• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

OLSIAN NORECI- STUDENTI SHQIPTAR NË LETËRKËMBIM ME PRESIDENTIN AMERIKAN JOE BIDEN

May 6, 2021 by dgreca

NJË SHQIPTAR NË LETËRKËMBIM ME PRESIDENTIN AMERIKAN JOE BIDEN/

Presidenti Biden ne Kosove/
Leter-Pergjigja e Presidentit Biden

Olsian Noreci, studenti shqiptar në “Criminal Justice” pranë “Mercy College” në New York, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, New York, letërkëmbimin me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Një letër mirënjohjeje të veçantë, falenderimi të përzëmërt, urimi të sinqertë dhe kërkesë për të ndihmuar Shqipërinë me vaksina në luftën ndaj pandmeisë globale dhe reformën në drejtësi. Në intervistën për “Dielli”-n e Vatrës dhënë gazetarit Sokol Paja, studenti shqiptar që impresionoi Presidentin Biden ndalet gjatë te roli dhe ndihma e SHBA në Shqipëri, te problemet që ka Shqipëria, rolin e diasporës në interesin kombëtar dhe thirrja për rininë që të kontribuojë për ndryshimin e Shqipërisë. 

LETËR MIRËNJOHJE DHE SHPRESE PRESIDENTIT AMERIKAN JOE BIDEN

Arsyeja se përse i kam shkruar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka qënë një dëshirë për ti shprehur falenderim e mirënjohje nga ana ime, kam qenë i impresionuar nga ana njerëzore për çfarë kam parë edhe kam lexuar për atë njeri të madh. Në radhë të parë në kohën kur Joe Biden ka qënë Senator në vitin 1993, kur Serbia vazhdonte bënte Genocid në Ballkan edhe kryesisht në Bosnje, ai ka qënë nga të vetmit Senatorë që ka folur në Kongresin Amerikanë kundër genocidit serb në Bosnje. Në vitin 1999 përsëri Joe Biden, ka qënë një nga nismëtarët të firmosjes së peticionit për të detyruar Presidentin Klinton të vepronin menjëherë edhe të ndërhynin me ushtrinë e NATO-s kundër ushtrisë Serbe në Kosovë, edhe largimin e saj nga trojet e Kosovës. Përsëri Djali i Joe Biden, Bue Biden që ka shërbyer në Kosovë si ushtarë i ushtrisë Amerikane. Duke parë një personalitet si Joe Biden 37 vite Senator, 8 vite zëvëndës President edhe tani President i SHBA, duke patur kaq shumë vështirësi, qoftë edhe ato familjare, ishte më e pakta që ti dërgoja mirënjohjen time për çfarë ka bërë për kombin tonë dhe ti ofroja mbështetje me çdo kusht. Duke parë të gjitha këto cilësi te Presidenti, mendova se Presidenti Biden do e mirëpriste letrën e dërguar nga ana ime edhe do t’më vlerësonte, siç edhe ndodhi. Kam shumë shpresë për një marrëdhënie afatgjatë edhe si një Aleate strategjikë për Shqipëtarët edhe Shqipërinë, SHBA të jenë të përhershëm me mbështetje dhe ndikim në vendin tonë. Letrën presidentit ia dërgova me shpresën e vetme se vetëm Administrata e një supërfuqie dhe vendi mik dhe aleat si SHBA mund ta ndihmojnë dhe ndryshojnë Shqipërinë. 

NJË LUTJE PRESIDENTIT AMERIKAN BIDEN

Në dy letrat që i kam dërguar presidentit të SHBA Joe Biden përmbajnë edhe shqetësimet më madhore që vuan Shqipëria sot. Vaksinimi i popullsisë në betejën globale ndaj Covid dhe reforma në Drejtësi në Shqipëri. Përveç të tjerave, këto janë dy problem madhore që ka Shqipëria jonë sot. Përbindëshi global Covid dhe përbindëshi i drejtësisë së kalbur e të kapur janë vrastare për një vend të pafuqishëm e të varfër si Shqipëria. Mbarimi me sukses i reformës në Drejtësi si një shpresë për vendin, çlirimi i qytetarëve nga prangat e një drejtësie të kapur e të kalbur dhe qasja e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë në procesin e vaksinimit ishin shqetësim i madh për mua. Duke ju lutur Presidentit Joe Biden, për një sasi vaksinash Covid-19 për ata njërëz të pa mundur të vëndit tone, shpresoj se arrita të prek zemrën e një miku të veçantë të kombit tonë. Në çdo vështirësi Shqipërisë i kanë ardhur ndihmat nga miqtë e mëdhenj të saj. Ne besojmë te Amerika. Nëse s’do ishte Amerika s’do kishte shtet dhe mbase as komb shqiptar. Amerikës i detyrohemi për gjithçka. 

VIZITA NË MUZETË DHE VARREZAT E ISH – PRESIDENTËVE TË AMERIKËS

Duke pasur dëshirën për ta njohur historinë edhe duke lexuar një pjesë të madhe të historisë së saj edhe burrat e shtetit që e kanë dashur këtë vënd me zemër, kam zhvilluar shumë vizita tek shtëpitë, varret dhe muzetë kushtuar ish presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA ka një histori mbreslënëse. Kam qënë shum kurioz të dija se si Presidentët e SHBA kanë jetuar, ku kanë jetuar edhe si kanë jetuar, këta burra shteti që nuk ja kishin me hile vëndit të tyre. Kam bërë disa udhëtime nëpër varret edhe shtëpitë e tyre, si të Theodore Roosevelt, Frankline Roosevelt, njeriut që shpëtoi Shqipërinë në 1919, edhe do ti jemi mirënjohës me shpirt, Woodrow Wilson, i madhi JFK, që kam mësuar një thënie shumë të përdorur nga ana ime, që mos pyesni se çfarë bën vëndi juaj për ju, por çfarë bëni ju për vëndin tuaj. Kjo thënie vlen edhe për Shqiptarët në të gjithë botën. Edhe ju bëj një pyetje se çfarë ne të gjithë bëjmë për vëndin tonë. Kam dëshirën që të vazhdoj edhe të eksploroj më shumë për Presidentët e këtij vëndi të bekuar nga Zoti.

DIASPORA SHQIPTARE TË JETË E UNIFIKUAR PËR INTERESIN KOMBËTAR

Diaspora shqiptare në mergatën shqiptare nëpër botë duhet me patjetër që të jetë e unifikuar dhe të luftojë fort për interesin kombëtar. Për çdo shtet diaspora ka një rol specific, edhe shqiptarët që nuk jetojnë më në Shqipëri nuk duhet të harrojnë rrënjët, historinë dhe të kontribuojnë sa herë që shteti dhe kombi kanë nevojë për shqiptarët e mërguar. Do të kisha shumë dëshirë të shihja bashkëpunim shtetëror me diasporën dhe të përfshihej sa më shumë në proceset shtetformuese edhe në ndryshimet demokratike. Është e papranueshme që diapsora shqiptare ende s’ka të drejtën e votës në shtetin e tyre. Ky është një dëm i jashtëzakonshëm dhe një mohim i të drejtës së shprehjes së vullnetit. Diaspora shqiptare duhet të jetë e organizuar, kompetitive, inspiruese, kontribuese dhe duhet të bashkohet  me ide dhe organizime e qëllime të qarta për vëndin tonë edhe për komunitetin tonë. 

REFORMA NË DREJTËSI DHE SHQIPËRIA TJETËR

Shqipëria e së ardhmes kalon nga themelet e forta të drejtësisë. Një shtet pa drejtësi është si një ndërtesë pa kolona. Tranzicioni  i stërzgjatur 30-vjeçar është edhe si pasojë e një drejtësie makabre në Shqipëri. Reforma në Drejtësi duhet të ecë përpara me çdo kusht. Politikanët duhet urgjentisht të heqin dorë nga drejtësia. Aksesi në drejtësi e segmenteve të caktuara të politikës ka mbajtur peng vendin dhe reformat jetike në Shqipëri. Reforma në drejtësi duhet të ketë progres dhe të mos çalojë apo të zvarritet. Edhe pse ka ndërhyrje të fuqishme nga pushteti politik, përsëri jam shpresë plotë te partnerët tanë Amerikanë se reforma në drejtësi do të ketë prioritet dhe sukses të madh. Dua të falenderoj Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Zonjën Yuri Kim, për këmbënguljen për ta çuar përpara Reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe për të përmbyllur me sukses një ndër reformat më jetike në 30 vite tranzicion demokratik.

VUAJTJET E SHQIPËRISË: DREJTËSIA DHE SHËNDETËSIA

Problemi kryesorë sot në Shqipëri është drejtësia dhe shëndetësia. Në një vënd që nuk ka drejtësi gjithçka mund të ndodhë. Kur s’ka drejtësi ka korrupsion në nivele ekstreme, s’ka përgjegjësi në asnjë institucion, administrata shtetërore e pa përgjegjshme sepse nuk ka ndëshkime kundrejtë shkelësve të papërgjegjshëm. Unë do të thoja që nëse politika shqiptare nuk e ka dëshirën e mirë për të bërë ligje që i shërbejnë drejtësisë, do të ishte shumë e vështirë reforma të kalojë në një stad tjetër. Me angazhimin dhe përqëndrimin e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri gjërat po marrin rrugë të pakthyeshme. Drejtësia e re duhet të fillojë nga politikanët që dominojnë skenën politike tash 30 vjet, drejtësia e re do shembuj konkretë dhe nivele të larta të ndëshkueshmërisë për të krijuar besim, vazhdimësi dhe histori suksesi.  Pas drejtësisë, duhet një qasje e re shtetërore për shëndetësinë. Mjekë që vetëm ikin, spitale në kushte skandaloze, specialistë që në rrethe mungojnë, trajtime financiare qesharake dhe mbi të gjitha braktisje e qëllimshme e shëndetësisë në Shqipëri. Duhet një reformim i thellë i sistemit të drejtësisë e shëndetësisë që Shqipëria të bëhet vend i sigurtë dhe të ecë përpara.

RINIA DUHET TË NDRYSHOJË SHQIPËRINË

Kam një thirrje të sinqertë dhe të përzemërt për të gjithë rininë shqiptare në të gjithë diasporën kudo që ndodhen. Duhen të vlersojnë që të parët tanë kanë sakrifikuar gjithçka për ta ruajtur me fanatizëm të madh gjuhen shqipe, kanë investuar gjithçka për përparimin e atdheut tonë e ne sot duhet të japim e të kontribuojmë sa mundemi për vëndin tonë. Shqipëria ka nevojë gjithmonë për ne, të mos ia kthejmë kurrë shpinën Shqipërisë. Të mos e harrojmë kurrë prejardhjen e të parëve tanë. Mos harroni që jemi një nga popujt më të vjetër në Europë. Duke respektuar çdo vënd në botë që na i ka ofruar mundësitë dhe na ka mbështetur në çastet tona të vështira historike, duhet që kudo nëpër botë të shpalosim talentet në fushat e ndryshme të jetës, të shkëlqejmë dhe të lartësojmë flamurin tonë kombëtar e shtetin nga vijmë. Rinia në Shqipëri dhe rinia në diapsorë duhet të angazhohet më shumë në proceset demokratike të vëndit e të jetë më shumë pjesëmarrëse në zgjedhje dhe administrim shtetëror.  

KUSH ËSHTË OLSIAN NORECI STUDENTI I CRIMINAL JUSTICE, NË MERCY COLLEGE

Olsian Noreci, ka lindur në Divjakë në një familje vëndalie myzeqare e modeste. I rritur me një fëmijëri të shëndosh me bashkëmoshatarët e tij. Në moshën 11-vjeçare del nga Shqipëria me një shoqatë bamirësie për në Hollandë. Duke krijuar një mardhënie të shkëlqyer me miqtë hollandez, edhe pasi përfundon Shkollën e Mesme në ” Miti Zoi Zaka” në Divjakë, me një iniciativë të pa shtershme krijon një kompani import-export. Duke e ushtruar prej disa vitesh këtë aktivitet në Shqipëri, vendosi të largohet për një jetë më të mirë për në SHBA, ku edhe sot jeton, punon e studjon. Duke u ingranuar me jetën e emigracionit edhe duke parë që një edukim i fortë do të ishte shumë mirë, vendosi të studiojë në New York e të ndjekë Criminal Justice, në Mercy College.  Duke parë që i pëlqen drejtësia si kolonë themelore e shtetit të së drejtës, ka dëshirë të formohet dhe ta ushtrojë si profesion edhe pse jo edhe për të kontribuar në Shqipëri në të ardhmen.  

Filed Under: Featured Tagged With: Leterkembimi, Olsian Noreci, Presidentin Joe Biden

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT