Nga Prof.dr.Hazbi M.Shehu/New York /
Po shkruaj; i prekur nga vdekja e disa kolegeve te mi[ shkencetarë Shqiptarë gjeologë-gjeofizikë ],këtu në Amerikë.
[Astronomët e kërkojnë fundin e pafundësis në Univers,ndërsa në vendin tonë ai përfaqeson dhe përqafon garën pozitë-opozitë gjatë 25 vjetëve të ashtuquajturës demokraci.].
Nga fillimi i Shtatorit të vitit 2016;K/Ministri i beri thirrje shkencëtarëve Shqiptarë të emigruar në vende të ndryshme të botës; për tu kthyer në atdhe .Njekohësisht ai kritikoi Akademinë e shkencave.
A është kjo thirrje:Detyrë,mirësjellje apo ironi?!
Për mendimin tim;kritika për Akademinë nuk është plotësisht e drejtë?
Mbyllja e institucioneve shkencore dhe largimi i shkencëtareve nuk varej direkt nga Akademia.Ajo zbatonte urdhërat e Qeverrisë dhe të politikanëve, që drejtonin shtetin në atë kohë.
Kyçi ,apo e keqja,që çoi në shkatërrimin e institucioneve shkencore dhe largimin e shkencëtareve shpjegohet me parrullat, që u hodhën nga disa drejtues politikanë gjatë viteve të tranzicionit:Shkatërroni dhe digjni gjithshka,që lidhet me regjimin komunist.Këto thirrje shkaktuan tensione trunore tek disa të rinjë: Pa principe,pa ndërgjegje dhe pa ideale, që ju nënshtruan këtyre thirrjeve.,.Inisiatorët e këtyre shprehjeve; duhen pranuar ose si injorante ose agjentë të shëbimeve të huaja,? Thirrja:Amerika do na japi çekun e bardhë; ishte mashtrim,sepse kapitalisti llogarit fitimin e çdo qindarke?!Ajo do të jepte ndihmë,por jo çek të bardhë.
Shtetet perendimore dhe Amerika e realizuan qëllimin e tyre:Renien e komunizmit.Tani detyra e politikanëve drejtues ishte ta ringjallnin vet ekonomin e coptuar të vendit tyre. Disa shtete si Rumania,etj. jo vetëm,që nuk shkatërruan asgje,por i ruajtën i rifreskuan dhe i modernizuan kombinatet me kalimin e kohës. .
Mbas shkaterrimit dhe mbylljes të institucioneve shkencore ;shkencëtarët u larguan jasht vendit në kërkim të vendeve të reja të punës ,për të ushqyer familjet.
Eshtë llogjike të pranohet; se në këtë çeshtje ka influencuar paaftësia dhe egoizmi i disa prej drejtuesve të Akademisë të asaj kohe.Por duhet theksuar se përgjegjësit direktë të shkatërrimit e,mbylljes të institucioneve dhe largimit të shkencëtareve kanë qenë disa nga drejtuesit politikë të tranzicionit .Ky është realiteti të dashur qytetarë..
Mbas 25 vjetëve K/Ministri i bën thirrje shkencëtarëve Shqiptarë të kthehen në atdhe të ringjallin shkencën.në vendin tonë!?
Mirë po:një pjesë e tyre nuk jeton më,;disa janë gjysëm të gjallë,ndërsa shumica punojnë të rrjeshtuar në vargun e punëtorëve për të ushqyer vehten dhe familjen.Emigrant do të thotë:Angari,për mos me thenë :skllavëri?!
Edhe shteti Gjerman mbas renies të murit Berlinit,ju bëri thirrje shkencëtarëve të dëbuar nga regjimi nazist?Por ishte vonë,sepse Anshtajni me shokë ishin gjysëm të vdekur.
Thirrja e K/ministrit nuk është detyrë[Detyrë ishte ruajtja e institucioneve dhe mbajtja në punë e shkencëtarëve në kohën e tranzicionit?!]
Sot kjo thirrje mund të konsiderohet:Mirësjellje.
Tani ne emigrantët [shkencëtarët Shqiptarë] mund ta quajmë dhe ironi ,prandaj vetëm qeshim;sepse na janë tharë lotët për të qarë hallet e popullit tonë?!
Presidenti ka bërë shumë mirë,që ka dekoruar artistët,etj mjeshter i madh,etj..,por ka nënëvlerësuar shkencëtarët e prodhimit ,veçanërisht ata të mineraleve të dobishme si nafta,kromi,bakri,etj.,që mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë gjalë ekonominë e vendit; duke fituar shteti miliarda euro dhe dollarë.
I njejti nënëvleresim ka ndodhur dhe me bashkitë.Janë propozuar nga institucionet përkatëse për qytetar Nderi ndërsa k/bashkive i kanë mbajtur në sirtarë[Berat,Fier,etj.].
Kush duhet ta studjoi dhe ta zgjidhi fundin e varfëris të popullit tonë?Politikanët,gjykatësit,etj. apo vet populli?!
Njeriu; para së gjithash duhet ta kërkoi mënyrën e jetesës tek vetvehtja,sepse varfëria i ka rrenjët tek ai vet.
Varfëria është krijuar me njerëzimin dhe nuk duhet pritur të zhduket me te.Si të pasurit dhe të varfërit janë njerëz.Të parët ,jo vetëm e ngacmojnë jetën,por dhe urdhërojnë.Të dytëve ju pëlqen të përkëdhelen dhe të urdhërohen ,si rrjedhoj i dobësisë tyre?!
Ka shumë raste kur nga rreza e ndonjë fshati[ p.sh.Tropoj,Skrapar,etj.] ;njeriu arrin të bëhet ,jo vetëm i pasur,por dhe k/ministër ,president,etj.Kurse ,jo rrallë;qytetari i një kryeqyteti përkëdhelet nga lojrat e fatit dhe përfundon para kohe në varreza?
Mbeta i habitur,jo nga pasuria;se sa nga lumturia shpirtërore e një fermeri nga fshatrat e Korçës!.Kur e pyeta si u bëre ,jo vetëm i pasur,por veçanërisht i lumtur shpirtërisht?
Ai më pa ndër sy dhe vetëm qeshi. Kur unë e përsërita pyetjen;ai u përgjigj: Eshtë e tepërt të gatuaj me fjalë;ato, që shprehen shpirtërisht në fytyrën time?!
Mos prit buzëqeshje apo përkëdhelje nga bota,sepse ato janë,për të kaluar kohën dhe ty më vonë do të ngelen vetëm dhimbjet.?
Cilido ,që voton e ka të qartë,se përfaqësuesi,që ai zgjedh mendon vetëm për xhepin e vet.?Në Parlament deputetët grinden,jo për interesat e zgjedhësve.Atje diskutohen shumë ligje,por asnjëher nuk janë shtruar problemet ekonomike të popullit.?Përse largohen njerëzit[jo vetëm punëtorët e thjeshtë ,por dhe shkencëtarët]?
Atëhere del pyetja: pse populli ja u jep votën? Përgjigjëja është e thjeshtë:Për bukën e pëditëshme të familjes.
I shkreti popull edi, që rrenjët e mashtrimit janë kudo ;por çfar të bëj?
Pasuria dhe varfëria janë të lldhura me ty o njeri! Prandaj,duhet ,që sejcili ta zgjidhi vet fundin e pafundësis të varfëris;të mos tallet me vehten duke shpresuar tek deputetët ,se të gjithë ata janë mashtrues.
Luani nuk pret lëmoshë.Ai e zgiedh vet rrugën për të ushqyer familjen.
Në jetën e popullit tonë ka zenë vend pafundësia e varfërisë.
Ndërtesa e re kërkon arqitektë të rinjë.?
Kjo mund të realizohet vetëm nga djemtë e rinjë[ që të mos jenë bijtë e komunistëve,sepse ujku qimen ndrron ,jo zakonin[ thotë populli] dhe sepse pasuria ndryshon,ndërsa,trashëgimëria mbetet],që kanë studjuar dhe punuar në shtetet perendimore dhe Amerikë. Me përvojën e fituar dhe guximin e nevojshëm të ndihmuar dhe nga aleatët e mëdhenj të përpiqen ta drejtojnë vendin tonë në rrugën e demokracisë së vërtetë.