarim dhe garanton bashkëjetesën e veprave letrare të Migjenit me këtë popull, si ushqimet “BIO” të cilat jetojnë më gjatë dhe bëjnë kalimin përtej kohëve.

Gani Qarri  Cyrih,  Dhjetor 2013

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Migjeni, poeti i mjerimit, profet i mjerimit te sotem, te djeshem

Artikujt e fundit

  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”
  • Zhvillimi e përdorimi i Gjuhës Shqipe në diasporë
  • Diaspora, kapitali kombëtar që ende nuk dimë ta vlerësojmë
  • HOMAZH E NDERIM PËR TË GJITHË ATA QË NDIHMUAN TË BËHEJ SHQIPËRIA
  • FEDERATA VATRA DHE RIKRIJIMI I SHTETIT SHQIPTAR 1920-1921
  • Kolë Idromeno, “parganjoti” që u bë artist i madh në Shkodër
  • KRIJIMTARIA POETIKE E DRITËRO AGOLLIT
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1914) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN NË DURRËS RRETH “AKSIONIT TË TIJ USHTARAK” PËR TË SHPËTUAR PRINC VIDIN
  • Ja pse Venezuela e Maduros nuk është viktimë, dhe pse SHBA po vepron ?
  • Rizza Milla: Radio “Zëri i Shqiptarëve” në Chicago, 3 dekada në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare
  • Promovohet filmi dokumentar “Shaban Murati-diplomati antitabu”
  • SHKRIMTARËT, LEXUESIT, KRITIKA…
  • REZISTENCA ANTIFASHISTE SHQIPTARE NË KONTEKSTIN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR NAZIZMIT GJERMAN NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT