TOCUMEN – PANAMA : Autoritetet e Amerikane sipas CNN thonë se kan kapur shumën më të madhe të parave në Aeroportin Ndërkombëtar të Panamasë – Tocumen. Për monetin policia panameze e cila ishte e përfshirë në këtë aksion nuk ka dhënë detaje se për ku ishin destinuar të shkojnë këto para. Gjetja e një sasie kaq të madhe parash, bënë që punonjësit e aeroportit të lajmëronin agjentët e policisë, të cilët zbulaun edhe shumën e parave të fsheura nëpër valixhet.
Pas verifikimeve dhe hetimeve në aeroport, policia thotë se u gjetën 8 valixhe me 7.2 milion USD, të gjitha të paketuara me nga 100 dollar fatura – billa. CNN thotë se megjithëse ata kan pyetur autoritet sesi u zbuluan këto valixhe me para, autoritet nuk janë përgjegjur dhe nuk dënojnë të japin shpjegime të hollësishme, ishte “rastësi apo ato ndiqeshin?!”.
Aksioni filloi thuhet se kur policia gjeti gati 7.200.000 USD të futura dhe të paketuara në qese plasmasi në tetëvalixhet në një aeroport të Panamasë, theksuan në raportin e tyre policia panameze.
Hetuesit thonë se ata dyshojnë se këto të holla, ishin të fshehura në mes të disa sendeve të tjera në valixhet të cilat ishin nisur në një fluturim nga Hondurasi për Panama, për në drejtim të një karteli të fuqishëm, por ata nuk kanë thënë se për cilin kartel droge bëhet fjalë. Paratë ishin më së shumti në billat – faturat 100 USD të vjetra, thanë autoritetet.
Në një rast si ky i ngjashëm që ndodhi vitin e kaluar, thanë ata ka nxjerr në pah ndikimet rajonale të tregtisë së drogës, që tashmë hetuesit Honduran janë duke u përpjekur të kuptojnë se si valixhet kan rënë në dorë të poliicisë panameze. Autoritetet e aeroportit, policia e drogës dhe hetuesve të veçantë në Aeroportin Toncontin në Tegucigalpa gjithashtu po hetojnë sesi ka hyrë kjo shumë parash në aeroportin e tyre pa u kontrolluar në aparaturat e skenimit të valixheve.
Autoritetet deri tani kanë pezulluar dhjetëra oficerë policie dhe punonjës të doganës në Aeroportin NdërkombëtarToncontin në Tegucigalpa – Honduras dhe ata po hetojnë, të arrestuarit, tha për filialin e CNN – Televicentro një zëdhënës i policisë.
Policia panameze, e cila ka sekuestrauar valixhet me 72 milion dollarë amerikan, tha se kjo është shuma mëmadhe në vite, e kapur në këtë aeroport, dhe se me këtë rast ata kan arrestuar tre shtetas Honduran në Aeroportin Ndërkombëtar të Tocumen./Beqir SINA/