KOSOVA HEDH POSHT PROPOZIMIN SERB PER NDAMJEN E KOSOVE NE ZONA/
RFEn Ruters,, AP./
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/
Ministri i Jashtem serb propozon nji zgjidhje per ate qe ai e quan “Problemi njeqind vjecare i Serbise.” Ministri i Jashtem i Serbise Ivica Daciq propozoi qe te ndryshohen kufijte ndermjet zonave qe banohen nga Shqiptaret dhe atyne qe banohen nga pakica Serbe, gje qe ka per qellim dhanjen fund te grindjes territoriale, qe ekzisaton per nje kohe te gjate ndermjet dy vendeve, dhe per te ndihmuar qe ato te behen antare te Bashkimit Europian.
Ministri Daciq, shkroi ne nje artikull qe u botue me 14 gusht ne gazeten e perditeshme te Beogradit “Vecernje Novosti”, se po te pranohet propozimi i tij, Serbia do te heqi dore nga pretendimet e saj per krejt Kosoven.
Ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj e hodhi poshte, aty per aty, kete propozim, ne baze te cilit do te kthehej nje e pesta e territorit te Kosoves ne nje zone autonome te Serbise; e cila, me siguri do te jete armike e Prishtines.
Ministri Hoxhaj ma vone me 14 gusht shkroi se “Kosova asht nje vend mepakica te ndryshme etnike dhe ka nji sistem demokratik ku njerzit jetojne te lire, dhe se Kosova ka kufijte e saje te njoftun nderkombetarisht, dhe se do te m betet e tille.”
Zotni Hoxhaj shtoi se, ideja e re e Serbise per ndryshimin e kufijve, asht e rrezikeshme dhe e pa pranueshme. Dacic ka argumentue se “Secila pale ka nevoje per nje zgjidhje te perhershme te problemit ndermjet Kosoves dhe Serbise, gja qe mund te mberrihet vetem me ane te nji marreveshjeje….ku secila pale do te fitoje dicka, dhe natyri sht do te humbi dicka tjeter.”
Ai shtoi se , ne baze te propozimit te tij, pervec kerkeses per autonomi per zonat qe banohen nga pakica serbe ne Kosove, Sebia do te kerkoje qe Manastiret Ortodokse Serbe, dhe shperblimet finaciare, per ato qe Beogradi pretendon se jane te tijat, duke perfshi edhe ndermarrjet industriale dhe ato te energjise.
***
Të tjera rreth kësaj teme:/
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç për ndarjen e Kosovës
Ivica Daçiç në artikullin për gazetën “Blic”: Me ndarjen mund të zgjidhet konflikti që vazhdon prej dekadash lidhur me ish-krahinën serbe të banuar pothuajse vetëm nga shqiptarët.Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një artikull për gazetën më të madhe në Beograd, “Blic”, shkruan, se Kosova është tashmë prej mëse nëntë vitesh shtet i pavarur i njohur prej 110 shteteve. DPA citon nga artikulli i Blic: Në Kosovë ndodhen shumë manastire mesjetare serbe dhe fushëbeteja, kështu që Beogradi deri tani donte ta kishte sërish këtë rajon. Në Veri të Kosovës jeton një minoritet kompakt serb. Sipas ideve të mëparshme për ndarjen Veriu i Kosovës mund t’i bashkohet Serbisë. Por nënjë rast të tillë pala shqiptare shtron çështjen e rreth 100.000 shqiptarëve në Jug të Serbisë, që mund të bashkohen me Kosovën. Manastireve historike serbe në Kosovë, që ndodhen në listën e UNESCO-s si trashëgimi e kulturës botërore, në rast të ndarjes mund t’u jepet një status i veçantë autonomie, ka propozuar Daçiç sërish.
Një javë më parë në një tekst autorial për gazetën “Blic”, Vuçiç ai ka shkruar se në Serbi duhet të fillojë një dialog i brendshëm për Kosovën dhe se Serbia duhet të jetë realiste karshi zhvillimeve në Kosovë dhe jo ta fusë kokën në rënë si struci. Vuçiq mendon se “Kosova është në thelb problemi ynë më i rëndë, ndaj është e nevojshme, si kurrë më parë, që të gjithë së bashku të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që përjashton konfliktin si opcion, një përgjigje e cila të gjithëve në rajon do t’u sillte leverdi”.
Analistët mbi apelin e Vuçiçit
Dushan Janjiq, koordinator i Forumit për Raporte Etnike thotë për DW se nuk është optimist se ky dialog do të rezultojë me sukses: “Vuçiqi nuk ka në fakt një ide të qartë se për çfarë do të bisedohet. Por paraprakisht i ka quajtur si të dështuar të gjithë ata që janë kundër këtij dialogu. Një tekst dhe një ton i tillë, si dhe arroganca e tij, nuk janë një nisje e mirë dhe krijojnë rezistencë ndaj këtij dialogu.” Janjiq mendon se këto tekste paraqesin një lloj manipulimi me dialogun, sipas motos “unë ju kam pyetur, ju po heshtni dhe nuk po përgjigjeni. Ndaj kam vendosur vet, ndërsa përgjegjësitë do t’i ndajmë të gjithë”.
Situata në Ballkan po ndryshon me shpejtësi, thotë për DW Dushan Prorokoviq nga Qendra për Alternativa Strategjike. Mali i Zi është futur në NATO, ndërsa Maqedonia ka intensifikuar sërish përpjekjet për anëtarësim. “Në këtë kontekst e shoh edhe iniciativën e fundit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Tani dëshirohet përshpejtimi i procesit dhe një përfundim sa më i shpejtë i procesit, si dhe futja e Kosovës në Kombet e Bashkuara – ndoshta vitin e ardhshëm”, mendon ai. Prorokoviq pohon se ky dialog i brendshëm ka për qëllim legjitimimin e gjithë procesit.
“Ne do të zhvillojmë një gjoja dialog, i cili në fund do të rezultojë me njohjen e realitetit, që do të thotë se Kosova do të bëhet anëtare e OKB pa njohjen formale nga Serbia. Ky është modeli i dy Gjermanive, për të cilin flitet që nga viti 2008 dhe që nënkupton marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, që duhet të kenë raporte si dikur Berlini Lindor dhe Boni.”
Dushan Prorokoviq thotë se në opinion kjo do të paraqitet si një zgjidhje e mesme: “Ne nuk e kemi njohur Prishtinën, nuk do të vendosim raporte diplomatike, por Kosova do të legjitimojë statusin e anëtares në OKB, sepse ky është realiteti”. „Mendoj se gjërat po shkojnë në këtë drejtim”, thotë bashkëbiseduesi i Dë, por kjo sipas tij, „nuk do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e Kosovës, sepse Serbia do të përballet me probleme shumë serioze”.
„Anëtarësimi i Kosovës në OKB do të dëmtonte pozitën e Serbisë në shtigje afagjata. Pas kësaj do të mund të pritej edhe anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO, që do të thotë se do të ndryshonte edhe pozita e Serbisë, e cila do të detyrohej ndoshta edhe vet të bëhet anëtare e NATO-s”, pohon Prorokoviq. „Mendoj se më pas mund të priten shumë shpejtë edhe aktakuza e Kosovës kundër Serbisë për gjenocid dhe probleme të mëdha rreth përcaktimit të vijës kufitare, që Serbinë do ta fuste në probleme shumë të mëdha dhe të mundimshme. Ndaj mendoj se dogma se njohja e Kosovës do t’i zgjidhë problemet është shumë e rrezikshme dhe e gabuar”, pohon ai.
***
Idetë e Daçiçit: Shqipëria e Madhe zonë influence e perëndimit
“Pika që gërryen Fushë-Kosovën” – Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushton vëmendje ideve të hedhura nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në median serbe.Në artikullin e së përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung” mbi debatin aktual në Serbi për më shumë realizëm ndaj çështjes së Kosovës, nënvizohet, se pas presidentit Vuçiç është ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ai që hedh ide për Kosovën.”Serbia gjithmonë ka humbur përmes një politike jorealiste dhe utopike ‘gjithçka ka arritur me gjak’, shkruan Daçiç në një tekst me pasazhe luftarake, të botuar të hënën në gazetën ‘Novosti'”.
“Pika që gërryen Fushë-Kosovën”
Sipas Daçiç qëllimi i shqiptarëve është krijimi i Shqipërisë së Madhe. “Kjo Shqipëri e madhe kërcënon të jetë ‘shteti më vital i Ballkanit’ dhe një instrument i ndikimit perëndimor në rajon.”Daçiç vazhdon me paralajmërime, se shqiptarët kanë në plan të bashkojnë veriun e Kosovës me Sanxhakun për të ‘rigjallëuar territorin historik-osman’. “Një lidhje e ‘Kosovës së islamizuar’ me Sanxhakun, sipas Daçiç do të ishte një dështim më i madh për popullin serb, më i madh se të gjitha dështimet e popullit serb në shekullin e 20-të.”Propozimi i Daçiçit për zgjidhjen e problemeve të Serbisë nuk është edhe aq i ri- ndarja e Kosovës e bashkimi de jure i veriut të Kosovës me Serbinë. “Përveç kësaj manastiret serbe dhe kishat e Fushë-Kosovës duhet të marrin statusin autonom.FAZ analizon, se Daçiç e shikon të vetmen zgjidhje realiste për Kosovën në atë ‘”që territoret ku jetojnë serbë, të bashkohen me Serbinë, dhe pjesët e tjera ku jetojnë shqiptarët të pavarësohen’. Me sa duket Beogradi ndjek planin, se pika që pikon pandërprerë do të jetë ajo që do ta gërryejë Fushë-Kosovën”, shkruan FAZ.