• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROF. DR. BESIM REXHAJ U PRIT NGA KRYETARI I VATRËS

June 17, 2016 by dgreca

Me 15 Qershor 2016, në mbrëmjen e së Mërkurës, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dr. Gjon Buçaj, priti në Selinë e Vatrës, Prof. Dr. Besim Rexhaj, studiues i njohur, kritik e specialist i njohur në fushën e Letrave,enkas në gjininë e Dramës, por jo vetëm, madje  jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në forume e katedra ndërkombëtare. Z. Besim Rexhaj ka qenë bashkëpunëtor më Dr. Ibrahim Rugovën dhe ka edituar Revistën”Fjala”, Revistë për Kulturë, Art dhe Letërsi, detyrë që e kreu deri në vitin 1999.

Karriera e z. Rexhaj ka pasë një rrugëtim të veçantë:ai ka kryer studimet në Fakultetin e Filologjisë, Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, më 1987,  ka diplomuar me studimin:” Struktura e romanit”Vdekja më vjen prej syve të tillë” të Rexhep Qoses në vitin 1993, ndërkohë që Magjistraturën e ka kryer me “Tipologjia e dramës së sotme shqiptare në Kosovës 195-1990”, ka doktoruar dhe ka marrë titullin akademik Profesor i Asociuar  me “Tipat e dramës së sotme shqiptare, 1948-2000”. Që nga nëntori i vitit 2011 ai është në Fakultetin e Arteve, Drejtimi i Arteve Dramatike. Shef i Katedrës së Dramaturgjisë së Drejtimit të Arteve Dramatike të Fakultetit të Arteve nga viti akademik 2012. Ka botuar artikuj studimorë, kritikë letrare, është përherë i pranishëm në shtypin e specializuar, pro edhe në atë të përditshëm. Udhëheq diskutimet për dramën, i pranishëm ne Juritë e konkurseve Kombëtare- Shqipëri-Kosovë etj. Janë me dhjetëra artikujt e botuar, ndërkohë që nga viti 2011 Shtëpia Botuse “Faik Konica” nisi botimi i Trilogjisë “Vorbulla’ vepër e Prof. Dr. Besim Rexhaj, e cila përbëhet nga tri vepra dramatike: Portreti i pakryer dhe Loja e pafund, dhe një dramë e titulluar “Vorbulla”, kjo e fundit e shfaqur në Teatrin e  Prishtinës në shkurt 2014…

Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, tha në fjalën e mirëseradhjes se Vatra ndjehet e nderuar që pret një personalitet të tillë, për të cilët si Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë. Z. Buçaj e informoi mysafirin nga Kosova për zhvillimet në Vatër, për vullnetarizmin e vatranëve dhe gadishmërinë e komunitetit për të kontribuar për çështjen kombëtare, që Vatra e ka në themel të punës së vet. Dr. Buçaj tregoi edhe rastin e z. Rrustem Gecaj, një biznesmen patriot, që harxhoi mijëra dollarë për trasformimin e ndërtesës së Vatrës. Përmendi punën e jashtzakonshme të ish kryetarit të Vatrës, president nderi i Vatrës sot, ing. Agim Karagjozi, i cili ka meritë  të veçantë në blerjen e kësaj godine, duke qenë prej disa vitesh në krye të komisionit të mbledhjeve të fondeve për blerjen e godinës, ku dha një kontribut edhe i biri i tij, biznesmeni dhe anëtari i këshillit të Vatrës, Zyhdi Karagjozi.

Kryetari i Vatrës shprehu brengosjen për zhvillimet si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, për korrupsionin, krimin, rendin e munguar, për varfërinë e madhe dhe për paaftësinë e klasës politike për t’i çuar përpara dy shtetet tona.

Vatra nuk prodhon fonde, nuk është organizatë bamirëse, por një federatë gjithëshqiptare, që ka në themel çështjen kombëtare, tha dr. Buçaj, i cili informoi edhe për praninë e tij në Tiranë, në Kongesin e Partisë që mbron çështjen Çame.

Mirëseardhjen mysafirit ia kanë uruar edhe zv/kryetari Asllan Bushati dhe anëtari i kryesisë, President i Fondit të Studentëve, pedagogu Mithat Gashi, ndërsa editori i Diellit e ka njohur mysafirim me trashëgiminë historike të Vatrës dhe rrugëtimin 104 vjeçar dhe punët e  mëdha të Vatrës në ndihmë të Kombit.

Prof. Dr. Besim Rexhaj ka falenderuar përzemërsisht për pritjen e ngrohtë. Kjo shtëpi juaja, tha ai, prodhon ngrohtësi kombëtare. Me Vatrën , shtoi ai, jam njohur që në moshën 14-15 vjeçare. Babi ynë i ndjerë, na përcillte dashuri për Vatrën e  Shqiptarëve të Amerikës. Ju admiroj, tha ai që ju e mbani gjallë pasurinë historike të Vatrës, duke e çuar më tej. Kurdo dhe kudo që përmendet Vatra, sjell në kujtesë madhështinë e Nolit dhe Konicës, por jo vetëm atyre, por dhe bashkëpunëtorëve, dhe atyre vatranëve të thjeshtë, që bënë aq shumë për Kombin. Ju vatranët, tha ai, keni bërë shumë për Kosovë e Shqipëri, edhe për trojet tona jashtë kufijëve,madje e bëni më mirë se ç’e bejnë dy shtetet tona mbrojtejn e shqiptarvë , dhe kjo ju nderon. Edhe brenga që shprehni për  zhvillimet në Kosovë e Shqipëri, është me vend, janë brengat e Vatrës që ka punuar aq shumë për Kombin dhe vazhdon të punojë edhe sot. Vatra e Shqiptarëve të Amerikës të imponon qëndresë e krenari Kombëtare. Vatra nuk ështështet,-kjo dihet, por ka lujatur rolin e  shtetit të munguar. Vatra është Institucion, madje i pazëvendësueshëm, tha mysafiri nga Kosova, profesori i nderuar Besim Rexhaj.

Më pas ai do të shkruante në Librin e vizitorëve fjalë të ngrohta, por të pamjaftueshme-siç shkroi ai vetë- për të shprehur ngrohtësinë e pritjes, krenarinë e të qenit në Vatrën e Shqiptarëve të Amerikës, në qendrën e shqiptarizmës, aty ku buron shpresa dhe mendimi atdhetar, aty ku gatuhet fryma Kombëtare për sot dhe të ardhmen e  Kombit.

Mysafiri e mbyll mesazhin : “Në “Vatrën” e Nolit dhe të Konicës e të sivëllezërve të tyre, njeriu e ndjen veten edhe më të fortë; me më shumë shpresë se fryma atdhetare e Kolosëve të Kombit do të ruhet për jetë e mot.”.

Prof. Dr. Besim Rexhaj është vëllai i zv/Kryetarit të Vatrës z. Agim Rexhaj, nga i cili shoqërohej gjatë vizitës së tij.

Korresp. i Diellit

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, PROF. DR. BESIM REXHAJ, U PRIT NGA KRYETARI I VATRËS

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT