-Dëbora e parë e vjeshtës dy muaj e gjysmë para ardhjes së dimrit me kalendar/-Prishtinës thuhet se i ka mbetur emri si një vend ku prishet stina (Prishstina)…Edhe se e mban emrin e trashëguar nga Perandori Justiniani/
PRISHTINË, 7 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, dëbora e parë e kësaj vjeshte reshi gjatë natës së kaluar, dy muaj e gjysmë para ardhjes së dimrit me kalendar. Kosova gëdhiu sot bardh e mbuluar nga dëbora e hershme edhe në qytete e rajone të tjera.Afër një muaj më e “vonuar” dhe më e paktë me një tis i hollë që zbardhte veçmas kulmet ishte dëbora e parë në vjeshtën e kaluar – 2016, e reshur natën mes 3 e 4 nëntorit në Prishtinë.Në vjeshtën e vitit 2015 Prishtina ishte e mbuluar nga dëbora e parë në mëngjesin e 27 nëntorit. E vjeshtën e vitit 2014 dëbora e parë ka reshur dy muaj para ardhjes së dimrit me kalendar, natën mes 22 e 23 tetorit.Në Prishtinë dëborë reshë edhe pranverave. Në mëngjesin e 20 prillit 2017 kryeqyteti i Kosovës ishte i zbardhur nga dëbora që nisi me fjolla të lehta një ditë më parë e vazhdoi të reshë më dendur natën.
Në 2016-tën dëborë pranverore reshi edhe natën mes 25 e 26 prillit. Ndërsa, dëbora e fundit pranverore në 2015-tën reshte në ditën e gjashtë të muajit prill, pas asaj që nisi mbrëmjen e 1 prillit e që pasonte atë të pragfestës së Ditës së Verës – 14 marsit.Prishtinës, ku moti ndërron edhe brenda orëve e ditës, e dëborë bie edhe në stinë pranvere e vjeshte, thuhet se i ka mbetur emri si një vend ku prishet stina (Prishstina), siç thuhet edhe se e mban emrin e trashëguar nga Perandori Justiniani.Edhe në Kukës dimri ka trokitur më herët duke zbardhur majet e maleve dhe duke i dhënë imazhin dimëror.Lartësitë e malit të Gjallicës, janë zbardhur nga dëbora e parë.Gjithashtu ne tre ditët e fundit ka patur reshje shiu edhe ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.