• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TRUMP DREJT RIZGJEDHJES POR BLOOMBERG MUND T’A NDALË

February 18, 2020 by dgreca

Nga Alberto Alesina/

E perktheu nga Corriere della Sera Eugjen Merlika/

             Siç thonte Mark Twain është shumë e vështire të bëhen parashikime, mbi të gjitha rreth s’ardhmes, por un po kuturis të bëj një të tillë. Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e nëntorit nëse partia demokratike nuk emëron ish kryetarin e bashkisë së New Yorkut Mike Bloomberg, si kandidat.

  Përse? Fillojmë nga arsyet, në sajë të të cilave Trump ka mundësi shumë të mëdha për t’u rizgjedhur. Tradicionalisht presidenti në fuqi  është i ndihmuar veçanërisht kur ekonomia shkon mirë, që do të thotë rritje e lartë dhe papunësi e ultë. Në këtë kah ekonomia ndihmon Trump-in, edhe duke tkurrur përshkrimet mahnitëse të presidentit, simbas të cilit Shtetet e Bashkuara kanë arritur një lloj Nirvane. Ka 11 vite që Shtetet e Bashkuara nuk kanë rënie t’ekonomisë, por prej tyre vetëm tre ishin me Trump-in president. Treguesi i rritjes gjatë presidencës Trump është rreth 2,5 % dhe është i jëjtë me atë të viteve të fundit të Obamës e qëndron poshtë atij 3 % që quhet pak a shumë pika që ndan rritjen e lartë nga ajo e ultë, duke paraqitur mesataren e historisë amarikane  të viteve të fundit. Jo vetëm kaq por këta tregues rritjeje janë për çastin relativisht zhgënjyes duke mbajtur parasysh ngacmimin e fuqishëm fiskal të Trump-it. Jemi shumë larg nga 6 përqindëshi i hatashëm që premtonte. Papunësia është në minimumin historik të 3,6 përqind, por kur Trump-i u ngjit në qeveri ajo ishte 5 % dhe kishte prirje zbritëse. Pagat më së fundi po shtohen pak, rreth 0,4 % mbi inflaksionin. Tregu aksioner ka shpërthyer.

            Vështrimet më pak pozitivë t’ekonomisë amerikane janë të një periudhe më të gjatë e më pak të dukëshme për votuesin mesatar. Duke lënë mënjanë politikat (kundër) mjedisore të Trump-it (për shëmbull një kundër reformë të sistemit të mbrojtjes së ujrave te pijshme të Vendit), mbetet borxhi publik që vazhdon të shtohet. Ulja e taksave për ndërmarrjet ka një kuptim sepse ishin relativisht të larta. Por kësaj uljeje Trump-i duhej t’i pasonte shtimin e përparësimit të sistemit taksor mbi familjet, duke pakësuar peshën mbi shtresat e ndërmjetme, duke mbyllur njëmijë kanalet me të cilët të mbipasurit arrijnë të paguajnë përkatësisht pak taksa; veç shenjës së drejtësisë kjo gjë do të kishte nxitur më shumë edhe konsumet. Nga ana e harxhimeve Trump-i ka bërë shumë pak. Programi i ndihmës mjeksore falas për të gjithë të moshuarit të pasur e të varfër (Medicare) është një bombë me sahat për bilancin. Nuk është bërë asgjë. Ndërsa Trump-i po sulmon Medicaid-in, programin e ndihmës mjekësore falas për të varfërit që është një problem taksor shumë i lehtë. Përse? Sigurisht, të moshuarit votojnë Trump-in, veçanërisht në shtetet kryesorë si Florida, ndërsa të vobektit jo, madje ata shpesh nuk shkojnë as të votojnë.

            Më pas është shtimi i pabarazisë në Shtetet e Bashkuara. Më 1980 një përqindëshi më i pasur kishte në dorë  10 % e t’ardhurave të përgjithëshme, sot dyfishin, rreth 20 %. Gjysma m’e varfër, gjithmonë në 1980, kishte 21 % të të ardhurave të përgjithshme, sot rreth 13. Është e habitëshme se si në një Vend me një ecuri të tillë të pabarazisë, një pjesë e mirë e zgjedhësve vazhdojnë të ndihmojnë partinë republikane, për më tepër në një vit zgjedhor në të cilin madje Trump-i premton shkurtime të welfare amerikan. Arsyet janë dy: njëra e natyrës kulturore / historike, tjetra e lidhur me politikat e tanishme të dy partive e të kandidatëve demokratë.

            Arsyeja e parë është që amerikanët, në kundërshtim me evropianët, janë më të prirur të pranojnë pabarazinë si një nevojë dhe brënda disa caqeve e quajnë “të drejtë”. Simbas World Value Survey (një sondazh opinioni shumë i vlerësuar) më shumë se 70 % e amerikanëve mendojnë se të varfërit nuk do të ishin të tillë nëse do të përkushtoheshin më shumë për të dalë nga varfëria, e këto mundësi të lëvizshmërisë shoqërore janë. Numuri i evropianëve që kanë mendime të tilla është pak më shumë se gjysma (40 %). Ideja e “ëndrrës amerikane”, mbi të cilën ky Vend është krijuar historikisht mbetet e ngulitur në zemrat e shumë amerikanëve edhe më shumë se sa realiteti e vërteton sot. Natyrisht Trump-i rreh gjithmonë mbi këtë pikë, duke u vetëlavdëruar për rilindjen e “Ëndrrës”.

            Arsyeja tjetër rrjedh nga strategjitë e dy partive, ngadhnjyese ato të republikanëve, rrënuese ato të demokratëve. Partia republikane ka përqafuar kultin e personalitetit për Trump-in, i cili hakmerret pa mëshirë me ata që nuk janë të një mëndjeje me të. Edhe krahu i partisë i të ashtuquajturës “verilindje”, pra krahu i elitës qytetare, lartëson një president që e mbron nga rishpërndarja e frikëshme taksore. E pranon edhe me çmimin e mungesës së respektit për bazat e kushtetueshmërisë amerikane që po krijon preçedentë mjaft të rrezikshëm për demokracinë amerikane.

Partia demokratike është në çoroditje. Zgjedhjet parake kanë filluar me nje duzinë kandidatësh, të cilët në pjesën më të madhe janë të panjohur dhe nuk bëjnë tjetër veç rrëmujës. Dështimi organizativ i Iowa-s qe mbresëlënës. Ndërmet kandidatëve të vërtetë janë dy ekstremistë (për standartet amerikane) Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren. I pari shpallet haptas socialist(një no starter për Shtetet e Bashkuara) dhe është një ideolog i stlit Corbyn që, me tone triumfuese dhe të tepruara, premton gjithshka pa shpjeguar se si do t’i financojë premtimet e tij të jashtzakonshme. Trump-i bën tifo haptas për të sepse e di se do t’a gëlltiste me një kafshatë nëse ai do të fitonte paraket demokrate. Warren na thotë se si do të paguajë premtimet e saj: taksa të fuqishme mbi pasurinë, e taksa mbi rrogat e larta, (por jo shumë të larta), deri në 75 %. Është një program i pranueshëm përsosmërisht në Francë, por që nuk e çon n’asnjë anë në SHBA, e në fakt po shkon shumë keq. (Nuk është e rastit që këshilltarë ekonomikë të saj janë dy profesorë francezë të universitetit Berkeley, ekonomistë shumë të mirë, por me shumë pak përceptime të politikës amerikane). Kandidati i të moderuarve duhej t’ishte Joe Biden, por duket gjithënjë e më pak energjik, (Trump-i e quan me ndonjë arsye “Biden i ngadalshmi”). Ngjan pa ide dhe “i vjetër”, jo vetëm në kuptimin moshor të fjalës por edhe n’atë të “godinë e vjetër”; ka humbur thellësisht garat e para në Iowa e New Hampshire. Buttigieg  është një flakë kashte: mbasi ka marrë pak mijëra vota në ata dy shtete të vegjël flet si t’ishte Obama i ri pa thënë asgjë konkrete, veç disa premtimeve të paqarta, të mërzitëshme e të përsëritura për “ndryshim”. Sa më parë të tërhiqet e të pushojë së ndari votën e moderuar, aq më mirë është për të dhe për partinë e tij. Ndërsa është shfaqur në skenë një senatore shumë e mirë e Minnesotës, Amy Klobuchar, që un do t’a shihnja me shumë dëshirë si presidente por ka gjasë që nuk do t’i a dilte e vetme kundër Trump-it. Mbetet atëherë meteori Bloomberg, që ka zgjedhur një strategji të re: mos pjesëmarrje në paraket fillestare në Shtetet e vegjël, për t’u përqëndruar tek ata të mëdhenjtë që arrijnë mbas pak javësh, duke vënë në përdorim pasuri pa fund që e bëjnë të pavarur nga financuesit. A do të arrijë të fitojë emërimin?  Është e vështirë të parashikohet, por gjërat do të fillojnë të sqarohen mbas më pak se një muaji me Mbi të Martën, me parake në shumë Shtete të mëdha. Nëse Biden do të tërhiqej para Mbi të Martës, mbas ndonjë zhgënjimi tjetër në paraket, (Nevada e South Carolina) e t’i kalonte votat e tij tek Bloombergu, e nëse ky i fundit, Bloombergu do të zgjidhte relativisht shpejt Klobuchar-in, si nën presidente, (që është me origjinë të ulët e do të kundërpeshonte profilin e mbi të pasurit njujorkas) mund të fitonin paraket. Do të stërfitonin nëse Worren, kur të tërhiqej do të vendoste të kalonte votat e saj tek Bloombergu, me që ajo është pranë qëndrimeve politike të Sandersit por nuk e honeps si njeri. E gjithë kjo do të kërkonte në partinë demokratike një bashkërendim që nuk është. Ndoshta ndonjë fjalë e Obamës në këtë drejtim do të ishte shumë e dobishme për të shëruar kundërshtitë ndërmjet afroamerikanëve e Bloombergut, të krijuara kur ishte kryetar bashkie i New Yorkut. Shkurt, besoj se një dyshe Bloomberg e Clobuchar do të ishte e vetmja që mund të mundëte Trump-in dhe Pence-in.

            “Corriere della Sera”, 14 shkurt 2020 – E përktheu Eugjen Merlika  

Filed Under: Analiza Tagged With: President Trump-Bloomberg- Eugen Merlika

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT