• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Universitetin e Grazit të Austrisë u promovuan tri vepra të Prof.Pllanës

June 18, 2015 by dgreca

Nga Miftar Zagragja/Këshilli  Organizativ në përbërjë të : Fatmir Osmanit – Kryetar i  “Këshillit  Kordinues të Shoqatave Shqiptare“ në Shteimark , Rifat Krasniqi nga  Unioni  Humanitar i Shoqatave të   Grazit –  regjioni Shtmk, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë në bashkëpunim me Universitetin e Grazit,  me Prof.dr.Kurt Kalcher,   Prof.dr.Ahmet Hajrizi, realizuan me sukses promovimin e tri veprave të Dr.Pllanës.

Në Sallën e bukur të Universitetit në Graz, e cila ishte stërmbushur nga audienca, u mbajt  promovimi i librit të autorit Prof.dr.Nusret Pllana  “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët nga 1844-1999“, „Intervenimi i Nato-s në Kosovë“  si dhe i  filmit dokumentar „Rrugëtimi i një libri nëpër botë, po nga i njëjti autor.Të pranishëm ishin edhe autoritetet shqiptare të akredituara në Vjenë. Ymer Lladrovci, Konsull, në emër të stafit të Ambasadës së Kosovës i uroi të pranishmit si dhe përshëndeti autorin Prof.dr.Nusret Pllana, Si dhe falënderoi   Prof.dr.Kurt Kalcher,   Prof.dr.Ahmet Hajrizin  dhe Fatmir Osmanin me Shoqatën e tij “Këshilli Kordinues i Shoqatave Shqiptare në Shteimark.

Po ashtu u shfaq një film dukomentar mbi:Rrugëtimi i një libri nëpër botë,të autorit Prof.dr Nusret Pllana.

Vepra “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët nga 1844-1999 në Kosove” është një libër që vlen të lexohet  sepse ka të bëjë me fatin e popullit tonë.

Promovimi i këtyre  veprave  paraqet një ngjarje të rëndësishme  për të gjithë shqiptarët kudo që janë,  andaj edhe u promovuan në shenjë  të    16 vjetorit të  çlirimit të Kosovës nga barbaria serbe  si dhe në shenjë falënderimi të Bashkësisë Evriopiane, e sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat e udhëhoqën suksesshëm intervenimin humanitar dhe ushtarak  të  Nato-s në Kosovë.

Edhe Fatmir Osmani  kryetari i “ Këshilli Kordinues i Shoqatave Shqiptare“ nga regjioni Shteimark“  ju drejtua  të pranishmëve me një fjalë rasti, duke i shpreh mirënjohje Profesor Pllannës   për kontributin e tij të vyer në lidhje me librin,  njiëherit i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre masive në këtë eveniment kulturor.

Atasheu ushtarak, Kolonel Dedë  Prenga, në emër të stafit të Ambasadës së Shqipërisë në Austri i përshëndeti dhe i uroi të pranishmit.  Ai mes tjerash tha:”derisa udhëtova nga Vjena për  në Graz,  i bëra një vështrim këtij libri dhe më  la të kuptoj shumë. Vetëm ballina e librit tregon shumë dhe nuk don asnjë koment”, duke iu mbushur sytë me lot.  Ai shtoi se” kjo punë është një motiv për të gjithë shqiptarët kudo që janë, kudo që ata jetojnë e tregojnë vlera të jashtëzakonshme me karakter të veçantë  kombëtar, pa harruar për asnjë çast përkushtimin dhe detyrimin që kanë ndaj atdheut. Kjo është vlerë e patjetërsueshme dhe kjo do të jetojë ndër breza”.
Në promovim të pranishëm ishin edhe studentët dhe profesorët e këtij universiteti.

Poashtu prezentë ishin edhe përfaqësuesit nga Unioni i Shoqatave nga regjioni Shtmk.  nga Shoqata ,,Mërgimi“, Steyr ,z. Ymer Aliu, nga Shoqata “28 Nëntori”-  Kirchdorfi, Miftar Kastrati aktivist nga St. Georgen nga Shoqata “Kastrioti”-  Graz, nga Shoqata “Belushi” – Graz, nga Shoqata “Rinia”- Graz, dhe nga Shoqata “Dardania”- Knittelfeld
Shoqata “Skenderbeu” Kapfenberg. Po ashtu prezent ishte edhe Prof.-Doz. Dr.med.univ. Emir Haxhija, Magj. i shkencave Politike – Fatos Kryeziu, si dhe Dr. Karl Bauer nga Shoqata “Europa Jugent” e Gleisdorfit.

Që në fillim  Prof.dr.Nusret Pllana  i bëri një vështrim të kaluarës dhe aktivitetit gjithëpërfshirës kombëtar të mërgatës shqiptare  në Austri. Profsor Pllana potencoi faktin se falë angazhimit dhe sakrificave për shumë dekada të patriotëve të mëdhenj shqiptarë, çështja e Kosovës dhe kauza e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, arriti të dalë në krye të agjendës politike të faktorëve më relevantë ndërkombëtarë. Kjo kauzë u bë vazhdimësi  legale e kërkesave gjithë popullore për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës,

Në këtë libër autori Prof.Dr.Nusret Pllana duke qenë vetë një nga veprimtarët e devotshëm të aktiviteteve të ngjarjeve dhe kontribues shumë meritor për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës,  si shumë shqiptarë tjerë e përjetoi terrorin dhe barbarinë serbe me lëkurën e tij, pas torturave që kishte përjetuar në kazamatet fashiste serbe.  Qysh atëherë dhe deri më sot,  asnjëherë nuk e ndërpreu aktivitetin  patriotik që ta hidhte në shesh  të vërtetën për terrorin dhe barbaritë serbe ndaj shqiptarëve të pa mbrojtur.

Profesor Pllana u dallua në vazhdimësi me aktivitetin e tij kombëtar.  Angazhohet në radhët e  UÇK-së duke kontribuar si luftëtar i lirisë, por edhe folës dhe gazetar i Radios së vetme të luftës  “Kosova e lirë”. Ai poashtu  dha  kontributin e tij maksimal në njoftimin  për të gjitha ngjarjet që ndodhnin në Kosovë  gjatë tërë luftës,  si dhe kontributin për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Libri i sapopromovuar  është një dokument i rëndësishëm që dëshmon terrorin dhe barbaritë serbe mbi shqiptarët  për një kohë të rëndësishme për historinë e re të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Të gjithë ata që mbajtën fjalë rasti shprehën dëshirën që z.Pllana të vazhdojë edhe me  pjeset e tjera, pasi që ishte e pamundur të përfshihen të gjitha ngjarjet qa kanë ndodhur një një libër të vetëm.

Autori  Pllana falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij,  për guximin dhe idenë, që të gjitha këto ngjarje që kanë përjetuar shqiptarët  të mbesin të dokumentuara  me fakte të pakontestueshme në një libër të tillë. Autori poashtu nga të pranishmit në mënyrë të fuqishme u inkurajua  që të vazhdojë edhe me vepra tjera, e poashtu edhe më vëllimin e gjashtë e më tutje të kësaj vepre, e cila tashmë është përkthyer edhe në gjuhën japoneze e suedeze, të cilën lexuesit do ta kenë së shpejti në dorë.  Ky libër u promovua edhe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Tetovë,   Gjenevë, Zurich, Lugano, Paris, Lyon, Vjenë, Oslo, Stockholm, Budapest, Jovik, Katovice, Ankara, Istanbul, Bursa, Izmir, Rome, Stuttgart, Dortmund, Singen, Hechingen, Nurnberg, Hamm, Heidelberg, Munich, Ludwigsburg, Helsingen, Pforzheim, Helsinki, Toronto, Barrie, New York, Washington, Detroit, Melbourne, Mannheim, Copenhagen, Bruksel, Londër, etj.

Në fund  autori u shpreh se ndjehet krenar  për faktin që ka arritur që t’ia bëjë një argat të çmuar atdheut si dhe popullit të shumëvuajtur.

Vepra “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët nga 1844-1999 në Kosove” është një libër që  ia vlen të lexohet , aq më tepër sepse ka të bëjë me fatin e hidhur dyshekullor të popullit tonë. Është një vepër që nuk të lë pa emocione dhe mbresa.  Ajo çfarë përshkruhet në libër është reale dhe e vërtetë. Ky ishte përfundimi i atyre që e morën fjalën.  Autori i këtij libri z.Pllana,  nuk foli për përmbajtjen e veprës së vet me fjalë, por mbajti një ligjëratë të shkurtër e konkrete për gjenocidin serb mbi shqiptarët  dhe pasojat e 24 elaborateve serbe për zhdukjen kolektive të popullit tonë nga faqja e dheut, si pasojë e së cilës u vranë më shumë se gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm, vetëm e vetëm pse ishin racë e kundërt me ekzekutorin.  Këto fakte, me më shumë se 550 fotografi  ai i ka shprehur në vepër,   të gjitha të dokumentuara mirë, madje shumë prej tyre të nxjerrura edhe nga arkivat e Beogradit.  Ky manifestim u ndoq nga shumë dashamirës tjerë të librit dhe fjalës  së shkruar.

Është për t’u veҫuar edhe fjala e Prof.dr.Kurt Kalcher i cili i bëri një vlerësim  të këtij libri, duke thënë se, ky libër është aq përmbajtësor dhe faktografik, sa që çdo koment rreth tij është i tepërt.

Së fundi për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej modest nga z.Bekim Shatri dhe Hakif Grajçevci.

Filed Under: Mergata Tagged With: promovohet Pllana, Universiteti Grazit

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT