• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PSE SHQIPTARËT NË MAL TË ZI NUK JANË TË FORTË POLTIKISHT

November 19, 2017 by dgreca

“Pse kaq shumë parti politike me një elektorat kaq të vogël”/

Nga Esad GJONBALAJ/

1 esat

Ekzistimi i më se 11 subjekteve politike dhe shpërndarja e votave në grupe të  vogla në mënyrë të  drejtpërdrejtë  defaktorizon faktorin politik shqiptar.Është absurd kur shikon se si disa të  ashtuquajtur lider me aplikimin e njëfarë patriotizmi të “zjarrtë” tentojnë të ua hedhin të tjerëve se vetëm ata  po e din adresën e duhur të atdhetarisë e të tjerët na qenkan “servil” të pushtetit. E që absurdi të jetë edhe më  i madh të  gjithë subjektet politike pa dallim  garojnë për të qenë në  parlamentin e Malit të Zi, apo në pushtetet lokale të komunave  të tyre që ju përkasin,  që të gjitha për të njëjtin qëllim vetëm se dikush na e paska çelësin e patriotizmit në dorë e të tjerave ua paska marr dikush këtë çelës të atdhetarisë folklorike. Absurd dhe marrëzi e llojit të vet !!!

Historikisht rënia e  pushteteve ka ndodhur për  tre arsye : lidershipit të dobët, disiplinës jo të mire dhe moralit të ultë.

Me mënyrën se si veprojnë partitë nacionale shqiptare sot kanë sjellur dhe  futur me dashje apo pa dashje, po këta tri komponentë deshtuese (të cekura më lartë) komponente bazë të ekzistimit dhe funksionimit të çdo subjekti politik. Duke par këtë defaktorizimi të  vetvetes nga vetë  subjektet tona të përçara, atëherë futen  në veprim ata të cilëve  u konvenon kjo gjendje përçarëse , autoritet malaziase nën ombrellën e partive kinse qytetare gjoja për te përkëdhelur votuesin shqiptar.  Votuesit shqiptar të dezorientuar dhe tē demotivuar nga vetë faktori ynë politik si në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku si rrjedhojë e mosunitetit ne menxi  arritëm ta sigurojmë vetëm  një deputet shqiptar në parlamentin e Malit të Zi.

Me rreth 14000 votues aktiv dhe rreth 22000 votues shqiptar të regjistruar tek organet kompetente në Mal të  Zi, si vallë mund te ndodh që të kemi vetëm një deputet shqiptar nē  vend qe së paku të kemi 4 deputet nëse do ishim i të bashkuar: (shifrat e cekura më lartë janë tē përafërta dhe në bazë të deklarimeve të  partive politike shqiptare)

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen për komunën e Tuzit më 26 nëntor 2017 është arritur  një marrëveshje nga partitë politike shqiptare, marrëveshje kjo e cila do të konkretizohet me një platforme të përbashkët paszgjedhore me krijimin e bllokut shqiptar në  mënyrë qe Tuzi i shqiptarëve të udhëhiqet nga shqiptarët dhe partitë nacionale shqiptare e jo të udhëhiqet nga ato subjekte të  cilët nuk kanë asgjë të bëjnë me shqiptarët dhe hallet e tyre.

Sot patriotizëm është të punosh me dinjitet për rininë e vendlindjes tënde, të tërheqësh investitor, të mbrosh identitetin dhe vlerat tua kombëtare. Nuk kemi fare nevojë për leksione historike dhe pseudopatriotizëm, sepse sot historinë e ke në maje të gishtërinjve nëse të intereson ajo.

Ka kaluar koha e demagogjive, është koha e konkurrencës ekonomike dhe  arritjeve.

Filed Under: Analiza Tagged With: Esad Gjonbalaj, pak lektorat, politika ne Mal te zi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT