-Mustafa-Faremo: Kosova po bën hapa të fuqishëm në proceset eurointegruese/
PRISHTINË, 25 Maj 2016-B.Jashari/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në Prishtinë nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së OKB për Shërbime të Projekteve (UNOPS), Grete Faremo, e cila gjatë takimit vlerësoi progresin në Kosovë. Faremo uroi kryeministrin Mustafa edhe për progresin në proceset integruese evropiane, duke ofruar përkrahje të mëtejme për Kosovën në këtë drejtim, thekson njoftimi i dërguar.
Kryeministri Mustafa theksoi progresin e arritur në Republikën e Kosovës si dhe prioritetet e qeverisë për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike dhe fuqizim të shtetit ligjor.
Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e dhënë nga mekanizmat e Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, po ashtu edhe në kuadër të Programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e fusha të tjera.
Më tej, kryeministri Mustafa tha se Kosova po bën hapa të mëdhenj në avancimin e proceseve integruese evropiane, duke iu referuar rekomandimit për liberalizim të vizave dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në.