Shiptarë nga gjuha, Bizantinë nga riti kishtar, Italjanë nga adoptimi: Arbëreshët/
Shkruan:Prof. Zef Giuseppe Chiaramonte-Palermo/
QNSM Qendra Ndërkombëtare për Studime mbi Mitin- Delegacjoni i Sicilisë, udhëhequr nga prefekti Sh. T. Dr. Gjanfranko Romagnoli, në përfundim të aktiviteteve vjetore, organizon Tryezën e Rrrumbullakët mbi Arbëreshët, tashmë të bërë tradicjonale.
Tema e sivjetshme do trajtojë zakonet dhe duratat martesore sipas adeteve të këtij Komuniteti të rrenjosur në Itali duke filluar nga pjesa e dytë e shekullit XV dhe edhe sot e kësaj dite të pranishëm nëpër tërë territorin e Republikës.
Qendra, e cila vepron jashtë kontekstit territorial të Komunave arbëreshe, me Tryezen e Rrumbullakët merret , vit pas viti, me trajtimin e aspekteve të traditës arbëro-shqiptare në Itali duke e vënë atë në spikatën e merituar përbrenda miteve dhe riteve që karakterizojnë çdo komunitet njerëzor.
ARBËRESHËT
Gjithnjë të njohur dhe të vlerësuar nga Selia e Shenjtë, sëbashku me Maronitët, porsi dëshmi e rallë të vazhdimësisë së unitetit përbrenda Kishës, edhepse në kuadrin e traditave të ndryshme, Arbëreshët ishin vështruar si komb nga Mbretëria e Napolit dhe të Sicilisë.
Sot Shteti italjan, me ligjin e vitit 1999, u ka njohur Arbërershëve statusin e Pakicës gjuhësore historike.
Megjithatë, korniza ligjore, përfshirë aty edhe ndonjë ligj krahinor, nuk na lejon të pohojmë se kemi bërë mjaft pë mbrojtjen e vlerave imaterjale dhe materjale që bartën komunitetet arbereshe, qoftë nga pikëpamja antropologjike në pëgjithësi, qoftë nga aspekti kishtar në veçanti, po qe se të interesuarit nuk angazhohen seriozisht.
Kështu mendojmë që:
-Konferenca ipeshkvore e Italisë duhet të merret me ristrukturimin e Kishës Arbëreshe duke u drejtuar ndaj krijimit të Mitropolisë arbëreshe, çka është e drejta kryesore për një Kishë orjentale katolike e njohur si jo-unjate edhe nga pala ortodokse;
-Kryebashkiakët e Komunave arbëreshe duhet të merren seriozisht me mësimdhënien e gjuhës minoritare, duke bashkëpunuar me drejtorët e shkollave, në mënyrë që mësimi dhe sportelet gjuhësor t’u besohen studjuesve qe e zotërojnë jo vetëm të folmen lokale por edhe gjuhën standarde;
-Dy Shtetet Shqiptarë duhet t’i mbrojnë më shumë dhe më mirë pakicat shqipfolëse
kudo ndodhen edhe janë.