Do të ishte zgjedhje e duhur dhe gjithësesi e mirëpritur nga të gjithë ata që ia duan të mirën diplomacisë kosovare që z. Hoxhaj të emërojë profesorin Faton Bislimi në detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Otavë që tani/
I Nderuar Ministër/
Fillimisht e ndjej për detyrë që me anë të kësaj Letre të Hapur t’ju uroj Juve, suksese në realizimin e objektivave të Ministrise suaj. Jemi një grup qytetarësh me nështetesi të ndryshme, me një synim dhe vullnet ashtu siç është dhe vullneti i Qeverisë se Kosovës, ai i promovimit të vlerave kulturore, njohja e Shtetit të ri të Kosovës në të gjitha sferat si dhe krijmi i marrëdhënieve midis popujve, princip ky i ndarë dhe i përgëzuar nga të gjithë.
I Nderuar Ministër, Javën që lame pas paralajmëruat hapjen edhe të një ambasade të re të Kosovës. Kësaj rradhe, diplomacia e vendit tone do të jetë prezente edhe në Otavë të Kanadasë.
Edhe pse pak me vonesë, vendimi i MPJ-së për të hapur ambasadën e Kosovës në Otavë duhet mirëpritur. Realisht, Kanadaja ka qenë një nga aleatet e vazhdueshme të ecjes së Kosovë drejtë clirimit e shtetësisë. Kanadaja, për nga fuqia ekonomike, po ashtu është një mike që Kosova duhet ta trajtojë me shumë respekt dhe përkushtim, sepse ka mundësi që vendi ynë të përfitojë nga mbështetja kanadeze edhe më shumë, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik.
Menjëherë pas publikimit të lajmit për hapjen e kësaj ambasade, sic është edhe e pritshme, fillojnë spekulimet se kush do ta përfaqësojë Kosovën në Kanada. Ne jemi dëshmitarë se shërbimi diplomatik i Kosovës është ende I ri dhe ka nevojë për njerzë me reputacion të lartë, profesionalizëm të thuktë, dhe përgatitje superiore. Diplomacisë sonë, sidomos në një vend të madh e të fuqishëm sic është Kanadaja, nuk i duhet një përfaqësues i tipit alla-partiak, por një njeri që me të vertetë do të punonte në interes të së mires së shtetit dhe vendit tone. Të gjithë që duan të bëhen ambasadorë mund ta kenë vullnetin e madh për punë, por jo të gjithë e kanë përgatitjen dhe njohuritë e duhura për ta sjellur të mira konkrete diplomacisë së shtetit tone.
Nga perspektiva e një doktoranti në marrëdhënie ndërkombëtare dhe si një njeri që ka magjistruar në politikë ndërekombëtare e diplomaci, unë e shoh shumë të nevojshëm përfaqësimin e Kosovës në Kanada nga një profesionist i mirëfilltë që jo vetëm se e ka elanin dhe vullnetin për punë, por I ka edhe njohuritë si dhe përvojën e duhur profesionale në një vend si Kanadaja, që do të thotë se e njeh nga brenda funksionimin e shtetit kanadez dhe si rezultat mund lehtë të navigojë drejtë suksesit të sforcimit të lidhjeve dhe projekteve ndërshtetërore.
Kurse, nga perspektiva e një të riu që dëshiron ta shoh sa më të hovshëm zhvillimin e Kosovës, sa më të ndritur të ardhmen e saj – mos për ne, të paktën për hire të fëmijëve tanë – unë besoj fuqishëm që Kosova ka njerzë të kalibrit të lartë që duhet t’I vëjë tani në funksion të shtetit dhe diplomacise. Ëndërra e atyre që dhanë jetën për këtë vend, duke përfshirë këtu edhe vet prindin tim, Dr. Fahredin Hotin, vëllaun e gjyshin tim, do të realizohet vetëm duke cuar përpara shtetin tone e jo assesi duke i kontribuar symbyllurazi vetëm një klani ose partie.
Prandaj, do të ishte zgjedhje e duhur dhe gjithësesi e mirëpritur nga të gjithë ata që ia duan të mirën diplomacisë kosovare që z. Hoxhaj të emërojë profesorin Faton Bislimi në detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Otavë që tani. Pse profesorin Bislimi? Nuk e kam as fis as farë. Jemi njohur me të qysh në vitin 2003, kur ai ishte vetëm student në SHBA, por njëkohësisht ishte edhe anëtar aktiv i Lobit Shqiptaro-Amerikan dhe kishte ardhur në Kosovë me një delegacion të SHBA-ve të kryesuar nga Kongresisti Joseph DioGuardi, me të cilët paten vizituar edhe Krushën, vendlindjen time.
Faton Bislimi nuk është emër i panjohur edhe për opinionin publik shqiptar në Kosovë e jashtë saj, prandaj nuk do të bëj një përshkrim të bigorafisë së tij. Por, si një i diplomuar në Texas, I cili mandej ka magjistruar në Harvard ku mbahet mend për debatet e shumta fitimtare që i kishte patur me Vuk Jeremiqin e Tadiqin e Serbisë, së fundi ka garuar edhe në zgjedhjet locale të Gjilanit për kryetar komune si kandidat i një lëvizje qytetare “Koalicioni për Gjilanin” një nismë kjo që ishte përkrahur nga disa subjekte politike e grupe të ndryshme në Gjilan. Asnjëherë nuk ka qenë partisan politik, por gjithëherë I angazhuar në cështjen kombëtare sidomos me Lobin Shqiptaro-Amerikan, ku tani edhe shërben në Bordin e Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me të cilën ka punuar që nga viti 2002. Bislimi në SHBA ka punuar edhe si asistent për cështje të Ballkanit në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit.
Po pse Bislimi të na përfaqësojë në Kanada? Që nga viti 2009, Faton Bislimi ka jetuar e punuar në Kanada, ku fillimisht ka marrë edhe një magjistratur në marrëdhënie ndërkombëtare dhe ka ligjëruar lëndë të politikës dhe zhvillimit ekonomik në dy universitete në Halifax të Kanadasë—në Dalhousie University dhe në Mount Saint Vincent University. Tani, ai është në përfundim të studimeve të doktoraturës në marrëdhënie ndërkombëtare në njërin nga universitetet më të mëdha dhe më të mira të Kanadasë, University of Alberta, ku shërben edhe si studijues pranë Qendrës së Ekselencës së BE-së në këtë Universitet.
Në komunitetin shqiptar në Kanada, ashtu sikur edhe në SHBA, Bislimi vlerësohet shumë lartë dhe llogaritet vecse një lloj ambasadori joformal i Kosovës atje, sepse përmes fondacionit të tij arsimor, Bislimi Grup, ai ka realizuar disa projekte të shkëmbimit të studentëve në mes Kosovës dhe Kanadasë që nga viti 2012, një pjesë e të cilave është përkrahur edhe nga Departamenti për Punë të Jashtme i Kanadasë. Tutje, ai ka organizuar edhe ekspozitën e pare të nxënësve të Kosovës në Halifax në shenjë mirënjohje për kontributin e Kanadasë ndaj Kosovës, duke realizuar kështu edhe një sër takimesh në nivelet më të larta të Provincës së Nova Scotia-s dhe qeverisë Federale të Kanadasë edhe për një delegacion nga Kosova të kryesuar nga Zëvendës Ministri i Kulturës, z. Hajdin Abazi.
Për momentin, profesori Bislimi është duke punuar me disa universitete në Kanada që pritet të ofrojnë bursa akademike për studentë meritorë nga Kosova.
Prandaj, z. Faton Bislimi është zgjedhje ideale për të përfaqësuar Kosovën në Kanada, sepse e ka edhe përgatitjen akademike, edhe profesionale, edhe praktike (dmth përvojën në Kanada), por edhe vullnetin e gatishmërinë e lartë për të qenë në shërbim të shtetit të vet. Pra, është në interes të Kosovës që z. Hoxhaj të mos e vonojë aspak këtë nominim, për të cilin i garantoj se brenda një afati kohor shumë të shkurtër, me punën e vet, profesori Bislimi do të krijojë e lansojë projekte të rendësishmë për vendin tone të përkrahur nga shteti kanadez. Kur ai ka bërë gjithë këtë punë në të mire të vendit pa patur fare pozitë zyrtare, nuk ka dyshim se në postin e përfaqësuesit të Kosovës, ai do të shumëfishonte sukseset e diplomacisë së Kosovës në Kanada në interes të drejtpërdrejt të shtetit tone.
Si qytetar i Kosovës por edhe si profesionist i fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, unë do t’i gëzohesha nominimit eventual të Faton Bislimit si ambasador në Kanada dhe do të mburresha me këtë ambasadë.
Me Sinqeritet dhe Dashamirësi
Besnik F. HOTI
Ligjerus në Kolegjin Victory
Prishtinë
Tel: +377 44 105 152
Facebook: Besnik F. Hoti