Vepra është daktilografuar me makine shkrimi në 36 faqe, të formatit të zakonshëm. Titulli është “Prosopopea”, që në shqip do të thotë:” libri i shenjtë, pjesë nga ungjilli. Autori nuk shënohet, ndërsa shënohet viti dhe vendi i përfundimit të poemës: Vlorë, fruer 1944. Vepra është një poemë epiko-lirike, ose poemë dramatike. Autori i panjohur ua kushton poemën: Dëshmoreve të Kombit me citimin: “Asnjëri gjatë jetës së tij nuk bën për Atdhe, aq sa bën heroi në një çast”./
Nga Gëzim Llojdia/
1.Nisja e Isuf Luzajt, në udhën e letërsisë fillon në vitin 1937 ,thotë studiuesi Enver Memishaj ,kur botoi në Korçë “Rrëfime”, vargje lirike. Libri u konfiskua dhe autori u burgos për 94 ditë. Po këtë vit, bashkëpunon me revistën “Përpjekja” të Branko Merxhanit.Vepra e Isuf Luzajt është thellësisht atdhetare dhe përshkohet fund e krye nga parimi: “E keni për detyrë kombëtare dhe fetare, që për atdheun ta jepni jetën, pa u menduar fare”.Emri i Isuf Luzajt, si letrar i ri është i njohur në vitet ’40, në shtypin letrar shqiptar, me daljen e tij në mërgim në SHBA u njoh si pedagog, poet e shkrimtar të fushës së filozofisë, shkruan Dr. Leka Ndoja, në temën e tij doktorate.Mendimtar i cili arriti të bëjë analiza socio-politike për situatën e Shqipërisë gjatë sundimit komunist. I përfshirë në travajet politike të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore në radhët e Ballit Kombëtar,‖ ai në vitin 1945, mërgoi fillimisht në Itali pastaj në Argjentinë dhe me vdekjen e‖Mithat Frashërit‖ më 1963, thirret në SHBA për të marrë drejtimin e partisë:”Balli kombëtar”‖ në mërgim. Gjatë kësaj periudhe mbrojti gradën profesor të filozofisë në Kolumbia University‖ dhe ushtroi profesionin e pedagogut në universitete të ndryshme të SHBA. Njëkohësisht Prof Luzaj i njohur me shkrimet e tij letrare në Shqipëri vijoi të shkruajë në poezi e të hartojë ese filozofike të cilat i botoi pjesërisht në të përkohshmet e mërgatës dhe në Shqipëri në vitet (‘90).Poezia e tij është me frymë popullore të trevës së Vlorës dhe ndikimet e tij të para i shkojnë poezisë së Ali Asllanit.
2.Në vitin 1996, ndërsa po punoja për veprën “Hysni Lepenica…”, në gazetën “Liria”, gjeta poezinë:”Martiri,, me vlera ideo-artistike, kushtuar Hysni Lepenicen, sipas gazetës ishte një krijim i Musine Kokalarit,thotë E.Memishaj:”Mbi një vepër të pa njohur të prof. Isuf Luzaj”.Po në këtë gazetë, Makensen Bungo në artikullin “Një vepër e panjohur”, bënte të ditur se gjatë hulumtimeve të tij ,kishte gjetur në fondin e Musine Kokalarit poemën :”Prosopopea”pa emër autori, të pa njohur më parë dhe të pa botuar. Z. Bungo bënte thirrje, që nëse ndokush e dinte emrin e autorit të kësaj poeme ta publikonte atë. Poezinë, apo poemthin “Martiri”, e përfshiva ne librin tim “Hysni Lepenica…”, që botova në vitin 2000, me këtë post shënim:”Marrë nga “Zëri i Lirisë”, Tiranë, Organ i Partisë Socialdemokrate, dt. l janar 1944. Ka mendime se autorja nuk është Musine Kokalari. Kur punoja me këtë libër u njoha me z. Hektor Kokalari, i cili ruan origjinalin e librit “Prosopopea”. Atë e posedonte i ati, Vesim Kokalari para pushkatimit. Hektori pohon se babai tij këtë libër, ia ka marrë autorit të saj ,që është z. Isuf Luzaj, që banon në Çikago, SHBA”.Pavarësisht nga këto informacione, unë e botova poezinë si krijim të Musine Kokalarit. Më pas gjatë hulumtimeve në fushën e historisë, gjeta në Arkivin Qëndror të Shtetit, poemën “Prosopopea”, të plotë, e cila ashtu si edhe Makesen Bungos,më tërhoqi vëmendjen për vlerat e sajë ideo – artistike. Aty gjeta se poezia “Martiri”, ishte pjesë e kësaj poeme dhe ishte nxjerrë prej sajë e botuar në gazetën “Zëri i Lirisë”, organ i Partisë Socialdemokrate, në Nr.l, date 1 kallnor 1944 ditë e shtunë, identifikonte autorin e kësaj poeme dhe nuk ka dhënë asnjë mendim për autorin e saj, por në vitin 1997 ai shkoi në Amerike dhe atje pati korrespodencë me Isuf Luzin për të cilin shkruan:”Me të unë këmbeva vetëm tri letra. Kur i shkrova së pari, ai pranoi të bisedonte me mua me gëzim, megjithëse nuk njiheshim.Duke vijuar shqyrtimin rreth kësaj gjetje, autori E.M shkruan:”Isuf Luzi, kur u largua nga Shqipëria, dorëshkrimet e disa veprave, që kishte bërë gati për botim, nuk i mori me vete, i la në atdhe. Kështu, më ka shkruar në njërën nga letrat, që më dërgoi këtu në Amerikë. Fati tyre është për të ardhur keq ,se duhet të kenë humbur. Njëra nga këto më ka rënë mua në dorë rastësisht. U lidha me atë dhe me anë të një letërkëmbimi të thjeshtë mësova të dhëna mbi formimin e Partisë Socialdemokrate më 12 tetor 1943 dhe veç të tjerave edhe se kur ishte larguar nga Shqipëria, Prof. Isuf Luzaj kishte lënë në atdhe disa vepra të pabotuara, midis te cilave edhe një poeme titulluar “Prosopopea”.
Nga ky letërkëmbim me Prof. Dr. Isuf Luzaj, mësova se cili ishte autori i veprës “Prosopopea” .Edhe studiuesja Mimoza Hysa, pohon autorësinë e Isuf Luzajt për poemën “Prosopopea”, kur shkruan: “Pas kapitullimit të Italisë, Isuf Luzaj kthehet në Vlorë i lodhur, i dërrmuar, i zhgënjyer nga politika e krerëve të Ballit Kombëtar. Me largimin nga radhët e Ballit, përpiqet të realizoje ëndrrën e projektuar, që në burg në Itali, krijimin e Partisë Socialdemokrate. Kësaj here ia arrin qëllimit së bashku me Musine Kokalarin, Vesim Kokalarin, Kujtim Koculin, Manush Peshkëpinë dhe Selami Jelen. Partia e posakrijuar e shtrin aktivitetin e sajë në Tiranë, Shkodër e Vlorë dhe nxjerr gjithashtu shtatë numra të gazetës “Zëri i Lirisë”, ku profesori do të botojë me pseudonim, shkrime dhe krijime: programi i Partisë Socialdemokrate, artikuj edhe shkrime filozofike e vjersha, poezi për Hysni Lepenicën. C’farë gjetëm në dosjen e Raile Muhamet Luzi ?
Për të mos lënë asnjë dyshim për autorin e veprës, pas këtyre të dhënave mendova të shfrytëzoja dosjen e Raile Luzit, motrës së vogël të Isuf Luzit, e cila ishte dënuar për motive politike ,shkruan studiuesi E.Memishaj.S hkurt ,autori thotë se Raile Muhamet Luzi, kishte lindur në vitin 1928 në Kanine dhe banonte ëe lagjen Uji i Ftohtë Vlorë, fshatare e mesme, shtëpiake, me arsim fillore pa triska fronti. Ajo u arrestua më 29 janar 1953 dhe në procesverbalin e kontrollit të banesës së kësaj date, shënohen shumë materiale të sekuestruara me interes historik si thirrje, Statut i Partisë Socialdemokrate, procesverbal mbi formimin e kësaj partie, historik i ngjarjeve të luftës, etj, por që nuk u gjetën në dosje. Këto materiale ose janë marrë nga studiuesit komunist ose janë zhdukur për shkak të injorancës së hetuesve. Pavarësisht nga shqetësimi im, që materialet e sekuestruara nuk i gjeta në dosje më gëzoi fakti se në faqen 15-16 të dosjes gjeta dorëshkrimin e poezisë “Martin” ,që i dedikohej Hysni Lepenices.
Po shënojmë për interes të lexuesit se: vajza 25 vjeçare Raile Luzaj u akuzua dhe dënua se:Familja e sajë ka ndihmuar deri në fund Organizatën e Ballit Kombëtar, vëllezërit e sajë: Isuf dhe Ifrahim Luzi kanë qenë udhëheqës dhe organizator të Ballit Kombetar, të arratisur jashtë shtetit në vitin 1944 si dhe disa akuza konkrete. Më poshtë E. M thotë:Tani pasi u njohëm me vuajtjet e padrejta të kësaj zonje, le të shqyrtojmë poezinë “Martiri”, që gjetëm në dosjen e sajë kushtuar Komandantit të Përgjithshëm të Ballit Kombëtar Hysni Lepenica. Poezia është shkruar me shkrim dore në format të zakonshëm, po në atë format, që është daktilografuar edhe poema “Prosopopoea”. Nga krahasimi i kësaj poezie me atë të botuar në poemën ” “Prosopopoea” dhe në gazetën “Zeri i Lirisë”, të cituar më lartë, del se është e njëjta poezi fjalë për fjalë. Autori nuk e shënon emrin e tij në këtë poezi, por mendja vet-vetiu na shkon se ai s’është tjetër veçse Isuf Luzi, vëllai i Ralile Luzit. Sipas hetuesve kriminel kjo poezi ishte kaq e rrezikshme sa që e kanë detyruar zj. Raile të konfirmojë me dorën e sajë pas letrës format ku është shkruar poezia: “Vërtetoj që u gjet në kontrollin, që u bë në datën 26.1.1953. Firma”.Por për të mos lënë asnjë dyshim për autorin e kësaj poezie dhe për pasojë edhe të poemës ‘Trosopopea”, dorëshkrimi i poezisë së bashku me një letër të Isuf Luzit datë 16.11.1992, drejtuar deputetit Ibrahim Vasiari në Vlorë, shkrimi iu nënshtruan një këqyrje dhe analize nga një specialist i Ministrisë së Brendshme. Specialistit iu kërkua t’i përgjigjet pyetjes: Dorëshkrimi i poezisë tek e cila nuk është shënuar autori dhe letra e shkruar nga Isuf Luzaj, a janë shkruar nga e njëjta dore nga i njëjti person?
Përgjigja e z. Arvit Mitkolli ishte: “Po .Poezia dhe letra janë shkruar nga i njëjti person”, gjë do të thotë se autori i poezisë dhe poemës “Prosopopea”, ishte pa asnjë dyshim Isuf Luzi. Edhe një detaj tjetër duhet marrë parasysh se Raile Luzi ka disponuar një makinë shkrimi ,të cilën ia ka dhënë Petref Bajramit nga Vlora, të dënuar më vonë me pushkatim, për pjesëmarrje në organizatën antikomuniste “Rilindja Kombëtare”.Ky fakt na bën të mendojmë se edhe poema “Prosopopea” është daktilografuar në shtëpinë e Isuf Luzit dhe Raile Luzit me këtë makinë shkrimi.
Përmbajtja e poemës dramatike “Prosopopea“
Vepra është daktilografuar me makine shkrimi në 36 faqe, të formatit të zakonshëm. Titulli është “Prosopopea”, që në shqip do të thotë:” libri i shenjtë, pjesë nga ungjilli. Autori nuk shënohet, ndërsa shënohet viti dhe vendi i përfundimit të poemës: Vlorë, fruer 1944. Vepra është një poemë epiko-lirike, ose poemë dramatike. Autori i panjohur ua kushton poemën: Dëshmoreve të Kombit me citimin: “Asnjëri gjatë jetës së tij nuk bën për Atdhe, aq sa bën heroi në një çast”. Në këtë poemë janë himnizuar denjësisht heronjtë dhe dëshmoret ,që u dalluan ne betejat për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar ,që nga plaku Ismail Qemali e deri tek Selam Musai, duke mos harruar Bajram Currin, Preng Bib Doden, Naim Frashërin e Themistokli Gërmenjin.Vepra i bën jehone heroizmit të popullit në shekuj dhe veçanërisht vullnetarëve të lirisë gjatë Lëvizjes Antifashiste, 1939 – 1944. Poema dramatike, fillon me “Proemio”, ku autori i drejtohet Zotit. Rëndësia e këtij zbulimi ka disa arsye:Kjo vepër kushtuar figurave madhore të kombit mbante autorë tjetër. Dhe e dyta është një vepër, që i kushtohet një pjese patriotike, që ndonëse humbën luftën rreth 80 vjet më parë ,nxirren në pah vlerat e tyre atdhetare. Ndërsa së fundi kjo vepër është shkruar nga një filozof shqiptar i vlerësuar shuam në perëndim,i dënuar nga Stalini i vlerësuar nga SHBA ,që kishte letërkëmbim me Sartërin ,ka marrë titullin “Profesor emeritus” në SHBA, një dekoratë, që mban shënimin “Profesor i Amerikës” dhe të cilën ia pat dorëzuar vetë presidenti Regan, ka dhënë mësim në universitetet amerikane: Harvard, Columbia, Vox Hampshire, Indiana, Illinois, etj. Ka botuar libra në fushën filozofike. Poet dhe mendimtar. Duhet vlerësuar punimi shkencor rreth kësaj gjetje historike për rëndësinë e saj artistike me rreth 130 faqe me shënime të dhëna dhe fotografi të studiuesit të shquar, E.Memishaj,