Protestë në Nju Jork, kundër Diskriminimit të Shqiptarëve në Mal të Zi/
OKB- NJU JORK : Raporti i fundit i Departamentit të shtetit Amerikan, mbi të drejtat e njeriut, i cili konfirmoi atë se Shqiptarët, po e përjetojnë për një kohë të gjatë, diskriminim dhe trajtimin e pabarabartë dhe verifikon trajtimin e Shqiptareve si qytetar të rëndit të dytë në shtetin e Malit të Zi – ka detyruar shqiptaret e Amerikes te dalin ne protestë.
Burime të sigurta konfirmojnë se ky lajm ka shtyrë shoqatën “Malësia e Madhe” në Detroit me përkrahjen e shumicës së shoqatave dhe aktivisteve kombëtar të diasporës shqiptare në Sh.B.A, që të zhvillojnë një protestë me rastin e paraqitjes së delegacionit Malazez, në takimet vjetore që zhvillohen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, ne kuadrin e Sesionit te 70-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkauar.
Protesta do të organizohet ditën e fjalimit të kryministrit të Malit të Zi, të enjten me 1 tetor, duke filluar nga ora 11 dhe do të vazhdojë deri në 12:30 para konsullatës Malazeze.
Siç njoftojn portalet shqiptare, protesta do të zhvendoset nga ora 13:00 deri në 16:00 pranë selis së organizatës së kombeve të bashkuara (OKB).
Kurse, Shoqata “Malësia e Madhe” u bënë thirrje komuniteteve shqiptare në diasporë të Amerikës që t’iu bashkëngjitën, të përkrahin dhe të marrin pjesë sa ma shumë në këtë protestë.
Motoja e protestes do te jete : “Le ti përkrahim aspiratat e vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje për të drejtat e tyre të barabarta në Mal të Zi”, thuhet në thirrjen e shoqatës./Beqir SINA/