Sot është ditëlindja e Nënë Terezës. Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një mesazhi në Facebook, e cilësoi si shqiptaren që na dha nder më shumë se kushdo tjetër.
“Sot ditelindja e shqiptares qe na dha nder me shume se kushdo tjeter! Qe na deshte shume dhe kur nuk e deshem, Nobelistes Nene Tereza! Te dashur miq, sot eshte ditelindja e shqiptares me te famshme te te gjitha kohrave, gruas me te njohur te shekullit te saj, nobelistes Gonxhe Bojaxhi, Nene Tereza e Kalkutes. Kjo dite, per ne shqiptaret dhe mbare njerezit e qyteteruar, eshte dite mirenjohje ndaj asaj qe u shenjterua per se gjalli me titullin Nene e mbare njerezimit. Per Nene Terezen 25 prilli i viti 1993, siç do te shprehej ajo vet, ishte dita me e lumtur e jetes se saj, sepse ne se bashku pritem ne dheun tone Papen Gjon Pali i II ne viziten e tij te pare historike ne Shqiperi dhe Ballkan. Nderim te madh Nene Terezes, bijes se kombit tone qe si shqiptare na dha nder me shume se kushdo tjeter dhe te urojme qe Papa Francesco te shpejtoje shenjtrimin e saj. Nene Tereza u nda nga jeta shenjtore e mbare njerzimit!”- shkruan Berisha në Facebook.
Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 dhe u nda nga jeta më 5 shtator 1997.