• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Edhe pas reve të ikjes, hija e malit shquhet!

July 20, 2020 by dgreca

In Memoriam of Prof. Murat GECAJ/

Shkruajne: Raimonda MOISIU & Kozeta ZAVALANI/

Ndonëse vdekja është fundi i një epoke për secilin nga ne, për shkrimtarët, poetët, artistët, njerëzit e letrave, botën e artit dhe kulturës, ajo është dëshmi e zanafillës të trashëgimisë së tyre dhe drita e veprës që ata lënë pas. Ikja në amëshim e njerëzve të shquar është gjithmonë një humbje e madhe shpirtërore e fizike, për kombin e shoqërinë. Lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Prof. Murat Gecaj alias “Babushi” sikundër e thërrisnim ne kolegët e miqtë e tij që na priste e na përcillte, me plot fisnikëri e dashamirësi sa herë vinim në atdhe, porse ende  ndjejmë keqardhjen, boshllëkun dhe mungesën që la në zemër e shpirt, humbja e një personaliteti të rëndësishëm të botës e shoqërisë shqiptare.

Prof. Murat Gecaj, ishte njeriu modest dhe fisnik i Bjeshkëve tëTropojës, që fitoi respektin e inteligjencës dhe qytetarisë shqiptare në të gjitha trojet shqiptare; Shqipëri, Kosovë, dhe Diasporë. I motivuar me dashuri e mirësi për njerëzit, i pajisur me mëncuri dhe individualitet profesional, ai arriti të na sjellë dhe të lerë vepra e botime me shumë vlera në fusha të ndryshme të jetës social-kulturore. Me veprën e tij voluminoze e tejet produktive, Prof. Murat Gecaj arriti t’ia dalë dhe krijoi influencën e një studiuesi, gazetari të mëncur dhe publicisti të apasionuar dhe unik, në letrat shqipe, publicistikën shqiptare, atë ballkanike dhe Diasporën Shqiptare kudo në botë. Prof. Gecaj ka merituar vlerësimin e analistëve dhe kritikëve të kohës për ndihmesën e shëndetshme dhe shoqërore që ka dhënë, vecmas me penën e tij publicistike dhe studiuese.  Individualiteti profesional dhe përvoja tejet e pasur dhe krijuese e Prof. Gecaj argumenton bindshëm se publicisti dhe studiuesi është ajo pjesë e inteligjencës gjithmonë në kërkim të së vërtetës dhe njerëzores, dhe dëshmon dallimin mes vlerave vetjake, atyre morale dhee qytetare të lirisë së mendjes e shpirtit. Me ritmin e pasur të krijimtarisë së tij, me shkrime dhe reportazhe, kolumna, esse, përsiatje,  analiza dhe studime të hollësishme, arsimore, historike dhe folklorike, në revistat periodike shqiptare dhe shtypin e kohës, brenda e jashtë vendit; autor i dhjetra e dhjetra librave dhe i qindra e qindra punimeve publicistike, studimore, shkencore, historike dhe monografike; mësimdhënës, gazetar dhe redaktor gazetash, ku  dëshmohet qartshëm veprimtaria e tij e palodhur në shërbim të arësimit e kulturës, letërsisë e publicistikës dhe shkencës kombëtare shqiptare. Ai mbetet intelektuali, qytetari, mendimtari dhe personaliteti i rëndësishëm  kombëtar i kohës, që gëzon respektin e shoqërisë shqiptare dhe e të gjithë atyre, që e njohën nga afër dhe larg. I dallueshëm me botën e tij të pasur shpirtërore dhe ndjenjat fisnike njerëzore që e karakterizonin, mendjen e shëndoshë dhe krahët e fortë, Prof. Gecaj i gërshetoi  ato aq natyrshëm në botimet e tij të bollëshme e cilësore, dhe promovoi, ndjeshëm e historikisht,  motivet dhe vlerat  kombëtare, historike, shoqërore dhe idetë demokratike.

*****

I lindur në lagjen Rosujë të Bujanit, të Malësisë së Gjakovës,  nga dy prindër me origjinë nga fshati Curraj i Epërm i krahinës Nikaj- Mërturit, nga e ka prejardhjen edhe “Heroi i Popullit”, Bajram Curri.

Në moshë të mitur, 3-4 vjecare, Prof.Murat Gecaj mbeti jetim nga nëna, dhe rritet nën kujdesin e babait dhe kujdesit  mëmësor tënjerkës së tij. Mbaron arësimin e hershëm shkollor në kushtet gjeografike malore, ftohtë, borë dhe shkollën tejet larg.Vendlindja e tij, Bujan i Tropojës, vazhdimisht e ka emocionuar e motivuar në jetë, punë e krijimtari në studimet e botimet e shumta të tij.

Vendlindja, ah vendlindja! Mbeti një magnet i fortë, që i thithte kujtesën, për të mos e harruar kurrë atë. Gjithmonë shprehte merakun dhe keqardhjen, që nuk kishte mundur të bënte ndonjë botim të veçantë për atë krahinë, përveçse botimit  për mësuesin veteran Salih Myftar Kolgeci. Por, pothuajse në të gjithë librat e studimet e tij të botuara, ka gjetur mënyrën  përtë hedhurdisa vecori, edhe për atë krahinë të bukur dhe njerëzit e saj trima e liridashës, arsimdashës e përparimtarë. Ndonëse jetonte në jetën e zhurmshme të kryeqytetit, ai gjendej përherë mes bashkëkrahinasve të tij, në përurime librash, në gëzime e hidhërime  familjare e sociale. Kalvarin e sakrificave të fëmijërisë e ka publikuar në librin jetëshkrimor, “Ëndrrat “e grisura” të “jetës sime”, libër që është vlerësuar pozitivisht nga kritika e kohës, brenda e jashtë vendit, edhe në RTSH. Në moshën 12-vjeçare e sjellin të studiojë në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” e më pas në atë për oficer, madje edhe për aviator, sepse i doli e drejta e studimit për në B. Sovjetik, në vitin 1957-ë. Por, ndodhi e papritura, sëmuret rëndë dhe për arësye shëndetsore u lirua nga jeta ushtarake. Pasi shërbeu gati  një vit në arsim në vendlindjen e tij, më pas kthehet në kryeqytet dhe ndjek studimet në Universitetin e Tiranës. Më pas specializohet për një vit në universitetin “Zhdanov”, Rusi.Më duhet të sjell në vëmendje se në një bisedë që kam bërë me Babushin alias Prof. Gecaj, me pati treguar se në kohën që ishte mësues në vendlindje, pati qenë edhe mësuesi i liderit historik demokrat, Dr. Prof. Sali Berisha.

Pas mbarimit të shkollës së lartë, diplomohet në degën gjuhë-letërsi shqipe, punon në arësim dhe shtypin e kohës në gazetat; “Pioneri”, “Bashkimi” dhe kohët e fundit derisa doli në pension, në gazetën “Mësuesi”.

Qëkur ishte student filloi të merret me studime, dhe në vitin ’74 mbrojti diplomën me vlerësimin “shumë mirë”, me oponent akademikun, Eqrem Cabej, në fushën dialektologjisë.Në emër të studentëve të Universitetit të Tiranës, Prof. Gecaj përshëndeti Konferencën e Parë të Studimeve Albanologjike. Më pas do të ishte pjesëmarrës me kumtesë në Kongresin e Drejtëshkrimit të gjuhës shqipe dhe ka marrë pjesë  në ekspedita kërkimore e shkencore, vecmas në fushën e gjuhësisë, etnografisë dhe folklorit, të cilat i ka pasqyruar më pas në veprat e botimet e ndryshme të tij shkencore. Kjo përvojë pune ishte baza që e formoi dhe i hapi udhën për të dhënë katër provime pasuniverstare e tri universitare në fushën e pedagogjisë, të mbronte desirtacionin, ku mori gradën” Doktor i Shkencave pedagogjike”, dhe më tej titullin “Profesor i asociuar”. Gjithnjë ka jetuar e punuar në kryeqytet, sigurisht ky ishte fat e privilegj për Prof. Murat Gecaj, mbase në ato vite numuroheshin me gishtat e dorës banorët e ardhur në kryeqytet, nga Shqipëria Verilindore. Vec kësaj, Tirana i krijoi mundësinë të ishte  i rrethuar intelektualë e personalitete  të të gjithë sferave të jetës dhe dijes, në mes të cilëve të parët ishin publicistët e studiuesit. Në një intervistë që kam zhvilluar para disa viteve me Prof. Murat Gecaj, mes të tjerave eshtë shprehur; “Kam patur nderin e fatin e madh të kem pedagogë, figura të tilla të shquara të albanologjisë dhe fushave të tjera të diturisë, profesorët; Eqrem Çabej, Aleks Buda, Zihni Sako, Bedri Dedja, Androkli Kostallari, Shaban Demiraj, Myzafer Xhaxhiu, Mahir Domi e mjaft të tjerë. Atyre u kam kushtuar librin tim “Filologë që nuk harrohen”. Ndërsa sot kam mjaft kolegë e bashkëpunëtorë, të aftë e të mire, me ata jam konsultuar, më kanë dhënë ndihmën e kërkuar, bile dhe kanë bërë recensione, në ose për librat e mij. Emra të tillë të nderuar janë shkrimtari Viron Kona, kritiku Adriatik Kallulli, gjuhëtarët Enver Hysa e Gjovalin Shkurtaj, publicistët Bardhyl Xhama, Skënder Haskaj e Sejdo Harka, studiuesi Isa Halilaj e tjerë.”

Publicistika ishte pasioni më i madh i jetës së Prof. Murat Gecaj alias “Babushi ynë”, sa gjithmonë na thoshte se:- Ndoshta, shkrimi në shtyp, gazetaria dhe publicistika lindën si një nevojë e brendshme e imja për t’u shprehur. Bashkëshortja, mësuese në pension, është lexuesja e parë e studimeve dhe e librave të mi. Vërejtja kryesore e saj është se unë shkruaj si gazetar, pra jo si letrar. Dhe “shfajësimi” im është: “I tillë jam dhe nuk mund të bëhem ndryshe!Edhe sikur ta nisja jetën nga e para, përsëri do të bëhesha gazetar dhe do t’i kushtohesha publicistikës. Lum’ ai njeri i kësaj bote, që jeton duke mësuar dhe mësimet e fituara i vë në shërbim të të tjerëve.”

Dhe vërtet, Prof. Murat Gecaj për një periudhë afërsisht 55-ë vjecare ishte dhe mbeti bardi i publicistikës shqiptare- studiues, publicist dhe një emër fort i njohur i gazetarisë shqiptare,  qindrashkrime, studime, në gazeta, shtypin e kohës në atdhe e diasporë, botime dhe  vepra në website, portale dhe revista shqiptare.

*****

Keqardhja për ikjen e një miku e kolegu të kahershëm, të krijon ndjesinë e një zbrasëtinëe realiteti shpirtëror, që na kërkon të ekulibrojmë përpos trishtimit, përjetimin e dhimbjes dhe humbjen njerëzve të dashur të familjes e shoqërisë, të miqëve, personaliteve të rëndësishme në të përditëshmen njerëzore. Kozeta sjell copëza kujtimesh  dhe thotë se njohjen me “Babushin” (Prof. Murat Gecaj), e ka pasur qysh kur ishte studente dhe bashkëpunonin me gazetën Bashkimi në Tiranë. Shiheshim shpesh në veprimtari të bukura që vazhdojnë ende të mbeten në kujtesë, si dhe promovime librash, madje më pati intervistuar, për librin e tij me intervista krijuesish. Vec kësaj unë i botoja shpesh në Revistën Stina, madje e kam ende mesazhin e tij të fundit;…”Kozetë e dashur të falenderoj për publikimin! Të lutem më lere një kopje të Revistes, sepse nuk e di kur takohemi!” Sa herë vija në atdhe, unë e Kozeta takoheshim shpesh me Babushin te Bar Mondiali, Bar Europa, apo te Pjaca në Tiranë, duke rrufitur kafetë, bisedonim, diskutonim, bënim batuta e qeshnim, ku thelbi i bisedës ishte Letërsia dhe Publicistika. Madje intervista që kam zhvilluar me Babushin është publikuar dhe botuar në librin voluminoz me 61-ë intervista, “Letrat Shqipe këtej e përtej Atlantikut”. Vitet e fundit nuk ndjehej mirë dhe më shkruante në “inbox”-in e rrjetit social Facebook që kur të vija në atdhe ta telefonoja e të pinim kafe te lokali pranë shtëpisë së tij. Dëshironte të më dhuronte librin ku kishte publikuar shkrimin për Gruan Gazetare në Diasporës. Komunikimi në rrjetin social është ende në inboxin tim.

Prof. Murat Gecaj ishte dhe do të mbetet një vlerë e cmuar qytetare, kombëtare si studiues dhe publicist me ndikimin i thellë të  veprave të tij në shoqëri, art, kulturë dhe historinë e një kombi. Ajo c’ka e bën të shquar, Studiuesin dhe Publicistin Prof. Murat Gecaj ështe se ai ka rekord botimesh studimore, publicistike sociale, në fushën e letersisë, shkencës albanologjike, dialekologjisë, folklorit dhe studimeve pedagogjike, etj. 

E në ditën e ikjes së Babushit (Prof. Murat Gecaj) kemi aq shumë për të treguar, kujtime që përzier me trishtimin tonë, janë; mirënjohja dhe vlerësimi. Mirënjohje, që jeta na ofroi të ishim pjesë e orbitës së mëncurisë dhe erudicionit të tij intelektual, qytetar e krijues, duke qenë  nga njerëzit e panumurt që mësuam shumë më tepër prej personalitetit, veprës dhe kontributit të Prof. Murat Gecaj. 

Mirënjohje dhe nderim  për mikun dhe kolegun tonë të cmuar, vecse themi se:“Edhe pas reve të ikjes, hija e malit shquhet!

U prehsh në paqe Babush i mrekullueshëm,  Fisniku i Tropojës, Bardi i Publicistikës Shqiptare!

Qofsh i paharruar! Ëngjëjt të këndofshin çdo agim!

Se edhe pas resë “Mali” ende ruan hijen e tij!

Filed Under: ESSE Tagged With: Kozeta Zavalani, Prof. Murat gecaj, Raimonda Moisiu

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT