• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROTESTA NE WASHINGTON: VDIQ GRUAJA E PLAGOSUR, RIKTHEHET KONTROLLI NE CAPITOL…

January 6, 2021 by dgreca

CNN: Ndërron jetë gruaja që u qëllua gjatë trazirave në Capitol Hill/

Gruaja e cila u qëllua gjatë trazira në Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbi jetën. Lajmin e bën të ditur CNN.

“Po, gruaja që u qëllua brenda Kapitolit humbi jetën në një spital të zonës”, tha zëdhënësi Dustin Sternbeck me Departamentin e Policisë Metropolitane për CNN.

Kujtojmë që gjatë pasdites në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi një protestë nga mbështetësit e presidentit Donald Trump, i cili nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve me pretendimin se ato janë vjedhur. Protestuasit shkaktuan kaos duke thyer kordonin e policisë dhe duke u futur brenda Capitol Hill.

***

Ndërtesa e Kongresit në Uashington u shpall “e sigurt” nga zyrtarët, katër orë pasi mbështetës të presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hynë dhunshëm atje.

Përgjegjësi për sigurinë e Kongresit, rreshteri Paul Irving, u tha ligjvënësve që ishin evakuuar, se “ndërtesa është pastruar”.

Policia bëri të ditur se një grua e plagosur në Kongres, ka vdekur.

Identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur.

Mbështetësit e Trumpit hynë në ndërtesën e Kongresit, derisa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfrimuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Seanca u ndërpre, ndërsa disa anëtarë të Kongresit u evakuuan në zyrat e tyre.

Nënpresidenti Mike Pence, i cili po mbikëqyrte sesionin e përbashkët të Kongresit, u pa duke u larguar nga sigurimi.

Garda Kombëtare është mobilizuar për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.

Nga ora 6 e pasdites, sipas kohës lokale, në Uashington ka hyrë në fuqi ora policore, e cila do të zgjasë deri në 6 të mëngjesit.Nga pamjet televizive të transmetuesve amerikanë duke se turmat e njerëzve janë duke u larguar.

Presidenti i zgjedhur, Biden, u bëri thirrje turmave që të tërhiqen, ndërsa protestat i cilësoi si “moment i errët” për demokracinë amerikane.

Ai po ashtu i bëri thirrje presidentit Trump që të paraqitet në televizionin kombëtar dhe të kërkojë që t’i jepet fund “rrethimit” të Kongresit.

“Demokracia jonë është nën një sulm të paparë … Ky nuk është mospajtim, është rebelim, është kaos”.

“Fjalët e një presidenti kanë rëndësi … Prandaj, unë i bëj thirrje presidentit Trump të dalë në televizionin kombëtar për të përmbushur betimin e tij dhe për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Biden duke folur nga shteti i tij Dellauer.

“President Trump, vepro”, tha ai.

Trump, në një mesazh televiziv drejtuar mbështetësve, tha se “është koha për të shkuar në shtëpi”.

“Unë e di dhimbjen tuaj. Unë e di lëndimin tuaj”, tha Trump, duke pretenduar në mënyrë të rreme se zgjedhjet janë “vjedhur”.

“Të gjithë e dinë. Sidomos ana tjetër. Por, ju duhet të shkoni në shtëpi tani. Na duhet të kemi paqe. Na duhet të kemi ligj dhe rend”, tha ai.

Më herët, përmes një postimi në Twitter, ai bëri thirrje për qetësi.

“Kërkoj nga të gjithë në (ndërtesën e) Kapitolit të SHBA-së, të qëndrojnë të qetë. Jo dhunë! Mos harroni, ne jemi Parti e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në blu. Faleminderit!”, shkroi Trump në Twitter.

Në një tjetër postim, ai tha: “Mbajeni mend këtë ditë përgjithmonë”.

Mbështetësit e Trumpit marshuan drejt ndërtesës së Kongresit, ku u përballën me policinë, pasi presidenti iu drejtua atyre gjatë ditës.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, u tha Trump turmave.

Arrestime dhe konfiskim armësh

Policia metropolitane e Uashingtonit tha se së paku 13 individë u arrestuan gjatë trazirave në Kongres.Pesë armë, përfshirë pistoleta dhe armë të gjata, u konfiskuan gjithashtu.Shefi i policisë, Robert Contee, u tha gazetarëve se të gjithë të arrestuarit janë njerëz që nuk jetojnë në zonën e Uashingtonit. Ai po ashtu tha se disa oficerë janë duke u trajtuar për lëndime.

Certifikimi i rezultatit zgjedhor – hapi i fundit zyrtar përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar – është normalisht një procedurë rutinore, por këtë vit u shndërrua në debat të ashpër, pasi një grup republikanësh e kundërshton certifikimin në disa shtete.

Së paku 14 senatorë republikanë dhe rreth 140 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se do t’i sfidojnë rezultatet e disa shteteve. Por, ky vendim i i ka ndarë edhe vetë republikanët.

“Votuesit, gjykatat, shtetet – të gjithë kanë folur. Nëse i tejkalojmë ata, ne do ta dëmtojmë republikën tonë përgjithmonë”, tha Mitch McConnell, pasi disa republikanë kundërshtuan certifikimin e rezultatit në Arizona.

Nënpresidenti aktual, Mike Pence, tha se roli i tij “kryesisht ceremonial” në seancën e sotme të Kongresit, nuk e lejon atë që ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve dhe fitoren e Bidenit.

Në një deklaratë me shkrim, Pence tha se është gjykim i tij që Kushtetuta amerikane e ndalon atë ta bëjë një gjë të tillë.

“Presidenca i përket popullit amerikan dhe vetëm atij”, tha Pence.

Kolegji Zgjedhor – sistemi i përdorur për të zgjedhur presidentin e SHBA-së – e ka konfirmuar fitoren e Bidenit në muajin dhjetor.

Ligjvënësit republikanë planifikojnë t’i kundërshtojnë votat elektorale në së paku gjashtë shtete – Arizona, Xhorxhia, Nevada, Miçigen, Pensilvani dhe Uiskonsin.

Përpjekja e republikanëve nuk ka pothuajse asnjë shans për ta parandaluar Bidenin që të marrë detyrën më 20 janar, sepse demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe mjaft republikanë e kundërshtojnë përpjekjen.

Filed Under: Kronike Tagged With: Protesta ne Washington, Vdiq gruaja

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT