– Komenti im për studimin etimologjik të Aristotel Micit /
Shkruan: Vedat Shehu/
Ndjej obligim për të thënë dy fjalë vetëm për të vërtetën shkencore të kriterit etimologjik të fjalëformimit që, në menyrë të padiskutueshme, përfshin edhe origjinën e fjalës së përbër “shqip-tar”, të paraqitur në monografinë e posaÇme të autor Micit. Njëkohesisht nënvizoj vlerat shkencore për lartsimin e historisë së Kombit që dalin në këtë monografi të zhvilluar mbi një kriter te vullnetit të mirë. Ky vullnet i mirë ka për bosht rrenjën e fjalës “Shqip” si ndajfolje dhe prapashtesave “-e”, “-onjë” dhe “-tar” . “-ëri”, te cilat formojnë emërat e prejardhur: “shqipe”, “shqiponjë”, “shqiptar” dhe “Shqipëri”. Qendrimi i autorit Aristotel Mici ndaj kësaj etimologjije qëndron në atë që zanafilla e këtyre fjalëve ështe fjala “shqiponjë”, më saktë sinonimi “shqipe”. Këtej, na thot ai, e ka prejarrdhjen e folmia “shqip”. Këtë e demonstron me simbolin e stërlashtë të shqiponjës që argumentohet se e kanë trashguar para-Ilirët, Ilirët dhe pasardhesit, Arberit dhe Shqiptarët.
Në shtjellimin e fakteve histrorike, autor Mici nuk ka gjetur dokumenta për atë se si e kanë quajtur të parët tanë shqiponjën dhe të folurën e tyre shqipen. Këto, sigurisht, janë dy fjalë antonime: shqipe = gjuha shqipe dhe shqipe = shqiponjë, shkabë. Çështja, objektivisht shtrohet kështu: (1)është rastisje (koncidencë), apo (2) është stimuluar nga arbërit nëpërmjet njërës prej këtyre dy mënyrave probable: (a)ndoshta arberit, emërin e shpendit, do t’ia kenë venë gjuhës së tyre dhe po nga ky emër do të kenë nxjerrë identitetin e ri “shqiptar” dhe shqipëri, duke e lënë identitetin e vjetër arbër dhe arbëri ( r => l ; ër => an = alban Albani) për të marrë atë shqiptar dhe shqipëri; apo (b) ndoshta arbërit, krenare për veten dhe gjuhën e tyre dhe trimëritë e Skenderbeut për liri dhe dinjitet të shqiptarëve, dhe bashkim të principatave shqiptare (Arbërore) i vune, simbolit të flamurit të Skënderbeut, emërin e gjuhës tyre “shqipe’ që rrjedh nga e folura “shqip”. Këtu mund të përqëndrohen variantet e diskutimeve dhe jo me mohimin e fjalës rrenjë “shqip”, si cilësi e të folurës së shqiptarëve. Për të mbrojtur të vërtetën shkencore, vendosa të argumentoj rrenjën “shqip” të fjales “shqiptar”, prandaj po komentoj një e nga një pikat e shtjelluara në monografine e autorit, si më poshtë:
Nga autori theksohet se:
– nuk mund te quhet e bazuar idea e studiusve të filologjisë se fjala “shqiptar” vjen nga trajta ndajfoljore “shqip”., sepse edhe Demiraj shpreh mendimin se “etimologjia e fjalës “shqip” mbetet për t`u diskutuar”; ;
– Të 31 Mbështetësit e rrenjës “shqip” mendojnë se kjo ndajfolje (shqip)ka kuptim leksikor gati të njëjtë me ndajfoljet: qartë, hapur, troç, dhe e ilustrojne me shprehjen: M’a tha shqip = M’a the hapur, qartë, troç, nbsp;
– Për prejardhjen e etnonimit “shqiptar” nuk mund të merret nje ndajfolje, siç është fjala “shqip”, për faktin e kontradiktave gjuhësore që ngërthen vetë kjo. Në vijim studjuesi Mici argumenton përsene e mosmarrjes parasysh së kesaj ndajfoljeje për rrenjë. Le të ballafaqohemi në vijim.
Së pari:
Zoti Mici: trajta ndajfoljore “shqip”, e cila zëvendëson ndajfoljen “arbërisht” nuk e merr dot prapashtesën fjalëformuese “-isht”. Me një fjalë, nuk themi dot “shqip-isht”, sikurse shkruhet edhe thuhet natyrshëm: arbën –isht, gegënisht, gegërisht, toskërisht, labërisht, italisht, spanjisht, rumanisht, sërbisht.
Vrejtja ime: Prapashtesa –isht, si rregull. i kthen mbiemerat qe percaktojnë etninë në ndajfolje për të shprehur menyrën e të folurit të tij, ndërsa kur emëri i vëndit të banorit mbaron me “i” të theksuar, atëhere shtohet vetem “-sht” për të shprehur menyrën e të folurit të tij. Keshtu kemi: rus – Rusi – rusisht; gjerman, gjermani, gjermanisht, grek, greqi – greqisht; frëng – frëngjisht , ital – italisht. Sigurish behen edhe perjashtime që i imponohen gjuhës për arsye të mbeturinave më të hershme ne gjuhe apo edhe nga natyra e fjalës që shpreh etninë e vendit si Spanjë – spanjoll – spanjisht; Norvegji –norvegjez – norvegjisht. Por “-isht” tregon menyre veprimi duke iu bashkangjitur emrave ne raste të tilla: trimëri – trimerisht, ndershmëri – ndershmerisht. Rrjedhimisht, cilësisë së të qënurit shqiptar do t’i thoshnim shqiptari dhe menyrës se veprimit te tij do t’i thoshnim “shqiptarisht”. Së fundi po qe se do te nxirrej menyra e të folurit të shqiptarit nga të qenurit shqiptar duhej, sipas rregullit gjuhesor te thuhej “shqiptarisht” => “flasim shqiptarisht” . Diçka e tille është jashte natyrës të të folurit “shqip”, ”qartë”, “kuptueshëm”. Konkluzion absolut: fjala “shqip” eshte fjalë rrenjë. Megjithate nuk mund të mbetem pa vazhduar me sugjerime ne pikat qe vijnë.
Së dyti:
Zoti Mici: si ndajfolje mënyre trajta “shqip” nuk ka si ta tërheqe prapashtesën fjalëformuese “-tar”, që të formojë emrin e kombit. Asnjë ndajfolje mënyre nuk e ka këtë prirje, a po mundësi gramatikore. Fjala vjen, nuk mund të vemë pas ndajfoljes “mirë” këtë prapashtesë dhe të formojmë fjalën e paqenë “mirëtar”, a po me ndajfoljen “keq” të formojmë një fjale tjetër të paqënë “keqëtar”. Po as ndajfoljet e grupit të njëjtë nga ana e kuptimit leksikor si (hapur, troç, qartë) nuk e kanë këtë veti, as ato nuk mund të formojnë emra të paqenë si: “hapur-tar, troç-tar, qartë-tar. .. nje ndajfoljeje siç është fjala “shqip”, “troç”, qartë” , “keq” , etj., nuk mund t’i bashkangjisim nje prapashtese “tar” . Atehere si ta shpjegojmë që ndajfolja “shqip”, edhe pse ndajfolje mënyre, e paska këtë përjashtim?
Përgjigja ime: E shpiegoj unë; (1) me faktin që prapashtesa e një ndajfolje mënyre nuk është dhe nuk mund të jetë një e vetme e standardizuar. Çdo prapashtese vihet në përputhje me drejtimin që i jepet fjalës së re të përbëre dhe në se e lejon struktura e gjuhës në fazën e zhvillimit të vet. Shumë parashtesa dhe prapashtesa që ne i kemi sot në gjuhë, shpesh pa i kuptuar, nuk mund t’ua bashkangjisim fjalëve të tjera në strukturën e sotme të shqipes [shembull klasik ditët e javës janë formuar me nyjën e perparme “E”, e pakuptueshme perse nuk janë formuar edhe muajt e vitit me nyje të përparme. Sot do të dukej absurde që të mendohej formimi i muajve në këtë mënyrë. Nuk është vendi për më shumë shëmbuj). (2) Është fakt i pamohushëm që, u bashkuan rreth një ideje për të formuar një njësi kombëtare administrative autonome dhe mandej shtet më vete, ata që flsnin dhe shkruanin shqip dhe u konsoliduan si shqip-folës të një gjaku (geni); për bashkim gjetën simbol flamurin dhe veprën e Skënderbeut me Lidhjen e Lezhës (1444) në luftë për identitet kombetar dhe bashkim principatash. Nuk doli flamuri me shqiponjën pastaj gjuha shqipe për të na bashkuar. (3) E folura shqip është një cilësi që ka grupuar një etni pa kufij administrativë brenda perandorish disa-etnike. Dihet, në gjuhë, fjalët evoluojnë dhe shpesh edhe me hop, jashtë rregullave përkatëse. Kështu të folurit shqip, kuptueshem, qartë apo qartësisht, mori tipare cilesori tregonte cilësinë e atyre qe kuptoheshin me njeri tjetrin nepermjet te folures qartë apo qartësisht. Rrjedhimisht fjala shqip, përveç se ishte ndajfolje, mori tiparet e cilësorit dhe u bë kështu edhe mbiemër edhe emër. Sic mund të bëhen disa ndajfolje cilësor(mbiemera), emëra dhe folje. Pra nuk është aspak e papranueshme që ata që e kishin cilësi te folurën shqip të quheshin sipas kësaj cilësie “shqiptar” (për analogji të larmisë së mbrapashtesave; shqip nuk merr dot “-si”, por qartë e merre se bëhet mbiemër i qartë => qartësi => qartësoj => qartësim). (4) Pretendimi se prapashtesa fjalëformuese “- tar” s’mund t’i bashkangjitet një ndajfoljeje, sepse shkon rregullisht pas temave emërore për të krijuar emra veprimi, apo emra dallues p.sh.: lajm-(ë)tar, guxim-tar, këngë-tar, udhë-tar, trëg-tar, hark-tar, shqytë-tar, pishë-tar , kryq-tar, flamur-tar, është shumë i kufizuar dhe nuk mund të vlej si rregull përjashtimi për perdorimin e prapashtesës “-tar” edhe ne raste të tjera të vecanta. Edhe nje folje mund të marr këtë prapashtesë, p.sh., pres-tar, vras-tar. Një shembull etimologjik që nxjerr në pah se si ndajfolja kthehet në emër dhe mandej merre prapashtesë “-tar” është fjala rrenjë “treg” e fjalës “tregtar”. Rrënja “treg” fillimisht ka qenë ndajfolje e përdorur në formën “dal treg” (“g” ne fund të fjalës shpesh shqiptohet si “k”) , me kuptimin të dalësh dukshëm, për t’u dukur. Këtej del edhe kuptimi “nxjerr treg”, nxjerrje për t’u dukur, për t’u treguar. Këtej përdoret edhe si emër “nxjerr në treg”, dmth si “tregtar”. Në raste të tjera ndajfolja nuk mund të përdoret direkt si emër për të marrë prapashtesën “-tar” por kthehet në emër me nje parashtesë, mandej merr “-tar”; përpara – përparim –perparimtar. Mandej një ndajfolje mund, sipas natyrës dhe funksionit qe luan, në se nuk merr prapashtesë “-tar” mund te marre prapashtesa të tjera sipas cilësisë që merre fjala e re. Kështu, për rrjedhojë të kësaj cilësie që trashgojnë disa ndajfolje prej perdorimit, mund të paraqiten edhe si emëra për të krijuar emëra të tjerë me prapashtesë përfshirë dhe prapashtesën “-tar” del e qartë se rrenja e etnonimit “shqiptar” është e folmja “shqip” si cilësor i grupimit tonë kombëtar.
Së treti:
Zoti Mici: duke qenë ndajfolje mënyre, trajta “shqip” nuk merr dot normalisht prapashtesën ose (shtesën) “ -ëri” dhe të emërtojë atdheun me emrin e ri “Shqipëri” . Gramatikisht asnjë ndajfolje mënyre nuk e ka këtë mundësi. As trajtat ndajfoljore të njëjta nga ana e kuptimit leksikor me trajtën “shqip” si qartë, hapur , troç nuk e kanë këtë mundësi fjalëformuese; nuk mund të thuhet “hapur-ëri”, ”troç-ëri”. Po njëkohësisht, e ritheksojmë se kjo prapashtesë “-ëri” u shkon aq natyrshëm temave emërore si arbër, toskë, gegë, lab, çam, lunxh për të krijuar emra vendesh si përshembull Arb-ëri, Tosk-ëri, Geg-ëri, Lab-ëri, Çam-ëri, Lunxh-ëri, po kështu, atehere, edhe nga tema emërore “shqipe”del natyrëshëm toponim Shqip-ëri.
Përgjigja ime : Në këtë shpiegim të Zotit Mici, nuk merret parasysh fare që “shqip” tregon mënyrën e te folurit të shqiptareve, duke i shtuar “e”-në, bëhet mbiemër dhe emër njëkohesisht, dmth “gjuha shqipe” shkurt “shqipe”. Apo në trajtën e shquar “shqipja”; “shqipja letrare “shqipja e arberesheve”, etj. Vetëkuptohet që emëri “shqipe” tregon gjihën e shqiptarëv dhe jo shqiponjën e shqiptarëve. Në fakt, dihet fare mirë se quajtja e shqiponjës “shqipe” del në skenë të përpjekjeve kombetare si si fjalë letrare për të lidhur lëvizjen kombetare me simbolin e flamurit kombëtar, shqiponjën dykrenare. Për më tepër edhe fjala “shqiponjë” është, po ashtu fjalë letrare për të lidhur shqiptarësinë me simbolin e “shkabës” së flamurit. Një zgjedhje shumë domethënëse dhe e lavdërueshme. Por nuk mund të mohohet se “shqiponjës, para levizjes se Rilindjes kombetare i ështe thenë “shkabë”. Se kur shqiptaret i kane ngjtur emrin “shkabës emrin “shqiponjë” nuk mund te datohet. Por kjo eshte berë me kuptimin e krenarisë të të qënurit shqiptar dhe s’ka lidhje fare me “shqipen”, “gjuhë shqipe”.
Se katërti:
Zoti Mici: trajta ndajfoljore “shqip” ka edhe një “mangësi” nga ana historike për të qenë fjala burimore për etnonimin “shqiptar”. Kjo fjalë nuk figuron në Fjalorin e Frang Bardhit (1635)…., ndër kohë që emrin e shpendit “shqipe”, ose “shqype” e gjejmë jo vetëm tek F. Bardhi, po tek të gjithë autorët e vjetër, qysh nga Buzuku më 1555.
Vrejtja ime: Emëri “shqiptar”, është e natyrshme qe s’gjendet tek Bardhi, sepse shqiptareve iu mungonte kohezioni i gjuhës së shkruar, në një libër me shkrime të shenjta mesjetare, sikurse e kishin fqinjët, mandej u mungonte vazhdimesia e Lidhjes së Lezhës, edhe me ndonje prijës prej ndonje shtepie fisnike (Dinastie Shqiptare). Në atë periudhë autoritet kishte gjuha e shkruar dhe, ata qe shkruanin në atë kohë shqiparëve u thoshin “alban” plus ndonjë prapashtesë. E sipas fjalës alban emërtonin gjuhën e shqiptarëve. Fjalori i Bardhit, nga ana gjuhësore është prej fjalësh latine dhe, për këtë studjuesi Mici, nuk na thotë në se fjala arbër është perkthim nga latinishtia i fjalës alban dhe, në vijim, arbërisht do të jetë poashtu përkthim apo përshtatje nga latinishtja a gjuhës albane apo albaneze që i takon që gjuha e albanëve të quhet “albanisht”. Po ashtu nuk na thotë gje për rotacionin e germave n-r, dhe l-r; si dhe b-v. Ne bazë të ketyre zëvëndsimeve del qart se, që në lashtësi ka egzistuar “Arbana” dhe fisi “Arbanaj” (analogji = gjinaj, Nikaj)=> “Albanaj” që gjeografi grek e ka helenizuar ne “Albanoi” dhe këtej e kanë marre latinët e më tej: “Alban” – “albanez” dhe gjuhë arberisht apo “albane-ze”. Po këtej, nëpërmjet rrotacioneve kanë vazhduar deformimet në “alvanos”, arvan’“, “arvanit-is”, “arnaut”. Mandej, në se vërtetë fjala “shqype” tek Buzuku e më vonë i ka takuar inkluzivisht “shkabës” dhe ai dhe ata nuk e kane dit se flasin shqip, por arberisht, kjo, pikerisht mbetet për diskutim. Këtej del qart se ende në kohën e Buzukut e Bardhit, shprehja “fol shqip”, nuk kish kuptimin e shprehjes letrare “fol arberisht”= “fol albanisht” apo “fol epirotisht” – siç ishte gjuha fetare dhe zyrtare, latinishtja e Fjalorit Latinisht – Epirotisht.
Por për mua është e qartë se të folurit shqip është rrënjë e fjalës “shqipëri” dhe “shqiptar”
Për analogji unë po shtrihem edhe në gjuhe të tjera për të treguar, se si cilësia që përcakton të folurën bëhet emër i etnisë dhe, me prapashtesa, behet edhe emër i territorit të etnisë. .
Le të marrim fjalën gjermane “Doijç” [deutsch] që gjermanët i thonë gjuhës së tyre, dmth, gjermanisht. Për nga origjina e ka kuptimin popullorçe, gjuhë popullore që kuptohet qartë, krahasuar me penetrimin e latinishtes si gjuhë e kulturës, fesë, zyrtarizmit. Po mbase qysh gjermanët e hershëm, për t’u dalluar nga etnitë e tjera, ka mundësi t’i thoshnin njëri- tjetrit; “a flasim “doijç” me kuptimin gjuhen tone popullore (ngjashmërisht me “le të flasim shqip => le të flasim gjuhën tonë popullore). Sot, sigurisht e ka kuptimin gjermanisht dhe nga kjo ndajfolje formohen fjalët përkatëse (ngjashmerisht si nga fjala shqip): me prapashtesë “e” => Deutsche ka kuptim gjermanë –gjermanët, ndërsa [eine] Deutsche = gjermane [grua gjermane] dhe [ein] Deutscher = gjerman [burrë gjerman];
Po sllavet si i shihnin gjermanët qe nuk ua merrnin vesh fare gjuhën? – i shihnin si të belbër, si memec; sllavisht => njemië dhe gjermanin e quajtën belbëzues (apo memec), sllavisht => njemec, ndërsa vëndin e belbëzuesve (memecëve) e quajtën belbëzuesëri (apo Memecëri), sllavisht =>Njemecko.
Shëmbulli me gjermanishten tregon qarte gjerësinë e koncepteve që duhet te ketë një studjues që merrë persipër të gjejë prejardhje fjalësh që tërheqin vëmendjen mbarë-kombëtare.
Po disa banore malazese të ngelur në krahinën e Shkodrës, të gërshetuar në marredhënie me shqiptarët, si i drejtohen njëri tjetrit për të qenë më të përzemert ne bisedë? I thonë kështu “A flasim “nashke”, nashke nënkuptojnë gjuhën e tyre sllavishte, të ndryshme nga gjuha e mjedisit, e kulturës dhe zyrtarizmit që është shqipja.
Pra, shqiptarët, ne kushtet e dominimit të administratave te shteteve perandorake, me gjuhë të shkruar dhe me urdhëra qe ndalohet shqipja, ishin të detyruar të benin ceremonitë fetare dhe të komunikonin me administratat e huja, ne gjuhen qe s’e kishin të tyre. Në këto rrethana ata, për t’u kuptuar më mire e më përzëmërsisht me njëri tjetrin i thoshnin “Le te flasim shqip”, sepse gjuha e imponuar ishte e paqartë.
Konkluzioni: të qenurit e shqiptarëve autoktonë në trojet e tyre është e vërtetë e dokumentuar historikisht. Kjo e vërtetë nuk ka nevojë fare të vërtetohet me shqiponjën që është një emblemë edhe e kombeve apo shteteve të tjerë, siç është edhe emblema e një kafshe tjetër grabiqare e “Luanit”. Karakteristikë e deformimit të të vertetave shkencore është politikave agresive. E vërteta shkencore nuk ka nevojë për lavdi të sajuar, vetë e vërteta është lavdi prioritare dhe superiore. Shqipja, e foluara shqip është krenaria jonë që na bashkon rreth flamurit Kuq-e-Zi me emblemë shqiponjën. Si Luani për nje komb tjetër edhe shqiponja për ne Shqiptarët është një emblemë dhe s’ka të bëjë fare me evolucionin e kombit gjersa prijesi caktoi një emblemë. Flamuri eshte kuq-e-zi, shqiponja eshte bërë pjesë e flamurit si emblemë.