• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një konferencë ndërkombëtare me Amerikën në krye

March 13, 2018 by dgreca

BAROMETRI DIPLOMATIK/
1 Mehdi_HyseniProf.Dr.Mehdi HYSENI/
As   “Londra-1” e as “Londra-2”, por një konferencë ndërkombëtare me Amerikën në krye/
*** Historia nuk anulohet, pavarësisht se kush janë fituesit apo humbësit e saj.  Për më tepër, ata që nuk kanë mësuar asgjë nga historia, janë të gjykuar, që të përballën me përsëritjen e saj./
 Nëse  dikush ushqen iluzione të kota, duke kalëruar nëpër hotele, motele e restorante të Amerikës dhe të Evropës, kinse për ta ndryshuar historinë evropiane ndërkombëtare në mënyrë retroaktive pas 100 vitesh, atëherë, do të ishte mirë, që ata  alla-shkencëtarë, politikanë dhe diplomatë  shqiptarë ballkanikë, atë “formulë magjike” të tyre t’ia  tregonin sa më parë  edhe Prishtinës zyrtare sesi ta anulojë Rezolutën 1244 të KS të OKB-së për Kosovën (10 qershor 1999). Kjo, do të kishte prioritet politik, diplomatik dhe kombëtar, jo fantazia  për anulimin e Konferencës së Londrës!!!
 
Vërtet, edhe unë do kisha pasur dëshirë, që të anulohej jo vetëm Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913), por edhe Konferenca e Paqes e Parisit (1919-1920), si dhe Kongresi i Berlinit (1878). Mirëpo, kjo nuk mund të ndodhë as në ëndërr, lëre të  jetë shpresë apo të bëhet realitet, sepse historia nuk mund të anulohet dhe të ndryshohet nga pasardhësit e saj, por vetëm mund të  retushohet  për interesat e tyre qofshin të drejta apo të padrejta.
Pra, duhet të jemi aq të vetëdijshëm se individët privatë apo zyrtarë të Shqipërisë dhe të Kosovës nuk  mund të trembin  as  “macjen prej përsheshit”, lëre më ta “anulojnë” Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913).  Këtë e provoi edhe rasti i Kosovës më 1999), por as  Amerika si superfuqi botërore dhe aleati më i ngushtë i Britanisë së Madhe nuk e ka atë  të drejtë dhe kapacitet juridiko-ligjor, që të mund ta anulonte Konferencën e  Konferencën e Londrës (1912-1913), jo disa diletantë iluzionistë, të cilët qe 100 vjet e kanë humur “rrugë në oborrin e vet”, dhe  tani, kinse iu kanë mësyrë Londrës,  duke ushtruar trysni, që kjo t’i revidojë vendimet  e padrejta historiko-polike dhe diplomatike të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913.
Mirëpo, kjo formë propagandistike (për ta paditur Britaninë e Madhe) nuk ka asnjë  vlerë dhe efekt politik e as diplomatik pozitiv për interesin gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Përkundrazi, ky  është nonsens politik dhe diplomatik sui generis, që mund ta irritojë keq Londrën zyrtare dhe e aleatët e saj evropianë, si dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, kujdes  se çfarë deklaroni në panele, në dreka, në darka e në parti të ndryshme (sidomos kur vini në Amerikë, sepse duke dhënë premtime të kota, dhe duke akuzuar Londrën zyrtare nuk bëhet ribashkimi), si dhe çfarë shkruani për opinion publik vendor dhe ndërkombëtar.
 
Paditja direkt e Londrës, indirekt, do të thotë edhe padi ndaj Uashingtonit, sepse Britania e Madhe është aleati më besnik i Amerikës…
 
Prandaj, akuza Londrës për anulimin e Konferencës së Ambasadorëve (1912-1913) mund të çojë në tërheqjen e vendimit të njohjes së Kosovës dhe në keqësimin e marrëdhënive  me  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Derisa Shqipëria zyrtare qe 100 vjet (1912-2018) nuk  ka  kërkuar që  të revidohet Konferenca e Londrës, që për shkak të vedimeve  të saj të padrejta, Shqipëria u  copëtua në disa pjesë (Serbia, Mali i Zi dhe Greqia), atëherë , është e logjikshme se këtë nuk mund ta kërkojnë ndonjë person privat apo parti politike, sepse vetëm shteti është subjekt i së drejtës ndërkombëtare.
Prandaj, duhet të kemi kujdes se çfarë deklarojmë dhe, çfarë shkruajmë për opinion publik, të mos caktojmë data se, kur do bëhet ribashkimi kombëtar ( herë më 2013, herë më 2015 e herë më 2018 etj.), sepse  këtë kërkesë shekullore të drejtë historikisht, politikisht dhe ligjërisht, as Shqipëria e as Kosova ende nuk e kanë  shqyrtuar as në planin e politikës së brendshme kombëtare, lëre më ta kenë dërguar për “protokollim” në Londër, në Bruksel, në Uashington dhe  në Nju-Jork (OKB).
 
Derisa dikë e hedh në gjyq, kjo do të thotë nuk je mik e as aleat me të!
 
Derisa kemi nevojë jetike, që Britaninë e Madhe ta kemi në anën tonë si mike dhe aleate kredibël, ashtu sikurse Amerikën, nuk kemi fytyrë që ta padisim,  sepse në të njëjtën kohë, nuk mund të jesh edhe lypës, edhe partner, edhe paditës, kur është fjala për riaktulaizimin, përkatësisht rindërkombëtarzimin e çështjes së pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan.
Ndërkaq, nëse kemi nevojë për organizimin e një konference evropiane ndërkombëtare (e, që, vërtet kemi nevojë të domosdoshme, ashtu siç kam shkruar dhjetra herë që nga viti 2002, e, edhe sot, më 2018) ,  atëherë, logjikisht, nuk mund të vijë në shprehje parashtrimi i kurrfarë aktpadie kundër Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1913).
 Të mos e injorojmë faktin se qe më se 100 vjet (1912-2018), gjysmë Shqipëria nuk qe në gjendje, që t’i padisë shtetet fqinje kolonialiste dhe imperialiste ballkanike për copëtimin dhe kolonizimin e territoreve etnike shqiptare, e lëre më tani (të ushtrojë aktpadi për denoncimin e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës së vitit 1913), kur ajo të gjitha forcat dhe potencialin e vet e ka përqëndruar, që të integrohet në Bashkimin Evropian(jo ta padisë Evropën e as të ribashkojë Shqipërinë e as shqiptarët).
 Nëse Shqipëria e sotme është e gatshme që të ushtrojë padi ndërkombëtare për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve në Ballkan, atëherë, atë duhet ta bëjë kundër shteteve kolonialiste fqinje (Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Maqedonisë), jo kundër Evropës së dikurshme e as të sotshme.
Pavarësisht nga fakti se politika dhe diplomacia e Tiranës dhe e Prishtinës, janë fokusuar, që të integrohen në Bashkimin Evropian(ndoshta, në vitin 2020, sipas parashikimeve të agjendës së zgjerimit të BE-së), që tash, është më se e domosdoshme thirrja e një konference evropiane ndërkombëtare, në kuadrin e së cilës do të debatoheshin problemet e pazgjidhura ndërmjet vendeve ballkanike, siç është në radhë të parë çështja koloniale shqiptare, çështje kjo, e cila kërkon zgjidhje imediate nga bashkësia ndërkombëtare ngase nuk mund të lihet më pezull sikur këtu e njëqind vite të shkuara (1912-2018).

As Edward Grey, nuk do të mund ta anulonte “Londra-1”, sepse aty ishte e gjithë Evropa
 
 Me gjithë vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadoirëve të Londrës (1913) ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, sot, nuk ekziston kurrfarë instrumenti ligjor juridik ndërkombëtar, që do të mund t’i detyronte shtetet sukcesore të ish-fuqive të mëdha të Evropës(1913), ta anulonin “Londrën-1” dhe, në rastin më të skajshëm, që ato, t’u paguanin dëmshpërblim shqiptarëve, “në mënyrë retroaktive”, jo më pak se “100 milionë sterlina, për shkak të copëtimit dhe të kolonizimit të tyre”.
 Kjo kërkesë nuk është fare realiste, por një nonsens sui generis si në kuptimin historik, juridik, ashtu edhe në atë politik dhe diplomatik mbase historia nuk mund të revizionohet sipas akteve dhe dekreteve poltiike të mëpastajme retroaktive të individëve privatë, të shtetarëve dhe të qeverive të shteteve të dëmtuara ose të padëmtuara në etapa të ndryshme të historisë së derisotme të bashkësisë ndërkombëtare.
 
Ne, në asnjë mënyrë nuk jemi faktor, as kuadër, që të kërkojmë dëmshpërblim nga Evropa, por nga ajo po kërkojmë që të na ndihmojë në të drejtën tonë për rindërkombëtarzimin e çështjes koloniale shqiptare, duke organizuar një konferencë të re evropiane ndërkombëtare, që në fokus do të kishte shqyrtimin e kufijve të sotëm artificialë ballkanikë.
Të mos i ndërrojmë tezat, ne duhet të jemi këmbëngulës dhe të qartë në kërkesën tonë të përbashkët që, së pari, të kërkojmë repracionet e luftës kolonialiste dhe gjenocidale, si dhe dëmshpërblimin 100-vjeçar (1878-2018) nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Greqia dhe, së fundi nga Maqedonia (1990-2018). Kjo do të duhej të ishte kërkesa jonë unike(së pari, e miratuar nga qeveritë dhe nga kuvendet e Shqipërisë dhe të Kosovës), drejtuar shteteve të mëdha të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo e kundërta.

Filed Under: Analiza Tagged With: Konferencë ndërkombëtare, Londra 1, Londra 2, Prof.Mehdi Hyseni

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT