BROADWAY NYC :Pas përfundimit të Javës së Filmit Shqiptarë në Nju Jork, në kuadër të ndarjes së çmimeve, vetë organizatorja dhe themeluesja e këtij festivali – producentja e njohur nga Kosova, në SHBA, Mrika Krasniqi, i ka dorzuar të dielën në mbrëmje në Producers Club Theater – protagonistitit të filmit dokumentar “Humanisti Heshtur” , filantropistit Nazar Mehmeti – çmimin “The best Documentar” – “Dokumentari më i mire”/
Nga Beqir SINA/
Një dokumentar 20 minuta (HD), ky , i cili i përket një seriali prej 8 dokumentarësh, të realizuar nga Merita Çoçoli, gazetare, aktore teatri, dhe prodhuese e dokumentareve, sidomos, ato, për perlën e kësaj treve shqiptare, Prespën me njerëzit e mrekullueshem të saj – ata që janë edhe të suksesshëm, kurbetqarët, që me dekada janë derdhur nëpër rrugët e botës.
Dokumentari “Humanisti Heshtur” shfaqur në Producers Club, njëra prej kinemave të vetme shqiptare, shumë afër me Broadway, e famshëm, të administratorit dhe pronarit të saj shqiptar Fredi Tollja, ishte me një pjesëmarrje simbolike, më tepër shoqërore, si një respekt dhe mirënjohje për “Humanistin e Heshtur” , siç e ka quajtur atë, autorja e këtij dokumentari znj.Merita Çoçoli.
Në këtë shfaqje e cila u dha vetëm 3-4 rrugë, larg nga Broadway – dhe Times Square, u mblodhën disa miq dhe shok të ngushtë të Nazar Mehmetit, bile edhe nga ata që kishin udhëtuar së bashku me të, prej Dallasit, Ismet Smajli dhe Ylber Korça. Miku i ngushtë i tij, deputeti Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, veprimtari i dalluar Elmi Berisha dhe zyrtari nga Kosova Dr. Naim Dedushaj, kryytari Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Haxhi Dauti- biznesmeni i suksesshëm nga Austria, Argëtim Hani, si dhe disa miq e shok të tjerë, bashkëvendas, të Nazar Mehmetit nga Waterbury.
Xhevat Limani, i cili është aktori i parë profesionist ndër shqiptarët e Maqedonisë me mbi tridhjetë vite pune në Teatrin shqiptar në Shkup, dramtug, dhe autor librash, mik i Nazar Mehmetit, moderojë shfaqjen e dokumentarit “Humanisti i Heshtur”.
Ai tha se Shqiptarët si popull – janë më tepër solist se sa korist., sidomos kur bëhet fjalë për të dëshmuar genin e tyre dhe të ndriçojnë qiellin shpirtëror, ata reagojnë jashtë formave Institucionale. Pra si subjekte me vullnet individual përballë dukurive, fenomeneve dhe çështjeve sociale dhe ato kombëtare.
Kohërat, përmendi Limani, gjithnjë kanë pasur heronjtë e tyre. Edhe, shekulli shqiptar natyrisht ka protagonistët e vetë., duke filluar që nga Pellasgu i madh deri tek Shën Tereza e Shqiptarëve.
Më tej, zoti Limani, duke u ndalur në dialektikën e botëkuptimit të sotem shqiptar, duke marrë parasysh fakte për male me punë, siç i quajti ai, veçojë ato që ka bërë, Nazar Mehmeti.
I cili , po simbas tij, mund të llogaritet kampion I humanizmit shqiptar në botë. Mbasi u shpreh Limani, edhe personalitetet në historinë e një kombi, natyrishtë që vleresohen në bazë të veprave e jo deklaratave dhe “rrahjes së gjoksit dhe vetë-lavdërimeve”.
“Nazar Mehmeti, ka ndihmuar me kontributin e tij, tha Xhevat Limani, ndërtimin e shtëpiseë së Kulturës në Gerncar, ndërtimin e shkollës në Kranj. Ndërtimin dhe përkujdesjen e varrezave të vendlindjes. Ndërtimin e Teqes bektashiane në Kranje. Shkollimin e një numëri të madh të studenteve .
Ndihmat e mëdha për Luftën e UÇK -së, së bashku me komunitetin e Dallasit për luftën dhe Pavarësinë e Kosovës e të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndihmat e pakursyera për Luftën e shqiptarëve nën Maqedoni dhe me gjerë. Ndihmat e pandalura për themelimin dhe ndërtimin e Universitetit të Tetovës.
Ndihmat, e dhënë individeve dhe shoqatave për promovime librash, filmash dhe aktivitetet të ndryshme rreth mësimit të gjuhës shqipe, nëpër shkollat shqipe të SHBA-ve. Ndihma dhe mbështetje të shumta materiale për festivalet dhe takimete e ndryshme të personaliteteve të shtetit shqiptar, qeverisë së Kosovës, si dhe shumë prezentime të shqiptarëve nga Ilirida dhe vise tjera” tha Xhevat Limani duke shtuar se ndihmat dhe mbështetjet e Nazar Mehmetit, s’kanë të numëruar”.
Ai i kujtojë shikuesve se e bëri këtë përshkrim – ilustruar me atë çfarë ka bërë Nazar Mehmeti, sa për të përkujtuar sado pak portretin e tij human, që natyrishtë simbas Limanit protreti i Nazar Mehmetit “do të jetë trajtesë motivuese edhe për poetët, shkrimtarët, piktorët, dokumentaristët, filmbërësit dhe muziktarët”.
Më tej, Xhavat Limani, duke u nisur nga veprimtaria e tij e madhe i asaj pune, që ai prezatojë, tha se duhet t’i propozojmë dhe të mbështesim propozimin e Ish kryetarit të Senatit te Universitetit te Tetoves z. Milaim Fejziu që Nazarit, ti akordohet tituli : Doctor causas honoris(Doktor nderi I Universitetit te Tetoves).
Dhe, një nga salllat apo amfiteatrot për ligjerata të mbajë emrin Nazar Mehmeti, siç praktikohet nëpër Universitetet amerikane, kur donator të ndryshëm japin para, atëhere auditorium të ndryshme mbajnë emrat e donatorëve.Ndërkohë në fund Xhevat Limani tha se “Presidencës së shtetit shqiptar duhet t’i propozojmë që veprimtarit të madh, marathonomakut të heshtur në fushën e humanizmit, ti jepet titulli “NDERI I KOMBIT”.
Ndërsa, gazeta jonë duke folur me autoren e këtij dokumentari online, Merita Çoçoli, ajo tha se është nga Korça, e martuar dhe jeton në Shkup, teksa punon në Televizionin MTV 2, si gazetare, por ka dy profesione aktore dhe producente.
“Unë e kam bërë filmin dokumentar me 8 seri me shqiptarët e Prespës, tregon ajo, teksa dokumentarin për Nazarin, e kam veçuar nga këto seri, mbasi ai është një projekt privat i imi. Në të cilin Televizioni i Maqedonisë më ka ndihmuar, vetëm me arkivin, dhe akoma nuk e ka shfaqur premierën, e sapo përfunduar.
Çoçoli, thotë se është e motivuar për këtë dokumentar ngaqë sipas saj figura e Nazarit , është madhore, ashtu si të paktën e ka njohur ajo.
Dokumentari i saj në se e shikon ka disa episode me shumë emocione, ku fotografia dhe ndenja e portretit në këtë film, janë shumë të ndjeshme dhe të kapshme për shikuesin, dhe, jo vetëm për ata që kan dëgjuar, por mendojë se edhe për ata që e njofin mirë Nazar Mehmetin, në SHBA, duke e bërë atë edhe protagonistin e një filmi dokumentar si ky “Humanisti i Heshtur”, që të duket sikur ne jetojmë me Nazarin çdo ditë.
“Premjerën e shfaqa për herë të parë në amfitetarin e Durrësit në Shqiperi, e shikuan një numër i madh shikuesish, të cilët u çuditën që paska njerëz të tillë shumë human dhe shumë të thjesht, siç është edhe protreti i Nazar Mehmetit, në filmin dokumentar ‘Humanisti i Heshtur”.
Më tej nisë e sqaronë, se ajo nuk ishte nisur ti bëj një portret të vetëm Nazar Mehmetit, ngaqë sipas saj edhe historia nisë ndryshe………!
Dhe këtë e lidhë prej nga koha kur Shoqata e Shqiptarëve “Prespa” në Chikago, shpalli një konkurs, për skenar me temë “Prespa ndër shekuaj”, ku ajo konkurojë dhe thotë se e fitojë.
Si u realizua dokumentari “Humanisti Heshtur”:
“Më mori në telefonë dhe më pyeti se çfarë duhej për ti realizuar këto dokumentare. I paraqita një skenar teknik, për ditët e xhirimit në Prespë, gjatë të katër stinëve, pranverë, verë, vjeshtë, dhe dimër, në xhirimet në Amerikë , Tetovë e me rradhë. Ramë dakort për shpenzimet dhe akomodimin në Amerikë, si dhe kontaktet me njerëzit që duhet të intervistojmë. Bariun, njëkohësisht e kisha edhe konsulent të dokumentarit. Mu desh ndërkohë të studjoj për shpërnguljet e prespareve, arsimimin, traditat, si mbijetojnë ata që kanë mbetur. Kjo, punë zgjati një vit. Se pari caktova drejtorin e fotografisë që është Iber Deari, një kineast i ri , por shumë i talentuar. Nga përvoja ime në Televizionin e Maqedonisë, kisha kontakte të shumta me njerëzit që bëjnë film, montazh, grafike e tij dhe kjo më ndihmojë shumë”.
Ndërkaq, vazhdon të tregojë autorja e këtij dokumentari pasi mbarova xhirimet e para në Prespë, ku përveç njerëzve xhirova edhe liqenin, malet nga sipër nepërmjet një tjetër kamere me dron, udhëtuam për në Amerike, dhe xhiruam në Michigan, Chikago dhe se fundi në Texas, gati dy javë.
“Bariu, xhaxhai i Nazarit, ishte gjithmonë me ne , dhe kur në Chikago shkuam edhe tek dasma e vajzës se Nazarit për të xhiruar, aty si vazhdon tradita e dasmave të shqiptarëve në Amerike, aty zbulova Nazarin Mehmetin dhe gjeta mes atyr presparve edhe atë që unë e qujta “Humanisti i Heshtur”.